shqiptari greqi

419863.jpg
Autor E16:17 | 23/10/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Greqi, ku si pasojë ka ndërruar jetë një shqiiptar ndërkohë që një tjetër është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Malame, rreth orës 11:00 në autostradën e vjetër Chania -Kissamos.

Dy miqtë, konkretisht 31 dhe 34 vjeç nga Shqipëria, ishin duke udhëtuar me motorr, teksa mjeti doli nga rruga, shkruajnë mediat greke.

31 vjeçari gjeti ka ndërruar jetë në vend, ndersa 34 vjeçari mbeti i plagosur rëndë.

Ai është transportuar menjëherë në spital ku dhe i është prerë njëra këmbë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të fundit tragjik. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono