shqiptaret

559a8f7e-cfea-46d2-b0d7-41c607fc95b5-2-933x445.jpg
G. P.10:02 | 16/12/2018

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Ponte delle Priula të Italisë.

Automjeti u tyre u përmbys pasi u përplas fillimisht me një makinë tjetër. Sipas mediave italiane, të plagosurit janë 22-vjeçar me iniciale K.H. dhe 26-vjeçari me iniciale R.B., shqiptar i Kosovës.

Dy shqiptarët u dërguan në spital dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dinamika dhe shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. /tvklan.al

MBULIM-MPEJ-ATHINA-VRASJET.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
ent ela15:53 | 05/12/2018

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është njoftuar nëpërmjet ambasadës në Athinë lidhur me gjetjen e pajetë të shtetasit shqiptar Marios Isak, për të cilin shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e viktimës. Kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve, gjë për të cilën ministria shpreh shqetësim dhe indinjatë të thelluar edhe më për shkak të vonesave në zbardhjen e ngjarjeve nga autoritetet greke.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dënon sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që shoqërojnë ngjarjet në vendin fqinj duke i bërë thirrje autoriteteve greke për frenimin e çdo përpjekjeje ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që kontribuojnë në shtetin fqinj./abcnews.al

MORINA-KOSOVARET-PAVARESIA-1280x720.jpg
ent ela16:19 | 28/11/2018

Për shumë vite me radhë ka qenë i lartë numri i kosovarëve që kanë udhëtuar drejt Vlorës për të festuar Ditën e Pavarësisë. Këtë herë në doganën e Morinës u regjistruan më pak shtetas kosovarë drejt Shqipërisë, por më shumë shtetas të Shqipërisë drejt Kosovës.

Në Morinë ndryshe nga vitet e tjera këtë 28 Nëntor pati më pak lëvizje drejt Shqipërisë. Ishte i vogël numri i atyre qytetarëve të Kosovës që preferuan të udhëtojnë drejt Vlorës për të festuar Ditën e Pavarësisë.

“Po shkoj në Vlorë për ditën e flamurit, urime gjithë shqiptarëve për ditën e flamurit”.

Më të shumtë ishin qytetarët nga Shqipëria që udhëtuan  drejt Prizrenit e Prishtinës. Një pjesë e tyre të organizuar për festë.

“Ne jemi nis për në Prizren e Prishtinë me rastin e festave”.

Por shqetësimi i qytetarëve mbeten radhët në kufi. Reagimi vjen i shoqëruar edhe me boritë e automjeteve.

“Këtu ka vonesa për çdo ditë, jo vetëm për sot”.

Gjithsesi, në pikën e kalimit kufitar kujdesi për dekorin,  vendosjen e flamujve kombëtare në çdo cep të doganës nuk ka munguar. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Kukës:  Bujar Muçmata

itali.jpg
G. P.19:05 | 22/11/2018

Policia italiane ka shkatërruar 3 organizata kriminale shqiptare, të cilat merrnin drogë në Holandë dhe e shisnin në Itali dhe Gjermani. Guardia di Finanza e Breshias ka arrestuar 56 persona në 32 orët e fundit, sipas asaj që raporton “La Repubblica”. Gjithashtu ka sekuestruar 130 kilogramë kokainë si dhe të mira materiale për një vlerë prej 1 milion eurosh. Ndërkohë, nuk dihet se sa nga të arrestuarit janë shqiptarë apo idenditeti i tyre./abcnews.al

SPECIALE-PAPA-VATIKAN.mpg_snapshot_01.30-1280x720.jpg
G. P.19:43 | 21/11/2018

Papa Françesku kërkon impenjimin e gjithë shoqërisë dhe institucioneve shqiptare për ndaljen e emigracionit. Në audiencën e mbajtur në Vatikan dhe të organizuar nga ambasada jonë në Selinë e Shenjtë me rastin e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, ai vlerësoi figurën e heroit tonë kombëtar dhe bashkëjetesën fetare.

Një pelegrinazh shqiptarësh në Vatikan. Kjo ishte pamja që krijonte delegacioni i shqiptarëve nga treva të ndryshme, ndërsa ngjisnin shkallet për në sallën “Clementine”  në Vatikan.

Audienca e rrallë që Papa Françesku pranoi të kishte, u organizua falë insistimit të kreut të misionit diplomatik shqiptar në Vatikan, Majlinda Dodaj. Një aktivitet përmbyllës i organizimeve në  550-vjetorin e vitit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ju falenderoj At i Shenjte, për dashurinë dhe respektin që edhe një herë treguat, ndaj vendit dhe Popullit Tim . Në këtë sallë janë 200 përfaqësues të popullit shqiptar, por me zemër këtu është e gjithë Shqipëria. Ju At i Shenjtë gjithnjë keni vlerësuar jetën religjioze në Shqipëri, bashkëjetesën paqësore midis feve të ndryshme. Sot , në këtë takim, pjesëmarrja e të gjithë liderëve fetarë e demonstron më së miri”, tha Dodaj.

Kardinali Shqiptar Ernerst Simoni, ndjekur nga pesë ipeshkvit katolikë, krerët e të gjitha besimeve fetare në Shqipëri, Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, Ministri për Diasporën Pandeli Majko, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, komuniteteti i arbëreshëve, artistët shqiptarë me famë botërore, personalitete të jetës publike ishin ata që u vendosën përballe Papa Françeskut, i cili po behej gati të mbante një fjalim historik.

Duke kujtuar Skënderbeun, Papa Françesku nënvizoi se Heroi kombëtar i shqiptarëve “mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë.  Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar”.  Ati i Shenjtë nuk mbeti vetëm tek e kaluara pasi ai nxiti shqiptarët për “një impenjim të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të zhvillimit të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin”.

Ati i Shenjtë kujtoi atmosferën e respektit e të besimit të ndërsjelltë ndërmjet feve në Shqipëri – fakt, që e përmendi edhe gjatë udhëtimit të tij apostolik ne Shqipëri më 21 Shtator 2014. Gjate fjalimit te tij ai kujtoi martirët e komunizmit dhe Nënë Terezën, shenjtoren shqiptare, duke u kërkuar të gjithëve të luten për të.

Papa Françesku falenderoi edhe një herë organizatoren e kësaj ceremonie, kreun e misionit diplomatik të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan Majlinda Dodaj. Audienca e Papa Françeskut vijoi me shkëmbimet e disa dhuratave që shqiptaret kishin menduar të linin si kujtim të vyer.

Në sallën “Clementine” binin ne sy burra dhe gra të cilët mbanin veshur kostumet shumëngjyrëshe popullore shqiptare dhe arbëreshe e po aq vëmendjen e Papës e tërhoqën edhe fëmijët që po ashtu përfaqësonin denjësisht përmes kostumeve popullore, kulturën dhe historinë e trevave të ndryshme.

Para 50 vjetësh një në 1968-tën një grup tjetër shqiptarësh do takonin në atë kohë Papa Pali VI, i cili u shpall nga kisha shenjt vetëm pak javë më parë. Në Shqipërinë e atyre viteve rrënoheshin kisha dhe xhami dhe Papën mundën ta takonin vetëm një grup shqiptaresh të diasporës.

Por si u arrit të realizohej kjo audience e veçante e Papa Françeskut, për këtë na zbuloi me shumë detaje kreu i misionit diplomatik në Sëlinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj

Sot në 2018 Papa Françesku shtrëngoi dorën me të gjithë shqiptaret që ishin në sallë madje duke bërë që takimi të dukej i çliruar nga çdo emocion. Si pjesë e grupit të artisteve shqiptarë që ishin në takim ishte edhe Dua Lipa, e cila sot është një nga këngëtaret më të famshme në botë duke na bërë të gjithëve krenar për këtë sukses.

“Të bashkuar në muzike në kujtim të Skënderbeut”, ky ishte titulli i koncertit që do të ngjiste në skenë emrat më të suksesshëm shqiptarë me një karrierë ndërkombëtare. Grupi i shqiptarëve pas takimit me Papa Françeskun u zhvendos në Teartrin Argentina në qendër të Romës sëbashku me ambasadorë dhe të akredituar me punë pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan.

Koncerti u hap me fjalën e kreut të misionit diplomatik shqiptar zonjës Dodaj, e cila gjatë fjalës së saj theksin e vuri tek uniteti që Shqipëria ka demonstruar në të gjitha kohërat dhe ftoi në skenë për të përshëndetur të pranishmit Sekretarin e shtetit të Vatikanit Kardinalin, Pietro Parolin. Kardinali dha vlerësimet e tij për këtë aktivitet duke nënvizuar se muzika është elementi që i bashkon të gjithë.

Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Kledi Kadiu,  Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli, këngëtarja 8-vjeçare, aq e dashur për publikun francez emocionuan me interpretimet e tyre Live.

Një sipërmarrje aspak e lehtë të bësh bashkë të gjithë këta emra të famshëm të muzikës, por që mesa duket kur ka vullnet dhe insistim çdo gjë është e mundur.

Pas koncertit Sekretari i Shtetit të Vatikanit duke shprehur kënaqësinë dhe vlerësimet për aktivitetin në kuadër të vitit mbarëkombëtar të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, u takua personalisht me pjesën më të madhe të pranishmeve./abcnews.al

46474679_2009109215802008_9170382306609725440_n.jpg
ent ela11:33 | 18/11/2018

Presidenti Ilir Meta ndodhet për vizitë në fshatin Mexhitli të Manastirit, i cili është një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni. Presidenti Meta është pritur nga autoritetet vendore dhe nga dhjetra banorë, të cilët kanë falenderuar Presidentin shqiptar për vëmendjen e kujdesin që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Nga ana e tij Presidenti i Shqipërisë ka shprehur mbështetjen e tij ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qendrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizreni e Manastiri janë qytetet më të rëndësishme për ne shqiptarët”.

Vizita e Metës në Mexhitli, është vizita e parë e një Presidenti shqiptar. /abcnews.al

PLATFORMA-E-BASHKEQEVERISJES-EDHE-PER-JASHTE-1280x720.jpg
ent ela15:33 | 14/11/2018

Platforma  e bashkëqeverisjes nuk ofron zgjidhje vetëm për shqiptarët brenda territorit të Shqipërisë, por edhe ata që jetojnë jashtë vendit. Kryeministri Rama i ftoi  te gjithe t’i drejtohetn portalit “Shqipëria që duam”, për të zgjidhur problemet me administratën në Shqipëri.

Me një klik në platformën e bashkëqeverisjen nuk gjejnë një mik vetëm qytetarët brenda territorit të Shqipërisë por edhe ata që janë jashtë.

Çdo javë, titullarët e ministrive angazhohen për t’i dhënë zgjidhje problemeve të njerëzve nga të katër anët e vendit, jo vetëm të atyre që banojnë në Shqipëri, por edhe atyre që janë jashtë atdheut dhe përmes një kliku komunikojnë menjëherë me qeverinë.

Megjithatë ata që dëshmojnë zgjidhjen e problemeve këtë të mërkurë vijnë nga qytete të ndryshme të cilët pai janë sorrollatur për shumë vite kanë marrë përgjigje brenda 10 ditëve. Më së shumti ankesat janë për mos pajicje me çertifikatën e pronësisë.

Moszgjidhja në kohë nga punëonjësit e administratës ka pasur prapavaijë korruptive tregojnë koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, të cilët i pret hapi i radhës, ndëshkimi. /abcnews.al

 

HEROINA-ITALI.mpg_snapshot_01.46-1280x720.jpg
ent ela21:57 | 12/11/2018

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin për rritjen e vdekjeve nga mbidoza e heroinës. Mediat e vendit fqinj bëjnë të ditur se çdo dy ditë regjistrohet një viktimë dhe nënvizojnë se grosistët kryesorë të drogës së rëndë janë grupe kriminale shqiptare, që furnizohen nga turqit.

Në Itali është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga mbidozat e heroinës, një trend i zhdukur që është rishfaqur në vitet e fundit e që nuk po kursen as jetët e adoleshentëve. Vitin e kaluar, në vendin fqinj u regjistruan 148 vdekje nga mbidoza, ndërsa që nga fillimi i 2018-s, të vdekurit llogariten 138. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një tendencë që ka ardhur në rritje në 3 vitet e fundit dhe që ka gjasa të rritet më tej. Sipas “Corriere della Sera”, aksi ballkanik luan një rol të rëndësishëm në trafikun e heroinës, që pas Afganistanit vijon me Turqinë. Duke cituar zyrtarë të lartë të karabinierëve, e përditshmja e vendit fqinj shkruan se grupet kriminale shqiptare luajnë një rol kyç në furnizimin e tregut italian me drogën fatale.

Sipas gazetës, grupet shqiptare u përfshinë në zinxhirin e logjistikës së trafikut në fillim të viteve ’90 dhe fusnin në Itali mall 50 për qind të pastër. “Në ditët e sotme, grosistët e heroinës janë kryesisht shqiptarë, që nuk shpërndajnë gramë, por shesin kile të tëra drogë”, citon gazeta e njohur burime pranë karabinierëve. Ndërsa në jug të “çizmes” kanë bërë aleancë me grupet kriminale të Kamorrës napoletane dhe mafian pulieze, në disa rajone të veriut kanë gjetur zona autonome dhe furnizojnë vazhdimisht tregjet, duke bashkëpunuar me grupe marokene për shpërndarjen. Në muajt e fundit, në lokalitetin Rogoredo, ku ndodhet një nga tregjet kryesore të heroinës në Itali, karabinierët e Milanos dhe Monzës shkatërruan dy kanale furnizimi që menaxhoheshin nga shtetas shqiptarë.

Ndërsa në shkurt të 2018-s, në Ravena, policia zbuloi një apartament të kthyer në laborator, ku disa shtetas shqiptarë po ndanin dhe paketonin 50 kg heroinë. Pra, vijonjë burimet e cituara nga “Corriere”, lëvizja e heroinës fillon me turqit dhe vazhdon me shqiptarët. Në çdo fraksion të udhëtimit, vlera e drogës rritet. Në kufirin mes Afganistanit dhe Iranit, një kile heroinë vlen 1.200 dollarë, në kufirin me Turqinë kostoja rritet në 11 mijë dollarë, në Turqi shkon në 12 mijë dhe deri në Itali çmimi shkon në 32 mijë. E hedhur në treg, vlera e heroinës trefishohet. “Me pak fjalë, elita e trafikantëve turq furnizon shqiptarët në rrugën ballkanike”, përfundon shkrimi i “Corriere della Sera”./abcnews.al

ITALI-GRUPI.mpg_snapshot_01.06-1280x720.jpg
G. P.22:29 | 31/10/2018

Karabinierët në Itali kanë zbardhur skemën e një lufte mes fiseve shqiptare, që kishte kulmuar dy vjet më parë me një atentat të stilit “far west” në periferi të Milanos. Të mërkurën efektivët kanë arrestuar 8 persona, që veç masakrës ishin të përfshirë në një xhiro të gjerë të shpërndarjes së drogës.

Karabinierët në Itali kanë asgjësuar të mërkurën një grup kriminal shqiptar që menaxhonte një xhiro të gjerë të shpërndarjes së narkotikëve. Sipas mediave italiane, hetimet mbi grupin kishin nisur pas ekzekutimit të dy kushërinjve shqiptarë dy vjet më parë në zonën Kanegrate të Milanos. Në pranga kanë përfunduar 8 persona, 6 prej të cilëve shqiptarë, që vepronin në qytete të ndryshme italiane. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së sasive të konsiderueshme të kokainës, heroinës dhe marijuanës. Kushërinjtë Alban dhe Agron Lleshaj, 37 dhe 31 vjeç, u vranë më 10 nëntor të vitit 2016, në një atentat të stilit “far west”.

Trupat e tyre u gjetën të masakruar në bordin e një makine të përshkuar nga plumbat. Autorët e krimit të dyfishtë, 5 shtetas shqiptarë të moshave nga 25 në 39 vjeç, u arrestuan më 4 maj të vitit të kaluar, pas një seri zhvendosjesh në qytete të ndryshme të Italisë, por edhe në Shqipëri e Belgjikë për t’i shpëtuar jo vetëm prangave por edhe rregullave të Kanunit. Të mërkurën autoritetet lëshuan urdhër-arreste për 10 persona të tjerë të përfshirë në xhiron e drogës, 8 prej të cilëve shqiptarë që jetonin në zona të ndryshme të Italisë si Milano, Monza, Vareze, Urbino dhe Rovigo. Shqiptarët e arrestuar janë shtetasit: Kastriot Mehmeti, Leonard Kalaj, Pëllumb Delaj, Ilir Aliu, Xhuliano Aliu dhe Ina Çela; ndërsa dy të tjerët mbeten persona në kërkim./abcnews.al

skenderbej.png
G. P.17:30 | 20/10/2018

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se sipas sondazheve më të fundit, më shumë se gjysma e popullsisë në Shqipëri dëshiron të largohet nga vendi. Objektivat kryesore janë jetesë dhe arsimim më i mirë.

Sipas një studimi, më shumë se gjysma e shqiptarëve do të dëshironte të shkonte në vende më të pasura me shkollim më të mirë. Studimi, i udhëhequr nga Russell King i Universitetit të Sussex dhe studiuesi shqiptar Ilir Gedeshi, zbuloi se potenciali i migrimit është rritur nga 44% në vitin 2007, në 52% këtë vit.

Lajmi është publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila ndër të tjera shkruan se që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin më 1991, më shumë se 1.4 milionë shqiptarë, gati gjysma e popullsisë aktuale e vendit ballkanik, ka emigruar kryesisht në Italinë fqinje dhe Greqi dhe më pak në Britani, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Studimi tregoi se arsyet ekonomike janë akoma faktori kryesor dhe se tani preferohet Gjermania dhe SHBA. Rreth 65 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitet 2015-16. Shumica e tyre u refuzuan pasi vendi filloi të mirëpriste sirianët që iknin nga lufta në vend.

Gjermania ka mirëpritur mjekët dhe infermieret, gati të gjithë të diplomuarit e rinj. Ndërsa kriza globale dhe ekonomike e vitit 2008 goditën ekonomitë e Italisë dhe të Greqisë, 133.544 emigrantë shqiptarë u kthyen në atdhe. Njerëzit duan të emigrojnë për një arsimim më të mirë.

Një pjesë dëshiron të largohet sepse nuk sheh asnjë të ardhme në Shqipëri. Duke pasur parasysh profilin në rritje të edukimit të migrantëve potencialë, studimi rekomandon që Shqipëria të kërkojë marrëveshje për migrimin e aftë të menaxhuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono