shqiptarë

242780022-bild7-PVef.jpg
Sej rie22:34 | 17/04/2019

Shumë të rinj shqiptarë kanë braktisur vendin dhe kanë shkuar në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë. Ky është edhe rasti i dy vajzave të reja nga Shqipëri të cilat janë të punësuar në një azil të moshuarish në Gjermani, raporton media gjermane kreisbote.de. 

Dy vajza shqiptare Irisi dhe Amela për katër muaj, janë trajnuar për përkujdes ndaj të moshuarve në Kryqin e Kuq të Bavarisë. Por ata nuk e kishin menduar se do të punësoheshin në Clemens-Kessler-Haus në Marktoberdorf. Por sot ata kanë një mendim krejt tjetër.

Shpesh ka paragjykime se si të rinj të huaj mund të kujdesen për të moshuarit në Gjermani. Por nga ana tjetër hapësira për vende të lira pune është një mundësi.  Iris dhe Amela kanë gati gjysmë viti që jetojnë në Gjermani dhe një agjenci i ka vendosur në Marktoberdorf.

Pas vetëm pak javësh trajnimi, ata gjetën punë. “Kjo më befasoi”, thotë Irisi në gjuhën gjermane. 21-vjeçarja nga Shqipëria ka njohuria të shkëlqyera të gjuhës gjermane dhe dëshira e saj e vetme është që të përshtata aty sa më shpejt. Amela është e të njëjtin mendim me Irisin.

“Në Shqipëri bëra një kurs intensiv gjermanishteje për t’u përgatitur. Oferta e punës më erdhi si një surprizë, unë me pak fjalë u bërë për ujë të ftohtë”, thotë 18-vjeçarja.

“Ideja që do të punojë me të moshuar ishte një paragjykim i gabuar. Tani është e qartë për mua. E dua punën dhe jam shumë krenar për atë që bëj”, tha Amela./abcnews.al

droga-dhe-kokaina-ne-alba.jpg
nev ila16:10 | 16/04/2019

Pas një pretendimi te mediave malteze se kokaina  e sekuestruar të dielën në portin e Friportit do të kishte destinacion Shqipërinë dhe Greqinë, Departamenti i Drejtorisë Kriminale në policinë e Shtetit ka nisur verifikimet.

Burime nga Policia e Shtetit pohojnë se nga hetimet e përbashkëta me homologët e “Interpolit”, Shqipëria dhe konkretisht porti i Durrësit nuk rezultojnë të kenë qenë destinacioni i 91 kg kokainë.

Por të njëjta burime nga grupi i hetimit pohojnë se po bashkëpunohet edhe me autoritetet italiane, pasi dyshohet se shqiptarë pjesëtarë të mafias italiane, mund të jenë përfshirë në këtë trafik të kokainës.

Mediat malteze pohuan se droga kapte vlerën e 10 milionë eurove ndërsa kokaina ishte e fshehur në tre konteinerë të nisur nga Amerika e Jugut, dy prej të cilëve kishin si destinacion portin e Durrësit në Shqipëri dhe një tjetër atë të Selanikut në Greqi.

Burime nga grupi hetimor thanë se, do të kërkohet bashkëpunim me palën malteze për të parë nëse porositësit e lëndës narkotike janë shtetas shqiptare dhe se cili do të ishte destinacioni final i saj.

Autoritetet malteze sqaruan se agjentët e doganave, zgjodhën një seri kontenierësh për të skanuar dhe pas konstatimit të disa parregullsive në dokumentacion, ushtruan një kontroll fizik, përmes të cilit zbuluan kokainën që ishte fshehur në një pjesë frigoriferike./abcnews.al

 

koridhalo.jpg
G. P.18:57 | 11/04/2019

Dy të burgosur janë përleshur mes tyre në burgun famëkeq të Koridhalos. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një grek 33-vjeçar dhe një shqiptar 27-vjeçar. Ata u përleshën ashpër mes tyre dhe kanë pësuar lëndime.

Ngjarja ndodhi në sektorin e 4-t të burgut. Dy të burgosurit u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por shtypi grek shkruan se shqiptari është dënuar për trafik droge, kurse 33-vjeçari grek për grabitje. Konfrontimi i tyre është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa motivet janë të paqarta. /tvklan.al

5cad3dd23e08ac216f8b46ee.jpg
ent ela11:24 | 10/04/2019

Drejtësia franceze ka anuluar, të martën, më 9 Prill 2019, vendimin e prefekturës ndaj familje shqiptare Bulica. Ndaj çiftit shqiptar Kujtime dhe Petrit Bulica, prefektura kishte dhënë urdhër dëbimi. Por falë mbështetjes së madhe që mori familja shqiptare në komunën Frontenay-Rohan-Rohan, vendimi u rrëzua.

Gjykata Administrative e Poitiers rrëzoi vendimin e prefekturës Deux-Sèvres, e cila më 12 Dhjetor 2018 kishte paraqitur një vendin. Sipas saj çifti Bulica bashkë me fëmijët duhej të linin territorin francez.

Në një seancë të mbajtur më 26 Mars 2019, avokati mbrojtës i çiftit shqiptar Nathanaël Ormillien kishte paraqitur arsyet se pse vendimi i prefekturës duhej hedhur poshtë.

Tani Prefekti, Isabelle David, është detyruar të rishqyrtojë situatën e këtij çifti shqiptar dhe të tre fëmijëve që jetojnë në Frontenay-Rohan-Rohan, raportojnë mediat franceze.

“Kjo nuk është një fitore kundër prefektit, por kjo është një fitore e integrimit, një fitore për të drejtat e njeriut dhe për të gjithë popullsinë e Frontenay-Rohan-Rohan”, komentoi Nathanaël Ormillien.

Ndërsa Petrit Bulica, mbante në dorë një letër të dhënë nga punëdhënësi i tij. Ai është i punësuar në një kompani ndërtimin në Saint-Gelais. “Ky është një vendim shumë i rëndësishëm dhe ne mund të gëzohemi “, ​​shtoi Hugues Bodu, president i shoqatës Home Solidarity.

Prefektura e cila nuk pranon të komentojë, ka një muaj kohë për të sfiduar aktgjykimin e Gjykatës Administrative të Poitiers, kështu që rasti do shkojë në Gjykatën Administrative të Apelit të Bordo, Gironde./abcnews.al

KOMBETARJA-GAVAZAJ-ABAZAJ-1280x720.jpg
G. P.22:30 | 09/04/2019

Kandidati kryesor për stolin e kombëtares, Edoardo Reja, ka një karrierë të ngjashme me atë të Xhani De Biazit. Italiani me origjinë sllovene pati suksese me Napolin apo me Lacion.

Nëse Xhani De Biazi ka një të ngjashëm, është pikërisht ky. Edoardo Reja, shkurt Edi, kandidatura kryesore për stolin e kombëtares së Shqipërisë. Presidenti i Federatës, Armand Duka, njeriu që ka ekskluzivitetin e zgjedhjes, nuk ka vendosur ende, por karriera e një trajneri të tillë nuk mund të mos i bëjë përshtypje.

Edi Reja ka kaluar 25 etapa të trajningut, që nga viti 1979 deri në 2016, diçka që e afron me legjendën Oto Bariç, kroatin që ishte gjithashtu trajner i Shqipërisë. I vetmi minus për italianin me origjinë gjysmë sllovene është mosha, tashmë 73-vjeçare, dhe ndoshta kjo e ka bërë Dukën që të mendohet.

De Biazin e mori në moshën 55-vjeçare, një kufi që presidenti e ka cilësuar vazhdimisht si të domosdoshëm, sepse detyra e trajnerit të seleksionit kërkon shumë energji. Gjithsesi, flitet për një trajner që ka drejtuar Napolin, Lacion, Xhenoan, Atalantën, Torinon apo Bolonjën.

Edoardo Reja

Ashtu si De Biazi, Reja pati ciklet e veta të suksesit, duke nisur me Viçencën që e ngjiti në Serinë A. Lavdia më e madhe tek Napoli, të cilin e mori në 2005 në Serinë C, duke e ngjitur në Serinë B në 2006, e më pas në Serinë A, në 2007.

Jo vetëm kaq, por Napoli u kualifikua për në Kupën Intertoto dhe në Kupën UEFA, ku pati rast të vinte edhe në Shkodër, për duelin me Vllazninë, në Gusht të vitit 2008, fituar 3-0.

Reja u shkarkua në 2009, por tifozët napolitanë e vlerësojnë si një nga njerëzit më të dashur për ta, tekniku që afroi lojtarë si Laveci apo Hamshik. Në 2009-2010, ai ishte trajneri i Hajdukut të Splitit në Kroaci, ndërsa më pas u kthye në Itali, tek Lacio.

Në gati 2 vjet në stol, ai drejtoi kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën, dhe Lacio u ngjit nga vendet e fundit, në pjesën e sipërme të tabelës. Reja u largua me dëshirën e tij nga Lacio, por u kthye sërish për disa muaj në 2014.

Detyra e tij e fundit si trajner ishte tek Atalanta në vitet 2015 e 2016, në të cilat e mbajti klubin në Serinë A./abcnews.al

Fleury-Collectif-Albanais-photo2-854x480.jpg
ent ela09:33 | 09/04/2019

Në Fleury të Francës, i gjithë komuniteti ka dalë në mbrojtje të një familje shqiptare. Autoritetet i kanë refuzuar asaj kërkesën për azil dhe tashmë pritet që ta dëbojnë.

Prindërit e nxënësve dhe banorët dolën në mbështetje të familjes shqiptare Seferaj, e cila nuk ka dokumente dhe tashmë po qëndron ilegalisht në Francë.

“Familja ka 7 vite që jeton këtu dhe fëmijët e saj janë nxënës në shkollën Fleury ku janë integruar mirë”, thotë Gwendoline Wattel, një nga prindërit e nxënësve të shkollës Fleurys.

Prindërit dhe nxënësit u mblodhën para sallës së bashkisë Fleury për të njoftuar krijimin e një solidariteti kolektive dhe për të rritur ndërgjegjësimin për situatën. Një kërkesë për shfuqizimin e detyrimit për t’u larguar nga territori tashmë ka mbledhur 567 nënshkrime.

“Ne duam t’u tregojmë atyre se i mbështesim ata, sepse kjo familje ka treguar gatishmërinë e saj për t’u integruar, duke marrë mësime të gjuhës franceze ose duke investuar në shoqata të ndryshme, siç është shtëpia e biçikletave, si dha ka qEnë aktive te shoqata e prindërve”, tha një tjetër pjesëmarrës.

Melsi dhe Merita Seferaj u larguan nga Shqipëria për t’u vendosur në Francë në Qershor të vitit 2012. Ata jetojnë në Fleury me dy fëmijët e tyre Merald dhe Melina.

Pasi mori një punë të përhershme dhe punoi për dy vjet, Melsi Seferajt iu ndërpre kontrata në Qershor 2016.  Por shumë mbështetës të familjes kanë grumbulluar të ardhura për të.

Deri më tani thuhet se shpresa e vetme për familjen është edhe mbështetja e zyrtarëve të zgjedhur dhe kryetarit të Bashkisë Fleury-sur-Orne. Nëse ata kthehen Shqipëri, nuk do ndihen të sigurt. Tashmë grupi mbështetës do të shkojë dhe t’i bëjë një kërkesë edhe Prefekturës. Një mobilizim tjetër pritet të mbahet më 16 Maj, 2019, nëpër qendrat kulturore të Fleury./abcnews.al

44244066_2033901200235866_33877233152032768_o-1024x683.jpg
ent ela20:15 | 07/04/2019

Dy adoleshentë shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi ishin duke udhëtuar në një makinë, e cila rezultonte e vjedhur në  Gard, raportojnë mediat franceze.

Dy të rinj u arrestuan në Jacou nga një patrullë policore. Dy adoleshentët e pashoqëruar, janë lënë në paraburgim. Ata do dalin në Korrik përpara autoriteteve dhe ngaj tyre janë ngritur dy akuza: “drejtim i automjetit pa patentë” si dhe “posedimin i mallrave të vjedhura”.

Përveç kësaj, hetimi vazhdon dhe do të përcaktojë nëse ata mund të jenë përfshihen në vjedhjen të tjera të kryer në Gard. Ndërsa automjeti i është kthyer pronarit./abcnews.al

belgjike-1280x722.jpg
ent ela18:50 | 07/04/2019

Shqiptarët e Belgjikës kanë hartuar një strategji ambicioze për proceset zgjedhore që do të mbahen muajin e ardhshëm në këtë vend. Përmes një grupi kandidatësh ata synojnë të pozicionohen në pushtetin lokal E federal, por edhe në Parlamentin Evropian.

Për herë të parë, shqiptarët e Belgjikës synojnë të kenë deputetë jo vetëm në të gjitha nivelet e pushtetit në Belgjikë, por edhe në Parlamentin Evropian. Kjo është strategjia ambicioze e prezantuar për zgjedhjet lokale, federale dhe evropiane të 26 majit nga kandidatë shqiptarë të së majtës në Belgjikë. Ekipi i kandidatëve quhet “Kombëtarja për Zgjedhjet”.

Ai përbëhet nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Brukselit, Ahmet Gjanaj, i cili synon të kandidojë për zgjedhjet në Parlamentin Europian. Luiza Duraki synon të zgjidhet deputete në Parlamentin Federal të Belgjikës, ndërkohë që Avni Gjanaj, Habibe Duraki dhe Qëndresa Garlica synojnë të bëhen deputetë në Parlamentin e Brukselit. Sistemi zgjedhor në Belgjikë bën të mundur që të votohet për disa kandidatë njëkohësisht.

Ahmet Gjanaj, deputet në Parlamentin e Brukselit“Me zgjedhjet në nivelin e Evropës, Belgjikës dhe Brukselit, ne kemi zgjedhur një strategji të veçantë që do të bëjë të mundur një përfaqësim të shqiptarëve në tre nivele, që ka qenë i pamundur deri tani. Çdo shqiptar që voton për tre kandidatë arrin të krijojë mundësinë, që këto tre kandidatë të fitojnë. Nëse shqiptarët votojnë për të tre kandidatë, pasi në Belgjikë mund të votohet për më shumë se dy apo tre kandidatë, ne mund të përfaqësohemi me tre deputetë në 3 nivele në Belgjikë”.

Rudy Vervoort, ministër-President i qeverisë së Brukselit:  “Ju duhet të bëni fushatë në të gjithë Belgjikën, së pari si zëri i Partisë Socialiste dhe gjithashtu për të përfaqësuar dhe mbrojtur komunitetin shqiptar, që është një prej komuniteteve më të rëndësishme të vendit dhe luan një rol të rëndësishëm në gjirin e saj, por edhe në Bruksel”./abcnews.al

aksident-1280x715.jpg
ent ela17:00 | 07/04/2019

Një burrë dhe një grua me nënshtetësi shqiptare dhe banues në rajonin e Emilia Romanjës në Itali, kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Bari. Sipas raportimeve të mediave italiane, nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person i tretë, i cili është dërguar nga ekipet e ndërhyrjes së shpejtë në një poliklinikë të afërt me vendin e ngjarjes.

Viktimat po udhëtonin me një makinë të tipit “Reno Klio” në drejtim të qytetit të Barit, kur për motive ende të paqarta mjeti është përplasur me një “Ford Kuga”, ku udhëtonte personi që mbeti i plagosur. Aksidenti bëri që segmenti rrugor të bllokohej nga njësitë e policisë dhe zjarrfikësve dhe të hapej për qarkullimin pas rreth 3 orësh./abcnews.al

maqedoni-1-1280x731.jpg
ent ela23:00 | 05/04/2019

Gara presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka futur në sherr elementë të klasës politike shqiptare. Një deklaratë e Imer Selmanit në mbështetje të kandidatit të mazhorancës Stavo Pendarovski ka shkaktuar reagimin e kandidatit shqiptar Blerim Reka, i cili ka denoncuar funksionin konsullor të Selmanit, i cili duhet të distancohet nga qëndrimet politike.

Imer Selmani, ish-kandidat për president:  “Votoni Stevo Pendarovskin….”

Këto fjalë të ish-Kandidatit për president Imer Selmanit, kanë detyruar Blerim Rekën, kandidatin e pavarur që mbështetet nga opozita shqiptare të reagojë. Sipas tyre, Selmani ushtron funksion konsullor dhe nuk duhet të përcaktohet politikisht.

Tonikisht Blerim Reka, kandidat për president në RMV:  “Unë konsideroj se kjo kronikë kaq e madhe këtu…”

Por edhe përfaqësues të Komisionit të Antikorrupsionit dhe Shoqërisë Civile në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar rreth zhvillimit aktual të fushatës presidenciale në Maqedoni.

Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit:  “Ne dolëm me shumë parametra dhe rregulla për periudhën parazgjedhore, treguam edhe për ueb faqen ku çdo qytetar mund ti paraqesë parregullsitë, konkretisht edhe për keqpërdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës”.

Siç thuhet në reagim, për shkeljen në fjalë, kandidati i pavarur, prof. Blerim Reka, do të kërkojë takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, “kurse nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të kërkojë shkarkimin e Imer Selmanit nga pozita e Konsullit të Nderit”, thuhet në reagim./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono