shqiptar

dogana-1.jpg
Autor E08:59 | 09/10/2019

Mediat greke raportojne se shqiptari 49-vjecar ishte cilesuar i rrezikshem, pasi ishte dënuar për përdhunim dhe joshje te fëmijëve, por ishte ende i lirë.

Ne kufi ai eshte zbuluar nga kontrolli i të dhënave të tij dhe policia verifikoi se behej fjale pikerisht per personin qe ishte arratisur.

Mesohet se ai prisje gjykimin nga Apelit, pasi ishte dënuar me nëntë vite e një muaj burg për përdhunim dhe joshje të fëmijëve.

Nderkohe qe me heret, Gjykata Penale e Thebës e kishte denuar me burg për armëmbajtje pa leje.

aksidenti.jpg
ad min18:38 | 08/10/2019

Familjarët e 35-vjeçarit shqiptar, Redian Abllanica, i cili humbi jetën në një aksident në Itali kërkojnë që të zbardhet e vërteta. Bashkëshortja e tij, Serena Luicietto ka thënë për mediat se duhet të kryhet autopsia.

“Na thanë se hetimet janë mbyllur, por ne duam që të kryhet autopsia. Duket gjithçka e çuditshme. Në asfalt janë akoma shenjat e frenimit. Duam të kuptojmë se çfarë ndodhi. Nuk do ta varrosim tim shoq deri sa ta kuptojmë se çfarë ndodhi”, tha ajo.

Aksidenti që i mori jetën Redian Abllanicës ndodhi në mëngjesin e 4 Tetorit në zonën e Bessica-s. Sipas asaj që shkruajnë mediat, i riu humbi kontrollin e skuterit tip “Yamaha Majesty 400” me të cilin udhëtonte dhe përfundoi në një rrethrrotullim.

Redian Abllanica

Shqiptari kishte qenë tek e ëma, e cila banonte në One di Fonte, ku edhe duhet të kishte kaluar natën në fakt, por zgjodhi të kthehej në banesën e tij. Kjo për shkak se ai donte të shoqëronte dy fëmijët, 3 dhe 6 vjeç, për në shkollë mëngjesin tjetër. Por fatkeqësisht nuk mbërriti kurrë në shtëpi.

“Fëmijët nuk e dinë akoma se babai nuk jeton më. Janë mësuar sepse shpesh ishte larg për punë dhe nuk dyshojnë asgjë. Unë jam takuar me një psikologe. Sëbashku vendosëm që ër të mirën e tyre, t’ia japim lajmin me qes, kur edhe unë ta kem marrë disi vetën”, ka thënë ajo për mediat./abcnews.al

 

berdellima.jpg
ad min19:28 | 07/10/2019

Të shumta janë rastet që mediat britanike raportojnë për shqiptarët, të cilët shkojnë në ishull me kamion, por përfundojnë pas qelive të burgut.

Fati i njëjtë ka ndjekur edhe Ibrahim Berdellimën, i cili u dënua me 22 muaj burg për kultivim droge. Ai u kap në banesën ku jetonte gjatë një mandati kontrolli të ushtruar nga autoritetet më 11 Shtator të këtij viti.

Aty u gjetën 382 rrënjë kanabis, të cilat ishin ndarë në 5 dhoma të ndryshme. Berdellima nuk komentoi asnjë nga akuzat e prokurorisë, por mësohet se pranoi fajësinë gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua disa ditë më parë.

Avokatja mbrojtëse e shqiptarit, Vanessa Saxton, tha se Berdellima kishte arritur në Britaninë e Madhe më shumë se katër vjet më parë i fshehur në pjesën mbrapa të një kamioni.

“Kur arriti në Britani filloi të punonte në industrinë e ndërtimit në Londër, pasi kishte punuar në të njëjtën fushe edhe në Shqipëri. Ka katër vëllezër që jetojnë në atdhe, ndërsa e ëma është e sëmurë. Për shkak të krizës ekonomike dhe operacionit të shtrenjtë  që duhet të paguante për të ëmën, pa si mundësi të vetme të vinte në Britani”, tha ajo.

Sipas avokates, disa persona që nuk e treguan identitetin e çuan në një fabrikë kanabisi dhe i premtuan një rrogë 1000 Paund në muaj.

“Personat që e futën në këtë lloj pune shkonin tek ai çdo tre-katër javë. Në fakt ata e paguan vetëm 200 Paund, para që shërbyen për ushqimin”, tha avokatja.

Ndërkohë gjykatësi i çështjes e dënoi Berdellimën me 22 muaj burg dhe urdhëroi që të shkatërrohej e gjithë sasia e kanabisit që u sekuestrua në banesë.

“Ishte operacion i sofistikuar për rritjen e kanabisit”, tha ai. /abcnews.al

kanabis.jpg
ad min19:59 | 03/10/2019

“Jo një, as dy… por 1056 rrënjë kanabis”. Kështu e nis lajmin një media greke, e cila bën të ditur se një shqiptar është vënë në pranga në “pyllin” e hashashit pas një operacioni të policisë.

Autoritetet sekuestruan 13 pako me kanabis, pesha e të cilave arrinte deri në 118 kilogramë. Ndërkohë gjatësia e bimëve të drogës arrinte nga 2.5 deri në 4 metra.

Sipas përllogaritjeve, nëse do të dilte në treg droga do të sillte një përfitim prej 800.000 Eurosh. Sasia e kanabisit u sekuestrua në zonën malore të Serres.

Për sa i përket shqiptarit të vënë në pranga, mediat shkruajnë se ai është 35-vjeç, por nuk e kanë bërë publik identitetin e tij.

Ndërkohë policia është duke vazhduar hetimet për të zbuluar personat e tjerë që mund të kenë lidhje me rritjen dhe kultivimin e kanabisit.


/abcnews.al

i-riu-ne-pranga.jpg
ad min12:48 | 01/10/2019

Një adoleshent shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe pasi mashtroi në lidhje me identitetin e tij.  Namik Hysa, 18 vjeç, u ndalua më 1 Korrik nga një patrullë në rrugën “Old Maidstone”. Kur u pyet, Hysa tregoi një patentë rumune. I riu u përpoq që të largohej përpara se autoritetet t’i gjenin 20 qese me kokainë.

Mirëpo 18-vjeçari u vu në pranga dhe kur shkoi në komisariat këmbëngulte që ishte rumun dhe patenta ishte e rregullt. I gjithë mashtrimi u kuptua, kur policia solli një përkthyes.

Hysa u shpall fajtor për posedim kokaine me qëllim shpërndarjen e saj dhe përdorim të dokumenteve false. Gjykata i dha atij 18 muaj burg, ndërsa dënimin do ta vuajë në një institucion për të rinjtë./abcnews.al

itali.jpg
ad min18:41 | 28/09/2019

Një i ri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur jetën në Genoa të Italisë. Mediat shprehen se trupin e 20-vjeçarit e gjeti një kalimtare në rrugën “Europa”. Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë ambulanca, por ishte tepër vonë, pasi i riu kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Paraprakisht mendohet se shqiptari ka rënë aksidentalisht nga një mur rreth katër metra. Kjo pasi bluzja që kishte veshur ishte grisur, çka sugjeron se mund të ketë ngecur përpara se të binte.

Megjithatë nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që i riu të jetë hedhur për t’i dhënë fund jetës. 20-vjeçari ishte student dhe banonte në Teglia. Gjithashtu kishte marrë nënshtetësinë italiane./abcnews.al

shqiptariii.jpg
ad min11:05 | 27/09/2019

Gjykata në Itali ka dhënë dënimin për një të ri shqiptar, i cili dy vite më parë përplasi rëndë me makinë një italian. Mohamed Koni, 22 vjeç, u dënua me 3 vite burg, gjobë 1600 Euro dhe heqje patente. Me 11 Shtator të vitit 2016, i riu përplasi Mario Otello-n duke i shkaktuar vdekjen.

Italiani po lëvizte me biçikletë në kohën që u aksidentua me makinë. Nga ana tjetër, i riu shqiptar nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të lënduarit, por u arratis. Ai u dorëzua disa ditë më vonë, në momentin që e kuptoi që nuk kishte më nga t’ia mbante, pasi hetuesit kishin rënë në gjurmët e tij.

Dënimi për të riun u dha të martën, ku gjykatësi vendosi gjithashtu dëmshpërblim për njerëzit e afërm të viktimës.

Përveçse e përplasi, Koni u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë italianit Mario Otella. Ky i fundit qëndroi në koma më shumë se një vit. Plagët që mori në aksident ishin shumë të rënda dhe ai vdiq më 31 Gusht të 2017-s në moshën 28-vjeçare./abcnews.al

maringlen-hysa-.jpg
ad min21:17 | 02/09/2019

Një i ri shqiptar u dënua me disa vite burg në Britani pasi u kap me kokainë. Maringlen Hysa, 36 vjeç, u arrestua më 12 Qershor. Pasi u ndalua nga autoritetet, shqiptari tregoi patentën dhe kartën e identitet italiane false, në të cilat ishte fotoja e tij, por emri i një të afërmi.

Fillimisht Hysa u ndalua për dokumente të falsifikuara, por më e keqja do të vinte më vonë, pas kontrollit të qenve të drogës në makinën me të cilën po udhëtonte. Brenda mjetit u zbuluan 763 gramë kokainë, të ndara në 3 pako.

Vlera e drogës nëse do të dilte në treg shkonte nga 30 mijë deri në 37 mijë Paund. Përveç lëndës narkotike, i riu kishte në makinë edhe rreth 29 mijë Paund dhe një celular vlera e të cilës shkonte deri në 1 mijë Paund.

Avokati mbrojtës i të Maringlen Hysës tha se i riu po e transportonte drogën për shkak të një borxhi që i kishte një bande shqiptarësh të cilët e kishin kontrabanduar në Britani.

Hysa deklaroi se fillimisht kishte punuar në një lavazh në Londër, por me vonë i ofruan mundësinë që të reduktonte sasinë e borxhit duke transportuar drogën në Bristol.

Edhe pse gjyqtari i çështjes Peter Crabtree mori parasysh se 36-vjeçari e kishte kryer këtë akt për shkak të borxhit dhe sepse i rrezikohej jeta e dënoi me 4 vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Në fund, ai rrezikon edhe depërtimin, por për këtë duhet të vendosë Ministria britanike e Shtetit./abcnews.al

pasaport.jpg
ad min09:13 | 26/08/2019

Një i ri shqiptar është dënuar të dielën në Maltë pasi tentoi të korruptonte një zyrtar atje. Sipas mediave, E.Hushi, 24 vjeç, pranoi se ka futur para në pasaportën e të vëllait dhe më pas donte t’ia jepte një zyrtari për emigracionin.

Sipas avokatit të shqiptarit, Hushi ishte në panik pasi punonjës për emigracionin morën në pyetje vëllain e tij gjatë kontrollit në aeroport. 24-vjeçari kishte pasur të gjitha dokumentet e nevojshme për të hyrë në Maltë.

Sipas prokurorit, ai kishte menduar se zyrtarët e emigracionit do t’i mbanin vëllain dhe nuk do ta linin të hynte në Maltë. Ishte ky momenti kur i riu tentoi t’i jepte 20 Euro brenda pasaportës një punonjësi. Sapo pranoi akuzat, Hushi u dënua me gjashtë muaj burg./abcnews.al

troxaio_voula1-1280x960.jpg
ad min17:37 | 21/08/2019

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën pas një aksidenti të rëndë në Greqi. 27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat greke, po udhëtonte me një motor kur u përplas me një kamion. Ngjarja ndodhi në një kryqëzim në Voula.

Sipas asaj që mësohet, i riu shqiptar po udhëtonte me një shpejtësi tej normave të lejuara para momentit të aksidentit. Gjithashtu ai nuk ishte i pajisur me kokore. Paraprakisht dyshohet se 27-vjeçari ka kaluar semaforin me të kuqe.

Nga ana tjetër, shoferi i kamionit që u përfshi në aksident është në shok. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono