Shqipëria

18672411_403.jpg
us er09:32 | 11/01/2018

Në Shqipëri ndodh që edhe raportin e invaliditetit ta marrësh me mik. Jo vetëm ekonomia, por sidomos korrupsioni e zhvillimi i ngadalshëm e shuajnë shpresën tek rinia. Pandalshëm ajo kërkon alternativa jashtë Shqipërisë.

Orest Çipa, 29 vjeҫ, është shef i Sektorit të Koordinimit të 24 Njësive Administrative, që ka Bashkia e Tiranës, më e madhja në Shqipëri, me më shumë se 757 mijë banorë. Ai nuk e di nëse do të vazhdojë të punojë në Bashki apo jo në vitin që po vjen, 2018. Në ditët e para të janarit ai do të merret në intervistë nga Zyra për Çështjet Konsullore në Ambasadën Amerikane në Tiranë, pasi ka fituar aplikimin në Llotarinë Amerikane për të jetuar dhe punuar legalisht në SHBA.

“Në Bashkinë e Tiranës ka hapësira të mëdha për t’u rritur profesionalisht, për të pasuruar përvojat. Puna në Bashki më jep mundësi të njoh mirë problemet që kanë qytetarët dhe parë nga afër sesi funksionojnë gjërat në realitet. Të punosh në Bashkinë e Tiranës është një mundësi e shkëlqyer”. thotë për DW, Orest Çipa.

Por ai po përpiqet ta lërë këtë mundësi- edhe pse vetë e quan të shkëlqyer- për të shkuar drejt të panjohurës, ëndrrës amerikane. I arsimuar në universitetin e Tiranës për gazetari, ai ka kryer një master 3 vjeҫar për Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Shangait, me përvoja të mira pune brenda dhe  jashtë Shqipërisë, ka krijuar familjen e tij, është prind i një vajze të vogël. Megjithatë ai nuk ndihet i plotësuar në Tiranë. Gotën e tij në Shqipëri e sheh gjysëm bosh.

“Ka shumë faktorë që më bënë të aplikoj për të fituar Llotarinë Amerikane dhe u larguar nga Shqipëria. Janë faktorë ekonomikë por edhe të tjerë që nuk kanë të bëjnë me ekonominë. Ka një zhvillim të ngadalshëm shoqëror, emancipues, demokratizues. Psh ndjej një rënie të peshës, fuqisë së qytetarëve që i kërkojnë llogari qeverisjes dhe duan një rol më të madh. Ende indeksi i korrupsionit është goxha i lartë, ndër më të lartët në Ballkanin Perëndimor. Këtu ndodh që edhe raportin e invaliditetit, kur je invalid, duhet ta marrësh me mik. Dihet që sa më i lartë korrupsioni, aq më e lartë përqindja e njerëzve të arsimuar që kërkojnë të largohen. Korrupsioni fiton terren në kurriz të ndertimit të një shoqërie të bazuar në merita. Ka edhe faktorë të tjerë që lidhen me jetën e përditshme”thotë Orest Çipa.

Brain Drain- Ikja e “Trurit” nga Shqipëria me përmasa shqetësuese

Faktorët e  tjerë i identifikon vetë Qeveria Rama 2. Në Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Migracionin, 2018-.2024 krahas faktorit ekonomik janë identifikuar edhe faktorë të tillë si: “niveli i ulët i sigurisë publike, mungesa e besimit të qytetarëve në përmirësimin e situatës në vend, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal të institucioneve shtetërore”. Në Strategjinë Kombëtare, e përmendur më lart, vihet në dukje se fenomeni i largimit të trurit, i njohur si Brain Drain, i shfaqur në vitin 1990, menjëherë pas rënies së regjimit komunist, ka vazhduar edhe gjatë tranzicionit të vështirë post-komunist dhe nga viti në vit përmasat e tij janë bërë shqetësuese. Kjo pasi largimi i trurit nuk përfshin vetëm akademikët apo personat e kualifikuar të fushave të tjera. ” Një numër i madh studentësh shqiptarë shkojnë në Itali dhe Greqi dhe më pas “truri” i vendit largohet drejt Gjermanisë, SHBA dhe Kanadasë” vihet në dukje në këtë dokument të Ministrisë së re të Diasporës.

Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta zyrtare, lidhur me numrin e  akademikëve, specialistëve, elitës intelektuale që është larguar për të jetuar dhe punuar në Perëndim.  Dy destinacionet e preferuara SHBA dhe Kanadaja përtej Atlantikut e kanë futur në sistem marrjen e trurit përmes llotarive të përvitshme. Ndërsa në Gjermani po shkojnë të jetojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjshme mjekë dhe infermierë të kualifikuar, pasi për ta ka nevojë. Shifrat e përafërta bëjnë fjalë për largimin e 1/3 së popullsisë së Shqipërisë.

Pasoja të rënda për Shqipërinë

Largimi i ajkës së intelektualëve dhe sidomos e rinisë ka pasoja të rënda: Shqipërisë i ikën pjesa më e mire e kapitalit njerëzor, lokomotiva e  zhvillimit të saj ekonomik dhe social. Ikja e rinisë po tkurr aktivitetin dhe efektivitetin prodhues në sektorin privat dhe po ngadalëson ritmet e procesit të afrimit të Shqipërisë me BE, process i vlerësuar si katalizator  i emancipimit shoqëror, zbatimit të ligjit dhe i kryerjes së refomave të mëdha.

” E di që ikja e njerëzve të arsimuar nga Shqipëria do të ketë një kosto të jashtëzakonshme në progresin ekonomik dhe social të vendit. Por kur mungojnë kushtet për të zhvilluar karrierën dhe ndjekur vokacionin tënd, i ҫfarëdo lloji qoftë ai, nuk të mbetet gjë tjetër vetëm të largohesh. Mendo rininë që jeton në qytete të vogla Kavajë, Tepelenë, Himarë, Laҫ, etj, ku nuk ndodh asgjë dhe ku nuk ka punë, ҫfarë mund të bëjnë përveҫ se të kërkojnë të largohen?” thotë Orest  Çipa.

 

Strategji për Brain Gain- për të fitur dhe mbajtur  “trurin ” në Shqipëri

Që të kërkosh të realizohesh si individ, të aspirosh një jetë më të mirë, është një nga të drejtat themelore të njeriut, kur kjo ndodh pa thyer ligje dhe rregulla të vendet pritës. Qeveria Rama 2 në hartimin e Strategjisë Kombëtare për të ndalur fenomenin e Brain Drain dhe kthyer atë në Brain Gain ka vendosur nxitjen dhe promovimin e emigracionit të përkohshëm dhe atij  qarkullues për individë të kualifikuar dhe talentuar. Këtij qëllimi do t’i shërbejnë marrëveshjet me SHBA dhe Kanadanë për nxitjen e kthimit vullnetar në Shqipëri të emigrantëve të kulifikuar. Atyre do t’iu jepet mundësia të vijnë në Shqipëri dhe qëndruar  pak kohë për konsultime, dhënie leksionesh, treinime, gjë që do të bëjë të mundur njëherazi regjistrimin e gjithë kapaciteteve intelektuale jashtë vendit. Ndërsa të rinjve dhe të rejave të talentuar do t’u ofrohen bursa për të studiuar jashtë vendit dhe vende pune, kur të mbarojnë studimet./Deutcshe Welle

vlcsnap-error894-1280x720.jpg
us er15:27 | 10/01/2018

Përmirësimi i jetës së refugjatëve vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së agjencisë së organizatës së kombeve të bashkuara UNHCR. Nga fondet e shpërndara në Evropë ka përfituar edhe Shqipëria ndonëse renditet ndër vendet me financimin më të vogël.

Duhen fonde që jeta e refugjatëve të përmirësohet.

Raporti i quajtur “Apeli Global 2018-2019” paraqet burimet financiare që do të kërkohen në 2018 dhe për vitin 2019, për programet e UNHCR-së për të mbrojtur dhe për të përmirësuar jetën e dhjetëra miliona njerëzve të shqetësuar që zhvendosen brenda vendit, të kthyerit, personat pa shtetësi.

Europa është rajoni me rritjen më të madhe të buxhetit,  prej 47.9 milionë dollarë ose 6 për qind krahasuar me 2017, kryesisht për shkak të lëvizjeve të vazhdueshme në shkallë të gjerë në Detin Mesdhe.

Brenda rajonit, buxheti i propozuar për Europën Lindore paraqet një rritje prej 62.5 milionë dollarësh, ose pothuajse 15 për qind në krahasim me buxhetin aktual të vitit 2017, kryesisht për shkak të rritjes së programit të refugjatëve në Turqi, si rezultat i krizës në Siri. Kërkesat për Europën Veriore, Perëndimore, Qendrore dhe Jugore në vitin 2018 arrijnë në rreth 339 milionë dollarë, prej të cilave 238.6 milionë dollarë, ose 70 për qind, janë ndarë në Greqi, duke mbetur pak a shumë të qëndrueshëm krahasuar me 2017.

Sipas të dhënave të monitor Shqipëria bën pjesë në atë grup shtetesh për të cilën, ndihma financiare e ofruar do të jetë nën 5 milionë dollarë.

UNHCR pret të mbetet e angazhuar në ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjes për refugjatët në vitin 2018, veçanërisht në lidhje me ata që vijnë në Greqi dhe Itali. Sa i përket angazhimit të UNHCR-së me popullsinë e zgjatur të refugjatëve dhe të zhvendosurve në Ballkanin Perëndimor, pritet të ketë një tkurrje. Aktivitetet kryesore në vitin 2018 do të përqendrohen në avokimin dhe ndihmën për qeveritë në nën-rajonet për të përmirësuar sistemet e azilit dhe për të forcuar regjimin e mbrojtjes./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error484-1-1280x720.jpg
us er12:19 | 09/01/2018

Në raportin për vitin 2018 të publikuar nga Cia, për sa i përket vendit tonë, theksi vihet tek lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe integrimi europian.

Shqipëria duhet ende të luftojë kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të bëjë hapa para drejt integrimit në Bashkimin Europian. Janë këto disa nga pikat kryesore që përmenden në raportin e 2018-ës të CIA-s për sa i përket vendit tonë. Sipas këtij raporti, Shqipëria duhet që të përmbushë me sukses të gjitha qëllimet e reformës në drejtësi, me qëllim që të hapen dyert e Bashkimit Europian. Njësoj si një vit më parë CIA nënvizon se korrupsioni mbetet një problem kryesor për vendin duke penguar investimet e huaja.

Një tjetër problem sipas raportit të CIA, është dhe trafiku i drogës. Aty thuhet se Shqipëria shërben si rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, por edhe për opiumin që vjen nga disa vende aziatike. Për CIA-n, Shqipëria njihet për kultivimin e kanabisit. Ne  raport nenvizohet se prodhimi i kanabisit është zgjeruar dhe organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. “Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët”, lexohet ndër të tjera në raport.

Por një vëmendje i është kushtuar ne raport dhe zgjedhjes së Ilir Metës si presidenti i Republikës, ku përshkruhen dhe detaje nga procesi i votimit.

Në pjesën për zgjedhjet parlamentare të 2017 në Shqipëri, në raport shkruhet se Partia Socialiste ishte ajo që fitoi zgjedhjet e 25 qershorit./abcnews.al

7871A54A-8EE6-4443-8CD3-FBA643A82D63_w1023_r1_s-1.jpg
us er22:37 | 28/12/2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh mirënjohës për interesimin e ndërkombëtarëve për shkak të përpjekjes për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Ai tha se për këtë çështje duhet të vendosë parlamenti I Kosovës.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi I është rikthyer çështjes së shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Kreu I Shtetit tregoi edhe komunikimin e tij me ndërkombëtarët.

Hashim Thaçi, president i Kosovës: “Ka qenë një interesim normal. Kam zhvilluar takime me ta, dhe kam shprehur opinionin tim.Ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës për interesimin që shfaq komuniteti ndërkombëtar, por, në fund të fundit, vendimet janë të njerëzve të zgjedhur nga populli”.

Thaçi ripërsëriti qëndrimin e tij se do të nënshkruante një vendim të Kuvendit për zshfuqizimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij kjo nismë nuk është kundër drejtësisë. Gjithashtu porositi që kjo çështje të mos dramatizohet. Ndërkohë, Gjykata Speciale është kërkuar nga ndërkombëtarët dhe do të merret kryesisht me gjykimin e rasteve të krimeve të luftës të kryera nga pjestarë të Uçk-së kundër serbëve gjatë luftës së Kosovës./abcnews.al

vlcsnap-error120-2-1280x720.jpg
us er16:19 | 25/12/2017

Shqipëria

Moti –  E hënë, 25 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Territori mbetet në kushtet e kthjellimeve gjatë paradites por gradualisht vranësira të lehta shfaqen në zonat Veriore.

Pas mesditës dhe kryesisht gjatë pasdites, vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat Veriore dhe Lindore ndërsa mot kryesisht i kthjellët dominon pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit sjellin rritje të ndjeshme me 3 – 4°C në të dy ekstremumet termike ditore, vlerat e të cilave luhaten nga -1 në 15°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim të ulët.

 

Moti –  E martë, 26 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë zonat Jugore dhe një pjesë të Qendrës së Shqipërisë ndërsa Veriu paraqitet me vranësira të shpeshta e reshje të pakta shiu e dëbore.

Gjatë pasdites do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu e dëbore në Veri-Verilindje dhe gradualisht gjatë natës, reshjet shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë orëve të para të ditës por një rënie të lehtë do të sjellin orët e mesditës.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 27 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 1 – 2 ballë.

 

 

 

 

E67495AD-F621-4D7E-8A50-90E8FEF83F31_w1023_r1_s.jpg
us er09:20 | 23/12/2017

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski, tha se nuk beson se vota e vendeve që u shprehën pro rezolutës do të ketë ndonjë efekt mbi këto vende.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, nuk mund të ndëshkojnë tërë ato vende që votuan pro, sidomos vendet myslimane.

Zoti Bugajski tha se deklaratat amerikane më tepër se një kërcënim janë një paralajmërim. Për shembull, SHBA mund të shkurtojnë ndoshta kontributin e tyre ndaj Kombeve të Bashkuara në tërësi. Por nuk mendoj, tha zoti Bugajski, se do të kishte pasoja në kuptimin e marrëdhënieve dypalëshe me vendet që votuan kundër Shteteve të Bashkuara.

“Çdo marrëdhënie dypalëshe, – tha ai, – do të shqyrtohej në bazë të meritës së saj dhe jo në bazë të një vote të vetme në OKB.”

Lidhur me argumentin e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se Shqipëria votoi në linjat e Bashkimit Evropian, zoti Bugajski tha se ky argument nuk është dhe aq bindës, sepse nuk ekziston një qëndrim i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe në fakt disa vende të BE-së abstenuan: Polonia, Hungaria, Rumania e të tjera.

Pavarësisht nga qëndrimi i BE-së, tha eksperti, ky ishte një votim më tepër simbolik. “Megjithatë, – tha ai, – SHBA vëzhgojnë se cilët vende e mbështesin në kohë të vështira, prandaj, qëndrimi më i mirë për Shqipërinë do të kishte qenë që ajo të kishte abstenuar.”

Reagimi i DASH

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit reagoi duke thënë se mënyra se si kanë votuar vendet e ndryshme nuk është i vetmi faktor që administrata amerikane do të mbante parasysh në marrëdhëniet e SHBA me vendet që zgjodhën të votojnë pro rezolutës./VOA

25550406_10155237681655838_4445300231023100959_n-1.jpg
us er13:06 | 22/12/2017

Një reagim në lidhje me votimin e djeshëm në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së ka ardhur edhe nga ambasada amerikane në Tiranë. Në një mesazh të bërë publik në rrjetet sociale, selia diplomatike e SHBA-së në vendin tonë shkruan se “Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez.” – përfundon deklarata. /abcnews.al

vlcsnap-error617-2-1280x720.jpg
us er20:35 | 21/12/2017

Edhe Shqipëria me votën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ka mbështetur rezolutën që i kërkon SHBA të tërhiqet nga njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë për mediat, Ministria e Jashtme sqaron se Shqipëria ka mbajtur të njëjtin pozicion si vendet e BE.
“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-¬së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje” -thuhet ne deklarate. “Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër të konsiderueshëm dokumentesh të OKB-¬së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit- vijon reagimi. “Vendi yne i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-¬së, duke i qëndruar koherente qëndrimit të saj në të njëjteën linjë me Bashkimin Evropian”, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme./abcnews.al

vlcsnap-error097-1-1280x720.jpg
us er13:14 | 20/12/2017

Në një intervistë eskluzive për ABC News, komisioneri për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Qytetarinë, Dimitris Avramopoulos, flet për raportin e monitorimit të përmbushjes së kritereve të liberalizimit të vizave, ku evidentohet se Shqipëria është vendi me numrin më të madh të kërkesave për azil të pabazuara midis vendeve që përfitojnë nga regjimi pa viza në zonën Shengen. Avramopoulos deklaron se KE-ja nuk po pezullon lëvizjen e lirë, por autoritetet shqiptare duhet të jenë më të ashpra në zbatimin e angazhimeve që kanë marrë përsipër. Gjatë intervistës ai flet edhe për shqetësimin e shteteve anëtare për azilkërkuesit shqiptarë dhe për nevojën e destigmatizimit të vendit lidhur me imazhin për drogën dhe krimin e organizuar.

Dimitris Avramopulos, komisioneri për Migracionin, Punët e Brendshme, dhe Qytetarinë në BE, deklaron se vendi ynë mbetet ende shteti që ka numrin më të madh të kërkesave të pabazuara për azil dhe se ky fenomen po shqetëson vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Migracionin, BE:  “Sot ne raportojmë për funksionimin e regjimit të heqjes së vizave me vendet e Ballkanit, ashtu si dhe me vendet e partneritetit të Lindjes. Raporti i sotëm është vlerësimi i parë i plotë që ne publikojmë pas hyrjes në fuqi të mekanizmit të ri të pezullimit të vizave. Bëhet fjalë për monitorimin e procesit të heqjes së  vizave për 8 vendet që përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Në raportin tonë ne bëjmë monitorimin e procesit, por nuk marrim vendime. Liberalizimi i vizave është një nga instrumentat më të fuqishme të Bashkimit Europian, që lehtëson kontaktin direkt midis njerëzve dhe forcon lidhjet me qytetarët përtej kufijve të Bashkimit Europian. Ne jemi tërësisht të angazhuar për mbrojtjen e heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe qytetarët e tjerë të vendeve fqinj Lindorë. Ne po punojmë së bashku me qeveritë për të arritur këtë objektiv. Dua të jem shumë i qartë: Ne nuk po propozojmë apo vendosim pezullimin le heqjes së vizave, por heqja e vizave shoqërohet me përgjegjësi si për qytetarët e Shqipërisë, ashtu dhe për autoritetet kompetente. Luftë kundër emigracionit të paligjshëm dhe kërkesave të azilit të pabazuara përbëjnë sfidën më të madhe për Shqipërinë në këtë kuadër. E mirëpres faktin që autoritetet shqiptare kanë qenë aktive në forcimin e masave për të luftuar kundër migracionit të paligjshëm dhe përmirësimin e bashkëpunimit me shtetet anëtare që janë më të prekura nga kjo çështje. Këto përpjekje duhet të shtohen, veçanërisht duke zbatuar më tej aksione bilaterale të aprovuara me shtetet anëtare, sensibilizimin e qytetarëve përmes fushatave të informimit për përgjegjësitë gjatë lëvizjes së lirë në zonën Shengen, përmirësimin e mbrojtjes së kufinjve, por gjithashtu rritjen e hetimeve në luftën kundër trafikut të drogës, trafikut të qënieve njerëzore dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar”.

A keni marrë njoftime nga shtete anëtare për problematikën e azilkërkuesve shqiptarë? Ditët e fundit, ministri i Brendshëm francez vizitoi Shqipërinë dhe një nga çështjet kryesore që preku ishte ajo e azilkërkuesve shqiptarë në Francë. Të njëjtën çështje e kanë ngritur më parë edhe autoritetet holandeze?

Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Migracionin, BE: “Dua të jem shumë i qartë për këtë. Është një çështje problematike. Ka disa shtete anëtare, prej të cilëve ju përmendët dy që janë shumë të shqetësuara. Por isha shumë i gëzuar kur mësova që bisedimet në Tiranë ishin shumë pozitive dhe të suksesshme. Besoj, se nuk do ketë probleme në të ardhmen. Gjithsesi, autoritete shqiptare duhen të bëjnë pjesën e tyre të punës. Duhet të jenë më të ashpër në zbatimin e angazhimeve që kanë marrë përsipër. Ne jemi të gjithë në favor të hapjes së rrugës për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane, por se edhe shtetet që janë anëtarsuar më parë duhet të kryenin detyrat e shtëpisë“.

Dhe një nga detyrat e shtëpisë që përbën dhe një nga kriteret për hapjen e negociatave të anëtarësimit është lufta kundër krimit të organizuar. Ju u shprehët se duhen rritur hetimet në luftën kundër drogës. Çfarë nënkuptoni konkretisht me këtë, duke qenë se bëhet fjalë për një nga çështjet më të rëndësishme dhe të ndjeshme aktualisht?

Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Migracionin, BE:  “Nëse përbën një nga shqetësimet kryesore në vend, kjo do të thotë që jemi në rrugën e duhur, sepse kjo do të thotë që autoritetet dhe spektri politik e kanë marrë seriozisht në konsideratë këtë detyrim. Ju e dini që unë jam prej kohësh një mik i Shqipërisë. E dua Shqipërinë dhe e kam vizituar disa herë vendin. Roli im si komisioner është shumë i qartë, por si mik i Shqipërisë dua ti jap një këshillë secilit. Shqipëria duhet destigmatizuar kryesisht me çështjet lidhur me krimin e organizuar dhe drogën. Shqipëria është një  vend i madh me njerëz të mëdhenj. Vendi meriton një reputacion më të mirë dhe është shumë e padrejtë të flitet për të siç flitej për Kolumbinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 vjet më parë. Këtë e them sinqerisht, sepse dua të ndihmoj. Shqiptarët janë njerëz që punojnë fort dhe kanë shumë iniciativë. Shqipëria ka kaluar periudha shumë të vështira dhe tani po ndërton bazat e një demokracie moderne. Vendi duhet të përmbushë detyrimet ( acquis) apo ndryshe arritjet e deritanishme të BE-së, në emër të integrimit europian, por edhe në emër të shumicës së qytetarëve shqiptarë”./abcnews.al

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono