shqiperia e madhe

SHQIPERIA-E-MADHE-foto-ok.jpg
G. P.11:43 | 07/04/2019

Në vitin 1941 fashistët italianë, në bashkëpunim me Hitlerin, realizuan një Shqipëri të zgjeruar me territore të Malit të Zi, të Kosovës dhe Shqipërisë Lindore.

Kështu, pas një pushtimi sllav prej gati 30 vitesh, popullsia shqiptare e këtyre trojeve fitoi lirinë dhe u bashkua me shtetin amë. Kjo është konsideruar një periudhë që dha rezultate pozitive, sidomos në përhapjen e arsimit shqip, një nismë për të cilën qeveria e Tiranës punoi me këmbëngulje.

Pikërisht historinë e plotë të kësaj Shqipërie të Madhe që u krijua nga fashistët, territoret që u përfshinë, ndërtimin e administratës, përhapjen e shkollave shqipe etj, deri në largimin e trupave gjermane nga Ballkani në fund të vitit 1944, sjell edhe ky dokumentar./abcnews.al

Historia-e-divizionit-SS-Skanderbeg-foto.jpg
G. P.18:21 | 04/03/2019

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, duke shfrytëzuar realitetin e Shqipërisë së Madhe, por edhe urrejtjen e shqiptarëve për sllavokomunizmin, nazi-gjermanët formuan në Kosovë divizionin me emrin kumbues “SS Skanderbeg”.

Më shumë se 6 mijë shqiptarë të Kosovës u rekrutuan dhe armatosën me qëllimin për të përballuar rrezikun e ekspansionit të komunistëve serbo-malazezë.

Por si qëndron e vërteta e kësaj historie që tingëllon edhe fantastike edhe e pabesueshme?

Sa të rëndësishme rezultuan veprimet në terren të këtij divizioni?

Ishte një sajesë e parëndësishme që u mitizua, apo një realitet që dominoi e diktoi zhvillimet në arealin shqiptaro-sllav?/abcnews.al

TSIPRAS-DEKLARATA-1280x609.jpg
ent ela13:28 | 10/01/2019

Në një intervistë televizive, kryeministri grekAleksis Tsipras u shpreh se marrëveshja e Prespës i shërben edhe  Greqisë. Tsipras tha se Greqi nuk ka interes për një Shqipëri të madhe, pranë kufijve te saj.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka paralajmëruar se një shpërbërje e mundshme e Maqedonisë, mbart rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe. Tsipras e përdori këtë hamendje gjatë një interviste televizive, duke argumentuar se Marrëveshja e Prespës i shërben interesave të Greqisë.

Alexis Tsipras, Kryeministër i Greqisë:  “Greqia nuk ka asnjë interes nga një destabilizim në kufijtë e saj veriorë. Nuk ka asnjë interes të ketë një front të hapur në një vend që do të mund të ishte një hapësirë jetike për ekonominë tonë dhe bizneset tona. Nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e atij vendi dhe mundësia e një “Shqipërie të Madhe” në kufijtë tanë. Dhe sigurisht, nuk ka asnjë interes të shpenzojë kapitale diplomatike në një periudhë kur kemi një komshi nevrik (Turqia), i cili përbën kërcënim për Greqinë, ndërsa ish Republika  Jugosllave e Maqedonisë nuk përbën kërcënim”.

Gjatë intervistës për televizionin Open, Tsipras tha se e konsideron marrëveshjen e Prespës si arritjen më të madhe të mandatit të tij, pas daljes së Greqisë nga programet e shpëtimit. Kryeministri grek sqaroi se ai do të nisë procedurën për miratimin e marrëveshjes nga parlamenti grek, sapo të përfundojnë procedurat në parlamentin e Shkupit.

Alexis Tsipras, Kryeministër i Greqisë:  “Synoj që sapo të votohet në parlamentin e Shkupit dhe ministria e jashtme greke të njoftohet me notë verbale mbi përfundimin, menjëherë do t’ia kaloj rezultatin presidentit të republikës, kryetarit të parlamentit dhe partive politike, që të verifikojnë. Nëse ndryshimet kushtetuese respektojnë kuadrin e marrëveshjes së Prespës. Pastaj do të merrem vesh me kryetarin e parlamentit që të fillojnë procedurat”.

Tsipras tha se nota verbale nga Shkupi do të mbërrijë jo më vonë se fundi i javës së ardhshme. Rrjedhimisht, kryeministri grek, ai parashikoi se Marrëveshja e Prespës do të kalojë për votim në parlamentin vendas brenda janarit.

Gazetar i ABC News, Greqi: Robert Goro

/abcnews.al

edi-rama123.jpg
ent ela22:23 | 04/12/2018

Gjatë një konference shtypi në Zagreb me homologun e tij kroat Andrei Plenkoviç, kryeministri Rama përseëriti qëndrimin e tij në mbështetje të taksës 100% të vendosur nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe.

Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, taksa 100% e Kosovës për mallrat serbe, nuk duhet parë si një luftë tregtare mes dy vendeve, por si një klithmë reagimi politik nga Prishtina. Dhe arsyet sipas shefit të qeverisë së Tiranës janë të shumta.

“Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur në mënyrë të ripërsëitur marrëveshjen e CEFTA-s. Kosova në mënyrë të përsëritur është ankuar për lëtë dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% për produktet serbe është anormale, por situata është anormale”, tha Rama.

Liberalizimi i vizave i premtuar me aq bujë nga Brukseli për qytetarët e Kosovës, para demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të përcaktuar si kusht, nuk po ndodh. Kjo, sipas Ramës, është një arsye më shumë e irritimit të shtetasve të këtij vendi në mes të Europës.

“Kosova po jeton në një paradoks që nuk mund të përballohet më nga pikëpamja psikologjike sepse deri dje ishin qytetarëv të dorës së dytë nën diktaturën e Beogradit dhe lëviznin lirshëm me pasaportat e Jugosllavisë dhe Serbisë, ndërkohë që sot janë të vetmit qytetarë të dorës së dytë të Europës”, u shpreh Kryeministri.

Rama e ka një përgjigje edhe për deklaratat e Beogradit për Shqipërine e Madhe, të amplifikuara edhe më shumë pas mbledhjes se dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë.

“Përsa i përket Shqipërisë së Madhe ky është një term që në Beograd dhe jo vetëm në Bograd, del në sipërfaqe sa herë që shqiptarët kërkojnë disa të drejta evidente dhe sa herë që Shqipëria mbështet Kosovën me të drejtë”, tha Rama./abcnews.al

levizja.jpg
ent ela09:46 | 24/08/2018

Partia Demokratike e Serbisë (DSS)  ishte e painformuar kur Kosova po digjej në vitin 2004 dhe tani nuk është në dijeni të faktit se Shqipëria e Madhe është atje dhe duhet të ballafaqohet me shpëtimin e gjithçkaje që mund të shpëtohet.

Kështu thonë nga Lëvizja Socialiste të Serbisë.

Kjo lëvizje reagoi ndaj deklaratës së DSS -së duke thënë  se nuk kishte dëshmi më të besueshme për politikat e pabesa të Presidentit të Republikës dhe të Qeverisë së Serbisë nga deklarata e ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin se “duhet të krijohet një demarkacion i qartë dhe i dallueshëm midis nesh dhe Shqipërisë së Madhe”, transmeton Klan Kosova.

 

aleksander-vulin.jpg
G. P.16:10 | 22/07/2018

Ministri serb i Mbrojtjes kërkon një zgjidhje kompromisi dhe demarkacionin e kufirit me Kosovën. Sipas Vulin, kjo do të pengojë planin e Shqipërisë së Madhe.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, nënvizon se për Serbinë një zgjidhje kompromisi me Kosovën është “demarkacioni dhe ndalimi i përhapjes së Shqipërisë së Madhe”. Në një intervistë për gazetën “Kurir”, ai ka thënë se pret që Prishtina t’i vazhdojë provokimet dhe përpjekjet për të ndërprerë dialogun.

“Ata e dinë se negociatat me Vuçiçin nuk janë të mira për ta, dhe këtë e pranojnë me vështirësi”, është shprehur Vulin.

I pyetur se si as pas gjashtë muajsh nga vrasja Oliver Ivanoviç, nuk ka ndonjë rezultat nga hetuesia, ai tha se “Prishtinës dhe një pjese të madhe të komunitetit ndërkombëtar u leverdis që të mos arrihet deri tek zgjidhja e rastit”.

“Do të doja të kishim kontroll të plotë që do të na mundësonte zgjidhjen e krimit, por nuk e kemi,  prandaj mundësitë tona janë limituar”, tha Vulin, duke shtuar se “Beogradi nuk do të ndalojë kërkimet për vrasësit e Ivanoviç”.

Ndër të tjera, duke përmenduar armatosjen e ushtrisë me avionë luftarakë, Vulin paralajmëroi se është i gatshëm të mbrojë Serbinë dhe serbët në çdo kohë, ku do që ata jetojnë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono