shqieria

enkelejd-alibeaja.jpg
ad min18:14 | 21/10/2019

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sot jemi në një situatë që Shqipërisë i është vendosur edhe njëherë muri i izolimit me Europën. Gjatë një interviste në ABC News përballë gazetares Juli Xhokaxhi, Alibeaj tha se pengesa e vetme për integrimin në Europë është kryeministri Rama.

“Shumë shpejt po kuptohet graviteti i asaj që ka ndodhur. Çfarë ka ndodhur? E ka thënë Franca, Gjermania, Holanda, Danimarka dhe jo vetëm. S’kanë thënë një gjë tjetër. Gjatë këtyre 10-15 vjetëve kemi pasur tentativa për të çelur negociatat këtë vit nuk ka një datë tjetër dhe kjo është shumë e rëndë. Sot që flasim Shqipërisë i është vendosur edhe njëherë muri i izolimit me Europën. Atëherë kur Shqipërinë e donim si Europa sot jemi në një situatë kur nuk kemi një datë, një moment tjetër që të aspirojmë hapjen e dyerve të Europës. Na është rivendosur edhe njëherë muri i izolimit politik. Kam frikë se edhe mund të përforcohet se lëvizja e Holandës për kthimin e vizave ishte një kambanë e qartë po ky nuk dëgjoi. Sot shqiptarët duhet të kuptojnë se rruga e Shqipërisë për në Europë ekziston dhe ka një pengesë dhe kjo pengesë është Edi Rama”, tha Alibeaj.

Sipas ish-deputetit ka pasur gjatë viteve të shkuara vendi ka pasur momente pozitive siç ishte integrimi në NATO, apo dhe liberalizimi i vizave. Gjithashtu ai nuk mohoi që opozita mund të ketë pasur fajet e saj gjatë gjithë historisë politike 30-vjeçare të vendit tonë.

Megjithatë Alibeaj sheh si shkaktar të mosintegrimit të vendit qeverinë dhe fajtori kryesor sipas tij është Edi Rama. Madje sipas ish-ministrit, ai ka shpërdoruar edhe dashamirësinë e përfaqësuesve europianë.

Më konkretisht, Alibeaj foli për përfaqësuesit e KE-së të cilët sipas opozitarit në shumë raste i kanë zbukuruar raportet ndaj Shqipërisë, çka ka bërë që Frana të kërkojë mënyrën se si kontrollohen dhe monitorohen reformat në vend.

Sipas Alibeajt edhe deklarata e komisionerit për zgjerimin Johanes Hahn se fajin e ka Europa dhe jo Shqipëria pasi liderët europianë deklaruan se nuk u hapën negociatat “është diabolizëm dhe disa herë edhe klientelizëm i pavend”.

“Macroni ka thënë Jo sepse do duhet që të rigjenerohet mekanizmi i cili kontrollon, monitoron se sa reforma reale bëjnë katro vende. Kjo do të thotë një gjë që e kemi thënë ne më përpara që ajo pjesa e burokracisë së Komisionit Europian atje jo gjithmonë ka qenë e ndershme me Francën dhe Gjermaninë. I ka vizatuar me lajle e lule reformat jo reale që vendi ynë ka bërë. Të kapim rastin më të mirë. Edhe këtë e pranoj ndoshta burokratët kanë thënë t’u japim një dorë këtyre që nuk i kanë bërë detyrat aq mirë, por duke i fshehur defektet tu japim një dorë. Shërbimi që kanë bërë është i gabuar. Një gjë që nuk e kuptoj është se si mund të dalë komisioneri ditën e fundit dhe të thotë kur Macroni ka folur, Merkel ka folur, ka thënë që faji nuk është i Shqipërisë, por është i Europës. Këtë nuk e pranoj, ky është diabolizëm dhe disa herë edhe klientelizëm i pavend”, tha Alibeaj.

Intervista e plotë:

 

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono