shpeton shoferi

KAMIONI-NE-FLAKE-1280x720.jpg
ent ela13:22 | 06/07/2018

Një kamion i ngarkuar me pije freskuese u shkrumbua, ndërsa po lëvizte në rrugën Fier – Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës. Drejtuesi i tij shpëtoi vetëm me plagë të lehta. Nuk dihen saktësisht rrethanat, por sipas versionit paraprak të policisë mjeti pësoi një defekt, sikurse ka ndikuar edhe temperatura e lartë.  Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe zjarrfikëset, të cilat bënë që zjarri të izolohej dhe të mos dëmtonte mjetet e tjera që ishin pranë kamionit. Nga kjo ngjarje u rëndua trafiku. Nga Fieri deri në vendin e ngjarjes mjetet nuk mundën të lëviznin dhe qendruan të bllokuara për afro një orë. /abcnews.al

vlcsnap-error807-1280x720.jpg
us er10:53 | 07/12/2017

Një makine ka rënë gjatë natës në lumin Mat. Për fat shoferi u hodh në kohë nga makina dhe shpëtoi. Ai i tha policisë se ishte mirë me shëndet dhe ndodhet në shtëpine e tij në Bulqizë. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Burrel-Bulqizë.  Por policia u njoftua në sallën operative në mëngjes herët.  Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e poltë të saj, si dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono