shpetimi

LAJMET-DT-8-NENTOR-ORA-19.mpg_snapshot_07.03-1280x720.jpg
ent ela19:54 | 08/11/2019

Konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban Marc Gorayeb ka hedhur dritë mbi operacionin e shpëtimit të Alvinit të vogël nga kampet siriane dhe vështirësitë që kanë hasur.

Në një lidhje të drepërdrejtë me skype në emisionin “Mbrëmje në ABC News” të Mirela Milorit, Gorayeb tregon se situata në Liban ishte e tmerrshme, ndërsa transporti në kufirin Liban- Siri ishte katastrofë.

“Situata në Liban ishte e tmerrshme dhe kishim një lloj revolucioni në vend, të gjitha rrugët ishin të zëna dhe transporti dhe kufiri Liban- Siri ishte një lloj katastrofe.

Kishim momente të komplikuara dhe operacione shumë të komplikuara gjatë situatës, me  ndërprerje rruge, digjeshin goma në rrugë dhe nuk ishte mundur të lëvizje nga një zonë në tjetrën dhe kështu kishte shumë faktorë që luanin rolin e tyre rreth e qark”.

Por Gorayeb thekson se çelësi i këtij suksesi sinkronizimi i të gjithë atyre që u përfshinë në këtë operacion, qën ia dolën të shpëtojnë Alvinin.

“Duke pasur parasysh unitetin e skuadrës ne mundëm me gjithë strukturën dhe sinkronizimin midis kanaleve që u përfshinë ne kishim mundësi ta realizonim këtë dhe të gjithë operacionin.

Ne jemi këtu dhe arritëm ta nxirrnim Alvin Berishën që të takonte babanë  e tij.

Çelësi i këtij sukesei ishte se ishim të bindur që u dorëzuan dokumentet e duhura nga pala tjetër. Në fillim ata nuk mund ta dorëzonin djalin, por pas negociatave me Francesko Rrokon dhe palët ata kërkuan një dokument që Alvin Berisha të na dorëzohej neve.

Pas kësaj unë fola me babain që është në Romë dhe gjatë natës i kërkuam me mbështejen e Ministrit Brendshëm dhe ai foli me amabsadorin e Shqipërisë në Romë dhe i dërguam Afrim Berishës në ambasadën e Shqipërisë në Romë. Nuk i kishim dokumentat e nënshkruara dhe konfirmuam te pala tjetër. Është fotoja ku ai nënshkruan dokumentin. Ne mundëm të dërgonim pasaportën e Afrim Berishës që ky është babai i këtij fëmije dhe ai u kërkoi autoriteteve që ta dorëzonin te kryqi i kuq. Ne mundëm ta shpëtonim jetën e Alvinit dhe të kthenim një faqe”.

Për konsullin shpëtimi i Alvinit është një detyrim si shqiptaro libanez, ndërsa njoftoi se si ai do të shpëtohen edhe të tjerë që kanë mbetur në Siri, por pa dhënë shumë detaje.

”Ky është detyrimi im si shqiptaro-libanez sepse Siria nën juridiksionin e saj nuk ka një konsullatë në Liban dhe ne nuk pranojmë që fëmijët tanë shqiptarë të jetojnë në jetë të tilla.

Diçka të rëndësishme. Është një model operacional e strategjik që Shqipëria e autoritete shqiptare që kishin ekspertizën tani pas shpëtimit të Alvin Berishës, ne do të bëjmë të njëjtin operacion për ata që kanë mbetur, por preferoj ta mbaj diskrete sepse kemi nevojë që të bëjmë veprime dhe jo vetëm të flasim”.

I pyetur se pse nuk ndërhyri ambasadori shqiptar në Turqi për këtë operacion, Gorayeb shprehet se ambasada në Turqi nuk ka juridiksion për të mbuluar Sirinë.

“Nuk e njoh ambasadorin në Turqi, ambasada në Turqi nuk ka juridiksion për të mbuluar Sirinë. Ai nuk mund të ndërhyjë në Siri, është shumë e thjeshtë. Është shumë e vështirë që të njohësh terrenin në Liban e Siri dhe praktika më e mirë që ne përdorim është që unë e njoh terrenin në Liban e Siri dhe kam të gjitha kanalet e duhura për të ndihmuar në këtë rast”.

Gjatë fjalës së tij konsulli falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në operacionin e shpëtimit të Alvinit të vogël.

“Dua të mbani në mendje se dua të falënderoja personalisht autoritetet italiane, Interpolin italian, forcat e sigurisë në Liban, shërbimin e sigurisë së shtetit në Liban, forcat e brendshme kryqin e kuq ndërkombëtar dhe gjysmëhënën e kuqe siriane, se ato kanë bërë një sinkronizim të mirë dhe më lejuan që të kishim një komunikim të mirë bashkë”.

Me rrënjë shqiptare nga Shkodra Gorayeb tha se do të mbështesë çdo shqiptar me gjithë fuqitë e tij.

“Jam nga Shkodra nga nëna dhe falë zot kam gjak shqiptar dhe falënderoj çdo shqiptar, vendi ynë është këtu dhe jam këtu për të mbështetur çdo shqiptar me gjithë fuqitë dhe lidhjet tona dhe falënderoj autoritetet shqiptare që më kanë dhënë këtë autorizim për të bërë këtë punë”. /abcnews.al

 

sander-lleshaj-1-1280x617.jpg
nev ila10:39 | 08/11/2019

Nga aeroporti i “Fiumicinos” në Milano, të gjithë autoritet, italiane, shqiptare, siriane, që kanë marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e vogëlushit Alvin Berisha, kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ata kanë përshëndetur operacionin e zhvilluar, dhe kanë theksuar se ky operacion, shënon hapjen e rrugës për të shpëtuar gjithë fëmijët e tjerë që ndodhen në kampin “AL Hol” në Siri.

Të pranishëm kanë qenë, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, shefi i anti-terrorit të Milanos, Presidenti i Kryqit të Kuq Italian, Presidenti i Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane dhe drejtues të tjerë të cilët kanë marrë pjesë në këtë operacion.

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj tha se, falenderonte të gjithë ata që ndihmuan në këtë rast, sidomos në mënyrë të vecantë, autoritetet Libaneze të cilët kanë organizuar operacionin për shpëtimin e vogëlushit në terren.

“Nuk dua të përmedn detajet e operacionit por dua të falenderoj të dy palët që ndihmuan në këtë operacion. Falenderoj sidomos kryqin e kuq ndërkombëtar, gjysmën e hënës së kuqe në Siri, autoritet italiane dhe shqiptare. Po ashtu dua të përshëndes në mënyrë të vecantë, autoritetet libaneze të cilët mbështetën operacionin në terren. Rasti ka vëmendje të vecantë dhe është ngritur pyetja nëse po përdoret politikisht? Dua të them se PO, Po e përdorim politikisht për të dhënë një mesazh.  Alvin Berisha është rast i trishtuar që dhuna terrorizmi, radikalizmi nuk duhet të jetë i pranishëm në jetët tona, ne nuk duhet të lejojmë që radikalizimi të bëhet pjesë e jetës tonë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme”, tha Lleshaj.

Ndërsa shefi i antiterrorit të Milanos tha se rasti i Alvin Berisha është një rast për tu festuar tani që pati një fund të lumtur. Ai tha se ky operacion është vetëm fillimi i riatdhesimit të fëmijëve të tjerë që ndodhen në kampin “Al hol”.

Kam parë gjëra që ju njerëzit nuk mund ti imagjinoni. Historia është e bukur, është e para herë që gjendem në një konferencë për shtyp, pasi ky në fakt është një rast feste. Historia e bukur është që ne e sollëm këtë fëmijë në shtëpi. Operacioni ka qenë një bashkëpunim ndërkombëtar, pra me pjesëmarrjen e të gjithëve. Edhe pse Alvin është me kombësi shqiptare ai është edhe një italian. Sot hapet rruga për të “Alvinët” e tjerë. Të gjithë protagonistët që shihni në këtë tavolinë kanë bërë punën e tyre në këtë përfundim të lumtur. Nuk mund të lemë fëmijët e tjerë që ndodhen atje nën dhunën dhe radikalizimin e terrorizmit”, tha ai.

Më tej në fjalën që mbajti Presidenti i Kryqit të Kuq Italian, tha se në kampin “AL Hol” janë gjithsej 3 jetimore, në të cilën ndodhen fëmijë të moshës nga 3 vjeç e sipër.

“Unë dua të theksoj dicka, që ne organizatat ndërkombëtare nuk mund të bëjmë dicka pa qeveritë përkatëse. Ishte disponimi i dy shteteve Italiane dhe Shqiptare të cilët thanë se ky fëmijë duhej nxjerrë që aty dhe ne vendosëm të bëjmë rolin tonë. Duke qenë të gjithë të disponueshëm, për të ndihmuar në këtë rast, u tregua se kur ka dialog dhe bashkëpunim nga të gjithë, mund të arrihet marrëveshja në këto zona, edhe kur ato duken sikur janë të pamundura”.

Ndërkohë Presdienti i Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane, deklaroi se është i disponueshëm të ndihmojë për të gjithë fëmijët e tjerë.

 “Jam i disponueshëm të ndihmojë në operacione të tjera, ju falenderojmë të gjithëve dhe shpresoj që operacione të tilla të kemi edhe në të ardhmen”, tha ai.

Vogëlushi Alvin Berisha, në sajë të një operacioni ndërkombëtar, për shpëtimin e tij nga kampi i “Al Hol”, mbërriti sot rreth orës 7 të mëngjesit, në aeroportin e “Fiumicinos” në Romë, ku tashmë është bashkuar me babin dhe motrat e tij./abcnews.al

 

 

 

1548141868_116189_1548160726_noticia_normal_recorte1-1280x744.jpg
ent ela15:22 | 23/01/2019

Sërish vonesa në operacionet e shpëtimit të fëmijës 2 vjeçar Julen I bllokuar prej 10 ditësh tashmë në një pus 100 metra të thellë në Spanjë. Arsyeja qëndron tek gabimi në llogaritjen e saktë të masës së tubave mbështetës, të cilët do të zëvendësohen.

Një problem teknik ka shkaktuar vonesa të reja në operacionet e shpëtimit për të nxjerrë 2 vjecarin Julen, i cili ka mbetur i bllokuar në një pus 100 metra të thellë që në 13 janar në zonën e Malagës në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle, problem ka të bëjë me tubin e metalit, përforcues i pusit paralel, që po gërmohet në përpjekje për të mbërritur tek fëmija. Kur shpuesit hasën në gur të fortë tubat rezultuan më të gjerë se duhet. Tubat do të hiqen dhe do të zëvendësohen me të rinj. Edhe pse puna ka nisur, është e vështirë të thuhet se sa kohë do të zgjasë.

Shtyhet në këtë mënyrë dhe përpjekja për të gërmuar një tunel horizontal për të mbërritur tek Julen: një operacion që konsiderohet shumë delikat. Por fillimisht synohet futja e një video kamere për të parë saktësisht se në cfarë thellësie ndodhet fëmija. E përditshmja spanjolle El Pais shkruan se realizimi i tunelit paralel përfundoi në orën 20 : 30 të mbrëmjes së të martës dhe zgjati 55 orë, më shumë se 15 orët e parashikuara.

49442922_612357912553596_7620806811142062080_o-1280x853.jpg
ent ela15:59 | 12/01/2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën shëndetësore në fshatin Komsi dhe spitalin e Burrelit. Ajo deklaroi se në këto ditë të ftohta dimri janë kryer shumë misione shpëtimi. Manastriliu garantoi qytetarët se nuk do mungojë ndihma e mjekëve kur ka emergjenca shëndetësore.

Në këto ditë të motit të keq janë kryer 2900 misione shpëtimi me ambulancë dhe 8 me helikopter në zona të ndryshme të vendit.

Nga Mati, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vlerësoi punën e kryer nga mjekët dhe u kërkoi atyre që të vazhdojnë shërbimin ndaj banorëve për çdo rast që mund të paraqitet.

“Sistemi tashmë garanton që të gjitha atyre emergjencave t’u përgjigjemi në kohë. Janë 2900 misione me auto-ambulanca në të gjithë Shqipërinë në këto ditë moti të ftohtë dhe me reshje dëbore, të cilët kanë qenë misione shpëtimi duke shpëtuar jetë duke transportuar nga banesat në qendra shëndetësore ose duke transferuar nga qendrat shëndetësore në spitale”.

Ajo vizitoi qendrën shëndetësore Komsi dhe spitalin e Burrelit, dhe garantoi qytetarët se as furnizimi me medikamentet e nevojshme, as angazhimi i stafeve në qendra shëndetësore nuk do të mungojë.

“92 qendra shëndetësore janë furnizuar me të gjitha barnat dhe medikamente mjekësore”.

Manastirliu takoi edhe mjekët obstetër-gjinekolog që nëpërmjet sistemit të patronazhimit kanë ardhur nga materniteti “Koço Gliozheni” i Tiranës, në maternitetin e spitalit të Burrelit./abcnews.al

MALTE-EMIGRANTEt-1280x845.jpg
ent ela12:48 | 31/12/2018

Marina ushtarake në Maltë ka shpëtuar 69 emigrantë që gjendeshin në një varkë druri. Ndërkohë 32 emigrantë të shpëtuar pak para Krishtlindjes në brigjet e Libisë presin gjithashtu  të hyjnë në Maltë. Organizata jo qeveritare prej ditësh i bëjnë apel autoriteteve në vend që të presin emigrantët, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare. /abcnews.al

ANIJA-LISUS-MBULIM.mpg_snapshot_01.08-1280x681.jpg
ad min10:05 | 18/10/2018

Anija Lissus e Forcës Detare Shqiptare merr pjesë në 2 operacione për shpëtimin dhe parandalimin e tragjedive të emigrantëve në detin Egje. Në rastin e parë anija shqiptare diktoi një gomone me 33 persona që po mbushej me ujë. Sipas përgjegjësisë, anija shqiptare mbajti në mbikëqyrje gomonen, ku personat në bord po hiqnin ujin me mjete rrethanore. Gjithashtu, ekuipazhi shqiptar, i përbërë nga zhytës dhe infermierë, ka qëndruar në gatishmëri për evakuuimin e personave në rast emergjent.

Brenda pak minutash, të 33 personat në gomone, nga të cilët 19 burra, 6 gra dhe 8 fëmijë, të gjithë nga vende të Lindjes, u imbarkuan në bordin e anijes së Frontex. Ndërsa në operacionin e dytë mesnatën e mbrëmshme, anija Lissus shoqëroi në det një gomone me 40 persona, e cila u pikas nga roja bregdetare turke. Anija shqiptare mbajti nën kontroll gomonen, deri në imbarkimin e personave në bord, të cilët u dërguan për veprime në portin e Çeshmes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono