shpetim nazarko

bozdo.jpg
ger ta22:35 | 11/12/2019

Pika 3 e planit të Lulzim Bashës për të dalë nga gjendja e emergjencës si pasojë e tërmetit tragjik shkaktoi debat në studion e “Byro Politike”.

Pezullimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e kërkesave”. Është kjo pika 3 që sipas analistit Shpëtim Nazarko është e pakuptimë dhe e përkthyer gabim nga italishtja.

Nazarko i kërkoi Eno Bozdos t’i sqaronte këtë pikë dhe kjo solli edhe përplasjen e tyre.

Më pas Nazarko propozoi se vendit i duhet një qeverisje kombëtare me Ramën dhe Bashën me në krye një komisar të huaj siç e quajti ai për të kaluar situatën e emergjencës.

Ndërsa Bozdo u shpreh se nuk kanë marrë një ftesë të tillë.

Replikat:

Nazarko: Është e përkthyer nga italishrja, ma shpjego cdo të thotë pika 3. Çfarë është pika 3?

Bozdo: Unë nuk kuptoj pyetjen.

Nazarko: Ndihmësat që ka nuk duhet ti mbajë torollakë…

Bozdo: Stop, mos fol për njerëzit

Nazarko: Ma përkthe

Bozdo: Patjetër, qetësohu dhe dëgjo. 5 kërkesat që kemi folur nuk janë kërkesa që tentojnë të zgjidhin situatën emergjente. Që këto kompani të mos falimentojnë duhet të merren në konsideratë këto 5 pika. Por unë nuk kam dëgjuar asnjë deri më sot nëse këto pika vlejnë apo jo.

Nazarko: Kanë bërë një përkthim nga gjuha italiane dhe e morëm vesh. Unë propozova një gjë që është shumë e madhe se kjo, që Shqipërisë i duhet një qeveri e emergjencës kombëtare. Jo Edi i kërkon ndihmë Bashës, dhe ai i thotë nuk bëjmë foto. Të dy palët duhet të uleshin në tavolinë dhe të gjenin një komisar të fuqishëm, t’ja kërkonin të huajve. Sepse në këtë rast nuk do dëgjonin këto budallaqe që i ka përkthyer Luli nga italishtja që nuk merr vesh. Mund të jetë rikuperimi i dëmeve thuaji. Unë thashë një qeveri të emrgjencës kombëtare, ndoshta Rama nuk ka nevojë. Por mua nuk më hyn në punë kjo, mua më hyn në puna kriza. E vetmja e mirë që mund ti bënin këta të dy vendit është që të ndërtonin këtë mekanizëm me një komisar të huaj fuqiplotë.

Pesë pikat e planit të PD

/abcnews.al

nazarko.jpg
ger ta22:09 | 11/12/2019

“Shqipëria nuk ka fuqi punëtore në ndërtim”. Kështu u shpreh në emisioninin “Byro Politike” analisti Shpëtim Nazarko.

Analisti theksoi se pezullimi i përkohshëm i lejeve të ndërtimit është një veprim i mirë.

Një pezullim i përkohshëm bën mirë. Ne e dimë që Shqipëria nuk ka punëtorë ndërtimi. Në Korçë është i vetmi qytet që ka ruajtur strukturën dhe ka jetë sociale, i vetmi qytet që paguan. Dhe dëgjova se në Korçë qytetarët po aplikojnë për të punuar jashtë si muratorë. Ne nuk kemi fuqi punëtore. Unë po degjova kryeministrin që do nxirrte një ligj për të marrë punëtorë. Shqipëria s’ka fuqi punëtore, inxhinierike”, tha Nazarko.

Ndërsa ky argumentin u hodh poshtë nga të ftuarit e tjerë në panel, të cilët vunë në dukje se vëtm në Tiranë janë dhënë mijëra leje ndërtimi dhe se fuqia punëtore nuk ka munguar.

nazarko-1280x607.jpg
in a21:42 | 20/11/2019

Në studion e “Byro Politike”, në “ABC News”,  mbrëmjen e sotme, me gazetaren Juli Xhokaxhi, i ftuar analisti, Shpëtim Nazarko ka komentuar përplasjet me klasave politike, ai shprehet se të gjitha pushtetet janë të kapura nga mazhoranca. Nazarko thekson se gjithë procesi i Kushtetueses po monitorohet nga ndërkombërtarët.

“Personalisht mendoj që kasta e gjyqtarëve, nuk mund të themi se është më pak e korruptuar për shkak se ata kanë përfituar nga interesat vetiake të klasës politike. Duke bërë ligje që kanë çuar në vrasje 10 mijë veta për pronën, politika ka bërë sehir me gjyqësorët”, tha Nazarko.

Sa i përket konfliktit Dvorani – Meta, sipas tij, nga pikëpamja juridike Dvorani është zgjedhur si “kokë turku”.

“Dvorani është zgjedhur si kokë turku, respektoj vendimin e tij i cili është në syrin e vëzhguesit të ndërkombtarëve. Ndoshta ndërkombetarët janë përzier me dëshirën e mirë që Shqipëria të ecë përpara”, tha Nazarko.

Në studio është komentuar edhe vendimi i presidentit Meta për shpalljen “non grata” të ambasadorit Ber Borchardt. “Shpallja “non grata” e Bochardt është jo korrekte, presidenti duhet ti mundë të tjerët me qetësi “po u nxe plaku i shtëpisë zor të mbash kopenë”, tha ndër të tjera Nazarko.

Sikur skena politike të ishte më shumplanëshe do të krijohej një kaos. Nuk i di arsyet e brendshme të vendimit të presidentit Meta, por në disa raste i ka tejkaluar. Do të preferoja një vendim pa zhurmë. Nëse do ta gjykojmë politikisht, vendimet e Metës janë për shumë arsye, por besoj se jëmi në vazhdimin e lojës politke të 2017-tës, theksoi Nazarko.

Sipas tij fundi i kësaj përplasje mund të sjellë shkarkimin e Presidentit Meta, ose dobësimin e LSI-së.

“Meta e din më mirë se ne, se ku është fundi i kësaj loje, që nuk është vetëm shkarkimi i tij, por edhe dobësimi i LSI-së”, tha Nazarko.

Sa i përket zgjedhjeve Nazarko thotë se Basha nuk mund të hyjë dot në asnjë palë zgjedhje nëse nuk krijon një front të përbashkët./abcnews.al

 

nazarkoo-1280x720.jpg
in a22:26 | 05/11/2019

I ftuar në emisionin “Provokacija”, Shpëtim Nazarko ka komentuar çështjen e bllokimit të basteve dhe bixhozit. “Krijimi i dramave të pafundme që i shkakton kumari shoqërisë është shumë i madh. Nuk duhet të harrojmë se kumari nuk duhet të shikohet si mjeti i vetëm i fitimit”. Për këtë duhet ti kërkojmë llogari qeverisë, a është arritur vërtet qëllimi i këtij aksioni, u shpreh Nazarko.

Nazarko shpreh indinjatën e tij duke vënë theksin se vëmendja duhet rikthyer tek arsimi. Legalizimin e prostitucionit e sheh si një tmerr, për Nazarkon vendi nuk është në një fazë evolucioni.

“90% e parava vijnë nga taksa të ndyra, koha të ndëshkon shumë gjatë, ne do të detyrohemi që shtëpitë në fshat ti prishim. Çfarë do të bëjë një shoqëri, pa jetë sociale, kush e ka qeverisur këtë vend. Sot duket që ne nuk kemi qeverisur duke sjellë pasoja të rënda”, tha Nazarko.

Sipas tij qeveritë nuk ka punuar si duhet, Nazarko shprehet se qeveritë kanë shkaktuar dëmë që do na duhet njëqind vjet ti riparojmë. Shpëtim Nazarko ngre një shqetësim shumë të madh për shoqërinë shqiptare, kemi prishur traditën e vendit, kryeministri Rama sipas tij ‘mburret’ për qendrat e qytetëruara. Por ne na kanë qeverisur njerëz që vijnë nga sistemi komunist tha ndër të tjera Shpëtim Nazarko./abcnews.al

shpetim-nazarkoo.jpg
ad min21:51 | 14/06/2019

“Nuk hyj te qorrat që besoj se drejtësia ka çuar botën përpara”. Është kjo deklarata e analistit Shpëtim Nazarko nga studio e emisionit “Provokacija”, kur u pyet nga Mustafa Nano nëse besonte tek reforma në drejtësi. Ai tha më tej se beson se një vend e çon përpara konflikti i interesave dhe jo historia e luftës për drejtësi.

“Më pyesin shumë shpesh a beson te Evropa dhe reforma në drejtësi? Unë nuk hyj te qorrat që besoj se drejtësia ka çuar botën përpara që ta them troç. Unë mendoj që Evropën e kanë çuar mbretëritë përpara, domethënë në rrugë evolucionare. Në tërë historinë e njerëzimit nuk di ndonjë shtet që është ndërtuar në bazë të demokracisë së drejtpërdrejtë. Edhe besoj në mënyrë popullore, se Evropa thotë kështu “unë dua të shfrytëzoj rrugët e atij vendi, dua të shfrytëzoj mineralet e atij vendi, dua të shfrytëzoj gjatësitë e shkurtra të atij vendi.

Mirëpo po të vete unë në doganë do më presë një polic i korruptuar, po të vete në gjykatë do më presë një gjykatës që më zhvat, po të vete në rrugë do më çajnë gomat e makinës. Çfarë t’i bëj unë këtyre njerëzve? Do t’i fshij. Por që ti fshij s’ka më kuptim sepse janë si ata qengjit që sa kanë dalë nga delja. Do t’i rris pak. Do i jap ca para sa të rrisë doganat se kështu nuk i rris dot”. Dhe Evropa ka vendosur të na rregullojë në këtë lloj forme. Na dha ca para për këtë, që ne i humbëm. Tani do na japë ca dru kokës dhe unë besoj që përpara të çon gjithnjë jo historia e luftës për drejtësi, por konflikti i interesave”, tha Nazarko./abcnews.al

shpetim-nazarko.jpg
ad min21:43 | 14/06/2019

Edhe sikur të shtyhen zgjedhjet, opozita nuk do hyjë në to. Kështu u shpreh Shpëtim Nazarko këtë të premte gjatë emisionit “Provokacija”. Analisti tha se Basha nuk futet në zgjedhje pasi është 300 mijë vota pas Ramës.

“Ja s’i bëmë me 30 i bëjmë me 15 Tetor. Unë jam i sigurt që opozita nuk do vijë as me 15 Tetor. Kam studiuar tre zgjedhjet e fundit dhe i bëj një pyetje publike Bashës. Ke qenë në vitin 2009 me të njëjtat vota si PS dhe në zgjedhjet e 2013-s i ke numëruar ti votat, pra nuk kishte mundësi të vidhte aq shumë Rama. Nga 2013-a deri në 2017-n, Rama ka gjysmën e 18-vjeçarëve  që futen për herë të parë në votim.

Tani si ka mundësi që pas 8 vjetësh, kur zgjedhjet e para dhe të dyta i numërove ti se kishe pushtetin, ti je 300 mijë vota mbrapa këtij. Ka një arsye shumë banale në pamjen e parë që PD duke qenë gjithnjë parti e dytë, se ka qenë parti e dytë për 25 vjet rrjesht. Thonë një herë në 2005-n, unë e dyshoj. Çfarë ka bërë? I është dashur që për këtë sistem zgjedhor që ka zgjedhur të marrë aleatë fals poshtë e përpjetë, të cilët kur e kuptojnë se era fryn në krahun tjetër e lënë rrugës dhe krisin ikin. Për të mbajtur këta aleatë ka paguar më shumë më tepër se sa duhet.   

Unë besoj se 90% do bëhen dhe 10% nëse komuniteti ndërkombëtar arrin, e kam shumë të vështirë ta besoj që ta arrijë komuniteti për një arsye të thjeshtë që Basha qoftë të futen në 30, qoftë të futet në 30 Tetor ka problemin e 300 mijë votave se s’ka ku t’i gjejë. Duhet t’u mbushë mendjen të vetëve që të futen si pykë e vetme që të kompensojnë këtë 300 mijë të aleatëve”, tha Nazarko./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono