Shpëtim Idrizi

shpetim-idrizi.jpg
ad min23:06 | 23/10/2019

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se politika e ka lënë jashtë vëmendjes çështjen çame. Deklaratat Idrizi i bëri në Kongresin Antifashist Çam, që u mbajt në Tiranë.

Kongresi Antifashist Çam përkujtoi në Tiranë rolin e shqiptarëve të Çamërisë në Luftën e II-të Botërore. Kreu i PDIU-së, Idrizi tha ndër të tjera se çështja çame është lënë gjithnjë e më tepër jashtë vëmendjes nga politika.

Pavarësisht çdo tentative për të lënë në harresë kontributin e shqiptarëve të Çamërisë në historinë e Shqipërisë, sipas Idrizit, kjo nuk do të lejohet të ndodhë. Të pranishëm ne kongresin antifashist çam ishin historianë, shkrimtarë dhe përfaqësues të Shoqatës Patriotike “Çamëria”./ABC News Albania

albin-kurti-shgpetim-idrzi-1280x854.jpg
nev ila15:12 | 12/10/2019

Një përfaqësi e PDIU e kryesuar nga kryetari Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim ditën e djeshme me Albin Kurtin dhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes Vetvendosja në Kosovë.

Idrizi shprehu vlerësimin e tij për aktivitetin e Vetëvendosjes në shërbim të çështjes kombëtare dhe për qëndresë e punën e Albin Kurtit për të ndryshuar gjendjen e Kosovës dikur në pushtim, e sot si një demokraci që po konsolidohet.

Sipas Idrizit, zgjedhjet ishin një test i kaluar me sukses e përbëjnë një model rotacioni, si për standardet që ruajtën ashtu edhe për rezultatin e tyre. Vota e qytetarëve të Kosovës solli një risi në politikën e vendit duke nxjerrë në skenë një brez të ri por me shumë përvojë politikanësh e së bashku me Vjosa Osmanin e LDK, e cila solli një risi të padiskutueshme në këto zgjedhje, do krijohet mundësia për një politikë të re e të suksesshme.

“Këto zgjedhje kane turbulluar dhe ujërat e ndenjura të kënetës së politikës Shqiptare dhe shpresoj që pranvera e Kosovës të vijë dhe në Shqipëri”, theksoi z. Idrizi.

VV dhe PDIU kanë patur qysh herët një bashkëpunim të suksesshëm si Parti që në fokusin e aktivitetit të tyre kanë çështjen kombëtare.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me nevojën për të përafruar realisht sistemin arsimor e për të krijuar një model ekonomik që nuk ka barriera artificiale si ato që janë sot.

Lidhur me krijimin e të ashtuquajturit Schengen Ballkanik, Idrizi e vlerësoi si një hap jo të nevojshëm që rikthen nocione të vjetra politike si ajo e ish-konfederatës Jugosllave dhe theksoi se në Shqipëri është e nevojshme të shohim marrëdhëniet me Serbinë duke mbajtur gjithmonë parasysh interesin e Kosovës.

“Objektivi ynë kryesor është të integrohemi në Europë e jo të kërkojmë artifice që nuk ndihmojnë as Kosovën e as Shqipërinë“, theksoi Idrizi.

Albin Kurti vlerësoi mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje dhe theksoi se puna e ardhshme do duhet të përqendrohet në rritjen e mirëqenies së tyre dhe rritjen e dinjitetit të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare./abcnews.al

meta-idrizi.jpg
nev ila20:55 | 27/06/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, për vendimin e tij për të caktuar datën e 13 tetorit për të zhvilluar zgjedhjet vendore.

Meta në njoftimin me kreun e PDIU-së, thekson se ka shprehur besimin se kryeministri Rama do reflektojë deri të shtunën.

“Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës. 
Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan. 
Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”./abcnews.al

PROVOKACIA-3-MAJ-MONOLOGUSHPETIM-IDRIZI-PJESA-1-1280x720.jpg
ent ela20:59 | 03/05/2019

“Hera e fundit në Çamëri ka qenë në vitin 2006 dhe prej atëherë e kam pasur të pamundur”. Kështu u shpreh në studion e “Provokacija”, Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Ai ka theksuar se ka tentuar të shkojë sërish, por nuk i është garantuar siguria nga pala greke.

Idrizi: “Hera e fundit në Çamëri ka qenë në vitin 2006. Prej atëherë e kam pas të pamundur. Do ishte rast i mirë të ishim bashkë, se do ishte rast i mirë që të më mundësohej dhe mua”.

Nano: Ti nuk e ke tentuar këtë gjë?

Idrizi: “Kam tentuar por me funksionin që kam pas, kam qenë i detyruar të njoftoj MPJ shqiptare dhe ka pas hezitim. Më kanë thënë që pala greke nuk e merr përsipër sigurinë. Por është e paarsyeshme ne jemi njerëz të lirë. Nuk di të kem asnjë dënim apo non grata atje. Por mesa duket skupet janë nga ana matanë”./abcnews.al

shpetim-idrizi-1.png
ad min20:53 | 30/10/2018

I ftuari i parë i kësaj puntate të emisionit “Provokacija” nga gazetari Mustafa Nano ishte kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Ai shprehu qëndrimin e tij mbi ngjarjen në Bularat, ku mbeti i vrarë ekstremisti grek. Gjithashtu u diskutuan dhe marrëdhëniet politike dhe historike ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

“Kur kam thënë që ishte një ngjarje e paralajmëruar unë kam qenë i bindur që bërja e varrezave të ushtarëve grekë, jo vetëm nga konteksti historik, do të ishte një provokim i madh edhe për shqiptarët edhe për grekët. Do të ishtë provokim sepse është bërë në kushtet jo të reciprocitetit, por dhe të dinjitetit kombëtar. Ato varreza janë bërë vend pelegrinazhi. Kur bëhet fjalë për varrezat e ushtarëve të rënë zakonisht vijnë pjesë si proces pajtimi pas luftrave. E para ëshë se ne nuk kemi qenë në luftë me Greqinë. E dyta është se ne kemi me Greqinë një ligj lufte nga pikëpamja formale. Prandaj duhet ta fillonim nga heqja e ligjit të luftës, e dyta të fillojë një proces pajtimi.”

Ndërsa për çështjen Çame dhe ngjarjen në Bularat, ku mbeti i vrarë ekstremisti grek ai u shpreh:

“Për çështjen Çame duhet dinjitet të shtetarit duhet reciprocitet për kërkimin e varreve, sigurisht duhet dhe argument, sepse unë nuk e shoh gjëkundi këtë argument. Rama pasi e përdori çështjen Çame si çakmak me Shqipërinë tani i uli, ndryshoi 180 gradë. Dje morëm vesh që Ministria e Jashtme greke thirri ambasadorin shqiptar për ngjarjen. Ishte për të gjithë shqiptarët e qartë edhe për opinionin publik që një njeri i marrë forcë nga fitorja e vorio epirit mori armën në mes të fshatit dhe qëlloi policinë. Shqipëria në këtë rast ishte e vonuar në identifikimin dhe në pranimin në territorin e Shqipërisë të elementëve të tillë desktruktiv. Si lejohet që ky person të vijë në Shqipëri, të armatoset, të vishet ma kamoflazh dhe të qëllojë fillimisht në ajër dhe më pas ndaj policisë. Duhet parandaluar. Në gjithë këtë histori pyetja është: Ku është shteti shqiptar?”

Gjithashtu u diskutua edhe për marrëdhënien që ne kemi me minoritetin grek në Shqipëri.

“Shqipëria i ka njohur që në vitin 1937 zonat minoritare në Finiq dhe në Dropull. Nuk ka pasur kurrë konflikte atje. Dhe vazhdimisht zhvendosej konflikti në Himarë ku ca bëheshin grekë e ca nuk bëheshin. Nuk ka pasur kurrë konflikt as në Dropull as në Finiq. Kanë pasur të gjithë të drjetat, të më thonë një të drejtë tjetër se do të dal unë ti mbështes. Janë mazhorancë, kanë gjuhën, zhvillimin, tabelat në gjuhën greke.”

Si përfundim Idrizi rrëfeu dhe se si duhet të zgjidhim konfliktet me Geqinë.

“Që të mos kemi konflikte me Greqinë duhet që të kemi dinjitet dhe reciprocitet dhe të mos pranojmë duart e forta të Greqisë, por argumentin. ”/abcnews.al

shpetim-idrizi.png
ad min21:12 | 26/10/2018

I ftuar në “Provokacija”, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se lista me emra të disa personaliteteve shqiptare që thuhej se kishin përfituar fonde sekrete greke u bë për të zhvendosur vëmendjen nga hetimi në Athinë për këtë rast. Gjithashtu sipas Idrizit kjo është lojë politike. Madje sipas kreu të PDIU-së, ai ka qenë tabela e qitjes nga mediat.

Shpëtim Idrizi: “Prokuroria e Athinës ka hapur një hetim për fonde sekret shtetërore në drejtim të Shqipërisë dhe që kemi një prononcim edhe të Tsiprasit dhe të Kotziasit që ky është lajmi i vetëm dhe serioz që duhet të merreshim të gjithë. Për ta zhvendosur nga kjo dhe për lojë politike gazeta “Dita”, Jeta Osht Qef, Pamfleti dhe disa të tjera, jo të gjitha mediat e tjera sigurisht që kishin qejf që të peshkonin dhe emrin e Shpëtim Idrizit. Kam përshtypjen Muçi që… më fal që po t’i heq spaleteta, por besoj që ju të tjerët jeni efekt kolateral aty. Jeni sa për të mbushur sepse për t’i dhënë kredibilitet kësaj liste ishte dhe Noizy dhe Olta Gixhari, shumë personazhe të nderuara në fushat e tyre”.

“Ti mendon se tabela e qitjes ka qenë Shpëtim Idrizi”?

Shpëtim Idrizi: “Besoj që kam qenë unë për shkak të shumës së parave dhe për shkak se dy ditë më parë kisha bërë një deklaratë shtypi ku i kërkoja prokurorisë së Tiranës që të hapeshin hetimet si në Athinë për të investiguar faktin që në atje kishte dalë një lajm dhe që në drejtim të Shqipërisë janë lëshuar një sërë fondesh sekrete e pranuar nga Tsipras dhe Kotzias”.

Lidhur me këtë çështje, ai tregoi gjithashtu se burimi i parë i lajmit ka qenë një blog i cili ishte hapur vetëm prej pak ditësh.

“Ky është rasti i paraekselencës i mediave jo profesionale. Ndikojnë dhe manipulojnë të gjithë opinionin publik. Është sa komike aq edhe tragjike dhe e rëndë. Sikur portalet, gazetat shqiptare të kishin shpenzuar një sekond kohë me profesionalizmin që duhet të ketë çdo gazetar dhe të shihnin që ky blogu “Taulantia Blog”, një blog i hapur 5 ditë më përpara. Ky është burimi i parë i lajmit. Unë e kam investiguar. Pas këtij blogu e ka marr një portal “Tetova Sot” se këta bëjnë edhe më patriotë, këta që janë vërdallë dhe ky blogu më rezulton që është e një mashtruesi. I dënuar edhe nga gjykata shqiptare i deklaruar si presidenti, kryeministri edhe kryetari i parlamentit të Republikës së Çamërisë. Ky blogu i tillë thotë që referuar një mediaje greke, Elefteri Ora. Fillimisht e mora si një gjë nga këto budallalliqet që ndodhin rëndomë, pastaj e pashë që po merrej dhe opinionin publik dhe ngarkova edhe stafin që hapën këtë gazetën greke, ku nuk kishte asnjë gjë”, u shpreh Idrizi./abcnews.al

basha-pdiu-1280x650.jpg
ent ela12:27 | 16/09/2018

Pas diskutimeve mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe atij të Partisë për Drejtesi Integrim dhe Unitet, e shkëputur vetëm së fundmi nga koalicioni me mazhorancën, kreu i saj Shpëtim Idrizi ka njoftuar pozicionimin në krah të opozitës së bashkuar me të cilën deklaron se ndan qëllimin për çlirimin e vendit nga sundimi i krimit dhe shkatërrimi i ekonomisë, por edhe trajtimit të çështjes çame.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet i është bashkuar sot koalicionit opozitar për zgjedhjet vendore të 2019-ës. Në një deklaratë të përbashkët për mediat nga seli blu, pas arritjes së marrëveshjes, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se sot opozita  është më e bashkuar dhe më e fortë.

“Sot opozita është më e bashkuar në këtë momment kritik për Shqipërinë e shqiptarët. PD dhe opozita e bashkuar kanë sot një mison jetik për çdo familje shqiptare. T’i japim fund bashkëqeverisjes me krimin, të largojmë aleancën me krimin, që ka zaptuar, të çlirojmë vendin nga sundimi i bandave dhe të ofrojmë vizionin tonë me një ekonomi të fortë përmes parimeve dhe normave të ekonomisë së tregut të lirë, të luftës pa kompromis kundër korrupsionit qeveritar dhe si anëtarë të PPE kemi sot mikun tonë presidentin Miliori të vazhdojmë betejën tonë. Bashkëpunimi ynë do shtrihet në të gjitha fushat, shkëputja e krimit nga politika, zgjedhjet  e lir adhe të ndershme, çlirimi i ekonomisë nga oligarkët dhe shpresën e zhvillimit ekonomik”.

Kreu demokrat theksoi gjithashtu se PD është e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë në dimensionin historik të kujtesës e nderimit për viktimat, në dimensionin e lëvizjes së lirë për të lindurit në Shqipëri dhe për të garantuar të drejtën e pronës.

Nga ana e tij kreu i PDIU Shpëtim Idrizi u shpreh se sot shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të fortë përballë kriminalitetit në rritje dhe braktisjes së vendit nga shqiptarët.

“Sot patëm një diskutim me Bashën dhe stafet respektive për të vlerësuar prioritetet tona. Përballë një kriminalitei në rritje, trafiqeve dhe braktisjes së vendit nga shqiptarët kemi nevojë të kemi një opozitë të fortë që të mos jetë thejsht reflektive, por të ketë alternativën e saj që të ndahemi nga ky tranzicion i tejzgjatur dhe t’u japim shpresë shqiptarëve. Trajtimi i shqitarëve të Çamërisë në përputhje me konvetën Evropianë të të drejtave të njeriut, rezolutën e Çamërisë, për t’i dhënë zgjidhje çështjes së shqiptarëve të Çamërisë me misionin e saj historik. Ne sot jemi pjesë e opozitës zyrtare se besojmë që vendi ka nevojë për opozitë të fortë”.

Marrëveshja e PDIU-së me PE u përshëndet edhe nga ish presidneti i asamblesë parlamentare të OSBE, Rikardo Miliori. Ai tha se kjo marrëveshje është një është një akord patriotik dhe një fortesë e çdo shqiptari për këtë vend të rëndësishëm të Evropës dhe Ballkanit./abcnews.al

 

PROVOKACIJA-26.06.2018-1280x720.jpg
ent ela12:20 | 27/06/2018

Të ftuar në emisionin e radhës të “Provokacija” nga Mustafa Nano ishin:

Shpëtim Idrizi ka komentuar ndeshjen Serbi-Zvicër, dhe simbolin e shqiponjës të bërë nga dy shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Sipas tij gjesti i shqiponjës është një formë shumë e bukur e të shprehurit të identitetit dhe nuk është e ndaluar.

Idrizi në cilësinë e kreut të PDIU ka ka folur gjithashtu edhe për çështjen çame dhe deklaratat e palës greke, pasi sipas tij nuk ka transparencë nga pala shqiptare. Duke iu referuar deklaratave të palës greke Idrizi tha se nuk është në tryezën e negociatave çështja e shqiptarëve të Çamërisë, ndërsa i bën thirrje ministrit të jashtëm se çështja çame nuk është çështje vullneti, por është detyrim.

Rubens Shima, historian, arti ish-drejtor i GA, ka folur për historinë  eTeatrit Kombëtar. Në një shkrim që i dedikohej debatit të Teatrit Kombëtar, Shima tha se ndërhyri pasi spekulimi mori përmasa të jashtëzakonshme, duke e denigruar godinën e Teatrit.

Teuta Dobi, drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri”. Ka folur mbi ndikimin që kanë telefonat, në jetën e nxënësve. Sipas saj nxënësit kanë krijuar varësi dhe janë bërë asocialë.

Olsi Jazexhi, Historian. Ka folur për origjinën e Skënderbeut dhe të shqiptarëve.  Sipass tij nuk ka një dokument që vërteton se Skënderbeu ka folur shqip. Ai ka komentuar edhe lajmet e rreme të portaleve në adresë të tij./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono