shpërthim

emi.jpg
ger ta10:12 | 15/01/2020

Tre të lënduar shkaktoi shpërthimi i një bombole gazi në zonën e Yzberishtit, orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Të lënduar mbetën, bashkëpronarja Klodiana Simeci dhe dy punonjës, njera prej tyre e identifikuar si Ardiana Mesi.

Në një lidhje direkte nga vendi i ngjarjes, gazetari Andi Qosja bën me dije se dëmet në byrektore janë të konsiderueshme. Dyshohet se shkak i shpërthimit të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola, ndërsa kanë mbërritur edhe ekspertë të ISHTI, të cilët kanë sekuestruar edhe bombolën për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Fatmirësisht gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pas përmirësimit do të merret edhe dëshmia e bashkëpronares.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën “3 Dëshmorët” rreth orës 07:25 .

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Pakistan-mosque-explosion100120.jpg
So Nila18:25 | 10/01/2020

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën  dhe 11 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një xhami në jugperëndim të Pakistanit.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në një xhami të provincës Baluçistan. Në mesin e viktima është edhe një zyrtar policor, për të cilin raportohet se ka qenë në shënjestër të sulmit.

Ky është një shpërthim që ka ndodhur dy ditë pas një shpërthimi në këtë rajon, që vrau dy pjesëtarë të një force paraushtarake.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me përgjegjësit e këtij sulmi.

 

zjarr.jpg
ger ta15:47 | 10/01/2020

Është shembur me shpërthim të kontrolluar një godinë gjashtë katëshe në zonën e Astirit, për t’i hapur rrugë zgjerimit të Unazës së Madhe.

Godina është shembur me lëndë plasese, ku mësohet se janë hapur plot 250 vrima dhe janë përdorur 10 kg lëndë eksplozivi.

Shpërthimi ka ndodhur pa probleme ashtu sikurse ishte planifikuar, ndërsa në zonë është bllokuar qarkullimi për pak momente.

Kujtojmë se në këtë godinë ishin strehuar rreth 20 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërsa tashmë këto familje janë akomoduar në një tjetër godinë, pasi kanë marrë edhe bonusin e bashkisë.

Sakaq, dje IKMT shembi 5 ndërtesa të tjera, ndërsa nuk pati përplasje me policinë./abcnews.al

simic.jpg
R D12:02 | 09/01/2020

Një automjet Peugeot ngjyrë e zezë dhe me targa KM është djegur mbrëmë pas mesnatës në Leposaviç, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

KosovaPress raporton se makina është në pronësi të deputetit serb Sllavko Simiç.”Mbrëmë pas mesnatës, saktësisht rreth orës 1:30, para ndërtesës ku jeton Sllavko Simiç në Leposaviç, është hedhur eksploziv në automjetin e deputetit Simiç. Automjeti është djegur i tërë”, kanë thënë burimet e policisë.

Lajmin e konfirmon zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut Branisllav Tadoviç, por nuk ka dhënë detaje shtesë.  Simiç përveç postit të deputetit në parlamentin e Kosovës, është edhe nënkryetar i Listës Serbe, si dhe kryetar i qarkut të Mitrovicës, i zgjedhur nga strukturat ilegale serbe.

kapsolle1.jpg
in a18:44 | 31/12/2019

Mbrëmjen e këtij fundviti në oborrin e ish Gjimnazit në qytetin e Librazhdit është regjistruar një ngjarje e rëndë.

Si pasojë e shpërthimit të një kapsolle, ka mbetur i plagosur një 9 – vjeçari, U. T., djali i Behar Terziut, drejtor i OSHEE për Librazhdin.  Mësohet se i mituri ka dëmtuar një gisht.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nuk janë të qarta rrethanat e ndodhjes së ngjarjes, ndërsa i mituri është transportuar me urgjencë drejt Traumës.

lajm-i-fundit-1-1280x720.jpg
R D10:06 | 27/12/2019

Një shpërthim tritoli ka ndodhur pas mesnate në biznesin dhe shtëpinë e një personi me iniciale P.K në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Në njoftimin paraprak të policisë thuhet se “në orët e para të mëngjesit, në afërsi të murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare në pronësi të shtetasit P. K dhe në afersi të baneses së tij, dyshohet të ketë shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”.

“Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, deklaron policia e Tiranës.

Lexo edhe: FOTO/ I arrestuar për kokainë, kush është personi që i vendosën tritol në Tiranë

prok-vlore.jpg
ger ta08:00 | 21/12/2019

Një automjet tip “Wolksvagen”ka shpërthyer gjatë natës në qytetin e Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen “28 Nëntori”.

Në automjet dyshohet të jetë vendosur një sasi lënde eksplozive. Abcnews.al mëson se automjeti është në pronësi të prokurorit, Albert Kuliçi.

Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me detyrën e prokurorit, ndërsa nga shpëthimi nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Nga pamjet e siguruara shihet se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prokurori Kuliçi.

/abcnews.al

china.jpg
ger ta09:16 | 17/12/2019

Një shpërthim në një minierë qymyri në jug-perëndim të Kinës ka vrarë të paktën 14 njerëz.
Autoritetet lokale thanë se dy persona ishin ende të bllokuar nën tokë në minierën në provincën Guizhou.

Të paktën 37 persona kanë vdekur në pesë miniera në Kinë që nga tetori. Aksidentet shpesh vijnë për shkak të rregullave të sigurisë që nuk zbatohen si duhet.

Shpërthimi në minierën Guanglong në provincën Guizhou ndodhi në orët e para të së martës.

Kjo ngjarje vjen disa ditë pas përmbytjes së galerisë së minierës së qymyrit në provincën fqinje Sichuan, e cila u mori jetën pesë punëtorëve dhe bllokoi 13 të tjerë./abcnews.al

vullkan-1.jpg
in a07:22 | 09/12/2019

Një vullkan ka shpërthyer në brigjet lindore të ishullit të Zelandës së Re, duke shkaktuar një plumb hiri mijëra metra në ajër.

Për shkak të shpërthimit të vullkanit policia raporton se pesë persona kanë mbetur të vdekur, rreth 20 të humbur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Policia njofton se rreth 50 vetë ishin në afërsi të zonës kur ndodhi shpërthimi në ishullin e Bardhë. Ishulli i Bardhë është rreth 50 km nga bregdeti lindor i ishullit të Veriut dhe pllaka të mëdha të vullkanit ishin të dukshme nga kontinenti.

“Një numër njerëzish raportohet se janë lënduar”, tha kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë për shtyp, duke shtuar se një operacion shpëtimi kishte filluar.

“Duket se është një çështje shumë domethënëse, veçanërisht shkalla e njerëzve të prekur, në këtë fazë,” shtoi ajo.

Shumë prej të prekurve mendohet të jenë turistë.

“Nuk jam i sigurt nëse këta njerëz ishin në ishull ose afër tij, por patjetër që kishte një grup atje dhe ata kishin nevojë për kujdes mjekësor,” tha Judy Turner, kryetari i qytetit bregdetar të Whakatāne./abcnews.al

tritl.jpg
ger ta09:40 | 01/12/2019

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Tiranen në orët e para të mengjesit të sotem. Lënda plasëse e dyshuar tritol  është vendosur  pranë një biznesi tek Ish Stacioni i Trenit.

Gazetari Andi Qosja bën me dije për abcnews.al se nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Njoftimi i policisë:

Në vendngjarje ka mbërritur  ambulaca dhe policia ku kjo e fundit ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe personat përgjegjes

Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40,  në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F, ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç  dëme materiale.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono