shpella

109023062_94eb191e-eecd-453b-9fed-8d834d89648c.jpg
ent ela14:07 | 30/09/2019

Policia kineze ka arrestuar një 63 vjeçar, i cili ishte në arrati prej 17 vjetësh. Policia zbuloi fshehjen e tij në shpellë falë përdorimit të droneve.

63-vjeçari, i quajtur Song Jiang, ishte burgosur për trafikimin e grave dhe fëmijëve, por u arratis nga burgu në vitin 2002. Ai kishte jetuar në një shpellë të vogël të shkëputur nga ndërveprimi njerëzor për vite me radhë.

Policia e Yongshan mori të dhëna rreth vendndodhjes së Song në fillim të shtatorit, të cilat i çuan në malet prapa vendlindjes së tij në provincën Yunnan në Kinën jug-perëndimore.

Pas kërkimeve të rregullta policia nuk arrti të gjejë asgjë, kështu që autoritetet dërguan drone shtesë për të ndihmuar oficerët. Dronet vunë re një pllakë çeliku me ngjyrë blu në një shkëmb të pjerrët, si dhe gjurmë të mbeturinave shtëpiake aty pranë.

Policia hyri më këmbë dhe gjeti 63 vjeçarin në një shpellë të vogël, ku ai ishte fshehur për vite me radhë. Sipas policisë, burri kishte jetuar në izolim për aq kohë sa ishte e vështirë për të të komunikonte me oficerët.

Mediat shtetërore thanë që Song kishte përdorur shishe plastike për të marrë ujë të pijshëm nga një lumë, dhe degë pemësh për të bërë zjarr.

Ai është dërguar përsëri në burg. /abcnews.al

SHPELLA-DON-NIKOLLE-GAZULLI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.26-1280x720.jpg
ent ela14:15 | 24/08/2019

Pas 70 vitesh është gjetur shpella ku ka qëndruar për mbi një vit i fshehur nga regjimi komunist leksikografi dhe famullitari Dom Nikollë Gazulli. Shpella është zbuluar nga një bari i zonës, ndërsa brenda saj ndodheshin disa objekte që janë përdorur nga Dom Nikollë Gazulli derisa u ezekutua nga komunistët në vitin 1946.

Dom Nikollë Gazulli, kur ishte 50 vjeç dhe me detyrë famullitar i Shkrelit në Malësi të Madhe detyrohet të marrë arratinë nga regjimi dhe të fshihet në male.

Streha e tij për rreth 14 muaj ishte kjo shpellë në Vrith, e cila është zbuluar vetem pak ditë më parë.

Dom Nikolin Sheldija , famullitar i Shkrelit tregon se si u gjet shpella nga një bari i zonës.

Brenda saj ndodheshin disa objekte të cilat Dom Nikollë Gazulli i ka përdorur për të mbijetuar.

Arratia e tij zgjati nga janari i vitit 1945 deri më 23 mars të vitit 1946 kur edhe u pushkatua.

Pavarësisht kërkimeve gjetja e eshtrave të tij duket thuajse e pamundur.

Ndërsa në Kishën e Shkrelit ruhen ende disa objekte të përdorura  prej tij Nikoll Gazulli, si statuja e Krishtit fëmijë, vojniku për vajrat e shenjtë, dhe meshari romak në gjuhën latine.

Dom Nikollë Gazulli lindi në Dajç të Zadrimës, më 15 qershor 1895, u vra nga forcat ndjekëse të regjimit komunist në Vrith të Malësisë së Madhe. Intelektual, studiues e specialist në Albanologji. Për shumë vite, punoi në zonën e Malësisë së Madhe). Kërkimet dhe materialet e tij të analizuara për vite me radhë i përmblodhi në dy veprat   “Fjalorth i ri” dhe “Fjalori Onomastik”.

Gazetar ABC News: Simon Shkreli

shpella-1280x746.jpg
ad min20:00 | 03/08/2019

Edicioni Veror ka udhëtuar drejt zonës së Himarës për të parë nga afër një monument kulture sikundër është Shpella e Spilesë ose siç njihet nga banorët e zonës si Shpella e Ciklopit.

Në një intervistë për ABC News Profesoreshë Enkelejda Panajota Neranxi ka folur për historikun e kësaj shpelle që është një atraksion i vërtetë turistik.

“Jemi para Shpënës së Spilesë edhe kjo zonë është shpallur monument kulturor nga shteti shqiptar që në vitin 1963. Gërmimet e para në këtë shpellë janë bërë që në vitin 1939 dhe arkeologët e asaj kohë kanë thënë se kjo shpellë është banuar që në Epokën e Neolitit të Ri. Kurdse në vitin 2002 dhe 2003 u bë një gërmim i dytë dhe na thanë se banimi i saj është bërë në Epokën e Mezolitit”, shprehet ajo.

Ndër të tjera ajo tha se kjo shpellë është lënë në harresë pasi nuk është punuar mjaftueshëm për të njohur pasurinë historike që ajo mbart./abcnews.al

il-club-alpino-italiano-sezione-di-rimini-protagonista-nella-esplorazione-speleologica-in-albania.-2.jpg
nev ila22:15 | 24/04/2019

Një ekip eksploratorësh italian të shpellave kanë realizuar eksplorimin e një shpelle e cila ndodhet në Tabash në rrethin e Gramshit në Shqipërinë Qendrore bën me dije riminitoday.it.

Ka përfunduar misioni i pestë i eksplorimit të shpellave në Shqipëri. Ky mision ishte planifikuar të realizohej nga data 1 deri në 8 prill”, thonë ata duke përshkruar të mrekulluar atë që kishin parë me sytë e tyre.

Gryka e zbuluar rreth një vit më parë nga ky grup, u eksplorua në një pjesë të saj, në -420 metra nën nivelin e detit. Në këtë thellësi u gjetën mjedise shumë të mëdha dhe të ngurtësuara.

Eksploratorët u shprehën se janë treguar të kujdesshëm që të mos dëmtojnë grykën e kësaj shpelle. Ata bëjnë me dije se kanë marrë disa kampione nga brendia e shpellës për tu analizuar nga ekspertët.

Në mënyrë që të mos lihen gjurmë në disa vende, speleologët kanë vazhduar punën e tyre zbathur, madje duke hequr edhe kostumet e tyre, një mesazh i madh ky, për të mos ndotur këto mjedise të pashkelura ndonjëherë.

Kjo do të  ndryshonte historikun e vizitorëve turistikë në vendin tonë duke i sjellë ata, jo vetëm për plazhet dhe malet e Shqipërisë por tashmë edhe për shpellat misterioze të vendit tonë.

Ky ekip italian ka vizituar disa galeri të tilla në territorin shqiptar. Ata thonë se kanë shumë të tjera për të eksploruar.

Thellësia e kësaj shpelle është rreth 2 km. Formacionet e shquara të gipsit të bardhë që gjenden në dhomat e fundit të saj tregojnë se shpella është e formimit hipogjenik, që formohet nga ngritja e ujit sulfurik i cili është i pranishëm në kanionin që ndodhet aty afër.

Nuk është hera e parë që ekspertë të huaj vlerësojnë skutat e panjohura ende të paeksploruara në Shqipëri./abcnews.al

102305137_047895459.jpg
ent ela15:20 | 09/07/2018

Në ditën e dytë të operacioneve, zhytësit kanë shpëtuar dhe 4 fëmijë të tjerë në shpellën “Tham Luang” në Tajlandë. Ndërsa 4 fëmijët e tjerë dhe trajneri i tyre do të nxirren nesër.

Në Tajlandë ka përfunduar dhe dita e dytë e operacioneve për shpëtimin e fëmijëve dhe trajnerit të bllokuar prej më shumë se dy javëve në shpellën “Tham Luang”. Gjatë së hënës është bërë e mundur nxjerrja e 4 fëmijëve, duke e çuar në 8 numrin e personave të shpëtuar. Pasi dolën nga shpella, ata janë dërguar menjëherë për në spital dhe po marrin trajtimin mjeksor të nevojshëm.

Të dielën u nxorren katër fëmijët e parë. Edhe ata u transportuan menjëherë në spitalin më të afërt. Fëmijët e shpëtuar nuk janë në rrezik për jetën, megjithatë qëndrimi në shpellë u ka shkaktuar probleme shëndetësore.

Futbollistët e vegjël qëndruan në shpellë për më shumë se dy javë. Rreth 90 zhytës, prej të cilëve 50 të huaj, po marrin pjesë në këto operacione shpëtimi. Ndërkohë, operacionet janë ndërlikuar ndjeshëm pasi kohëve të fundit ka pasur rreshje të dendura shiu që kanë rritur nivelin e ujit në shpellë. /abcnews.al

 

tajlande-shpella.jpg
ent ela09:50 | 06/07/2018

Autoritetet në Tajlandë po luftojnë me kohën ndërsa vijojnë përpjekjet për të shpëtuar fëmijët e ngecur prej ditësh në një shpellë. Gjatë këtyre përpjekjeve, një zhytës ka humbur jetën pasi niveli i oksigjenit ra në 15%.

Po kthehet në një luftë me kohën përpjekja e autoriteteve në Tailandë për të shpëtuar 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre të futbollit të bllokuar në një shpellë të përmbytur. Autoritetet paralajmëruan se koha për t’i evakuuar ishte “e kufizuar “, pasi niveli i oksigjenit ka rënë në 15 perqind, ndërkohë që për të marrë frymë normalisht ky nivel duhet të jëtë të paktën 21 përqind.

Një ish-zhytës i marinës tajlandeze humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre, pasi po u dërgonte atyre oksigjen. Vdekja e zhytësit ngre shumë pyetje në lidhje me mundësinë e një nxjerrjeje të sigurt të grupit të rinjve të bllokuar nga uji në shpellën Tham Luang, aty ku kanë mbetur që nga 23 qershori.

Por marina e Tajlandë ka lënë të kuptohet ndihma ndaj këtij grupi mund të mos ketë zgjidhje tjetër përveçse të tentohet një evakuim kompleks dhe i rrezikshëm, duke pranuar për herë të parë që mund mos jetë e mundur të pritet disa muaj, deri në fund të sezonit të musoneve. Një erë e pesimizmit po shuan ndërkohë gëzimin që shoqëroi zbulimin e fëmijëve disa ditë më parë. Shumë fëmijë të moshës 11 dhe 16 vjeç nuk dinë të notojnë, dhe asnjëri prej tyre nuk di që të bëjë zhytje, gjë që e komplikon edhe më shumë punën.. /abcnews.al

TAJLANDE-OPERACIONI-1280x720.jpg
ent ela17:32 | 05/07/2018

Vijojnë të mbeten të bllokuar 12 futbollistët tajlandezë dhe trajneri i tyre, prej 13 ditësh në një shpellë. Ndërsa vazhdon puna për tharjen e shpellës parashikimet metereologjike nuk janë aspak pozitive.

Dy kilometrat e parë të shpellës Tam Luang, ku prej 13 ditësh kanë mbetur të bllokuar 12 futbollistë tajlandezë dhe trajneri i tyre, tashmë është tharë. Por dy kilometrat e tjerë janë ende të mbuluar me ujë, i cili në disa vende arrin deri në tavanin e shpellës. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë po punojnë për të hequr sa më shumë ujë, por parashikimet meterologjike paralajmërojnë reshje shiu.

Plani fillestar parashikon heqjen e një sasie të madhe ujin nga shpella për të shmangur që djemtë të mbyten pasi asnjë nga ata nuk di not.

Reshjet e shiut mund të pëmbytin dhe vendet e thara tashmë nga pompat dhe devijimet duke e bërë të pamundur shpëtimin e tyre këto ditë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono