shpallin fituesit

SHPALLEN-FITUESIT-E-UNIVERSITETEVE-1280x720.jpg
ent ela15:01 | 27/08/2018

Më 30 gusht nis faza e parë e regjistrimeve në universitete. Katër fakultete të Universitetit të Tiranës kanë shpallur fituesit. Dekanët e tyre shpjegojnë detajet për çdo degë.

Rreth pesë mijë studentët nga i gjithe vendi pritet të ulen për herë të parë këtë vit akademik në auditoret e Universitetit të Tiranës. Katër nga gjashtë fakultetet e tij ai ekonomik, i drejtësisë, shkencave sociale dhe gjuhët e huaja kanë shpallur fituesit e parë. Ndërsa regjistrimet pritet t’i çelin më 30 gusht.  Nga mbi 20 mijë kandidatë që kanë aplikuar në katër degët e  Fakultetit Ekonomik ku mesatarja më e ulët është nota 9.6 do të pranohen 1 mijë e 355 studentë. Dekani Dhori Kule shpjegon se të tjera mundësi shfaqen pas fazës së parë të regjistrimeve, pasi disa kandidatë janë shpallur fitues në disa degë.

 “Do të desha t’u thosha maturantëve që janë pas vizës së kuqe të mos kenë asnjë situatë pesimizimi, sepse sikurse vjet kemi bërë llogaritjet që deri te numri 2000 sipas degëve u vjen radha”.

Më shumë aplikantë se vitin e shkuar me mesatare më të lartë këtë vit ka pasur dhe në Fakultetin e Gjuheve të huaja dhe atë të Drejtësisë. Në këtë të fundit Dekani shpjegon se mbizotërojnë vajzat.

“Nga 6634 aplikime për 700 vende në fakultetin e Drejtësisë 614 janë vajza, 86 janë djem, po na humbasin djemtë”.

“Fakulteti i Gjuhëve të Huaja këtë viti ka aplikime 6 herë më shumë se kapacitetet e pranimit në degët tona”.

Në Fakutetin e Shkencave Sociale kryesisht në degët psikologji, filozofi dhe sociologji për shkak të kushtit të mesatares vihet re ulje e numrit të aplikantëve, por rritje e cilësise së tyre. Këtu do të pranohen 600 studentë nga rreth 20 mijë kandidatë.

“Aplikantët që kanë aplikuar në këto programe janë më cilësorë se janë maturantët më të mirë duke kaluar nga nota 7 deri te mesatarja 9.9”.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit faza e parë e regjistrimeve nis më 30 gusht nga ora 8:00 deri në 16 e 30. Procesi do të vijojë me disa nënfaza 48 orëshe deri më 12 shtator.  Ndërsa në 15 shtator çelet aplikimi për raundin e dyte të pranimeve. /abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono