shpallet
Ndeshjet e grupit B në Kategorinë e Parë

julian-sula-1280x711.jpg
nev ila15:00 | 08/11/2019

Policia e Shtetit ka zgjeruar hartën e kërkimeve për kapjen e autorëve të dyshuar të atentatit të tipit mafioz, ku mbetën të plagosur, prokurori Arjan Ndoj e miku i tij Pëllumb Muharremi, ndërsa ndërroi jetë Andi Maloku.

Pas kërkimeve të zhvilluara mbrëmjen e së enjtes në Lushnje e Vlorë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe ato të RENEA-s nuk kanë rënë ende në gjurmë të autorëvë të dyshuar të ngjarjes.

Zyrtarisht është shpallur në kërkim policor si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen ose i përfshirë në atentat, Julian Sula me origjinë nga Thanasaj e Lushnjes.

Ai nuk iu është përgjigjur kërkesës së policisë për të sqaruar rrethanat në atentatin  e së premtes të datas 1 nëntor, teksa ka dyshime se janë gjetur gjurmë papilare të tij në automjetin e sekuestuar në Shkafan të Ishmit.

EKSKLUZIVE/ Do kryente një tjetër atentat të bujshëm, si i iku policisë 1 muaj më parë “Juli i Pashakos”

Dyshimet janë se Juli i “Pashkos” siç njihet ndryshe mund të fshihet në zonën e kenetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga persnat me rekorde kriminale. Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Ndërkohë në orët e parë të së premtes, Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic në qytetin e Peqin. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë por operacioni rezultoi pa sukses.

Zona që mbahet në vëzhgim 24 orë është Nikla. Në atë lokalitet dyshohen se fshihen persona me rokorde të theksuara kriminla nga qyteti i Shkodrës. Policia gjatë kontrollit të ushtruar nuk gjeti ndonjë provë të fortë përveç disa jelekëve antiplumb, thika dhe një automjet të binduar.

Zonat të tjera të nxehta ku kryen operacione të njëpasnjëshme ndodhen  Durrës dhe Shkodër. Në total janë angazhuar më shumë se 500 forca policie por, ende nuk ka të arrestuar përveç Redjan Rrajën, i cili ishte në tentativë për të ikur nga vendi yne, drejt Malit të Zi.

Gjatë padites së djeshme, në një ndërhyrje live në Abc News, Julian Sula mohoi të kishte gisht në ndonjë atentat, ndërsa në lidhje me breshëritë ndaj makinës së prokurorit Ndoj ai tha se ka qenë jashtë shtetit kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka lidhje me të.

“Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi”.

Sula thekson se në ditën që ka ndodhur atentati ishte në Kosovë duke ikur për në Turqi.

“Në datë 1 kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra”.

Ai mohon të ketë njohje me Redjan Rrajën, prokurorin Ndoj apo Pëllumb Muharremin.

“Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj .Jo fare as Pëllumb Muharremin”.

Julian Sula  shprehu gatishmërinë për t’u paraqitur në polici që nesër në mëngjes, pasi kjo situatë po shqetëson familjen e tij dhe sidomos vajzën.

Kush është Julian Sula?

Në pranverën e vitit 2010 Julian Sula me shokë kanë grabitur nën kërcënimin e pistoletës makinën e një shtetas në rrugën Fier-Lushnje. Së bashku me dy të tjerë, Sula i ka drejtuar armën pronarit të makinës duke i kërkuar që të ndiqnin udhëzimet e tyre. Ata kanë ecur disa kilometra duke e zbritur pronarin e mjetit për të vazhduar pastaj vetë me fuoristradën.

Ndërkohë, në qershorin e vitit të shkuar, Sula është goditur 10 herë me thikë në një lokal bastesh nga Arjan Aliço, i njohur si person i afërt me bandën e Aldo Bares .

Gjithashtu emri i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës një vit më parë ku mbetën dy të vrarë, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi (në foto) dhe dy të plagosur. Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ka qenë pikërisht Julian Sula.

Sula u godit me thikë nga Aliço pas sherrit me djalin e këtij të fundit gjatë ndeshjes, Shqipëri-Zvicër në një lokal bastesh. Ai mbeti i plagosur rëndë duke u sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës në gjendje kritike për jetën.

Pas ngjarjes Sula u vetëdorëzua në polici dhe më pas u la i lire./abcnews.al

 

virgil-van-dijk-liverpool-1280x720.jpg
nev ila12:49 | 30/08/2019

Virgil Van Dajk është lojtari numër 1 i Europës për vitin e fundit. Ylli i Liverpulit u shpall fitues nga UEFA, duke mundur legjendat Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo.

Fitoi Championsin dhe ishte mbrojtësi më i mirë i kontinentit.

Nuk kishte ndodhur kurrë që një lojtar i prapavijës të shpallej lojtari numër 1 i Europës nga UEFA, por ja që Virgil Van Dajku ia doli dhe e meritoi plotësisht.

Një lider tek Liverpuli, holandezi ishte i jashtëzakonshëm për cilësitë e tij teknike, inteligjencën dhe aftësinë për të lexuar lojën e për të udhëhequr shokët.

U eleminua në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me Holandën, por kjo ishte një humbje ekipore, jo individuale, ndërsa për 50 ndeshje  asnjë sulmues në Premier Ligë nuk mundi ta driblonte.

Ky ishte profili i Van Dajkut, “tulipanit” të “Anfildit”, që u vlerësua nga UEFA si Lojtari i Vitit në Europë.

Saktësisht, lojtari i sezonit 2018-2019, edicion në të cilin për vetëm 1 pikë nuk u shpall kampion i Anglisë.

Ai fitoi edhe çmimin e Mbrojtësit të Vitit po nga UEFA, ndërsa në votimin kryesor la pas Mesin e Ronaldon, duke marrë tri herë më shumë vota sesa superylli portugez I Juventusit.

Van Dajku la pas dy legjendat e 15 viteve të fundit, pikërisht Mesin e Ronaldon, diçka e jashtëzakonshme.

Çmimi nisi në 2011, kur fitues u shpall Lionel Mesi.

Argjentinasi është dy herë më i miri, ndërsa rekordin e mban Kristiano Ronaldo me 3 tituj.

Mesi u shpal sulmuesi më i mirë i Europës dhe i Championsit për edicionin e shkuar, pasi fitoi Këpucën e Artë tek të dyja, ndërsa portieri më i mirë ishte Alison i Liverpulit./ABC News Albania 24/7

gega-1280x723.jpg
ad min11:15 | 10/08/2019

Policia e Shtetit dhe organet tatimore kanë bllokuar për evazion fiskal kompaninë “Gega Oil” ndërkohë që është shpallur në kërkim administratori i saj, Paulin Gega, i cili rezulton se është larguar jashtë shteti

Në njoftim te policisë thuhet se gjatë një kontrolli tatimor të ushtruar në datën 7 Gusht në subjektin “Gen Klaudis ShA”, që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”  , u gjetën pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual. Pikërisht për këtë arsye u bë edhe bllokimi i aktivitetit për këtë firmë karburantesh, thuhet në njoftimin për mediat. Hetimet e mëtejshme, sipas policisë, treguan se administratori i kompanisë, Paulin Gega, përmes subjektit që ai drejton “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Gega edhe më herët ka pas probleme me organet tatimore. Ndaj tij nisi një procedim rreth katër vite më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave, por hetimet u pushuan për mungesë provash. Urdhër-ndalimi për Paulin Gegën e ka nxjerrë prokuroria e Tiranës për veprat disa penale, si; “Fshehja e të ardhurave”,  “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ne njoftimin e uniformave blu thuhet se administratori i Gega Oil rezulton të jetë larguar jashtë vendit më datë 9 gusht, duke bërë shpalljen në kërkim të  Paulin Gegës.

Pak pasi policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se ka shpallur person në kërkim administratorin e Gega Oil, ky i fundit ka reaguar për lajmin, duke mohuar akuzat edhe bën me dije se është ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në vend. Paulin Gega deklaroi se këtë lajm e mësoi sot nga mediat ndërsa ai ishte larguar për pushime në shtetin fqinj, Greqi./ABC News Albania 24/7

doreaa-416x396.jpg
ad min21:15 | 13/07/2019

Vajza katërmbëdhjetëvjeçare, Dorea Robelli, është kampione kantonit të Cyrihut në garën e matematikës.

Lajmin për kampionen simpatike e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në Fecebook.

“Më lejoni tua prezantojë Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë. Dorea është 14 vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!”, ka shkruar Çitaku

Ajo ka shtuar që sukseset e bashkëqytetarëve tanë nuk janë vetëm në sport e art por edhe në shkencë.

“Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me sukese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukeseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne” shkruan Çitaku.

mitsotakis.jpg
nev ila19:00 | 08/07/2019

Kreu i “Demokracisë së Re”, Qiriakos Micotaqis është betuar si kryeministri i ri i Greqisë pas fitores në zgjedhjet e parakohshme të së dielës. Ai u betua në presidencë mbi Biblën e më pas u drejtua në zyrën e kryeministrit në largim Aleksis Tsipras, i cili i dorëzoi detyrën. Ndërkohë, pasditen e së hënës u shpall dhe qeveria e re.

Qiriakos Micotaqis është betuar si kryeministri i ri i Greqisë dhe te merkuren zyrtarizon kabinetin e tij qeveritar. Rezultatet përfundimtare të votave që u shpallën mesditën e së hënës konfirmuan fitoren bindëse të konservatorëve që rikthehen në pushtet pas katër vitesh e gjysmë. Demokracia e Re ka fituar 39,85% të votave dhe merr 158 vende në Parlament, ndërsa Syriza e Aleksis Tsipras 31,5% dhe 86 vende.

Duke dalë nga pallati presidencial, pas kryerjes së betimit, Micotaqis deklaroi se populli i dha partisë së tij një mandat të fuqishëm për të ndryshuar Greqinë.

“Nga sot fillojmë punën fort. Kam besim të plotë në kapacitetet tona që të qëndrojmë në lartësinë e detyrës”, u shpreh kryeministri i ri grek.

Ndërkohë, pasditen e së hënës u shpall edhe përbërja e qeverisë. Kabineti përbëhet nga 17 ministri dhe ka 51 anëtarë, ministra, zëvendës ministra dhe sekretarë shteti. 21 pjesëtarë të qeverisë nuk janë marrë më parë me politikë dhe mjaft prej tyre lanë postet akademike apo në sektorin privat për t’iu bashkuar përpjekjes së Micotaqis.

Në postin e ministrit të Financave është emëruar Kristos STAIKURAS, ndërsa ministër i Jashtëm Nikos DENDIAS. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, të cilës i është bashkuar edhe Ministria e Emigracionit, do të jetë Mihalis KRISOHOIDHIS, i cili ka shërbyer në gjithë qeveritë e PASOK-ut pas vitit 2000.

Ndërkohë, ministër i Mbrojtjes do të jetë Nikos PANAJOTOPULOS. Qeveria e re betohet të martën në mesditë dhe mbledhja e parë e kabinetit të ri do të zhvillohet të mërkurën. Ajo do të funksionojë sipas modelit të kancelarisë gjermane./ABC News Albania 24/7

 

/ABC News Albania 24/7

nendetesja.jpg
ad min15:25 | 04/07/2019

Zjarri i shpërthyer në nëndetësen ruse të hënën, ku humbën jetën 14 marinarë, është shpallur sekret shtetëror nga Kremlini. Autoritetet ruse konfirmuan se nëndetësja pjesë e një operacioni shumë sekret, funksiononte me energji bërthamore.

Nëndetësja ruse, e cila mori flakë të hënën në detin Barent e ku si pasojë mbetën të vrarë 14 marinarë, ishte bërthamore dhe punonte për një projekt shumë sekret. Gjatë zjarrit, instalimi bërthamor i aparatit u izolua plotësisht.

Konfirmohet kështu për herë të parë që incidenti ka përfshirë një nëndetëse me material bërthamor. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu u shpreh se kishte siguruar presidentin Vladimir Putin se ekuipazhi ka marrë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur reaktorin nga flakët.

Nëndetësja aktualisht ndodhet në portin e Severomorsk, ajo po riparohet dhe shumë shpejt do të mund  të lundrojë sërish. Ministri rus i Mbrojtjes në mbledhjen me presidentin rus u shpreh se nëndetësja do të riparohej brenda një kohe shumë të shkurtër.

Kjo është hera e parë që kur u konfirmua incidenti, që autoritetet ruse pranojnë se nëndetësja funksiononte me energji bërthamore. Por emri i nëndetëses nuk bëhet i ditur pasi Kremlini ka vendosur ta cilësojë si sekret shtetëror atë që ka ndodhur.

Mediat ruse raportojnë se ajo lloj nëndetëseje mund të arrijë deri në 6 mijë metra thellësi. Nëndetësja është pjesë e një projekti shumë sekret, që merret me operacione sociale dhe kërkime shkencore në thellësi të mëdha.

Një projekt aq sekret sa sipas të përditshmes ruse Kommersant, as hetuesit ushtarakë nuk kanë autorizim për të hyrë në portin ku është ankoruar nëndetësja. Dhe anëtarët e ekuipazhit nuk janë identifikuar./ABC News Albania 24/7

558-1280x780.jpg
ad min13:10 | 14/06/2019

Kanadezët e Torontos shpallen kampion të basketbollit amerikan për sezonin 2018 – 2019. Toronto mposht në finalen e gjashtë të play-off skuadrën e Golden State me rezultatin 114-110.
Toronto shkruan historinë e basketbollit amerikan. Skuadra kanadeze u shpall kampione e NBA për sezonin 2018 – 2019 pas fitores 4-2 ndaj Golden State. Toronto fitoi me rezultatin 114 110 në finalen e gjashtë play-of duke mbyllur pozitivisht sezonin e mrekullueshëm. Ky ishte titulli i parë në historinë e skuadrës kanadeze. Basketbollisti Leonard u zgjodh si me i miri i finaleve të play-of ku mesatarja e realizimit ishte 28.5 pikesh për ndeshje. Mijëra njerëz marshuan në rrugët e Torontos për të festuar titullin historik. Toronto i fitoi të tria takimet në fushën rivale.

Në pjesën e parë Toronto arriti të krijojë vetëm një pikë diferencë. Edhe në pjesën e dytë, diferenca mes skuadrave ishte e vogël dhe të dyja ekipet arritën të përmbysnin disa herë disavantazhin por në fund rezultati i buzëqeshi kanadezeve të cilët fituan me 4 pikë diferencë. Kevin Durant ishte mungesa e madhe për Golden State pasi u dëmtua tre dite me parë në fushën e Torontos. Toronto ia doli të ulë nga froni skuadrën e Golden State që mbante kurorën e kampionit për dy vite me radhë./ABC News Albania 24/7

GJINUSHIII-1280x712.jpg
ad min17:45 | 24/05/2019

Vota e 35 akademikëve ka vendosur në krye të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushin, i vetmi që kishte shpallur kandidaturën. Gjashtë akademikë të tjerë kanë votuar kundër tij, ndërsa nuk ka marrë pjesë në zgjedhje Artan Fuga, i cili ka deklaruar se po shkelet rregullorja e Akademisë.

Skënder Gjinushi, u shpall  zyrtarisht kreu i Akademisë së Shkencave të  Shqipërisë. Ai nuk kishte përballë askënd në garë, por mori 35 vota pro 6 kundër . Për herë të parë pas ndryshimeve ligjore të 2008 votoi edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare  për mes postës elektronike. Ndërsa akademiku Atan Fuga nuk ishte i pranishëm, pasi sipas tij këto zgjedhje janë në kundërshtim të plotë me rregulloren që parashikon Akademia. Zgjedhjet u mbajtën me ligjin që është në fuqi, pasi projektligji është duke u shqyrtuar në komision.

Menjëherë pas procesit  kreu i ri i Akademisë  dhe udhëheqësi i reformës Skënder Gjinushi e cilësoi një ditë të rëndësishme për të vazhduar procesin reformues  të këtij institucioni

Lidhur me procesin zgjedhor të kundërshtuar 2 vite më parë nga Kryeministri Rama, ai tha se zgjedhjet e 24 Majit janë demokratike dhe aso kohe nuk janë kundërshtuar se nuk kishte garë në postet drejtuese ashtu si në këto zgjedhje.

Edhe kandidatet për pozicionin të tjera ishin të vetëm në garë  dhe u shpallen fitues me nga 35 vota secili . Nënkryetar i Akademisë Vaso Tole. Salvator Bushati në pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së,  dhe akademiku për pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, u konfirmua  Neki Frashëri./ABC News Albania 24/7

policia.jpg
nev ila15:11 | 04/05/2019

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-efektivin e Rinasit, Mariglen Hoxha, i cili dyshohet si përfshirë në grabitjen e 6 milion eurove në Rinas. Sipas grupit hetimor, Hoxha ka ndihmuar me informacione për mbërritjen e autoblindave me para vëllezërve, Klement e Eldi Çala si edhe personin që mbeti i vrarë, Admir Murataj. 

Shpallet në kërkim ndërkombëtar ish-efektivi i policisë Mariglen Hoxha që dyshohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se u përfshi në grabitjen spektakolare të 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

Prej tri vitesh Hoxha, kishte shërbyer në Komisariatin e Policisë së Rinasit, ndërsa ishte larguar nga detyra me dëshirën e tij në muajin mars të këtij viti pasi nuk pranoi të transferohej në një tjetër rreth.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshon se ish-polici ka pasur rol kyç në grabitjen e 6 milion eurove brenda pistës së aeroportit të Rinasit. Nga hetimet ka rezultuar se Hoxha ka ndihmuar organizatorët e grabitjes me informacione të detajuar si edhe për oraret e mbërritjes së autoblindave të bankave të nivelit të dytë me para drejt aeroportit. 

Përveç ish-efektivit Hoxha, janë shpallur në kërkim me urdhër të organit të akuzës edhe 4 persona të tjerë.

Grupi hetimor dyshon se personat organizator për grabitjen e Rinasit janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala si edhe Admir Murataj. 46-vjeçari mbeti i vrarë rreth një kilometër larg Rinasit gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Edhe pse janë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të RENEA-s konkretisht  në tre qarqe, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, përsëri policia nuk ka rënë ende në gjurmët e parave të grabitura mesditën e së martës të 9 prillit në Rinas.

E vetmja provë e fortë që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda është dëshmia e të arrestuarit Alkond Bengasi, i cili ka pranuar se ka modifikuar në servisin në pronësi të Eldi Çelës në periferi të Elbasanit, furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda po kryen verifikime edhe për 20 zyrtarë të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe TIA-s, lidhur me grabitjen e Rinasit. Burime nga grupi hetimor i kësaj çështjeje thonë se përveç ICTS, edhe zyrtarë të këtyre dy institucioneve mund të kenë kryer shpërdorim detyre./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono