shofer

gardisti.jpg
G. P.14:44 | 30/06/2018

Nga veprimet hetimore të kryera deri më tani rezulton se shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është vetëvrarë . Në këtë konkluzion kanë dalë Prokuroria e Tiranës, SHÇBA dhe Policia e Shtetit, të cilët e sqarojnë në një njoftim zyrtar.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi Shkëlzen Qordja. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.

Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.

I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.//abcnews.al

Screen-Shot-2018-01-12-at-112029.png
G. P.21:09 | 12/01/2018

General Motors ka zbuluar planet ambicioze për të prezantuar “makinën pa shofer” vitin e ardhshëm.

Makina, e cila quhet Cruise AV, është projektuar që të lëvizë vetë, pa shofer, timon apo pedale të tjera kontrolli.

Me këtë makinë, General Motors shpreson që të reduktohet numri i aksidenteve në rrugë.

“Makinat pa shofer” do të jenë elektrike, duke reduktuar në këtë mënyrë edhe ndotjen dhe duke kontribuar në një mjedis më të mirë.

Sistemi autonom i kësaj makine do të varet shumë te sensorët e saj sepse do t’i lejojnë makinës të shohë rreth e rrotull./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono