shkupi

IDRO-REAGIMET-BEOGRAD.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela18:00 | 13/07/2019

Kreu i Këshillit parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun, akuzoi Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Gjermaninë se po veprojnë për atë që ai e ka quajtur bllokim të arritjes së zgjidhjes kompromise mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndërkaq, një zyrtar i lartë maqedonas  duke folur për TV Klan në kushte anonimiteti, i ka cilësuar  këto pretendime si “tërësisht të pavërteta dhe një marrëzi e madhe”.

Milovan Drecun, kryetar i Këshillit parlamentar serb për Kosovën, ka deklaruar për të përditshmen ‘Kurir’ të Beogradit se para dy muajsh në Shkup është ngritur, sikundër është shprehur ai, një ekip i  fuqishëm informativ, i maskuar në përfaqësinë e një prodhuesi të madh perendimor të automobilave, veprimi i të cilëve ka për qëllim bllokimin e arritjes së zgjidhjes kompromise mes Beogradit e Prishtinës. Ekipi, sipas tij, përbëhet nga agjentë nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania.

“Çfarë mund të punojnë ata përveç se të mbledhin informacione dhe të përhapin dezinformacione. Skuadra nuk është formuar për të mbrojtur interesat tona, por të punojë kundër tyre” – citohet të ketë deklaruar Drecun pa përjashtuar mundësinë që ky grup të kryejë “ndonjë diversion mediatik ose politik, madje të shkaktojnë edhe konflikte”.

Sipas tij, në disa shtete fqinje të Serbisë po zhvillohet një fushatë e fuqishme kundër arritjes së çfarëdo zgjidhjeje kompromise mes Beogradit e Prishtinës dhe, në këtë shtrirje, ka thënë ai, ‘Maqedonia e Veriut po bëhet qendër për veprimtari të fuqishme spiunazhi kundër interesave të shtetit të Serbisë’. Zyrtari serb, duke kërkuar nga pala maqedonase shpjegime për ngritjen e këtij ekipi ‘kundër interesave të shtetit të Serbisë’ ka nënvizuar se mosarritja e zgjidhjes kompromise është përgatitje për konflikte të reja në rajon dhe për krijimin e asaj që ai e ka quajtur “Shqipëri e Madhe”.

Një zyrtar i lartë maqedonas duke folur për TV Klan në kushte anonimiteti tha se Maqedonia e Veriut është e interesuar që Serbia e Kosova, me mbështetje ndërkombëtare, të arrijnë një zgjidhje të pranueshme që do të përshpejtonte edhe integrimin evropian të Ballkanit Prendimor, ndërkohë që pretendimet e kryetarit të Këshillit parlamentar serb për Kosovën i cilësoi si “tërësisht të pavërteta dhe një marrëzi e madhe”.  /ABC News Albania 24/7

FILMAT-ME-TEME-SOCIALE-DHE-LUFTE-ABCM1T1.mpg_snapshot_00.31-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 11/06/2019

Regjisoret e reja nga Prishtina duken të apasionuara pas temave sociale dhe luftës. Realizimet e tyre filmike i shfaqen në Tiranë në projektin e përbashkët “Ura me tri harqe”.

Filmi me metrazh të shkurtër është jo vetëm dritarja e parë për regjisorët e rinj, por edhe përfaqësim i suksesshëm në festivalet ndërkombëtare. Këta studentë kanë udhëtuar nga Tetova dhe Prishtina, për të shfaqur krijimet e tyre në Tiranë. Edhe pse janë në fillesa, ambiciet i kanë të mëdha për të prekur suksesin në botën e kinemasë përmes pjesëmarrjes në festivale.

Hana Bucaliaj realizmin e një filmi e sheh si formë proteste. Këtë e ka dëshmuar edhe në filmin e saj ku ironizon rrjetet sociale, ku shpesh mbizotëron shtirja dhe jo përjetimet reale sipas saj.

Edhe kineastët e së nesërmes nga Prishtina duket se fokusin e kanë tek temat sociale ku ngrenë pikëpyetje mbi shoqërinë.

Por nuk mungojnë preokupimi mbi këndvështrimin e temave të luftës.

Edhe kineastët e së nesërmes nga Prishttina duket se fokusin e kanë tek temat sociale ku ngrenë pikëpyetje mbi shoqërinë.

Por nga ana tjetër nuk mungojnë edhe temat mbi luftën e Kosovës, të parë në një këndvështrim të ri.

Disa prej këtyre studentëve edhe pse kanë marrë shijen  e kritikës në festivale ndërkombëtare, bashkëveprimin mes studentëve të hapësirës mbarëshqiptare e shohin si një hap të rëndësishëm.

18 filmat e studentëve nga Tirana, Prishtina dhe Tetova u projektuan në sallën e Universitetit të Arteve në Shqipëri në kuadër të projektit kulturor mes tre vendeve “ Ura me tri harqe”. /ABC News Albania 24/7

 

13-VENDET-ANETARE.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela15:18 | 11/06/2019

Në takimin e së mërkurës së ambasadorëve në Bruksel, 13 vende anëtare të Bashkimit Europian mes të cilave Italia, Polonia dhe Austria do të zyrtarizojnë iniciativën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

13 vende anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë Italinë, Poloninë dhe Austrinë kanë ndërmarrë një iniciativë duke dhënë një apel jo të dokumentuar për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nisma do të zyrtarizohet të mërkurën gjatë takimit të ambasadorëve në Bruksel. Lajmi është publikuar nga Euractiv.

10 vendet e tjera të mbetura janë Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Malta.

Lajmi se Polonia është e përfshirë në këtë iniciativë me një dokument informal, ndër vendet anëtare të Europës Qendrore dhe Lindore, u përfol dhe një javë më parë.

Sipas Euractiv që citon burime diplomatike, dokumenti përfaqëson një lloj presioni, i cili synon të sqarojë se ideja që zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Europian duhet të ndodhë më vonë, është e gabuar.

Dilema mes zgjerimit dhe thellimit të Bashkimit Europian, është artificiale, vijojnë më tepër këto burime; duke pasur parasysh se nuk flitet për të pranuar vende të reja anëtare por vetëm hapje negociatash, shprehet një diplomat i njërit prej 13 vendeve të përfshira në iniciativë.

Franca dhe Holanda aktualisht janë në krye të opozitës për sa i përket hapjes së negociatave për Tiranën dhe Shkupin, ndërsa Gjermania është e ndarë – CDU/CSU kërkon shtyrjen e negociatave, ndërsa SPD e Michael Roth mendon se ato duhet të hapen menjëherë.

Nga ana tjetër ministri i jashtëm i Republikës Çeke Tomas Petricek konfirmoi se vendi i tij mbështet idenë e zgjerimit të Bashkimit Europian. /ABC News Albania 24/7

mv-refugjatet.jpg
G. P.20:01 | 06/04/2019

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut sigurojnë u shprehën të gatshëm për të përballuar një valë të re emigrantësh. Ditët e fundit mediat greke raportuan se një numër i madh emigrantësh nga qendra të ndryshme të Greqisë janë nisur drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Mediat greke sërish transmetojnë pamje të përplasjeve midis policisë dhe refugjatëve që kërkojnë rrugën për Evropë. Koordinatori grek për migrim Nikos Rangos siç njoftojnë mediat greke sërish është dashur t`ua sqarojë emigrantëve se informacionet për kufirin e hapur janë të rreme.

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmila Sheqerinska, thotë se presionet e papritura në kufirin jugor janë një realitet i ri e që duhet të mësohemi, jo vetëm për vendin, por edhe për fqinjtë.

Radmila Sheqerinska: “Kuvendi disa herë vazhdoi vendimin që në kufijtë të kemi edhe përkrahje ushtarake madje edhe në periudha kur dukej se rreziku ka kaluar. Megjithatë, unë dhe Ministri i Brendshëm kemi thënë se lidhur me krizën e emigrantëve duhet të mësohemi me realitetin e ri, e kjo do të thotë se rreziku mund të shfaqet brenda natës dhe se kjo do të jetë një nga rreziqet standarde edhe për ne, por edhe për vendet e rajonit”.

Disa prej mediave greke, përmes rrjeteve sociale, i bëjnë thirrje qeverisë që të zbulojë se nga vijnë lajmet e rrejshme për hapjen e kufirit në Evzoni, duke sugjeruar edhe përpjekje të qëllimshme për përkeqësimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut./abcnews.al

kamenos.jpg
ent ela21:30 | 21/02/2019

Në një intervistë për televizionin grek TRT, ish ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, u shpreh ndër të tjera se Greqia nuk është shqetësuar asnjëherë për çëshjte sigurie nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.

Ish-ministri grek i Mbrojtjes dhe kreu i “Grekëve të Pavarur” Panos Kammenos, në një intervistë për televizionin lokal “TRT” u shpreh ndër të tjera se Shkupi është shumë i vogël, dhe nuk përbën kërcënim për Greqinë. Sipas tij, njësia greke me automjete të blinduara është në gjendje të arrij në kufi me Serbinë vetëm për 20 minuta.

Sipas tij as Shqipëria e as Shkupi nuk mund ta kërcënojnë Greqinë.

“Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë”.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute, pasi siç tha, ka vendosur qqë të drejtojë në një mënyrë tjetër qeverinë.

Ai u shpreh gjithashtu se kur ka qenë në Shtetet e bashkuara të amerikës dhe ka propozuar “Planin B”, kryesisht një marrëveshje me karakter strategjik për vendet e rajonit, sekretari amerikan i shtetit e ka pyetur se pse këmbëngulte.

Kammenos ka qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e problemit të emrin me Maqedoninë. Ai u shkarkua nga posti i ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Alexis Tsiprasit./abcnews.al

Zaev-and-Tsipras-800x450.jpg
ent ela15:53 | 10/02/2019

Greqia do t’i dërgojë ditën e hënë një notë diplomatike Maqedonisë, për ta informuar mbi ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe protokollit të anëtarësimit në NATO. Lajmin e ka bërë të ditur ditën e diel zëvendës ministri i Jashtëm grek Jorgo Katrugalos. Kjo do të thotë se nga e hëna fqinji verior i shtetit helen do të quhet Maqedonia e Veriut dhe jo më Maqedoni. “Marrëveshja e Prespës është e qartë dhe e prerë, vendi fqinj do të citohet në të gjitha organizatat, në marrrëdhëniet dypalëshe dhe në punët e brendshme të tij me emrin e ri kushtetutes”, ka deklaruar Katrugalos. Pasi të marrë notën diplomatike nga Athina topi do të kalojë në fushën e Maqedonisë, të cilës do t’i takojë të bëjë ndryshimet e brendshme dhe t’u kërkojë Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha vendeve njohjen me emrin e ri. /abcnews.al

SHKUP-NDOTJA-1280x720.jpg
ent ela12:25 | 21/01/2019

Qyteti i Shkupit të shtunën ka zënë vendin e parë në botë për nga ndotja e ajrit, duke u radhitur në grupin e kryeqendrave të Indisë, Bangladeshit e Pakistanit. Prania e grimcave PM10 dhe PM 2.5, sipas stacioneve matëse ka kapërcyer normat e lejuar për dhjetëra herë.

Drejtuesit e kryeqytetit të Maqedonisë, kanë nisur me zbatimin e masave urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit. Transporti publik prej së hënës bëhet pa pagesë, me qëllim të uljes së numrit të automjeteve në komunikacion. /abcnews.al

MBULIM-NDOTJA-AJRI_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.23-1280x600.jpg
ent ela10:17 | 03/12/2018

Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, renditet në vendin e shtatë në listën e qyteteve me ajër më të ndotur. Nga të dhënat e publikuara nga aplikacioni global “Air Visual”, mbrëmjen e së dielës Prishtina ka regjistruar nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit nga qytetet e Ballkanit duke u renditur e treta. Ndërsa pas saj vijnë Shkupi dhe Sarajeva. Në vend të parë renditej Pekini, i ndjekur nga Lahore në Pakistan. Media të ndryshme në Ballkan raportojnë se Sarajevab ka qenë qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit, në botë, sipas të dhënave të ambasadës amerikane në vend.  /abcnews.al

REAGIMI-GRUEVSKI-1280x720.jpg
ent ela17:51 | 20/11/2018

Pranimi i kërkesës për azil të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski përbën shmangie të drejtësisë. Kështu ka deklaruar qeveria e Maqedonisë, pas postimit të Gruevskit në profilin e tij në Facebook, ku njoftonte se autoritetet në Budapest kishin pranuar apelin e tij për azil politik. Në reagimin e tij, Shkupi zyrtar deklaron se Gruevski është dënuar me një aktgjykim të formës së prerë, në një proces publik dhe transparent dhe jeta e tij nuk ka qenë kurrë e kërcënuar. “Ndaj Gruevskit nuk ka patur kurrë një persekutim politik dhe as kërcënime për jetën. Ndaj, qëndrimi ynë është se qëllimi i tij i vetëm është t’i shmanget drejtësisë”, thuhet në një komunikatë për shtyp. Qeveria maqedonase nënvizon se ende pret që qeveria hungareze, në mënyrë të pakushtëzuar, të pranojë kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit dhe të respektojë të drejtën ndërkombëtare. “Republika e Maqedonisë është një shtet ligjor në të cilin qeverisin ligjet. Kushdo që është përpjekur të shkelë ligjet dhe kushdo për të cilin është shpallur një vendim i formës së prerë do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij”, përfundon reagimi i qeverisë maqedonase. /abcnews.al

GRUEVSKI-NE-KERKIM.png
ent ela19:42 | 12/11/2018

Ish kryeministri Nikolla Gruevski shpallet në kërkim. Policia maqedonase nuk e gjeti në shtëpi kur shkoi të ekzekutonte vendimin e gjykatës penale të Shkupit për arrestimin e tij, ndërsa Ministria e brendshme e ka vendosur në seksionin e personave në kërkim në faqen zyrtare.  Sipas mediave maqedonase, aksioni i forcave policore nisi pasi gjykata themelore e Shkupit lëshoi një urdhër-arrest për arrestimin e Gruevskit, i cili nuk ishte paraqitur tek autoritetet gjyqësore për t’u transferuar në burgun e Shutkës, për të vuajtur dënimin me 2 vjet burg për çështjen “Tank”. Gruevski u shpall fajtor për shpërdorim të detyrës me blerjen e makinës luksoze qeveritare me vlerë prej 600 mijë euro./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono