shkresa

SHKRESA-PER-SHISH-MBULIM.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela20:00 | 12/09/2019

Një grup deputetësh të kuvendit të Shqipërisë i kërkojnë kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror pjesëmarrjen në një seancë dëgjimore.

Kërkesa e 9 deputetëve drejtuar kreut të këtij institucioni Helidon Bendo, vjen pas deklaratës së presidentit të Republikës se kishte marrë informacione nga SHISH se më 8 qershor do të digjej parlamenti.

Këto informacione, sikurse është shprehur ditët e fundit presidenti, kanë çuar në vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Pikërisht për të mësuar më tepër rreth informacioneve që pretendon kreu i shtetit, deputetët kërkojnë seancë dëgjimore me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. /ABC News Albania 24/7

niko-peleshi.jpg
G. P.18:06 | 06/09/2019

Një shkresë e ish – ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, nxjerr bllof Prokurorinë e Përgjithshme në kërkesën që ajo i drejton Prokurorisë së Tiranës për të verifikuar një urdhër, që sipas saj, ish – ministri ka dhënë për të zhbllokuar një sasi prej 4.600 kilogramësh pleh kimik, Silicon Mix – EC Fertilizer.

Alketa Zifla, shefe e kabinetit të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, i kërkon Prokurorisë seë Tiranës që të verifikojë urdhrin, me dyshimin se bëhet fjalë për abuzim të detyrës.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për asnjë urdhër për lirimin e plehut kimik, por për një shkresë që Niko Peleshi i drejtonte më 16 Maj të vitit 2018 drejtorit të atëhershëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismailit, në të cilën i kërkohet te zbatohet ligji në fuqi dhe i sqarohet se plehu Silicon Mix –EC Fertilizer mund të futet lirisht në vendin tonë, sepse kështu e thotë ligji.

“Referuar legjislacionit në fuqi për plehërat që përdoren në bimësi, rezulton se bllokimi i Silicon Mix nuk është bërë konform legjislacionit në fuqi për importimin dhe vendosjen në treg të plehrave “EC Fertilizers”, pasi kjo kategori nuk i nënshtrohet regjistrimit, sepse është në qarkullim të lirë. Për sa më sipër, të merren menjëherë masat për trajtimin e çështjes konform legjislacionit në fuqi”.

Në shkresën e siguruar nga Televizioni Klan,  i sqarohet po ashtu Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, se ligji që i është referuar për ta bllokuar ngarkesën, nuk ka të bëjë aspak me plehrat kimikë që importohen, por me prodhimin vendas.

“Vendimi numër 774 i Këshillit të Ministrave, “Për rregullat, kërkesat e prodhimit, të etiketimit e të paketimit për vendosjen në treg e tolerancat dhe listën e tipave të plehrave me emërtimin “EC Fertilizers”, i cili është marrë si referencë për bllokimin e plehut “EC Fertilizers”, Silicon Mix, nuk bën fjalë për plehrat “EC Fertilizers” që importohen, sepse ky vendin përcakton rregullat për prodhimin vendas dhe jo importin e plehrave “EC Fertilizers”.

Shkresa e nxjerr bllof  zyrën e Kryeprokurores së Përgjithshme edhe për faktin se ajo shpjegon fare qartë se nuk bëhet fjalë për insekticide të ndaluara, siç thotë letra e shefes së kabinetit të Arta Markut, por për plehra kimikë për të cilët ligjet shqiptare nuk parashikojnë asnjë pengesë.

Po kështu, kjo shkresë hedh dritë edhe mbi faktin që ngarkesa e plehut kimik është bllokuar në kundërshtim me ligjin për 8 muaj me radhë nga Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke i shkaktuar importuesit dëme për të cilat ai nuk është dëmshpërblyer edhe pse ka qenë konform çdo rregulli.

Sqarimi i bërë nga ish – ministri Niko Peleshi rrëzon gjithashtu edhe pretendimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, inspektorët e të cilit, ashtu si AKU, i referohen Vendimit të Këshillit të Ministrave që ka të bëjë vetëm me prodhimet vendase dhe jo me plehrat kimikë.

Nga ana tjetër, shkresa nxjerr në pah një tjetër problematikë, që ka të bëjë me paaftësinë e inspektorëve të AKU-së dhe të atyre të Kontrollit të Lartë të Shtetit për të lexuar dhe kuptuar një ligj të thjeshtë, paaftësi që shkaktoi shqetësim tek komsumatorë e institucione shqiptare, e për çka ata do të duhet të ishin vënë me kohë përpara përgjegjësisë.

Tv Klan


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono