shkozet

lulja-1280x819.jpg
ger ta13:24 | 30/01/2020

Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur pesimist për Konferencën  e Donatorëve e cila do të mbahet më 17 shkurt.

Basha ndodhet në Shkozet, në një viztë me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Basha hodhi edhe njëherë akuza drejt kryeministri Rama.

Del e lyp para në Europë. Nuk të jep njeri para nëse ti nuk fut dorën në xhep. Shfaqje nga mëngjesi deri në darkë për të fshehur vjedhjet, se s’kam ardhur t’u hedh kripë në plagë. Po të ketë vullnet ka zgjidhje. Anullimi i koncesioneve kjo do ishte gjëja e parë që do bëja unë. Kështu e kuptjonë ata me një qeveri që është fundosur në gjithë raportet e botës, që nuk prek ansjë qindarë nga koncesionet. Mos prisni ndonjë mrekulli me Konferenca e donatorëve. Sa do të shëtisë “rruar qethur” del, por faturën e paguani ju”, tha Basha.

Në një tjetër takim po në Durrës Basha tha se i kanë sugjeruar qeverisë disa masa kundër krimit të organizuar, të cilat sipas tij janë më modeste se ato të Italisë, por që nuk u morën parasysh.

“Pse nuk i bën? Wshtë budalla? Jo, nuk i bën sepse është i korruptuar dhe i lidhur me krimin”, tha Basha. /abcnews.al

arjan-ndoja-1.jpg
in a14:07 | 11/12/2019

Provat e reja të mbledhura nga grupi hetimor për atentatin ndaj prokurorit, Arjan Ndoja më 1 nëntor në Shkozet, provojnë se Redjan Rraja është një nga autorët e krimit. Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se ADN-ja e përftuar në kampionet e marra në tri sende në makinë eshtë e përputhshme më atë të Rrajës.

“Redjan Rrajës i është kërkuar analiza e ADN-së dhe tashmë ka dalë përgjigja nga laboratori i Kriminalistikës. Hetuesit kanë marrë material biologjik në tre sende të makinës së autorëve që u gjet e braktistur në Shkafanë. Ato përputhen plotësisht me ADN-në e Redjan Rrajës. Kjo e lidh drejpërdrejt Rrajën me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Avokati i tij ka bërë disa memo kundrejt prokurorisë ku kërkon ti vihet në dispozicion materiali hetimor por prokuroria ka thënë se janë çështje sekrete.Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dyshime jo vetëm për praninë e Rrajës në makinën e auorëve të krimit, por dyshimet më të forta janë se ai e ka drejtuar këtë atentat“, tha gazetarja në lidhje direkte për Abc News.

Prova e parë ishin gjurmët e gishtërinjve në syzet e gjetura në makinë, por  Rraja e mohoi duke thënë se syzet janë të lëvizshme. Tashmë prova e ADN-së e përfshin direkt në këtë atentat.

Prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj kanë udhëhequr deri më tani hetimet për atentatin ndaj kolegut të tyre Arjan Ndoj, por nuk do ti vazhdojnë më tej. Dosja hetimore do të kalojë në duart e prokurorit Behar Dibra, i cili është pjesë e SPAK-ut që nis punë më 19 Dhjetor.

Redjan Rraja, u arrestua pak ditë pas ngjarjes, si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë dhe Aleksandër Lahos  i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.

Ndaj Rrajës rëndojnë akuzat:“vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

/abcnews.al

Screenshot_9-3.png
R D18:57 | 08/12/2019

Banorët e dy zonave më të prekura nga termeti, në ish-Kënete dhe Shkozet të Durrësit shprehen kundër fondit prej 2 milionë lekësh të premtuara nga Kryeministri për rindërtimin e shtëpive. Gazetari i Andi Qosja dhe grupi i xhirimit të “Abc News”, ishin sot pranë këtyre banorëve.

Ndue Filej është rikthyer edhe një herë në gërmadhat e ndertesës së tij. Ai shprehet se dëmshpërblimi prej 2 milionë lekësh nga qeveria nuk mjafton as për të blerë hekurin për shtëpinë.

“Kjo shihet vetë, materialet brenda janë me vlerë 10 milionë lekë (të vjetra). Vetëm hekur i ka pasur brenda 20 milionë lekë kjo shtëpi”, shprehet ai.

Më tej, Filej shprehet se ka punuar 20 vite në Greqi për të ndërtuar shtëpinë, por termeti ia shembi për 20 sekonda.

Në të njëjtën gjendje janë edhe disa shtëpi në lagjen 13 në Shkozet.

Agim Marku me profesion mësues tani më është kthyer edhe në rojtar të banesës, pasi në zonë janë shtuar vjedhjet.

“Këtu kam qendruar, por s’më është ofruar asnjeri për ndihmë. Kemi edhe frikë nga vjedhjet”, shprehet ai. /abcnews.al

Screenshot_3-2-1280x749.png
R D19:11 | 05/12/2019

Kjo vilë 5-katëshe, arriti t’i mbijetojë tërmetit të 21 shtatorit dhe më pas atij të 26 nëntorit. Por, ekspertët e shpallën atë të pabanueshme.

Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit zbarkuan për ta shembur atë me tritol. Tentativa e parë dështoi…

Kolonat e kësaj vile vijuan të qëndronin në këmbë, duke befasuar edhe vetë inspektorët e IKMT e duke ngjallur dyshime, nëse ajo godinë vërtet duhej shembur.

Ky rast nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së urbanistit Besnik Aliaj, i cili ka ndjekur procesin e shpërthimit të komanduar të kësaj godinë.
Aliaj teksa publikon këto pamje në facebook, shkruan: “Hej bela! Tentuan ta shembin me eksploziv! Dy tentativa të dështuara. Katër kolona të prera dhe struktura akoma në këmbë!”

Abc News përcolli drejtpërdrejt momentet e shembjes së kontrolluar të kësaj vile 5 katëshe, ku tentativa e parë dështoi për shkak të sasië së pakët të tritolit që u përdor nga punonjësit e IKMT. Tentativa e dytë, rezultoi e suksesshme…

/abcnews.al

 

gpdina-1280x707.jpg
Autor E16:32 | 04/12/2019

Ndërtesa pesë katëshe në Shkozet të Durrësit është shembur në tentativën e dytë të forcave xheniere, pasi në të parën gjithçka nuk funksionoi sipas planit.

Ato ishin dy godina që u planifikuan të shembeshin njëkohësisht me tritol në orën 15:00. E para u shemb, kurse e dyta mbeti në këmbë.

Në tentativën e dytë janë shembur tre katet e para të ndërtesës duke mbetur në këmbë edhe dy kate të tjera.

Gazetari Andi Qosja raporton për abcneës.al se ky është edhe këndi që ishte planifikuar të shembej ndërtesa për të mos shkaktuar dëme përreth.

IKMT ka filuar prishjen e godinave problematike, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit me qëllim shmangien e rrezikut për banorët.

Shembja e godinës së parë

Gjatë dy ditëve të fundit janë prishur disa hotele në zonën e plazhit të Durrësit. /abcnews.al

godinaaa-1280x960.jpg
ger ta10:26 | 04/12/2019

Ministria e Mbrojtjes njofton se efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.

Ditën e sotme 4 dhjetor 2019, efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.

Shembja e kontrolluar e objektit të parë është parashikuar të ekzekutohet sot rreth orës 15.00.

Për kohën e shembjes së objektit të dytë, do të njoftoheni më vonë gjate dites”, njofton ministria./abcnews.al

glidona-shkozet-termeti-1280x535.jpg
nev ila17:10 | 29/11/2019

Të shumta janë rastet që raportohen për banesa të dëmtuara në Durrës dhe në gjithë perimetrin ku lëkundjet e tërmetit janë ndjerë fuqishëm.

Në Shkozet të Durrësit, banorët thanë se përpos vështirësisë që kanë për të përballuar gjendjen e frikës, dhe panikut ndaj tërmeteve, kanë patur probleme edhe në dhënien e ndihmës nga autoritetet e emergjencave civile.

Disa banorë të Shkozetit thanë për ABC News se, janë duke jetuar në rrugë, dhe nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme. Ndërkohë në banesë nuk mund të hyjnë për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë marrë shtëpitë e tyre.

Ata thanë se përveç banesave kanë humbur edhe bizneset e tyre. Edhe pse ata kanë njoftuar autoritetet e komunës së tyre, për dëmtimet në banesa, askush nuk ka ardhur ti shohë, dhe ti vlerësojë ato a janë të banueshme apo jo.

Të pyetur nga gazetarja e ABC News Glidona Daci, se nëse kanë marrë ndonjë ndihmë, këto ditë që kanë mbetur jashtë, ata thanë për abcnews.al se, askush nuk i ka ndihmuar, madje as ushqime nuk janë shpërndarë për ta.

“Sonte do të qëndrojmë jashtë, ishim dy ditë te çadra askush aty nuk na siguroi asgjë. Të nesërmen na thanë do ikni në Kosovë. Pastaj as nuk janë interesuar fare për ne. Në çadër s’mund të rrinim, ishte lagështirë, as batanije nuk na dhanë”.

Përse nuk ju dhanë, përse nuk ju kanë dhënë ushqim, ndihmat kanë qenë të bollshme?

“Ndihma janë të bollshme por nuk kemi marrë gjë. I kanë marrë ata që i leverdisin, kanë marrë nga 50 batanije dhe i shesin në treg”.

Vetëm një pjesë kanë marrë ndihmë?

“Po, ne nuk kemi marrë asnjë ndihmë. E pyetëm Kryetaren e Komunës se ku do shkojmë sot, na tha që ishte duke folur me biznesmenët por s’ka asnjë tha”.

A jeni ankuar?

“Jo nuk jemi ankuar se ndihma është për ata që janë të fuqishëm dhe janë të zotë, nuk jemi ankuar, se është e kotë, nuk është se do na dëgjojë njeri, nuk gjen zgjidhje në asnjë vend”.

Ndërsa shohim dy fëmijët e kësaj familje kuptojmë  që lodhja dhe frika u lexohet në sy. Aurora vogëlushja 8 vjeç na tregon se e ka marrë malli për shtëpinë dhe se do të kthehet sa më shpejt atje.

A kalove mirë te çadra, a ju sollën lodra atje?

“Jo nuk kishte lodra, na sollën vetëm molto dhe çokollata”.

Çfarë lojërash luanit te çadra dy ditë që ishit atje?

“Asgjë, luaja me vëllain”.

Çfarë dëshiron në këto momente?

“Dua të shkoj te shtëpia që kisha, kam lodrat e mia dhe librat e shkollës. Edhe babi ka gjërat e veta”.

Kjo tragjedi pas tërmetit të 26 nëntorit, ka prekur më së shumti, nga ana psikologjike, edhe fëmijët, ku duhet një asistencë e jashtëzakonshme, ndoshta për të plotësuar traumën që ata kanë pësuar por jo vetëm. Problem ende ka mbetur keqmenaxhimi, dhe mos organizimi i situatës, për strehimin dhe ushqimin e këtyre familjeve, të cilët ende nuk e kanë një zgjidhje./abcnews.al

oki.jpg
ent ela12:04 | 28/11/2019

Tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës së 26 nëntorit shkaktoi deri më tani 40 viktima dhe 700 të plagosur. Sipas informacioneve zyrtare deri më tani janë shpëtuar 45 persona, por në redaksinë online të ABC News kanë mbërritur edhe pamje dhe foto të shumta nga operacionet e shpëtimit të kryera nga vetë banorët.  I tillë është rasti i një banori  të Shkozetit, i cili është nxjerrë nga një vrimë betoni nga vetë banorët.

Me foto dhe video banorët kanë dëshmuar duke sjellë në redaksi atë që ndodhi natën e tërmetit. Bëhet fjalë për pronarin e një kompanie private, Lavdosh Petoshati, i cili në momentin e rënies së tërmetit në orën 3.54 ka mbetur nën rrënojat e njërës prej ndërtesave të kompanisë për rreth 4 orë.

Pas shpëtimit, ai gëzon shëndet të plotë dhe në ndërtesë nuk ka njerëz të tjerë nën rrenoja, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. /abcnews.al

 

74234760_874764466251497_5873430110140366848_o.jpg
nev ila17:18 | 26/11/2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se pas tërmeteve të njëpasnjëshme të përsëritura gjatë gjithë ditës, u mor vendimi që të mbyllet Mbikalimi i Shkozetit për trafikun.

Sipas njoftimit të ARRSH, kontraktori dhe Policia Rrugore është prezent në vend për të drejtuar trafikun.

Njoftim për median dhe opinionin publik

Autoriteti Rugor Shqiptar ju bën me dije se, pas tërmeteve të përsëritura disa herë gjatë ditës, për Mbikalimin e Shkozetit, nga supervizori i kompanisë së mirëmbajtjes dhe ARRSH, u mor vendimi që të mbyllet për trafikun Mbikalimi i Shkozetit.
Kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës derisa kjo situatë të qetësohet!“, thuhet në njoftimin e ARRSH./abcnews.al

 

aksident-1.jpg
in a18:19 | 22/11/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka ndërruar jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Teksa po tentonte të kalonte autotradën, 45 vjeçari është përplasur nga makina. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë këmbësori, i paidentifikuar ende. Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono