shkolle

b1.jpg
Sej rie12:30 | 04/08/2019

Krahas ndërtimit të shkollave të reja Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe me rikonstruksionin e shkollave aktuale. Puna po vijon me ritme të larta për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në qendër të Njësisë Administrative Ndroq.

Ndërsa edhe pse afati i përfundimit të punimeve në këtë shkollë është muaji nëntor, ajo pritet të jetë gati që ditën e parë të shkollës. Kështu që fëmijët kur të kthehen në shtator do të gjejnë një shkollë të re, plotësisht të rikonstruktuar dhe me kushtet shumë më të mira.

Siç duket edhe nga fotot shkolla 9-vjeçare “Bashkim Berisha” duket sikur po rindërtohet nga e para.

Puna e Bashkisë së Tiranës do të vazhdojë gjatë gjithë verës, në mënyrë që qytetarët e Tiranës nga më të vegjlit te më të rriturit, kur të kthehen nga pushimet të gjejnë një infrastrukturë më të mirë, të gjejnë shkolla të rinovuara, kopshte, çerdhe të reja dhe jo vetëm.

ministria-e-arsimit.jpg
G. P.15:20 | 19/07/2019

Për tre ditë me radhë nga 24 Korriku deri më 27 Korrik në Jalë dhe Himarë 120 të rinj nga Shqipëria dhe Kosova do të jenë pjesë e shkollës verore 2019.

Aktiviteti do të organizohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë dhe temë do të ketë “Edukimi dhe punësimi në shekullin e 21- të”.

Për të qenë pjese e aktivitetit duhet të jeni nga 18 deri më 23 vjeç; student në institucionet publike të arsimit të lartë e të aplikoni në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit.

Aplikimet janë të hapura deri më 21 Korrik 2019 ndërsa fituesit do të njoftohen një ditë më pas./ABC News Albania 24/7

blendi-klosii.jpg
G. P.13:40 | 06/07/2019

Për herë të parë në Shqipëri hapet shkollë për të drejtuar varkat me vela. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e bëri të ditur nga Vlora ku u shpreh se gjithashtu se kjo është strategjia e re e për të zhvilluar ekonominë  e detit.

Mundësi për brezin e ri dhe njëkohësisht strategji për të zhvilluar ekonominë e detit. Shkolla për të drejtuar varkat me vela hapet në Vlorë. Nxënësit e parë janë nga 9 ne 12 vjeç përzgjedhur nga bashkia e qytetit bregdetar. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sipas ministrit Blendi Klosi do ta nxisë këtë iniciativë përmes politikave fiskale.

“Kjo është pjesë e atraksionit turistik, por më shumë se kaq sot do të fillojë për herë të parë shkolla e velave për fëmijët, për të edukuar një brez i cili do të jetojë me detin. Për ne si ministri strategjia e re e ekomonisë së detit do të jetë një nga prioritetet e punës sonë dhe le ta fillojmë këtu në Vlorë, në qytetin më portual të vendit dhe që ka një jetë kaq shumë të lidhur me detin”, tha Klosi.

Në këtë iniciativë Shqipëria do të mbështetet nga Italia. Shkolla u hap përmes një garë zhvilluar nga porti i Vlorës drejt atij të Orikumit./ABC News Albania 24/7

aa-2.jpg
G. P.17:58 | 12/06/2019

Presidenti rus Vladimir Putin ka alokuar më shumë se 8 milionë Euro fonde për ndërtimin ë një shkolle në Dagestan e cila do të mbajë emrin e boksierit Khabib Nurmagomedov. Projekti është konfirmuar nga babai i sportistit.

Gjithçka ka ardhur pasi vetë boksieri i ka kërkuar presidentit të investojë për zhvillimin e arsimit në Dagestan. Numagomedov shpreson që fondet të përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që fëmijëve të kësaj republike ti ofrohen kushte më të mira mësimi.

Khabib, së fundmi ka nënshkruan një kontratë të majmë më federatën UFC për disa ndeshje do të rikthehet në ring në shtator me qëllimin e unifikimit të titujve të peshave të lehta. Ai do të sfidojë kampionin Dustin Poirier.

Tv Klan

bulqize-1280x796.jpg
ent ela11:11 | 20/03/2019

11 nxënës në Bulqizë përfunduan në spital me shenja helmimi. Sipas të dhënave të para, ata ishin në laboratorin e kimisë. Ndërkohë pritet të mësohen shkaqet e helmimit te nxënësve të klasës së gjashtë.

Në fund të orës së mësimit nga një laborator përfunduan këtu në spital.

Janë 11 nxënës nga 15 që ka gjithsej klasa e gjashtë e shkollës 9-vjçare Shfqet Tançi në Bulqizë.

Ata thonë se eksperimentonin për formimin e objekteve, duke përdorur sapun të dikurshëm. Por nuk ka vonuar dhe po ndjeheshim mire

Mjeku Pediatër në spitalin e Bulqizës Elton Keta tha se fëmijët u paraqitën me dhimbje barku e të vjella. Do t’i nënshtrohen analizave për të vërtetuar shkaqet e vërteta të helmimit.

Fëmijët i ka vizituar edhe nënprefekti Avni Muliu.

Fëmijët morën mjekim për disa orë dhe pasi gjendja e tyre shëndetësore u normalizua ata u larguan për në shtëpi. Por ende nuk dihet nëse ka qenë shkak një sapun apo diçka tjetër ajo që u shkaktoi shenjat e toksikimit të vegjëlve./abcnews.al

brret.jpg
G. P.16:05 | 01/03/2019

Nxënësit e fshatit Brret në Krujë shkojnë çdo ditë në shkollë duke rrezikuar. Me një furgon të fshatit, ata udhëtojnë përmes një rrugë në mal që zgjat dy orë. Kjo për shkak se shkolla e tyre është mbyllur, por iu është prishur dhe ura.

Ky fëmijë i vogël duhet të kalojë në anë të greminës dy orë me furgon për të shkuar në shkollë. Në fshatin e tij Brret të Malësisë së Krujës, shkolla është mbyllur. Por si të mos mjaftonte kjo është shembur edhe ura. Janë 17 nxënës që jetojnë vetëm pesë kilometra larg qytetit të Krujës. Megjithatë u duhet ta kryejnë shkollën në kushtet e një aventure.

“Ne shkollën e bëjmë në Krujë. Zgjohemi shumë herët se s’kemi rruygë ku të kalojmë këtej se është prishur ura. Rruga është është shumë e keqe, e gjatë. Kur është shi mund të ikë furgoni”, tha një nxënës.

Ky është njeriu që merr përsipër me fugonin e tij t’i marrë fëmijët çdo ditë nga shtëpia në shkollë, e t’i sjellë prapë në shtëpi. Është shumë e vështirë dhe një risk i madh.

“I marr në fshatin Brret, i çoj në shkollën “Abazaj”, i bie prapë në fshatin Brret”. Dy orë. Shumë e vështirë, sidomos me gjithë këta fëmijë”, tha ai.

Rruga është e vështirë, kalon nëpër mal. Por kur ka reshje shiu, ata thonë se ndihen të rrezikuar.

“Kur është shi shumë çohemi më herët se bllokohet furgoni rrugës”, tha një nxënëse.

Në një nga këto udhëtimet mori pjese edhe ekipi i ABC News. Në këtë situatë nuk mbetet gjë tjetër, vetëm t’u urohet këtyre fëmijëve fat në rrugën drejt shkollës dhe shtëpisë./abcnews.al

autobusii.jpg
G. P.11:51 | 22/11/2018

Një automjet ka përplasur disa fëmijë përpara një shkolle në një qytet të Kinës, duke vrarë 5 fëmijë dhe plagosur 18 të tjerë. Kjo është bërë e ditur nga televizioni shtetëror kinez. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë një radhë fëmijësh që kalonte rrugën përballë shkollës ndërsa një automjet afrohet.

Më pas makina ndërroi korsi duke përfunduar në krahun e fëmijëve. Shoferi i mjetit është arrestuar. Nuk është akoma e qartë nëse bëhet fjalë për një sulm të paramenduar. Kohët e fundit, Kina është përfshirë nga episode të shumta të këtij lloji.

Muajin e kaluar një person i armatosur përplasi disa kalimtarë me makinën e tij duke vrarë dy persona dhe plagosur 16 të tjerë. Ndërsa në Shtator, 11 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën pasi një person shtypi ma kamionin e tij disa kalimtarë./abcnews.al

shkolla.jpg
G. P.16:07 | 09/11/2018

Autoritetet e Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar se një sulm me armë zjarri është në zhvillim në një shkollë të mesme. Policia ndodhet në vendngjarje. Për momentin nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur. Mediat ndërkombëtare raportojnë se janë dëgjuar të shtëna./abcnews.al

siguriaaaa.png
ent ela21:05 | 05/11/2018

I fituar del më i shpejti. Ndërsa shkojnë në mësim apo kthehen në shtëpi nxënësit e shkollës nëntë-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë në rastin më të mirë mund të mbeten në trafik.

Ndonëse respektojnë sinjalistikën rrugore nxënësit na tregojnë se të kalojnë nga njëra anë në tjetrën varet nga drejtuesit e automjeteve, të cilët shpesh nuk e kursejnë shpejtësinë as në këtë rrugicë para shkolle. Për të zgjidhur situata të ngjashme në kryqëzimin mes shkollës nëntë-vjeçare “Kosova” dhe “Liceut Artistik” në Tiranë është vendosur një semafor që mesa duket jo gjithmonë funksionon.

Në raste të tilla fëmijët kanë një zgjidhje. Ndërsa të rriturit në betejën mes drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve prindërit ndiejnë nevojën e një polici. Të njëjtën nevojë kanë edhe prindërit e fëmijëve në shkollën “Edith Durham”. Situata të tilla shpesh mund të bëhen shkak për aksidente.

Me qëllim parandalimin e tyre në nisje të vitit të ri shkollor, Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Alber Dervishaj, deklaroi se komisariatet do të siguronin praninë e uniformave blu pranë institucioneve arsimore sidomos gjatë fillimit dhe mbarimit të mësimit. Nga vëzhgimi i ABC News në katër shkolla të Tiranës nuk u vu re prani e tyre. Në këtë situatë prindërit thonë se kanë vetëm një zgjidhje. /abcnews.al

shqiperia-shkolla.jpg
G. P.17:10 | 10/09/2018

Pushimet e gjata verore dhe numri i lartë i festave bëjnë që nxënësit në Shqipëri të zhvillojnë më pak mësim se bashkëmoshatarët e tyre në Europë. Komisioni Europian ka përllogaritur se në vendin tonë, fëmijët shkojnë në shkollë 156 ditë të vitit.

Nxënësit në shkollat nëntë-vjeçare dhe ato të mesme në Shqipëri bëjnë më pak ditë shkollë se në shtetet europiane. Komisioni Europian ka publikuar raportin për edukimin në ciklin primar dhe atë dytësor ku vë në dukje se gjysmën e vitit në vendin tonë nuk zhvillohet mësim.

Fëmijët në Shqipëri shkojnë në shkollë vetëm 156 ditë. Ndërkohë mesatarja europiane varion nga 170 deri në 190 ditë. Kjo kryesisht vjen si pasojë e pushimeve të gjata verore, rreth 11 javë, por edhe numrit të lartë të festave.

Ata që zhvillojnë më shumë mësim në Europë janë danezët. Në Danimarkë, nxënësit shkojnë në shkollë 200 ditë të vitit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono