shkolla

shkolla.jpg
G. P.15:43 | 08/01/2019

Por ndryshe nga qytete të tjera, në shumë shkolla të Tiranës, nxënësit zhvillojnë mësim në klasa të ngrohta.

Në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” nxënësit zhvillojnë mësim në një mjedis të ngrohtë, megjithëse respektohet urdhri për shkurtimin e orëve të mësimit. Për të përballuar acarin e këtyre ditëve të ftohta, kaldaja është vënë në funksion me kapacitet të plotë.

Mirëfunksionimi i kaldajës së shkollës dhe kaloriferëve bën që i ftohti i acartë të mos ndjehet as në klasa dhe as në korridore. Edhe në shkollën 9-vjeçare “Gjon Buzuku” në kryeqytet, klasat ngrohen përmes ngrohjes qendrore.

Drejtuesit e shkollave 9-vjeçare në kryeqytet bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve që temperaturat janë të ulëta, sistemi ngrohës në shkolla do të punojë me kapacitet të plotë. Por edhe orët e mësimit do vijojnë të jenë të reduktuara./abcnews.al

49599708_2360249324264172_3437097679417507840_n-1280x853.jpg
ent ela13:51 | 07/01/2019

Edhe nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë e nisën vitin në mjedise të rikonstruktuara. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se këtë vit do të hidhen themelet për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet.

Këtë vit në Tiranë do të nisë puna për ndërtimin e 17 shkollave të reja. Këtë e bëri të ditur Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nga gjimnazi “Ismail Qemali” i cili këtë vit i ka pritur nxënësit me mjedise të reja.

“Një nga arsyet pse kemi një mbipopullim në këtë shkollë është kryesisht prej cilësisë, megjithatë hapja e shkollave të reja dhe fillimi i 17 themeleve për 17 shkolla të reja do të ulë edhe këtë presion. Jam i lumtur që edhe “Ismail Qemali”, brenda këtij viti, do të shkojë në parametrat normalë të raportit të nxënësve me mësuesit; pra, klasa të përballueshme dhe jo të mbingarkuara. Hapja e shkollave të reja do të kërkojë bashkëpunim me prindërit, që fëmijët të regjistrohen ku e kanë shkollën e tyre më të afërt”.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të klasave, palestrës dhe terreneve të jashtme sportive ndërkohë ka instaluar edhe sistemin e ngrohjes qendrore.

“Jam shumë i lumtur që ia mbërritëm kësaj dite, që shkolla “Ismail Qemali” të hidhej në tokë e të ringrihej nga e para, tamam si një feniks për këtë vit të ri. Të gjithë nxënësit të cilët me shumë mirëkuptim kanë “bujtur” në shkollat e tjera, sot kanë një ambient fantastik të rinovuar, duke filluar nga fushat. Është ndër të vetmet shkolla që ka edhe fushë tenisi, edhe volejbolli, edhe futbolli e basketbolli, ka një palestër, ka një sallë force, ka gjithë ndriçimin LED, ka një ngrohje me pelet”.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës, në shkollat e kryeqytetit mësuesit më të mirë të përzgjedhur nga portali “Mësues për Shqipërinë” sipas kryetarit të bashkise po shpërndahen në mënyrë të njëtrajtëshme në çdo shkollë. /abcnews.al

 

 

 

 

KLOSI-NE-UREN-VAJGURORE-MBULIM.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
G. P.21:20 | 22/12/2018

Shkolla “Llukë Mita”, në fshatin Konizbaltë të Urës Vajgurore është ndërtuar nga e para. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit deklaroi se nga 21 shkolla të kësaj zone 19 janë transformuar plotësisht. Kjo godinë përveç se ofron kushte optimale do të shërbejë dhe si kopësht për fëmijët e fshatit. Sipas ministrit Klosi, qeveria po synon të zhvillojë jetën komunitare në zonat rurale për këtë edhe buxheti i vitit që vjen nxit investimet në fshatra./abcnews.al

AKSIDENTOHEN-NXENESETI-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
G. P.10:48 | 21/12/2018

Një mësuese dhe një nxënëse u përplasen nga një makinë, ndërsa po kalonin rrugën nga shkolla në anën tjetër. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Lezhës dhe të dëmtuarat Elidona Gega mësuese e gjimnazit, dhe 16 vjeçarja B. Çupi u dërguan menjëherë në spital.

Një nxënëse e gjimnazit të Lezhës dhe mësuesja e saj u aksidentuan para shkollës së tyre në qendër të Lezhës. Elidona Gega 23 vjeçe, mësuese e psikologjisë dhe 16 vjeçarja B.Çupi u përplasën nga një fuoristradë, kur po kalonin rrugën para kompleksit të shkollave. Ato u dërguan menjëherë në spital ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, kurse  drejtuesi i mjetit Mercedez një 68 vjeçar, u ndalua nga policia.

Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes, thanë ABC News, se fuoristrada e cila nuk ishte me shpejtësi të madhe, po parakalonte një furgon të ndaluar dhe nuk i ka parë mësuesen dhe nxënësen që po kalonin rrugën. Lëvizja e mjeteve në zonën para shkollave në Lezhe nuk është një fenomen i panjohur, e kjo kryesisht në pushimin e madh dhe në përfundim të mësimit. Në momentin e aksidentit në afërsi të shkollës duhej të kishte edhe një patrullë policie për të monitoruar qarkullimin e mjeteve në fluksin e lëvizjes së nxënësve.

Drejtoria e policise vendore në Lezhe do të analizojë edhe veprimet e rrugorëve për të përcaktuar mënyren se si është kontrolluar zona në momentin e ngjarjes që fatmirësisht përfundoi vetëm me të plagosur./abcnews.al

 

AKSIDENTI-MESUESJA-ARRESTIMI-MBULIM-ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
G. P.13:24 | 20/12/2018

Drejtuesi i makinës që transportonte mësuesit në shkollën Arrës të Devollit, por që përfundoi në aksident me vdekjen e njëres prej tyre, u arrestua. Policia e Korçës e ka shpallur fajtor për shkelje të rregullave të qarkullimit Ndriçim Hoxhën, i cili në Land Rover kishte futur shtatë persona, gjashtë mësues dhe një infermiere. Në rrugën Miras – Arrës në zonën e Devollit pranë vendit të quajtur Shkallëz, makina është përmbysur. Për pasojë humbi jetën në vend mësuesja Luiza Dule 46 vjeçe. Të tjerët u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

nuns.jpg
G. P.17:52 | 11/12/2018

Dy murgesha amerikane kanë pranuar të kenë përvetësuar rreth 500.000 dollarë, të cilat i përdorën për të luajtur kumar në Las Vegas. Motër Mary Kreuper dhe motër Lana Chang e shkollës katolike të Shën Xhejmsit në Klaifornia, përdorën para të mbledhura nga tarifat, pagesat e shkollës dhe nga donacione të ndryshme për udhëtimet e tyre.

Dyshja e cila bëhet me dije të jenë edhe shoqe të ngushta, janë aktualisht të dala në pension. Ata kanë kërkuar falje publikisht dhe janë zotuar të kthejnë paratë shkollës në të cilën kishin punuar.

Një nga anëtarët e bordit u shpreh: “Ata po marrin para nga fëmijët në shkolla, nga fëmijë të cilët kanë nevojë për këto para. Është e tmerrshme ta bësh diçka të tillë.”

Vjedhja u zbulua gjatë një kontrolli financiar të fondeve të shkollës. Murgeshat thuhet se i kanë shpenzuar paratë në mënyrë të shfrenuar në Las Vegas. Motër Kreuper më parë ka qenë drejtoreshë e shkollës për 29 vite, ndërsa Motër Chang ka qenë mësuese për 20 vite.

“Komuniteti ynë është i shqetësuar dhe i trishtuar nga kjo situatë dhe kërkon ndjesë ndaj cilitdo dëmtim që i është shkaktuar familjeve të shkollës sonë”, u shpreh gjithashtu bordi drejtues.

Në një letër të drejtuar prindërve të fëmijëve, drejtuesit e shkollës kërkonin që familjet të mos humbasin besim në instuticionin e tyre./abcnews.al

FRUTA-TE-FRESKETA-PELESHI-1280x720.jpg
ent ela10:49 | 24/11/2018

Nxënësve të shtatë shkollave në Korçë dhe në Vlorë dy herë në javë do t’u shpërndahen falas fruta të freskëta. Projekti pilot i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon kthimin në edukatë të ushqyerit të shëndetshëm.

Ministri Niko Peleshi ishte në shkollën 9 vjeçare “Ismail Qemali”, të qytetit të Korçës ku tha se shumë shpejt kjo nismë do të shtrihet edhe në Elbasan, Lushnje, Përmet, Durrës, Dibër, Shkodër dhe Tiranë.

Ky projekt vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit me bashkitë e vendit dhe donatorët. /abcnews.al

 

 

WhatsApp-Image-2018-11-09-at-09.09.22.jpeg
G. P.09:15 | 09/11/2018

Ndalohen dy shtetas në Berat që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave. Gjithashtu arrestohet një tjetër shtetas tjetër për mbajtje pa leje të municioneve ushtarake. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaluan shtetasit: Klei Çobo, 19 vjeç dhe Arges Pirja, 30 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat. Kapja e tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka urdhëruar ndalimin, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit.

Shtetasit K.Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb. Materialet në ngarkim të shtetasve të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat./abcnews.al

VELIAJ-NE-KASHAR.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
G. P.13:58 | 07/11/2018

Një bulevard dhe dy shkolla të reja shumë shpejt do të ndërtohen në Kashar. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i tregoi banorëve të zonës projektet e reja, ndërkohë që i nxiti të deklarojnë vendbanimin pasi amnistia e qeverisë ka hyrë në fuqi.

Ata që nuk kanë deklaruar adresën e banesës pranë njësive administrative ku banojnë mund ta kryejne pa u gjobitur. Vendimi i qeverisë ka hyrë në fuqi, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nxiti qyetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Na duhet të reflektojmë faktin se në Kashar nuk banojnë 8 mijë, por 70-80 mijë njerëz. Ndaj do e vlerësoja shumë ndihmën tuaj këtu. Falenderoj qeverinë që e hoqi pengesën e fundit, gjobën, dhe tani nuk na pengon asgjë tjetër për t’u regjistruar. Na ndihmon jo vetëm për buxhetin e bashkisë, na ndihmon edhe kur kërkojmë subvencionimin nga qeveria”.

Kryetari i Bashkisë ishte në Kashar ku iu kërkoi banorëve mbështetje për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

“Që t’i marrim më shpejt vendimet dhe të kemi mundësi të investojmë me ritëm më të lartë, na duhet që të kemi votat për PS-në në Këshillin Bashkiak. Një nga arsyet pse sot kemi një qeveri efiçente është sepse Edi Rama ka 74 vota. Një shumicë absolute që e bën të ecë pa asnjë ndalesë, që nuk e shantazhon njeri, që s’ka nevojë të bëjë pazar me njeri, që s’ka nevojë t’i bëjë qefin dikujt, pasi e vetmja fuqi që njohim është ajo e qytetarëve që na kanë dhënë votën. Kjo është arsyeja pse na duhet një shumicë e tillë edhe në Këshillin Bashkiak”

Ndërkohë Veliaj tregoi se Kashari shumë shpejt do të ketë një bulevard të ri që do të lidhë unazën e Tiranës me rrugën “Tre dëshmorët e Kombit” dhe dy shkolla të reja të cilat do të ulin fluksin e nxënësve në ato ekzistueset./abcnews.al

zanatcinjte-1280x717.png
G. P.16:45 | 01/11/2018

Të diplomohesh në arsimin professional duket se e ke më te lehtë gjetjen e një pune. Këtë e dëshmojnë të dhënat e Institutit të Statistikave, të cilat nxjerrin në pah se papunësia tek ata që kanë përfunduar shkollat profesionale është 4.5% më e ulët se tek ata që kanë mbaruar gjimnazin.

Zanati nuk të lë papunë.  Kjo shprehje duket se i shkon për shtat panoramës që paraqet tregu i punës vitet e fundit në Shqipëri. Numrin më të lartë të të papunëve në vendin tonë, sipas Institutit të Statistikave, e përbëjnë ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm të përgjithshëm. Vitin e shkuar niveli i papunësisë tek ky grup personash shënoi 17.2%.

Ndërsa të diplomuarit në arsimin e mesëm profesional e kanë pasur më të lehtë gjetjen e një pune.Tek kjo kategori papunësia ishte 4.5 % më ulët krahasuar me ata që kanë përfunduar gjimnazin. Në popullsinë15 vjeç e lart peshën më të madhe të punësimit e zë sektori i shërbimeve me 42.4% ndiqet nga bujqësia me 38.2%  ndërkohë që industria punëson vetme 19.4% të të punësuarve.

Të rinjtë në vend duket se e kanë të vështirë të ndjekin tendencën e tregut të punës. Mëgjithkëtë vitet e fundit vihet re një përpjekje e tyre. Në vitin akademik 2017-2018, sipas Institutit te Statistikave, numri i nxënësve në arsimin profesional ka pësuar një ulje prej 21% krahasuar me vitin 2013-2014 ndërsa nxënësit në arsimin profesional paraqiten me rritje prej 2,6 pikë përqindje.

Ndërkohë që të diplmuarit në shkollat profesionale krahasuar me katër vite të shkuara janë rritur me 1.2 herë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono