Shkodër

1531228956_arrestim_0.jpg
So Nila16:04 | 18/01/2020

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Tre Heronjtë”, Shkodër ku shtetasi K. Z. 41 vjeç, ka ushtruar dhunë fizikedhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Njoftimi i Policisë:

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes, falë reagimit të shpejtë nga Policia.

Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar, për kanosje dhe dhunë në familje.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

bibliotek.jpg
in a22:50 | 13/01/2020

Në biblioteken “ Marin Barleti” të Shkodrës ndodhen rreth 250 mijë libra me rreth 80 mijë tituj. Deri këtu duket si një bibliotekë e zakonshme, por kur nis e mëson mbi fondin e librave, ndalesh tek disa antikuarë të rrallë. Janë këto libra të cilët janë botuar para shekullit të 16 dhe kanë udhëtuar në vende të ndyshme deri sa janë grumbulluar në Shkodër.

Mes  tyre gjejmë edhe Kronikat e Marin Barletit apo dhe  “Historinë e Skënderbeut”, botim i vitit 1578.

Kureshtjen e atyre që e duan librin e shuan Drejtori i Bibliotekës së Shkodrës Maxhid Cungu.

“Ajo që e bënë më të veçantë dhe më të pasur është shumë llojshmëria e koleksioneve që përmban, duke filluar tek koleksioni i Antikuariatit që përmbanë vlera të mëdha  të trashëgimisë kulturore qoftë shqiptare, por edhe të autorëve të huaj. Pjesë e këtij koleksioni janë librat Incunabul (Inkunabel), të prodhuara para shekullit të 16-të. Që kanë tematika të ndryshme duke filluar nga ato fetare, por edhe të drejtës Kanonike, apo librat gjuhësor, të historisë, gjeografisë. Është një fond i veçantë i dorëshkrimeve që përmban 155 njësi nga autorë, kryesisht lokal, shumë të përmendur për historinë e Shqipërisë, për shkencën e albanologjisë. Sic janë At Shtjefen Gjeçovi, që ka pjesë nga Kanuni I Lekë Dukagjinit. At Justin Rrota ku përfshihen dorëshkrime me shumë vlerë të tijat, dhe pastaj janë edhe autor të tjerë sic është Dora D’Istria dhe shkrimtar të tjerë,” u shpreh drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti” Shkodër, Maxhi Cungu.

Disa nga librat e rrallë kanë shëtitur nga një dorë në një tjetër. Gjenden edhe shënimet se kujt i përkisnin ato. “Çeta e Profetëve” e botuar në  vitin 1685, ishte kujtim i At Shtjefen Gjeçovit, të cilit i ishte dhuruar nga një prift nga Dalmacia në vitin 1910-të dhe më pas Gjeçovi e ka dhuruar At Justin Rrotës.”

Po sa të interesuar janë lexuesit dhe studiuesit, a mund ti marrin nga biblioteka për pak kohë? Cungu pohon se ka shumë interes për këto koleksione, por ato janë unik dhe nevojitet një procedurë e veçantë, për shkak edhe të ruajtjes së tyre nga dëmtimet.

“Fondi për cilin flasim, natyrisht nuk është i ekspozuar për lexuesit e zakonshëm është një procedurë tjetër për ti vënë në dispozicion librat. Janë me përdorim të kufizuar, për shkak edhe të vlerave që përmbajnë. Disa nga to janë dhe digjitale, mund të lexohen online”, u shpreh Maxhid Cungu.

Pjesë e këtij fondi është dhe vepra e një rëndësie të veçantë botërore se Toma Akuini, që është botim i vitit 1486.

Gjatë kësaj vizite në blibliotekë na gëzoi fakti që ka frekuentim.

“Ka frekuentim nga çdo moshë dhe fëmijë, vijnë dhe nga qytete të tjera”

Bibliotekat në qytetin e Shkodrës e kanë zanafillën  në vitin 1683 me bibliotekën e “Bogdanit”, me pas ishin biblioteka të shoqërive të ndryshme kulturore në qytetin e Shkodrës, siç është ajo e vitit 1899 e “Shoqnisë Bashkimi”, e kështu me radhë dëri tek kjo aktuale Marin Barleti.

Intervista me Maxhid Cungu

Sa është numri i librave të vjetër librave antikuar që ka fondi i bibliotkes së Shkodrës?

M.Cungu: Biblioteka e qytetit të Shkodrës është ndër më të pasurat në vënd sa i përket numrit të librave. Janë rreth 220 mijë libra, e thënë ndryshe rreth 80 mijë tituj, pasi një titull mund të ketë disa kopje. Dhe ajo që e bën më të veçantë dhe më të pasur është shumë llojshmëria e koleksioneve që përmban, duke filluar tek koleksioni i Antikuariatit që përmban vlera të mëdha  të trashëgimisë kulturore qoftë shqiptare, por edhe të autorëve të huaj. Pjesë e këtij koleksioni janë librat INCUNABUL- (INKUNABEL), të prodhuara para shekullit të 16-të. Që kanë tematika të ndryshme duke filluar nga ato fetare, por edhe të drejtës Kanonike, apo librat gjuhësore, të historisë, gjeografisë. Është një fond i veçantë i dorëshkrimeve që përmban 155 njësi nga autorë kryesisht lokal, shumë të përmendur për historinë e Shqipërisë, për shkencen e albanologjisë. Siç janë At Shtjefen Gjeccovi, që ka pjesë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit. At Justin Rrota ku përfshihen dorëshkrime me shumë vlerë të tijat, dhe pastaj janë edhe autor të tjerë siç është Dora D’Istria dhe shkrimtar të tjerë.

Sa është interesi?

Fondi për cilin flasim, natyrisht nuk është i ekspozuar për lexuesit e zakonshëm është një procedurë tjetër për ti vënë në dispozicion librat, janë me perdorim të kufizuar, për shkak edhe të vlerave që përmbajnë, por ruajtjes nga përdorimi, ruajtjes nga konsumi. Natyrisht janë objekt për studimin nga studjues të ndryshëm të cilët, të cilët studiojnë në fusha të historisë apo të shkencave tjera. Natyrisht ka një interes të madh jo vetëm nga lexuesit në Shkodër por vijnë studiues edhe nga vendet tjera. Një pjesë e këtij fondi është i dixhitalizuar, mund të shihet edhe online, në saje të projektit që ka bërë biblioteka gjatë viteve të kaluara, për të rujtuar nga konsumi, por edhe të jenë disponibël për studjues të ndryshëm apo për këdo që ka interes, për të marrë informacion nga këto libra.

Frekuentimi i lexuesve të zakonshëm këtu në bibliotekë si është?

Ndoshta për një njeri të zakonshem këtë nuk e verën, por për një njeri që e frekuenton rregullisht biblioteken, e vëren se frekuentimi është shumë i madh. Duke filluar tek peridiku i cili frekuentohet shumë, por tek librat tjerë të natyrës shkencore apo divulgative, romane, apo letërsi qoft e vendit apo e huaj ka një frekuencë të madhe të lexuesve, të të gjitha moshave duke filluar që nga seksioni i fëmijëve por edhe lexues tjerë./abcnews.al

maxhid-cungu.jpg
nev ila22:18 | 12/01/2020

Në biblioteken “ Marin Barleti” të Shkodrës ndodhen rreth 250 mijë libra me rreth 80 mijë tituj. Deri këtu duket si një bibliotekë e zakonshme, por kur nis e mëson mbi fondin e librave, ndalesh tek disa antikuarë të rrallë. Janë këto libra të cilët janë botuar para shekullit të 16 dhe kanë udhëtuar në vende të ndyshme deri sa janë grumbulluar në Shkodër.

Mes  tyre gjejmë edhe Kronikat e Marin Barletit apo dhe  “Historinë e Skënderbeut”, botim i vitit 1578.

Kureshtjen e atyre që e duan librin e shuan Drejtori i Bibliotekës së Shkodrës Maxhid Cungu.

“Dhe ajo që e bënë më të veçantë dhe më të pasur është shumë llojshmëria e koleksioneve që përmbanë, duke filluar tek koleksioni i Antikuariatit që përmbanë vlera të mëdha  të trashëgimisë kulturore qoft shqiptare, të vendi pra, por edhe të autorëve të huaj. Pjesë e këtij koleksioni janë librat INCUNABUL- (INKUNABEL), të prodhuara para shekullit të 16-të. Që kanë tematika të ndryshme duke filluar nga ato fetare, por edhe të drejtës Kanonike, apo librat gjuhësor, të historisë, gjeografisë. Është një fond i vecantë i dorëshkrimeve që përmbanë 155 njësi nga autor, kryesisht lokal, shumë të përmendur për historinë e Shqipërisë, për shkencen e albanologjisë. Siç janë At Shtjefen Gjeçovi, që ka pjesë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit. At Justin Rrota ku përfshihen dorëshkrime me shumë vlerë të tijat, dhe pastaj janë edhe autor të tjerë sic është Dora D’Istria dhe shkrimtar të tjerë”.

Disa nga librat e rrallë kanë shëtitur nga një dorë në një tjetër. Gjenden edhe shënimet se kujt i përkisnin ato.

“Çeta e Profetëve” e botuar në  vitin 1685, ishte kujtim i At Shtjefen Gjeçovit, të cilit i ishte dhuruar nga një prift nga Dalmacia në vitin 1910-të dhe më pas Gjeçovi e ka dhuruar At Justin Rrotës.

Po sa të interesuar janë lexuesit dhe studiuesit a mund ti marrin nga biblioteka për pak kohë? Cungu pohon se ka shumë interes për këto koleksione, por ato janë unik dhe nevojitet një procedurë e veçantë, për shkak edhe të ruajtjes së tyre nga dëmtimet.

“Fondi për të cilin flasim, natyrisht nuk është i ekspozuar për lexuesit e zakonshëm është një procedurë tjetër për ti vënë në dispozicion librat, janë me perdorim të kufizuar, për shkak edhe të vlerave që përmbajnë, por ruajtjes nga përdorimi, ruajtjes nga konsumi. Disa nga to janë dhe digjitale, mund të lexohen online”.

Pjesë e këtij fondit është dhe vepra e një rëndësie të veçantë botërore se Toma Akuini, që është botim i vitit 1486.

Gjatë kësaj vizite në blibliotekë na gëzoi fakti që ka frekuentim.

“Ka frekuentim nga çdo moshë dhe fëmijë, vijnë dhe nga qytete të tjera”.

Bibliotekat në qytetin e Shkodrës e kanë zanafillën  në vitin 1683 me bibliotekën e “Bogdanit”, me pas ishin biblioteka të shoqërive të ndryshme kulturore në qytetin e Shkodrës, siç është ajo e vitit 1899 e“Shoqnisë Bashkimi”, e kështu me radhë dëri tek kjo aktuale Marin Barleti./abcnews.al

qeni-1280x720.jpg
Autor E15:16 | 08/01/2020

Të shtënat me armë në Grudë të Shkodrës kanë alarmuar policinë gjatë mesditës së sotme.

Pasi shkuan në vendin e ngjarjes, blutë e Shkdorës kanë zbuluar se dy vellezër 37 dhe 28 vjeç kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Gjergj Mhillajt, ku për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz.

Por, abcnews.al mëson se të shtënat kanë kapur qenin e shtëpisë, i cili ka ngordhur në vend.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjës, ndërsa banorët flasin nën zë mbi atë që përcakton Kanuni në rastet kur vritet qeni i shtëpisë, cili e konsideron këtë sikur të jetë ekzekutuar në njeri.

Shkoder/Informacion paraprak i policisë

Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al

maxresdefault-1-1280x720.jpg
Autor E13:40 | 08/01/2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Grudë të Shkodrës.

Gazetari Simon Shkreli bën me dije për abcnews.al se është qëlluar me armë ndaj banesës së Gjergj Mhillajt. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes dy familjeve në fshatin Grudë.

Mësohet se të shtënat kanë ardhur nga dy persona. Të shtënat kanë kapur qenin e familjes Mhillaj.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al

shperthimi.jpg
in a08:29 | 05/01/2020

Dy shpërthime tritoli kanë ndodhur në Shkodër në një interval kohor prej 3 orësh. Shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen Guerrile, ku pre e sulmit ishte shtëpia e oficerit të Policisë, Prelë Milani, me detyrë shef i stacionit policor në Theth të Dukagjinit.

(Prelë Milani, me detyrë shef i stacionit policor në Theth të Dukagjinit)

Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur në fshatin Grudë e Re të Shkodrës rreth orës 01:00 e mëngjesit në shtëpinë e Kolë Bungajës. Për fat nga dy këto shpërthime ka pasur vetëm dëme materiale.

Sulmi me tritol ndaj Prel Milanit dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës. Sasia e tritolit është vendosur në pjesën e pasme të oborrit të shtëpisë pranë një magazine në të cilën mban veglat e punës dhe mjetet tjera, rreth 15 metra larg shtëpisë së banimit. Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se oficeri i Policisë Prelë Milani në momentin që ka dalë nga shtëpia dhe i është drejtuar Komisariatit të Policisë për të marrë shërbimin si oficer i gatshëm i policimit në komunitet, ka dëgjuar fillimisht një shpërthim por pa i kushtuar rëndësi. Më pas kanë qenë familjarët ata që kanë kontrolluar shtëpinë dhe oborrin përreth kur kanë konstatuar deren e magazinës të dëmtuar dhe një gropë me një diameter rreth 30 cm në beton.

Ende nuk është përcaktuar sasia e lëndës plasëse e vëndosur. Ndërsa dyshohet se vendosja e tritolit është për shkak të detyrës si Përgjegjës i Postës në Theth, si dhe dyshimet e para janë për shkak të operacioneve të kryera në zonën e Dukagjinit në luftë kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër vetë oficeri i Policisë Prel Milani dhe familja e tij nuk kanë konflikte. Në momentin e shpërthimit në shtëpi kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e oficerit ndërsa vetë oficeri ka qenë në automjet duke shkuar në komisariat të policisë në Shkodër.

Prel Milani përveçse oficer policie është edhe studiues dhe shkrimtar i njohur në Shkodër, kryesisht me studimet e tij për treven e Dukagjinit, dhe personaliteteve të kësaj zone.

Ndërsa pak orë më pas një sasi e konsiderueshme lënde plasëse që dyshohet si tritol është vendosur në deren e shtëpisë së shtetasit Kolë Bungaja në fshatin Grudë e Re të Shkodrës. Në momentin e shpërthimit e gjithë familja ndodhej në gjumë. Ndërsa nga shpërthimi është dëmtuar dera hyrese e shtëpisë. Nuk dihet shkaqet dhe cilët kanë qenë motivet e këtij sulmi ndaj familjes Bungaja. Policia e Shkodrës dhe Prokuroria ka nisur hetimet për këto dy ngjarje./abcnews.al

pra.jpg
in a07:22 | 05/01/2020

Dy shpërthime me tritol kanë tronditur Shkodrën gjatë orëve të vona të natës. Shpërthimi i parë ndodhi pas banesës së policit Prelë Milani me detyrë shef stacioni i Policisë në Theth.
Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se shpërthimi i dytë me tritol, ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Grudë e Re tek banesa e shtetasit Kolë Bungaja. Mësohet se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

/abcnews.al

keshilli-bashkiak-shkoder.jpg
nev ila15:18 | 31/12/2019

Këshilltarët e majtë të Bashkisë Shkodër kanë debatuar me kryetaren në detyre Voltana Ademi për mënyrën e qeverisjes nga administrate, që ajo drejton. Përplasja e ashpër u bë gjatë miratimit të Buxhetit 2020 që pas 6 orësh u miratua me 36 vota pro dhe 1 kundër.

Miratimi i buxhetit për vitin 2020 për Shkodrën është shoqëruar me debate. Në mbledhjen e këshillit bashkiak ka marrë pjesë dhe kryetarja në detyrë Voltana Ademi dhe përfaqësuesi e majtë kanë qënë kritikë me mënyrën se si qeveris administrata.

Pavarësisht përplasjeve pas 6 orësh me 36 vota pro dhe 1 kundër është miratuar buxheti prej 2.6 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e parave do të shpenzohet për investime./abcnews.al

vendi.jpg
nev ila22:58 | 26/12/2019

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një fëmijë 4-vjecar ka rënë nga dritarja e makinës që drejtohej nga i ati. Babai ka vënë re mungesën e tij vetëm kur ka mbërritur në shtëpi.

Fëmija është gjetur nga kalimtarët pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.

Hilmi Kurtaj nuk e ka vene re se djali i tij Selaudin Kurtaj i ka rene nga makina.Kurtaj po udhëtonte drejt qytetit të Shkodrës e në sediljen e pasme të makinës kishte katër fëmijët e tij.

Duket se fëmija ka hapur dritaren e mjetit dhe nga pakujdesia ka rënë jashtë makinës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Bardhajve në Shkodër.

Vogëlushi është gjetur pa ndjenja nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. I ati, Hilmi Kurtaj ka konstatuar mungesën e të birit, vetëm kur ta mbërritur në banesë në qytetin e Shkodrës.

Mjeku i Urgjences Astrit Lahi sqaron se gjendja e femijes vazhdon te jete e rende per shkak edhe te demtimeve ne koke….

Policia ka shoqëruar Hilmi Kurtajn dhe ka nisur hetimet rreth kesaj ngjarjeje , ndersa 4 vjecari po mbahet në repartin e reanimacionit në spitalin rajonal për shkak të gjendjes së rëndë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono