Shkelzen Borkina

FAMILJA-ADMIR-BOKRINA-1280x652.jpg
G. P.15:15 | 15/08/2018

Admir Bokrina bashkë me Marius Djerrin humbën jetën në aksidentin tragjik në Genova të Italisë. Ndërkohë, në familjen e tij në Oblikë të Shkodrës kushërinjtë kanë hapur dyert e mortit. Kurse prindërit e djalit që ndodheshin në Shqipëri me pushime, janë kthyer menjëhere në Itali.

Në fshatin Oblikë të Shkodrës, janë hapur dyert e mortit për njërin prej viktimave të aksidentit tragjik në Genova të Italisë. Admir Bokrina 32 vjeç humbi jetën kur po shkonte për pune së bashku me bashkëatdhetarin e tij Marius Djerri. Në familjen e Admir Bokrinës ndodhen vetëm të afërm pasi nëna dhe babi që kishin ardhur për pushime u kthyen menjëherë në Itali pas lajmit të kobshëm. Ata do të tërheqin trupin e pajetë të të riut fatkeq. Xhaxhai dhe kushëriri i 32 vjeçarit tregojnë se si e kanë marrë lajmin e hidhur.

Fatmir Bokrina, xhaxhai i viktimës:“E kemi marrë vesh rreth orës 1 të darkës. Tragjedia dihej se ka ndodh, por mbaheshim me shpresa se ishalla nuk ka ndodhur aty. Duke i rënë telefonit nuk mu përgjigj dhe morëm vesh se ka ndodhur duke shkuar në punë.”

Shkëlzen Lani, kushëri:“Dyshimet e para kanë qenë direkt nga mesdita kur është ndarë me të shoqen, ajo është një urë që ishte folur me kohë që do të bëhej rikonstruktimi dhe dyshimet na kanë ardhur, por gjithmonë mbanim shpresën se mund të jetë diçka ndryshe, por për fat të keq…”

I ndjeri Admir Bukrina kishte që 12 vjeç që jetonte në Itali pasi i ati kishte emigruar e më pas kishte patur mundësi të bënte bashkim familjar.
Ai punonte në një fabrikë ndërsa personi i fundit që kishte takuar ishte bashkëshortja e tij, me të cilën ishte përshëndetur para se të nisej për punë. 20 minuta më vonë, atë mesditë u mor vesh që ura ishte shembur.

Pasi kanë telefonuar të dy të rinjtë që ndodheshin në automjet së bashku, asnjëri nuk është përgjigjur e më pas ka nisur paniku tek të familjarët. Kanë kaluar orë të tëra duke kërkuar dëshpërimisht informacion. Vetëm pak pas mesnate mësuan se mes viktimave është dhe Admir Bokrina./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono