shkelje

ulsi-manja-per-meten.jpg
ad min14:26 | 19/10/2019

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit do të mbyllë punën përpara 8 dhjetorit. Kryesuesi i hetimit, Ulsi Manja thotë për ABC Neës se mazhoranca do të japë një votë politike për shkarkimin e Ilir Metës, ndërsa vlerësimin kushtetues do ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese kur të jetë funksionale.

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias nuk i ka bindur socialistët të pushojnë hetimin parlamentar për shkarkimin e presidentit. Përkundrazi.

“Brenda afatit të ri që morëm nga Kuvendi, komisioni hetimor do ta përfundojë punën e vetë. Do të zbatojmë planin përfundimtar të hetimit të miratuar nga Komisioni”.

Ulsi Manja që drejton komisionin hetimor, shpjegon për ABC News se çfarë ka ngelur ende për t’u bërë nga hetimi.

“Do të administrohen provat shkresore, dhe këtu e kam fjalën për opinionin paraprak dhe final të Komisionit të Venecias, do të administrohet dhe shkresa e ardhur nga Presidenti i Republikës lidhur me arsyet që e shtynë të anulojë 30 qershorin, duke respektuar tërësisht klauzolat ligjore për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””.

Komisionit i përfundon mandati hetimor në 8 Dhjetor.

“Komisioni është i detyruar të mbyllë punë që i ka ngarkuar Kuvendi me vendimin nr 84 të vitit 2019. Është një komision që i kërkohet  një vlerësim në aspektin ligjor nëse Presidenti e ka shkelur ose jo Kushtetutën, dhe raporti i këtij komisioni hetimor i tillë do të jetë. Më pas seanca plenare vendos politikisht për shkarkimin e Presidentit të Republikës”.

Dhe pse janë të bindur që Meta e ka shkelur Kushtetutën duke çdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh, Ulsi Manja nuk është gati të pohojë votën e tij pro shkarkimit.

“Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj votën time e as qëndrimin tim. Unë qëndrimin tim do ta shpreh në komisionin hetimor që unë drejtoj dhe votën time do ta shpreh në seancë plenare së bashku me gjithë kolegët e mi të mazhorancës”.

Socialistët do të votojnë shkarkimin, por topi do të ngelet në derën e Gjykatës Kushtetuese.

“Votimi në parlament është votim politik, ndërsa Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm kushtetues që do të japë një vlerësim në aspektin kushtetues dhe ligjor për këtë procedurë shkarkimi”.

Teksa kjo gjykatë nuk është ende funksionale e plotësimi duket i largët, Ilir Meta do të vazhdojë të jetë në krye të shtetit./ABC News Albania

KQZ-drilona.jpg
nev ila21:12 | 14/06/2019

Edhe KQZ reagoi pas kërkesës së disa bashkive per lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur selitë e KZAZ-ve dhe Vendet e Numërimit të Votave, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve.

Sipas KQZ-së këto kërkesa dhe veprime janë në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe i ngarkojnë kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale e administrative./ABC News Albania 24/7

edi-rama-jashte-kuvendit.jpg
ad min19:25 | 21/01/2019

Mazhoranca po përgatit një sërë padish ndaj Presidentit, të cilat do i çojë në Gjykatën Kushtetuese. E bëri të ditur kryeministri Rama pasi u votua si ministër i Jashtëm. Shefi i qeverisë tha se janë një sërë shkeljesh të kreut të shtetit që do reflektohen në padi të ndryshme, pasi Meta ka thyer çdo traditë të zyrës së presidentit.

“Them që votimi i sotëm ishte rezultat i një zgjedhjeje të detyruar si pasojë e refuzimit të Presidentit për të dekretuar ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme dhe thënë kjo dua që ta bëj të qartë për të gjithë opinionin publik se në kushtet kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës së re Kushtetuese për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljet e kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës u detyrova të marr këtë vendim duke e besuar nga njëra anë se projekti i qeverisë së re nuk duhet cënuar se dhe nga ana tjetër nuk do duhej të zgjidhej një tjetër ministër i Jashtëm për një periudhë relativisht të shkurtër. Ne kemi përgatitur padinë në fakt do jetë një numër padish për një sërë shkeljesh nga ana e Presidebtit. Edhe në rastin konkret kemi përgatitur padinë pasi kjo është një çështje që duhet zgjidhur qartë dhe përfundimisht në kushtet kur Presidenti i Republikës ka marrë përsipër të veprojë në kundërshtim me të gjithë traditën e asaj zyre”, tha Rama./abcnews.al

MINISTRI-TURK-AKUZAT_ABC-2-1280x543.jpg
ent ela16:42 | 12/11/2018

Ministri i brendshëm turk akuzon Greqinë se po përpiqet të grabisë zona ekonomike ekskluzive të Libisë, duke përfituar nga paqëndrueshmëria politike në vend pas vrasjes së Muamar Gedafit.

Zyrtari i Ankarasë shtoi se kishte dorëzuar dhe dy harta në qeverinë e Libisë për të vërtetuar tezën e tij.

Ministri i brendshëm turk i ka dorëzuar disa harta qeverisë së Libisë në përpjekje për të dëshmuas se Greqia po përpiqet të futet në ujërat territorial të vendit.

Mediat turke raportojnë se në raportet e tij ministry turk akuzon Greqinë se po grabit zona eksluzive ekonomike të Libisë. Raportet shoqërohen me dy harta që ministry turk konfirmoi se ia kishte dorëzuar qeverisë së Libisë. Sipas njërës prej hartave, as Qiproja as Kreta nuk ndikojnë në zonat detare, që do të thotë se mund të ketë kufij detar ndërmjet Turqisë dhe Libisë. Një skenar i tillë mbikëqyr ekzistencën e shelfit kontinental grek në Mesdheun lindor.

Gjatë vizitës së fundit në Tripoli, ministri i brendshëm turk informoi qeverinë e Libisë se Greqia po shfrytëzon paqëndrueshmërinë që pasoi përmbysjen e Muamar Gadafit, duke synuar qëtë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të shelfit kontinental libian, diçka që ai pretendoi se Greqia ka bërë edhe në Turqi. /abcnews.al

KEPUCA-MBULIM.mpg_snapshot_00.41.jpg
ad min23:44 | 23/10/2018

Euro-deputeti italian Anxhelo Çoka, në përfundim të konferencës për shtyp të zëvendës presidentit të KE-së dhe komisionerit për Ekonominë reagoi duke lënë me gojë hapur të pranishmit. Çoka iu afrua tryezës së relatorëve, hoqi këpucën dhe me të, në mënyrë simbolike shkeli deklaratën e printuar të Komisionit Europian.

Më pas, në profilin e tij në Twitter, euro-deputeti nga radhët e Ligës së Veriut deklaroi: “Në Strazburg shkela me një shollë italiane malin e gënjeshtrave që Valdis Dombrovskis dhe Pierr Moskovici kishin shkruar për vendin tonë”.

Çoka theksoi se Italia meriton respekt dhe u bëri thirrje atyre që i quajti euro-budallenjtë që ta kuptojnë se italianët nuk e ulin kokën. “A bëra mirë?”, shtoi Çoka në statusin e tij./abcnews.al

SHBA-ARRESTIMET-SHQIPTARET.mpg_snapshot_00.55.jpg
ad min10:42 | 28/09/2018

105 persona, mes të cilëve dhe shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet amerikane. Ata akuzohen për shkelje të ndryshme duke filluar nga qëndrimi i paligjshëm në territorin e Shteteve të Bashkuara e deri tek shitja dhe transportimi i drogës.

Autoritetet amerikane ka zhvilluar një operacion të gjerë 10-ditor, me synim kapjen e personave te inkriminuar dhe shkelësve të tjerë të emigracionit. Mësohet se në këto operacione 105 persona perfunduan në pranga të agjentëve. Të arrestuarit (96 meshkuj dhe nëntë femra) përfshinin shtetas nga 21 vende si: Shqipëria, Kina, Republika Çeke, Maqedonia, Meksika, Vietnami dhe shumë shtete të tjera.

Operacioni është kryer nga Zyra e Shteteve të Bashkuara për Emigracionin dhe Doganat dhe agjentët e deportimit. Shumica e të huajve të shënjestruar nga oficerët gjatë këtij operacioni, që përfshinte Michigan dhe Ohajon, kishin histori paraprake kriminale që përfshinin dënime për krimet e mëposhtme: dhunën në familje, sulmin, vjedhjen, kanë ngarë makinën nën ndikimin e drogës, sjellja kriminale seksuale e shkallës së dytë, hyrja e paligjshme në SHBA, shitja ose transportimi i kokainës dhe shumë të tjerë.

Arrestimet që nuk po gjykohen federalisht do të përgatiten për largim nga Shtetet e Bashkuara, shkruan agjencia federale amerikane. Dhjetë prej individëve të arrestuar gjatë veprimit të zbatimit janë pranuar për ndjekje penale për ri-hyrje pas dëbimit, një krim që dënohet deri në 20 vjet burg. Ata që kanë urdhra të jashtëzakonshëm të largimit, ose që u kthyen në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme pasi u dëbuan, i nënshtrohen largimit të menjëhershëm nga vendi./abcnew.al

POLICIA-PER-TRAFIKUN-1280x720.jpg
ad min18:58 | 13/08/2018

Më pak shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve konstaton Policia përgjatë 72 orëve. Megjithatë, Drejtori i Policisë Rrugore në të dhënat që publikoi, tha se pavarësisht Apelit për respektim të ligjit sërish janë ndëshkuar 73 drejtues mjetesh.

Në një deklaratë për media drejtori i Policisë Rrugore Mithat Tola në një  analizë paraprake të situatës në akset dhe segmentet rrugore të vendit ka konstatuar se drejtuesit e automjeteve në fundjavë kanë qarkulluar në mënyrë korrekte në kolonë për shkak të mbingarkesës si dhe rrugëve të ngushta dytësore, ndërsa pë rata që kanë kryer parakalim përmes korsisë në sens të kundërt, Policia Rrugore ka vendosur gjobat sips parashikimit ligjor.

“Dua të informoj se mjete të uniformuara me simbolet e policisë dhe mjete jo të uniformuara të Policisë së Shtetit kanë qarkulluar “në kolonë me mjetet e tjera” në segmentet turistike me ngarkesë të madhe trafiku dhe kanë evidentuar këtë kategori drejtuesish mjeti në shkelje të hapur të normave të sjelljes, duke i transmetuar targat e mjeteve “kundravajtëse” shërbimeve të tjera të policise, të cilat kanë bërë ndalimin dhe ndëshkimin e kundravajtësve sipas dispozitës sipërpërmendur”.

73 drejtues mjetesh në 72 orë janë ndështuar për këtë shkelje, theksoi ai.

Aksioni i Policisë Rrugore këtë javë do të jetë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse; kontroll i drejtuesve të mjeteve që përdorin aparatet celularë gjatë drejtimit, tejkalimet e shpejtësisë, dhe respektimi i këmbësorëve nga drejtuesit e mjeteve në qendrat urbane. /abcnews.al

 

rural-services-livestock-cattle-cows-brown-edit.jpg
ad min09:27 | 12/08/2018

Sipas policisë, një fermer i cili humbi jetën teksa po ushqente bagëtitë e tij, dyshohet të jetë marrë nëpër këmbë nga vetë kafshët. Ngjarja ndodhi në Groombridge të Anglisë ku trupi u gjet në fushë bashkë më lopët dhe viçat nga një ortak i tij. 64 vjeçari Stephen Sandys, u shpall i vdekur mbrëmjen e së premtes.

Autoritetet shprehen se nuk kanë dyshime të tjera për ngjarjen, përveç faktit se i moshuari mund të jetë shkeluar nga gjëja e gjallë.

Në fushën e kullotës, gjitashtu ndodhej dhe një dem 9 vjeçar shumë agresiv, i cili mendohet të jetë shkaktari i ngjarjes. Unioni i Fermerëve u shpreh se: “Rrethanat e vdekjes së të moshuarit janë të rralla për një fermer. Bagëtitë mund të kenë sjellje të paparashikueshme, por kjo racë zakonisht është e urtë dhe e lehtë për tu kontrolluar.”/abcnews.al

eria-skendaj.jpg
ad min15:54 | 28/07/2018

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kryer një monitorim në pikat kufitare të jugut për klandestinët që hyjnë në vendin tonë dhe kushtet që u ofrohen. Drejtoresha ekzekutive, Eria Skendaj, thotë se nga konkluzionet paraprake rezulton se në pikat kufitare nuk ka infrastrukturë për të pritur emigrantët e paligjshëm dhe në disa raste janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të tyre. 

Pas një monitorimi në pikat kufitare në jug të vendit nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit rezulton se ka një rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në vendin tonë.

Sipas drejtoreshës Eria Skendaj, pikat kufitare kanë mungesa në logjistikë dhe nuk kanë kapacitetet e duhura për të ushtruar kontrolle në të gjithë kufirin e gjelbër.

“Ku do të akomodohen këta persona për sa kohë institucionet e azilkërkuesve janë me kapacitet tepër të limituar. Kanë mungesa në personel për të bërë një kontroll efektiv në të gjithë kufirin e gjelbër”, tha Skendaj.

Në dogana janë konstatuar shkelje në respektimin e të drejtave të emigrantëve të paligjshëm dhe shtetasve shqiptarë e të huaj që hyjnë ose dalin nga vendi ynë.

“Ai mund të jetë i sëmurë me sëmundje infektive, ose për shkak se vjen nga vendet e luftës duhet të ketë një kujdes të menjëhershëm mjekësor. Për t’u kontrolluar nga një mjek dhe për të parë qoftë edhe sigurinë e personit, por edhe të personelit që e interviston atë. Pritej ardhja e mjekëve nga spitalet rajonale në raste se kishte probleme urgjence. Pra për pjesën tjetër që nuk i paraqiste këto probleme vazhdohej përpra pa një kontroll paraprak të mjekut, gjë që është një shkelje ligjore”, tha Skendaj.

Megjithëse flitet për një fluks të klandestinëve drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pohon se policitë kufitare nuk kanë dhënë informacion për shifren e saktë të emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në vendin tonë dhe kanë si destinacion përfundimtar vendet e BE-së./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono