shkarkon

balliu-4.jpg
ger ta10:19 | 18/11/2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Arjan Balliun. Ky i fundit është gjyqtar në gjykatën e Apelit Durrës.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për Abcnews.al se sipas KPK gjyqtari Balliu kishte probleme me pasurinë pasi nuk kishte burime të ligjshme për të justifikuar atë.

Arjan Balliu e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2000. Më pas, Balliu ka punuar si drejtor i Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave.

Nga viti 2004 Balliu ka ushtruar profesionin e avokatit, ndërsa në vitin 2009 është emëruar inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai është rikthyer në sistemin gjyqësor në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Durrësit, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Ndërkohë me vendimin e KPK, Balliu nuk arriti të kalojë me sukses procesin e vettingut./abcnews.al

borxhi-780x439.jpg
nev ila17:32 | 30/10/2019

Teksa qeveria është përfshirë në një cikël të ri detyrimesh të prapambetura që  rrezikojnë seriozisht shëndetin e arkës së shtetit Ministria e Financave nxori këto ditë një udhëzim të posaçëm në formën e një plani masash për rehabilitimin e borxheve të bashkive që aktualisht sipas dokumentit të financave është 6.2 miliardë lekë. Mbi 1,8 miliardë lekë ose 29 për qind të totalit të detyrimeve i zotëron bashkia e Tiranës.

Sipas këtij plani nëse kryetarët e votuar të njësive te qeverisjes vendore nuk arrijnë të zbatojnë planin e rehabilitimit të propozuar nga Ministria e Financave,  atëherë qeveria qendrore cakton një administrator falimenti që merret me rimëkëmbjen financiare te bashkive

Sipas planit të masave  “Administratori”, është personi i emëruar nga Këshilli i Ministrave për menaxhimin financiar të njësisë së vetëqeverisjes vendore që është në situatën e paaftësisë paguese, e cila krijohet kur njësia e vetëqeverisjes vendore nuk arrin të zbatojë planin e rehabilitimit financiar ose shuma e borxheve afatgjata të NJVQV-së dhe detyrimeve të papaguara ndaj palëve të treta është më e lartë se 130 për qind e shpenzimeve vjetore të miratuara.

Udhëzimi I Ministrisë së financave detyron njësitë e vetëqeverisjes vendore në bashkëpunim me degët përkatëse të thesarit brenda datës 20 të muajit pasardhës, duhet të rakordojnë të dhënat e muajit të mëparshëm mbi të ardhurat sipas llojit dhe detyrimet e prapambetura

Si një masë e nevojshme kontrolli, regjistri i prokurimeve publike në fillim të çdo viti buxhetor si dhe çdo rishikim i tij gjatë vitit, duhet të depozitohet zyrtarisht dhe elektronikisht në degën e thesarit. Në çdo rast, shuma totale e prokurimeve të jetë e barabartë ose më e vogël se fondet e miratuara për vitin buxhetor ose për më shumë se një vit (për kontratat shumëvjeçare të investimeve).

Kur Ministria e Financave dhe Ekonomisë, evidenton që një njësi e vetëqeverisjes vendore ndodhet në një nga rastet e vështirësive financiare njofton menjëherë Kryetarin e njësisë.

Evidentimi i rasteve të ndodhjes së njësisë së vetëqeverisjes vendore në vështirësi financiare mund të bëhet nga auditimi dhe kontrolli i brendshëm, ose/dhe nga auditmi, inspektimi dhe kontrolli i jashtëm i njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Për rastet e konstatuara me probleme financiare dhe vështirësi financiare, duhet të njoftohet menjëherë Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore, dhe në rastet e vështirësive serioze financiare dhe të paaftësisë paguese njoftohet po ashtu menjëherë Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe ky I fundit menjëherë njofton Këshillin e NJVQV-së si dhe Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, brenda muajt pasardhës të çdo katër mujori duhet të përgatis një informacion përmbledhës mbi treguesit e raportit të gjendjes financiare të njësive të vetëqverisjes vendore. Ky raport do të publikohet në faqen zyrare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Zbatimi i planit të masave për menaxhimin e problemeve financiare vendore i raportohet këshillit çdo muaj. Me këto raporte, këshilli duhet të miratojë veprimet e propozuara, të cilat janë nën diskrecionin e tij (p.sh. rritija e nivelit të të ardhurave, rishikimi i buxhetit, shitja/përdorimi i aseteve etj).

Afati për zbatimin e planit të masave për daljen nga gjendja e problemeve financiare të njësisë së vetëqeverisjes vendore është deri në 12 muaj nga momenti i konstatimit të situatës. 79. Procedurat e menaxhimit të problemeve financiare duhet të ndërpriten kur gjendja e detyrimeve të papaguara bie nën nivelin minimal të kërkuar nga ligji. 80. Raporti i fundit për Këshillin e NJVQV-së, mbi zbatimin e planit të masave duhet të përfshijë të dhënat financiare të cilat vërtetojnë rikthimin në gjendjen normale financiare të njësisë.

Borxhi dhe detyrimet e prapambetura do të klasifikohen sipas llojit, karakteristikave dhe madhësisë. Kreditë, obligacionet dhe garancitë vendore të pretenduara do të ndahen nga detyrimet e tjera financiare. Në detyrimet e tjera financiare, faturat e papaguara ndaj të tretëve të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të detyrimeve do të grupohen sipas madhësisë, kohës (vonesës) dhe llojit të furnitorit (kompani apo privat).

Plani i rimëkëmbjes

Përfshirja e planit të rehabilitimit në programin buxhetor afatmesëm të njësësë së vetëqeverisjes vendore Plani i rehabilitimit financiar duhet të zhvillohet brenda kuadrit të Planit Strategjik të Zhvillimit të Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore dhe Programit Buxhetor Afatmesëm.

Hapat që do ndiqen në përfshirjen e planit të rehabilitimit në planet vendore të sipërcituara janë të specifikuara në legjislacionin në fuqi. Buxhetimi i planit të rehabilitimit financiar nga njësia e vetëqeverisjes vendore do të mbështetet në procedurat dhe rregullat që përcaktojnë aktet nënligjore për hartimin e programit buxhetor afatmesëm. Për hartimin e planit të rahabilitimit njësia e vetëqeverisjes vendore duhet që të mbajë parasysh që në mënyrë periodike të maten të ardhurat dhe shpenzimet që njësia e vetëqeverisjes vendore realizon.

Përmes këtij verifikimi njësia mban nën kontroll balancën fiskale mujore dhe gjithashtu ajo përcakton ecurinë e zbatimit të planit të rehabilitimit financiar. Përmes monitorimit dhe përfshirjes së planit të rehabilitimit në programin buxhetor afatmesëm njësia e vetëqeverisjes vendore bashkë me raportin e monitorimit të buxhetit, duhet të monitorojë dhe zbatimin e planit të rehabilitimit financiar. Tabela më poshtë paraqet një model për mënyrën e strukturimit të dhënave fiskale aktuale dhe atyre të planifikuara sipas planit të rehabilitimit financiar të miratuar. 33 Gjendja financiare e njësisë së vetëqeverisjes vendore. /Monitor

 

haradinaj-izolim.jpg
nev ila10:24 | 05/07/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poloni.

Nga atje kryeministri Haradinaj, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni. Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj.

Lirimin nga detyra të Maxhunit e ka kërkuar zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Pacolli ka reaguar ndaj veprimit të Maxhuni, i cili ditë më parë është fotografuar në veturën zyrtare, deri sa i mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.

I pahijshëm akti i Zëvendës Ministrit të Bujqësisë zotni Maxhunit me sjelljen e tij në një veturë zyrtare. Kjo nuk është mënyra se si një zyrtar qeveritar sillet me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve tanë. Pavarësisht kush është , është një akt i papranueshëm që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohet prona publike dhe ne e dënojmë aktin dhe të parandalojmë rastet e tilla. Unë kam kërkuar nga Kryeministri të shkarkojë Zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij. AKR dhe unë nuk do të tolerojmë dhe nuk pranojmë akte të tilla nga zyrtaret tanë. Zyrtarët publik duhet t’u shërbejnë qytetareve tanë dhe të mos abuzojnë me pozitat e tyre në një mënyrë të tillë”, ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale./abcnews.al

1-68-880x445-6-933x445.jpg
ad min14:10 | 28/06/2019

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës pas situatës së mbrëmshme ku u sulmua KZAZ-ja nr 6 si dhe punonjësit e policisë.

“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore”, njofton Rama.

nn-1280x720.jpg
ad min12:00 | 26/06/2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Prokurorisë për Krime të Renda Eugen Beci. KPK e shkarkoi me arsyetimin se prokurori nuk justifikonte pasurinë si dhe nuk kishte deklaruar refuzimin e vizës nga SHBA. Gjithashtu DSIK e cilësoi si të papërshtatshëm për të vijuar detyrën për shkak se kishte kontakte të papërshtatshme.

KPK u shpreh se për Prokurorin e Krimeve të Rënda kishte qarkulluar një foto në vitin 2015 ku ai është fotografuar në shoqërinë e një presoni të dënuar. Beçi s’dha shpjegime për pasurinë, por kërkoi që fotoja e tij publike me një person që ishte i dënuar të mos merrej parasysh.

Trupa që ka kryer hetime ndaj prokurorit të Krimeve të Rënda kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Roland Ilian. Beci tha se i qëndronte shpjegimeve me shkrim mbi pasurinë, por përsa i përket kontaktit të papërshtatshëm me personin e lidhur me komplotin për vrasjen e Tom Doshit, ai kërkoi që kjo të mos merrej në konsideratë. Prokurori Beci kishte aplikuar për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK)./ABC News Albania 24/7

gjykata-fier-1280x702.jpg
ad min09:45 | 28/05/2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar mëngjesin e sotëm kreun e Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj, pasi janë konstatuar probleme me deklarimin e pasurisë. Gjatë hetimit KPK ka konstatuar një sërë parregullsish në formularin e vetë-deklarimit të  pasurisë ndër vite të gjyqtarit Juapaj.

Më konkretisht bëhet fjalë për një apartament 170m2, të cilin e kishte blerë nga një firmë ndërtimi, ku Kreu i Gjykatës së Fierit me vendim gjyqësor i kishte dhënë lejen e ndërtimit.

KPK ka konstatua parregullsi edhe për shumën e parave prej  13.000 eurosh që ishin në llogari të bashkëshortes dhe gjyqtari nuk ka sqaruar burimin e krijimit të parave. Ndërsa gjatë hetimit është konstatuar se kjo shifër parash  ishin ftuar nga gruaja e gjyqtarit me një kontratë që ajo kishte me tezen e saj për shitjen e një prone. Japupaj nuk ishte i pranishëm në seancën për dhënien e vendimit./ABC News Albania 24/7

ministri-1280x704.jpg
ent ela13:24 | 09/04/2019

Pas deklaratave të bëra kundër shqiptarëve nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Ivan Teodosijeviç, Kryeministri Haradinaj ka varrë vendimin për shkarkimin e tij.

Me anë të një postimi në “Facebook” shefi i qeverisë së Kosovës shkruan se është e patolerueshme gjuha e urrejtje e përdorur nga ministri në fjalë.

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Haradinaj.

Ministri Ivan Teodosijeviç, në ditën e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, deklaroi se ai ishte një agresion ndaj Serbisë dhe se shqiptarët janë terroristë. Sipas tij masakra e Reçakut ishte trillim, dhe ishin terroristët shqiptarë ata që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Ai thekson se shqiptarët kanë bërë krime para agresionit të NATO-s; dhe gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqësor në Kosovë e Metohi. Këto deklarata ai raportohet t’i ketë bërë në Zveçan./abcnews.al

pashk-gjaci-1280x683.jpg
ent ela10:05 | 21/03/2019

Kryetari i Gjykatës së Përmetit Pashk Gjaçi shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për problemet mbi pasurinë. KPK mori vendimin paraditen e 21 Marsit. Në seancën dëgjimore të 19 Marsit u evidentuan problemet që gjyqtari kishte në pamundësinë për të dokumentuar burimin e krijimit të pasurive që zotëron. Kjo ishte fatale për gjyqtarin, ndërsa ai  mund të apelojë brenda 15 ditësh në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Pashk Gjaci ka punuar si avokat deri në vitin 2010 kur u emërua kryetar i Gjykatës së Përmetit, ndërsa të ardhurat e tij të vetë-deklaruara vijnë nga puna si avokat, nga paga si gjyqtar, nga paga e bashkëshortes si dhe nga fitimet nga pronat e patundshme./abcnews.al

cungu1.jpg
ent ela12:10 | 19/03/2019

Rezultatet e dobëta dhe humbja me Skënderbeun, kanë bërë që Armando Cungu të mos jetë më trajner i Kukësit. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e skuadrës që njoftoi se palët kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit me tyre. Në vendin e Cungut do të ulet Ramadan Ndreu, i cili më parë mbante postin e drejtorit sportiv.

Armando Cungu nuk është më trajneri i Kukësit. Palët kanë njoftuar përfundimin e bashkëpunimit mes tyre pas rezultateve të dobëta. Lajmi është konfirmuar nga klubi verilindor nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Pas largimit të Cungut në vendin e tij do të ulet Ramadan Ndreu, i cili më parë mbante postin e drejtorit sportiv të klubit. 52-vjeçari do të drejtojë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.

“Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu. Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit. Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë! Që nga dita e sotme në krye të bankinës sonë do të jetë Ramadan Ndreu,  i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë”.

Është reagimi i zyrtar i skuadrës së Kukësit për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu. Rezultatet e dobëta, por mbi të gjitha humbja ndaj Skënderbeut që pothuajse e ka nxjerrë nga gara për titullin kampion skuadrën e Kukësit, ishte shkaku për largimin e Armando Cungut nga pankina e verilindorëve./abcnews.al

bajrami-1280x703.jpg
ent ela16:05 | 14/02/2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin Artan Bajramin, prokurorin e dosjes “Dajti” në Apelin për Krimet e Rënda. Pas largimit të tij, rekursi i vendimit që coi në 25 vjet dënimin për Dritan Dajtit mbetet në dorë të prokurorit të vetëm të Apelit të Krimeve.

 Përmes këtij vendimi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin që përfaqësoi shtetin kundër Dritan Dajtit në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Në atë gjykim i përfunduar pak ditë më parë, me një dënim final me 25 vite burg për Dajtin, prokurori Bajrami kërkoi lënien në fuqi të vendimit të burgimit të përjetshëm për Dajtin.

Por KPK vlerësoi se prokurori Bajrami ishte i papërshtatshëm për vijimin e detyrës. Në seancën dëgjimore të zhvilluar një të mërkurën, Bajrami u rivlerësua për të tre kriterët, ku për figurën dhe profesionalizimin u vlerësua pozitivisht. Komisioni konstatoi disa probleme vetëm për krierin e pasurisë, duke pretenduar deklarimin e pasaktë të prokurorit në lidhje me një shumë prej 1.5 milionë lekësh.

Kjo shumë, e përdorur si këst për blerjen e një apartamenti në një deklaratë ishte pohuar si kursime dhe fitime nga shitja e një apartameti të mëparshëm, ndërsa në një deklaratë si dhuratë nga baxhanaku biznesmen.  Komisioni ngriti dyshime edhe për fshehjen e pronësisë së një automjeti “BMË”, që sipas dokuenteve të paraqitura i përkiste një prej kompanive të baxhanakut të tij.

Në përfundim të seancës të së mërkurës, prokurori Bajrami paralajmëroi se do t’i bënte rekurs vendimit të Apelit për Dajtin në Gjykatën e Lartë. Por në kushtet kur ai u shkarkua, ky rekurs mbetet në dorë të prokurorit të vetëm të mbetur në Apelin e Krimeve, Isa Jata, i emëruar aty në mbledhjen e 21 Janarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono