shkarkimi

SHKARKOHET-RAMADAN-TROCI-1280x720.jpg
ent ela12:44 | 15/11/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e prokurorise se pergjithshme Ramadan Troci, i cili ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.  Sipas KPK, prokurori  Troci nuk justifikonte pasurine me burime te ligjshme. Vendimi është marrë nga trupa që drejtohej nga Pamela Qirko, me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun. Troci ka qenë i pranishëm në seancën e dhënies së vendimit së bashku me avokatin, ashtu si në seancën e parë dëgjimore.

Sipas KPK, Prokurori Troci ka bërë një deklarim të pasaktë të pasurisë dhe e ka fshehur një banesë në Paskuqan. Sa i përket aspektit profesional, për Trocin ka patur 10 denoncime dhe janë hetuar 8 dosje.

Po ashtu KPK shkarkoi edhe gjyqtaren Alma Liçaj, kryetare e gjykatës së Apelit në Vlorë. Edhe për këtë gjyqtare, komisioni i pavarur i Kualifikimit konstatoi parregullsi në pasurinë e deklaruar. /abcnews.al

SHKARKIMI-MELANI-TRUMP.mpg_snapshot_00.07-2-1280x555.jpg
ent ela12:14 | 15/11/2018

Donald Trump plotësoi kërkesën e bashkëshortes Melania dhe shkarkoi numrin dy të sigurisë kombëtare. Një ditë më parë zonja e parë amerikane kërkoi që Mira Ricardel të hiqej nga posti që mbante pasi ishte e padenjë për Shtëpinë e Bardhë. Arsyeja e vertetë e përplasjes mes dy zonjave është një sherr i nisur në Afrikë për një vend në avionin presidencial.

Mira Ricardel, krahu i djathtë i këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, është shkarkuar nga detyra, ashtu siç ishte kërkuar nga zonja e parë amerikan Melania Trump me të cilën kishte pasur një përplasje. Zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka njoftuar vendimin e fundit por duke nënvizuar se Ricardel “do të vijojë të ndihmojë presidentin me një rol të ri në administratë”.

Ricardel përfundoi kohëve të fundit në shënjestër të zonjës së parë, e cila në një lëvizje të pazakontë publike kërkoi kokën e saj: “Ajo nuk meriton nderin të shërbejë në këtë Shtëpi të Bardhë”, ka thënë Melania Trump. Kundërshtuar dhe e paduruar nga shumë kolegë – përfshirë John Kelly shef i kabinetit, nga shefi i Pentagonit Jim Mattis dhe nga stafi, zëvendësja e John Bolton është bërë armike me zonjën e parë pas një diskutimi me stafin e Melanisë për një vend në avion gjatë udhëtimit të fundit në Afrikë. Dhe jo vetëm, stafi e akuzon Ricardel, se nuk ka marrë pjesë në mission dhe se ka shpërndarë lajme false për atë udhëtim.

“Është i zemëruar me të gjithë”, edhe me zonjën e parë Melania Trump që ka kërkuar publikisht pa dijeninë e tij kokën e Mira Ricardel, zëvendësen e këshilltarit për sigurinë kombëtare John Bolton. Kështu përshkruhet Donald Trump nga disa bashkëpunëtorë të tij. Sipas asaj që raportohet nga CNN duke cituar disa burime, Trump është izoluar në Shtëpinë e Bardhë dhe zemëruar për mposhtjen e republikanëve në zgjedhjet e gjysëm mandatit. /abcnews.al

MELANI-KERKON-SHKARKIM_ABC-1280x720.jpg
ent ela10:48 | 14/11/2018

Zonja e Parë Amerikane, Melania Trump kërkon shkarkimin e zëvendëses së Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare. Ajo pretendon se zyrtarja është e padenjë të shërbejë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, arsyeja e vërtetë është se dy zonjat kanë pasur një grindje gjatë udhëtimit të Melanisë në Afrikë.

Ndërsa prokurori special Robert Mueller është gati të bëjë zbulime të reja lidhur me të hetuarit për “Russiagate”, tensioni rritet edhe në Krahun Perëndimor, zonën e Shtëpisë së Bardhë që strehon stafin e Zonjës së Parë. Deri tani e rezervuar sa i përket zgjedhjeve politike të bashkëshortit, Melania Trump ka hyrë me këmbë të rëndë në çështjet e administratës, dhe me mbajtjen e një qëndrimi të pazakontë ka kërkuar shkarkimin e Mira Ricardel, zëvendësen e këshilltarit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve, John Bolton. “Nuk meriton më nderin për të shërbyer në këtë Shtëpi të Bardhë”, janë fjalët e sajë të raportuara nga zëdhënësja, Stephanie Grishham.

Përplasja mes dy zonjave ka ndodhur gjatë udhëtimit të Melania-s në Afrikë, për çështje organizimi dhe jo vetëm, thekson shtypi amerikan, që ka shkaktuar diskutime edhe mes Ricardel dhe John Kelly, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, edhe ai rrezikon të pushohet nga puna nga Trump. Por pse kaq mëri ndaj Ricardel?

Reporterët e Uashingtonit flasin për mosmarrëveshje lidhur me paratë e shpenzuara dhe për vendimet organizative të udhëtimit afrikan, por vështirë të besohet që Presidenti dhe Bolton, i cili e ka mbrojtur gjithmonë, ta shkarkojnë vetëm për një zënkë. Ricardel, amerikano-kroate, zotëron një histori të gjatë shërbimi në departamentin e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare që nga kohët e George W. Bush. Mbi të gjitha ajo bënte pjesë në ekipin e tranzicionit të Trump, skuadrën e zgjedhur e cila do ta çontë miliarderin në rangjet më të larta të pushtetit amerikan. Ndërkohë, ka një veçanti që mediat amerikane e kishin treguar në muajt e kaluar dhe që mund të shpjegojë edhe zymtësinë e shumë funksionarëve të sigurisë kombëtare: Ricardel ishte grinder thuajse me të gjithë anëtarët e stafit të Bolton, pasi ka kërkuar që të shkarkojë shefin e Pentagonit, Jim Mattis. /abcnews.al

SHKARKOHET-JANGULLI-1280x720.jpg
ent ela10:14 | 05/10/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli.

Trupa gjykuese e përbërë nga nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, mori këtë vendim për shkak të paaftësisë profesionale si dhe problemeve të gjyqtarit për mosjustifikimin e pasurisë me burime të justifikuara

Në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, KPK sqaroi se gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Edhe  DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm  për këtë detyrë.

Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me nje prokuror për lirimin e 3 të pandehurve.

Po sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari i Administratives Shkodër ka pasur probleme e ankesa edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij./abcnews.al

SHBA-PROKURORI-1280x720.jpg
ent ela23:47 | 24/09/2018

Zëvendës sekretari amerikan i Drejtësisë, Rod Rozenshtajn është drejtuar për në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet t’i komunikohet urdhëri i shkarkimit. Lajmi vjen pas zërave se numri dy i drejtësisë amerikane kishte hartuar një plan për rrëzimin e presidentit Donald Trump dhe e kishte regjistruar në mënyrë të fshehtë atë. Në një intervistë radiofonike dhënë të hënën presidenti Trump deklaroi se nuk kishte vendosur ende nëse do ta shkarkonte apo jo Rozenshtajn. Zëvendës prokurori i përgjithshëm është njëkohësisht mbikëqyrësi i grupit të posaçëm të udhëhequr nga Robert Myler për hetimin e ndërhyrjes ruse. Nëse Rozenshtajn humb vendin e punës mbikëqyrja e çështjes “RASHAGEJT” do t’i kalojë pasardhësit të tij. Rozenshtajn mori përsipër këtë detyrë pasi shefi i tij, prokurori i përgjithshëm Xhef Sesshëns u tërhoq pas lajmeve se kishte qenë në kontakt me ambasadorin rus në Uashington gjatë kohës që kishte qenë këshilltar i fushatës elektorale të Trump. /abcnews.al

bujar-hotii.jpg
ent ela10:15 | 10/09/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, Bujar Hoti. Ai ishte në listën prioritare si kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Në seancën e kaluar KPK-ja ka prezantuar rezultatet e hetimit për Hotin. Sipas hetimit të KPK, prokurori Bujar Hoti ka në pronësi një apartament banimi 157 metra katror në qytetin e Durrësit, me vlerë 4 milionë e 400 mijë lekë, i blerë me kredi si dhe një automjet tip Audi A4, blerë për 500 mijë lekë. Po ashtu prokurori është pronar i një toke are me sipërfaqe 4 mijë metra katrorë në Spitallë. Për këtë tokë, KPK-ja i ka kërkuar informacion prefektit të Durrësit, pasi ajo ndodhet në zonën bregdetare, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Po ashtu sipas raportit te DSIK, prokurori Hoti është i përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi nuk ka kontakte me elementë kriminalë. Pozitiv ishte dhe vlerësimi për aftësitë e tij profesionale. Prokurori Bujar Hoti ka marrë pjesë në seancën e sotme dëgjimore, i asistuar edhe nga përfaqësuesi i tij ligjor, Julian Mertiri. Vendimi i KPK do të jepet në datën 10 shtator. /abcnews.al

MBLIDHET-KLD-1280x720.jpg
ent ela11:34 | 07/05/2018

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin  e katër gjyqtarëve. Ata janë: Ahmet Jangulli, Ergys Selmani, Ken Dhima dhe Petraq Curri.

Gjyqtari i Durrësit Petraq Curri ka shkelur ligjin sipas Ministrisë së Drejtësisë duke liruar Alket Hatinë i njohur si baroni i drogës.

Shkarkimi i gjyqtarit të Fierit Ergys Selmani kërkohet me arsyetimin se vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Rukaj që u vra më pas nga bashkëshorti i saj Ferdinand Rukaj. Shkelje në kryerjen e detyrës janë konstatuar nga Ministria e Drejtësisë edhe për gjyqtarin e gjykatës administrative Shkodër Ahmet Jangulli dhe gjyqtari administrative të Vlorës Ken Dhima. /abcnews.al

edi-rama-ske.jpg
G. P.13:51 | 23/03/2018

Pas vendimit të KPK për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetueses, Fatos Lulo, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në rrjetet sociale. Sipas kreut të qeverisë, Vettingu ka nisur me këmbë të mbarë.

“Pas 17 gjykatësve e prokurorëve, që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi, e i pari që u mor në pyetje nuk e justifikoi dot pasurinë dhe ra”, shkruan kreu i qeverisë./abcnews.al

vlcsnap-error439-1280x720.jpg
ent ela12:36 | 06/02/2018

Antonio Konte rrezikon seriozisht shkarkimin si trajner i Çelsit pas humbjes së radhës në Premier Ligën angleze. Klubi londinez, ndërkaq, po bisedon për të gjetur një pasardhës

Kanë kaluar vetëm 8 muaj nga ky moment.

Çelsi, kampioni i merituar i Anglisë sezonin e kaluar, po kalon një nga krizat më të mëdha të viteve të fundit.

Trajneri Antonio Konte, njeriu i vlerësuar shkëlqyeshëm në edicionin e tij të parë në stolin e bluve, është në prag të shkarkimit pas disfatës së rëndë të radhës, 1-4 në fushën e Uatfordit.

Londinezët u shkërmoqën për herë të dytë radhazi në vetëm pak ditë, ndërsa humbën 0-3 në fushën e tyre me Bornemuthin.

Çfarë po ndodh në njërin nga ekipet më të fortë të Premier Ligës dhe padiskutim edhe të Europës?

Përse një nga trajnerët më luftarakë dhe fitues po dorëzohet dhe nuk po arrin të motivojë skuadrën që rrezikon edhe kualifikimin për në Champions?

Gjasat janë që pozicioni i italianit është përkeqësuar shumë për shkak të konfliktit me kupolën e klubit, saktësisht me presidentin Roman Abramoviç.

Miliarderi rus thuajse kurrë nuk ka shkuar mirë me trajnerët, sidomos kur ata kanë bërë veprime që atij nuk i kanë pëlqyer, një veçanti vetëm e Çelsit, dhe jo e klubeve të tjerë në Angli.

Po ashtu, Konte mendohet se e dobësoi shumë ekipin me konfliktit me sulmuesin kryesor Diego Kostën, të cilin e largoi me ceremoni verën e kaluar.

Pavarësisht talentit, Çelsi nuk ka sot një lojtar me karakterin e fortë dhe luftarak të Kostës, një nga arsyet se përse po vuan.

Fati I Kontes duket i vulosur pasi mediat europiane po shkruajnë edhe për pasardhësin e tij.

Luis Enrike pritet të jetë trajneri i ardhshëm, ndërsa bordi i Çelsit po bisedon me të, shkruan Gazeta “Sport” e Barcelonës.

Ish-trajneri i Barcelonës pritet të bëhet I 15-ti trajner i Epokës Abramoviç në “Stemford Brixh”./abcnews.al

vlcsnap-error723-1280x720.jpg
ent ela15:17 | 12/01/2018

Ministria e Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, Petraq Curri dhe nisjen e një hetimi disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha. Në përfundim të një hetimi disiplinor të zhvilluar ndaj tyre Ministria e Drejtësisë ka konstatuar se gjyqtari Curri ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë figurën e gjytarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij.

Kurse për gjyqtaren e Krujes Enkeleida Hoxha inspektorët e Ministrisë kanë konstatuar paligjshmëri gjatë lirimit me kusht të të dënuarit Genc Tafili./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono