shkarkim

klp.jpg
G. P.11:15 | 22/02/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të diskutuar kërkesën e paraqitur nga PD dhe LSI për shkarkimin nga detyra të kryeprokurores Arta Marku. Në mbledhjen e këtij Këshilli u deklarua se ky vendim nuk është në kompetencat e tij dhe se shkresa për shkarkimin e Kryeprokurores duhet të marrë përgjigje nga Komisioni i Disiplinës.

Kërkesa arsyetohet me argumentin e përfaqësuesve opozitarë se kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi edhe komandimin e 6 anëtarëve për pozicionet e keshilltarëve përmes procedurës së komandimit të prokurorëve.

Ata janë Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata. /abcnews.al

irma-balli.jpg
G. P.11:17 | 19/02/2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Korçës, Irma Balli. Sipas organit bazë të Vettingut, prokurorja Balli kishte probleme me deklarimin e pasurisë, pasi ajo nuk kishte deklaruar një kat të ndërtesës në kërkesën për leje ndërtimi të karburantit që kishte në pronësi me bashkëshortin e saj. Për këtë arsye, janë ngritur dyshime për ndërhyrje të pajustifikuara në dokumentacionin për ndërtesën.

Por këtë pretendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, drejtuesja e Prokurorisë së Apelit në Korçë e ka kundërshtuar e argumentin se regjistrimi i pronës nuk është bërë nga ajo, por nga babai i saj./abcnews.al

king-1280x720.jpg
G. P.13:02 | 15/01/2019

Liderët republikanë të kongresit amerikan vendosën të shkarkojnë nga çdo post në komisionet parlamentare, deputetin Stiv King. Ky i fundit ka qenë në qendër të kritikave, për shkak të disa deklaratave që u konsideruan raciste.

Në një intervistë për New York Times, King ishte shprehur: “Supremacistë të bardhë, nacionalistë të bardhë, si është e mundur që një gjë e tillë konsiderohet ofenduese?”. Një gafë e cila nuk u prit aspak mirë, nga drejtuesit e partisë së tij./abcnews.al

MBULIM-KPK-BELISHTA-VAVLA.mpg_snapshot_00.58-1280x720.jpg
G. P.13:09 | 21/12/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të premten nga detyra dy kryetarë gjykatash. Vendimi i parë që përjashtoi një gjyqtar nga radhët e gjyqësorit i përkiste Admir Belishtës, kryetar i Gjykatës së Korçës. Në seancën dëgjimore KPK konstatoi probleme me justifikimin e pasurisë të Belishtës, si edhe një raport të DSIK, që fliste për raporte të papërshtatshme të tij. Gjyqtari tjetër i shkarkuar të premten ishte Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Beratit. Me herët KPK vlerësoi si të pajustifikuar në burime të ligjshmë disa pasuri të tij, si edhe ngriti dyshime për pamundësinë e tij financiare për shkollimin e djalit në SHBA./abcnews.al

mourinho.jpg
G. P.17:18 | 18/12/2018

Jose Mourinho nuk është më trajner i Manchester United. Portugezi u largua duke mos fituar dot asnjë trofe të madh, për herë të parë në karrierën e tij.

Ky është rrugëtimi i tij i fundit. Jose Mourinho nuk është më trajner i Manchester United, në një nga lajmet më të pritshëm, por njëkohësisht edhe më të rëndësishmit në futbollin botëror. Klubi më i shquar i Anglisë njoftoi zyrtarisht se ka ndërprerë marrëdhëniet me portugezin, pas dy vjetësh e gjysmë. Mediat raportuan menjëherë se palët arritën një marrëvëeshje, sipas së cilës United do t’i paguajë Mourinhos 22.5 milionë paund stërlina dëmshpërblim për prishje të kontratës, baraz me 25 milionë euro.

Tekniku 55-vjeçar kishte kohë që ishte në fije të perit, dhe goditja e fundit erdhi pas humbjes 1-3 të pësuar në “Anfild” ndaj Liverpool-it, në Premier Ligën angleze, disfatë që e la skuadrën e tij plo11 pikë larg zonës Champions, që është objektivi minimal i sezonit. Gjithsesi, ajo që ndodhi në “Anfield” ishte thjesht pika e fundit që derdhi gotën, pasi pozicioni i Mourinhos ishte përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Konflikti me yllin francez, Paul Pogba, erdhi duke u përkeqësuar duke prishur harmoninë në skuadër.
Po ashtu, përplasja me shefin ekzekutiv, Ed Uduord, ishte bërë publike, bashkë me refuzimin e klubit për të marrë lojtarët që deshi trajneri, dhe me kritikat e këtij të fundit ndaj drejtuesve.

Paul Pogba reagoi menjëherë pas lajmit, me një postim në rrjetet sociale, ku kishte një pozë kuptimplotë. Çfarë ndodhi me një trajner kaq të shquar, që erdhi me bujë në “Old Traford” më vetën e vitit 2016, me plane dhe synime të mëdha. Krejt e natyrshme për një njeri që kishte fituar 22 trofe në 14 vjet karrierë në stol. Mourinho vazhdoi të fitonte edhe me Manchester United, pasi mori Ligën e Europës, Kupën e Ligës angleze dhe Superkupën angleze. Gjithsesi, ai nuk mundi t’i afrohej titullit në Angli dhe Championsit, trofetë e mëdhenj që ishin normalë për paraardhësin e tij legjendar, Sër Aleks Ferguson./abcnews.al

edi-ramaa-1280x713.jpg
G. P.12:20 | 12/12/2018

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar anëtarët e qeverisë në Bordet e Universiteve. Burime për ABC News bëjnë të ditur se një grup i ngushtë pranë kryeministrit po punon për përgatitjen e urave të komunikimit me studentët, njëkohësisht është hartuar edhe një draft për uljen e tarifave ku përfshihen edhe plotësim të kërkesave të tjera të studentëve. Ky draft ka mbetur i pafirmosur nga kreu i qeverisë pasi kryeministri Edi Rama këmbëngul se fillimisht duhet të ulur të dialogojë e më pas të vërë në zbatim kërkesat e tyre./abcnews.al

DREJTORI-MAKINA-KORCE-MBULIM-ABC-M-4-T-2-HD.mpg_snapshot_00.02-1280x751.jpg
G. P.15:26 | 06/11/2018

Është djegur gjatë natës makina e drejtorit të Burgut të Drenovës, i cili u shkarkua sot nga detyra. Policia e dha lajmin në mesditë pasi Adriatik Parisi kishte lënë zyrën dhe sipas informacioneve mjeti kishte qenë i parkuar para shtëpise së tij ne fshatin Golloberdë. Bashkë me makinën është përfshirë nga flakët edhe garazhi. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes nëse ajo ka qenë aksidentale apo lidhet me detyrën që ka kryer Parisi. Duhet thënë se në vend të tij i komanduar si drejtues i burgut të Drenovës është Kambes Hoxha./abcnews.al

vettinguu.png
G. P.10:57 | 10/10/2018

Dy ditë pas dëgjesës me të, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti.

Në seancën dëgjimore të të hënës, KPK kaloi në filtër vetëm kriterin e pasurisë se gjyqtares Prifti, ku u konstatuan një sërë problematikash. Ato ishin konstatuar edhe në raportin e ILDKPI ku flitej për pasaktësi në deklarim e mungesë burimesh, fshehje pasurie e deklarim të rremë. Edhe në hetimin e thelluar administrativ, KPK kishte konstatuar mospërputhje deklarimesh për një sërë pasurish të patundshme që gjyqtarja e bashkësorti i saj zotëronin në Korcë.

Pjesë e hetimit ishte edhe një denoncim anonim, që fliste për 4 apartamente të fshehura të gjyqtares në Tiranë, në emrin e familjarëve të saj. KPK tha se asnjë nga familjarët e gjyqtares nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për sigurimim e ketyre pasurive. Gjyqtarja Entela Prifti ishte prej 10 vitesh në krye të Gjykatës së Apelit Korçë./abcnews.al

180816-trump-lashes-out-opioids-feature.jpg
G. P.12:00 | 07/09/2018

Senatorja demokrate kërkon shkarkimin e presidentit amerikan Donald Tramp, pas publikimit të letrës në Nju Jork Tajms nga një zyrtar i lartë anonim në Shtëpinë e Bardhë. Senatori republikan Rand Paul kërkon përdorimin e testit të së vërtetës për të gjetur autorin.

Pas artikullit të zyrtarit të lartë anonim të administratës Tramp, të pulikuar nga Nju Jork Tajms, senatorja e Masaçusets, e Partisë Demokratike, Elizabet Uoren u shpreh për CNN se nëse zyrtarë të lartë të administratës amerikane thonë se presidenti nuk është në gjendje të jetë i tillë, atëherë ata duhet të përdorin amendamentin e 25 të kushtetutës amerikane që lejon shkarkimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë në rast se ai nuk është në gjendje të qeverisë.

Deri tani Partia Demokratike nuk ishte shprehur publikisht për mundësinë e shkarkimit të presidenti Tramo. Por deklarata e senatores Uoren, e cila konsiderohet si një nga alternativat e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, ka dhënë dritën jeshile për hapjen e debateve në frontin liberal sidomos në prag të zgjedhjeve të mes mandatit.

Ndërkohë bashkëpunëtorët kryesorë dhe ministrat e presidentit Trump kanë mohuar mundësinë e të qënit autorë të letrës anonime të publikuar nga Nju jork Tajms që fliste për një rezistencë të heshtur kundër Tramp në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Tramp e konsideroi letrën si tradhtitë lartë, ndërsa senatori republican Rand Paul propozoi që të përdoret testi i të së vërtetës për të zbukuar se cili nga ata që kanë akses në sekretet e shërbimit të inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë, ka shkruar letrën anonime në Nju Jork Tajms./abcnews.al

KRONIKE-KPK-SHKARKON-VETEM-PER-PASURI.mpg_snapshot_00.22-1280x563.jpg
G. P.15:34 | 18/08/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarë dhe prokurorë të sistemit të drejtësisë për shkaqe të mos-deklarimit të saktë të pasurisë, duke dështuar të gjejë raste të dënueshme me masa disiplinore për shkak të cënimit të figurës apo mungesës së profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar sitën e Vettingut.

21 shkarkime nga detyra ka vulosur çekiçi i shkallës së parë të Vettingut, të gjithë për probleme të deklarimit të pasurisë. Pjesë e listës prioritare për rivlerësim me 57 subjekte ishin gjyqtarët e gjykatave edhe prokurorive më të rëndësishme në vend, si dhe kandidatë për organet e reja të drejtësisë, në pritje kto të përfundimit të këtij procesi, në kapërcim të afateve kushtetuese prej mbi 16 muajsh. 37% e subjekteve të rivlerësuar derimë tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kanë marrë dritën e kuqe, kryesisht si shkak i mospërmbushjes së një prej tre kritereve që ky proces skanimi parashikon, atë të pasurisë.

Sipas nenit 59 të ligjit të Vettingut, në përfundim të procesit, Komisioni mund të vendosi konfirmimin në detyrë, pezullimin për një periudhë 1-vjeçare me detyrim për ndjekjen e një trajnimi të aprovuar nga shkolla e magjistraturës, si dhe shkarkimin nga detyra. Sipas po këtij ligji, konfirmimi në detyrë vjen kur subjekti ka nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, nivel të besueshëm në kontrollin e figurës dhe nivel minimal të vlerësimit profesional. Pezullimi nga detyra me detyrimin për ndjekjen e programit të trajnimit, nuk është dhënë ende si masë disiplinore nga KPK në asnjë nga 57 rastet në total të rivleresuara.

Shkarkimi nga detyra, nga ana tjetër, sipas ligjit vjen kur subjekti ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kontrollin e figurës dhe pasurisë, kur rezulton i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale, ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme, si dhe nëse rezulton se ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Mes tyre vetëm dy të fundit, problemet me pasurinë dhe cënimi i besimit tek drejtësia kanë penalizuar rastet e rishikuara derimë tani.

Vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, zbardhin problemet e pasurisë si arsyen kryesore të identifikuar nga Komisioni për çdo shkarkim të kryer deri sot, duke dështuar në gjetjen e atyre rasteve ku mungesa e profesionalizmit, apo cënimi i figurës së magjistratit janë arsye të shkarkimit të tij nga detyra. A tregon kjo se procesi i vettingut po funksionon bazuar vetëm në një shtylle të saj, apo se gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar për pasuri të pajustifikuar, e kanë vënë atë duke mos cënuar figurën apo profesionalizmin e tyre?/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono