shiu

moti-30-korrik.jpg
G. P.08:43 | 30/07/2019

Sipas MeteoAlb, mot i kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, më të dukshme vranësirat paraqiten ne zonat veri-verilindore duke rrezikuar shira. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do te pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5-6 ballë./abcnews.al

shiu-ne-shqiperi.jpg
G. P.16:15 | 29/07/2019

I nxehti afrikan largohet nga Shqipëria bashkë me muajin Korrik, ndërsa reshjet do të jenë të pranishme deri në mes të javës. Meterologët thonë se muaji Gusht do të vijë me mot të kthjellët.

Ditët me shi do të na shoqërojnë deri të martën. Muaji Korrik parashikojnë meterologët do të mbyllet me mot të kthjellët dhe temperatura që nuk do t’i kalojnë 32 gradë Celcisus.

“Edhe ditët e fundit të Korrikut megjithëse ne presim një situatë më të përmirësuar në Ultësirën Perëndimore, pritet që zonat malore të mbeten të rrezikuara nga këto rrebeshet afatshkurtra dhe o të kemi rritje të temperaturave duke qenë se sot ka pasur një rënie me 7-8 gradë”.

Ndërsa Gushti pritet të vijë më i freskët se Korriku. Ndërkohë reshjet parashikohet të jenë të pranishme kryesisht gjatë pjesës së dytë të muajit.

Vlerat e termometrit 15 ditëshin e parë të Gushtit do të variojnë kryesisht nga 32 deri në 35 gradë Celcius. Temperatura dukshëm më të ulëta se gjatë Korrikut i cili nga meterologët konsiderohet ndër më të nxehtët në vite./ABC News Albania 24/7

stuhi-shba.jpg
ent ela08:30 | 24/07/2019

Temperaturat e larta të ditëve të fundit që arritën deri 40 gradë Celsius i lanë vendin stuhive të shiut që përmbytën Nju Jorkun.

Në pak orë, rrugët u pushtuan nga një nivel uji afro 40 centimetra, duke i bërë disa prej tyre vështirësisht të kalueshme nga automjetet.

Në disa raste qytetarët i zhbllokuan vetë kanalizimet.

Uji përfshiu edhe rrjetin e metrosë, duke përmbytur disa stacione, e duke nxjerrë në pah problemet me sistemin e izolimit.

Madje uji hyri deri brenda në vagonë.

Stuhia dëmtoi disa linja elektrike, duke lënë pa energji 50 mijë abonentë, një shifër e përafërt me Blackoutin e 13 Korrikut, ndër më të mëdhenjtë e dekadave të fundit.

Tv Klan

elbasan-1280x718.jpg
Sej rie21:50 | 01/06/2019

Reshjet e dendura të shiut dhe breshëri, që përfshinë gjatë pasdites qytetin e Elbasanit, përmbytën disa banesa në këtë qytet.

Më keq paraqitet situata në lagjen “5 Maji”, ku si pasojë e përmbytjeve shiu ka vërshuar nëpër banesat e banorëve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në disa banesa lartësia e ujit ka arritur deri në 50 cm, duke nxjerrë jashtë funksionet pajisje dhe elektro-shtëpiake, por edhe duke dëmtuar muret e ndërtesave.

Në bashkinë e Elbasanit është ngritur menjëherë shtabi i emergjencës, që ka verifikuar situatën në vend. Pranë banorëve ishin edhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist deputeti Taulant Balla, kryebashkiaku Qazim Sejdini etj. Pas verifikimit të situatës në vend Balla premtoi mbështetje për banorët.

Lagja ”5 maji” është më e varfra në qytetin e Elbasanit./ABC News Albania 24/7

ujii.jpg
G. P.17:07 | 27/11/2018

Mesdita e së mërkurës, pritet të sjellë ndryshim të situatës sinoptike në vend. Sipas Meteoalb, ditët e fundit të Nëntorit dhe ditët e para të Dhjetorit do të kenë mot të kthjellët, por temperatura më të ulëta.

Ditët e festave të Nëntorit do të jenë të favorshme si ditë pushimi, pasi reshjet e shiut do t’i lënë vendin kthjellimeve. Sipas shërbimit sinoptik Meteoalb, deri të mërkurën në mesditë moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe shira pothuajse në gjithë vendin. Por mesditën e së mërkurës situata do të ndryshojë. Thuajse në të gjithë territorin e vendit, do të ketë më së shumti mot të kthjellët.

Por në ditët e fundit të Nëntorit parashikohet edhe një rënie e konsiderueshme e temperaturave, të cilat në zonat malore do të arrijnë vlerat minimale deri -3 apo -4 gradë, ndërsa në vendet e ulëta dhe në bregdet temperaturat do të variojnë nga 3-6 gradë ato minimale dhe deri në 17 gradë ato maksimale. Sipas  Meteoalb edhe ditët e para të muajit Dhjetor do të jenë kryesisht me mot të kthjellët, por me temperatura të ulëta./abcnews.al

permbye-1280x705.jpg
G. P.10:00 | 26/11/2018

Pothuajse të gjithë lagjet e qytetit të Durrësit u përmbytën pas mesnate. Reshjet e dendura të shiut bënë që niveli i ujit të arrijë në disa centimetra duke shkaktuar një situatë problematike. Vështirësi më qarkullim patën automjetet, shumë prej tyre u bllokuan. Kjo gjendje krijohet sa herë që qyteti përfshihet nga reshjet me intesitet të lartë. Shkak për këtë bëhet mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve, të cilat nuk e përballojnë fluksin e lartë të prurjeve./abcnews.al

 

guree.jpg
G. P.10:05 | 21/11/2018

Gjatë natës në Elbasan, reshjet shkaktuan jo pak probleme. Për pasoje pati rënie të gurëve dhe të inerteve në rrugë. Te Kthesa e Murrashit në rrugën Elbasan-Librazhd lëvizja e mjeteve u bllokua, por me ndërhyrjen e Emergjencave Civile në mëngjes rruga u hap.

Ndërkohë gazetari i ABC News raporton se reshjet kanë rritur prurjet e përrenjve në disa fshatra si Peqin, Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd, të cilat kanë vërshuar edhe në rrugë duke i përmbytur me ujë, baltë dhe inerte.

Por sipas shefit të shtabit të emergjencave në prefekturën e Elbasanit, Mustafa Arapi, situata është nën kontroll dhe aktualisht nuk ka probleme./abcnews.al

MOTI-RRESHJE-MBULIM-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
G. P.22:29 | 20/11/2018

Thuajse në të gjithë vendin sot ka pasur reshje shiu dhe situatë të paqëndrueshme sinoptike. Reshjet e dendura të shiut, por edhe era e fortë, ka ndikuar në paralizimin e transportit detar. Trageti Brindisi-Vlorë është ankoruar me vështirësi mëngjesin e sotëm, si pasojë e dallgëve të forta. Po ashtu ka pasur vonesa me disa orë në mbërritjen e trageteve. Kapiteneritë e porteve të Vlorës dhe Durrësit kanë pezulluar lundrimet e anijeve të peshkimit.

Kjo situatë sipas meteorologëve, do të jetë prezente edhe përgjatë 24 orëve të ardhshme. Jugu i vendit, në veçanti, mund të ketë reshje të dendura shiu, të cilat rrezikojnë përmbytje. Moti pritet të përmirësohet vetëm pas mesjavës, por sërish reshjet e shiut do të jenë te pranishme deri në fund të nëntorit./abcnews.al

KUKES-AKSIDENTENTE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
G. P.14:45 | 03/09/2018

Dy aksidente automobilistike u regjistruan në të njëjtën orë në Kukës, por fatmirësisht vetëm dëme materiale. Makinat dolën nga rruga. Njëri aksident ndodhi në afërsi të tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit, ndërsa tjetri në afërsi të urës mbi lumin Drinin e Zi në hyrje të qytetit të Kukësit.

Sipas policisë, ngjarjet kanë ardhur si shkak i humbjes së kontrollit nga drejtuesit. Në kohën e aksidenteve verilindja ishte e përfshirë nga reshje të dendura të shiut e për pasojë, humbja e kontrollit, sipas policisë mund të ketë ardhur pikërisht nga prania e lagështisë në rrugë. Policia e Kukësit u bën apel drejtuesve për më tepër kujdes e kufizim të shpejtësisë në situata të tilla me reshje./abcnews.al

PERMBYTJHE-NE-DURRES-MBULIM.mpg_snapshot_00.04-1280x737.jpg
G. P.09:29 | 03/09/2018

Në Durrës reshjet e shiu shkaktuan probleme të medha në qarkullim për afro tre orë. Megjithëse moti me reshje nuk zgjati shumë, rrugët u mbushën me ujë.

Mjaftuan pak orë shi për të shkaktuar kaos dhe përmbytje në rrugët e qytetit të Durrësit. Siç duket edhe në pamje, thuajse të gjithë akset u mbuluan nga uji. Për pasojë u vështirësua jo vetëm lëvizja e këmbësorëve por edhe të automjeteve. Situata më problematike u paraqit në zonën e njohur si rrethrrotullimi pranë stacionit të trenit, rruga “Aleksander Goga”, shetitorja Taulantia si tek Ura e Djaljanit.

Prezencë të ujit pati edhe në zonat periferike, si Spitallë, Porto-Romano, Ish-Kënetë dhe Plazh. Përfaqësues të shtabit të emergjencave pranë prefekturës së Durrësit sqarojnë se nga evidentimet e kryera në terren nuk ka banesa apo biznese të prekura nga uji. Kjo gjendje shfaqet në qytetin e Durrësit sa herë që ka reshje shiu. Shkak për këtë situatë sipas autoriteteve vendore bëhet rrjeti i amirtizuar i sistemit të kanalizimeve./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono