shitje

vendim.jpg
G. P.10:08 | 18/06/2019

Këtë javë, senati amerikan pritet të ndërmarrë një përpjekje për të bllokuar shitjen e armëve me vlerë 8 miliardë dollarë Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi shumë ligjvënës amerikanë vazhdojnë të jenë të shqetësuar për trajtimin e gjendjes së të drejtave të njeriut nga Rijadi, luftën në Jemen dhe vrasjen vitin e kaluar të gazetarit Jamal Khashoggi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman njofton se administrata e Presidentit Trump është pëpjekur të anashkalojë rishikimin nga kongresit të shitjes së armëve duke e lidhur atë me një deklaratë të emergjencës kombëtare për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Irani. Tensionet lidhur me Arabinë Saudite janë të larta në senatin amerikan.

“Marrëdhënia aktuale me Arabinë Saudite nuk po funksionon për Amerikën. Unë nuk do të tërhiqem derisa gjërat të ndryshojnë në Arabinë Saudite”, tha senatori republikan Lindsay Graham.

“Çfarë lloj aleati rrëmben një banor të vendit tuaj [Khashoggin], i cili kërkon mbrojtjen tonë, e sjell atë në një konsullatë, e copëton dhe e zhduk? Natyra e kësaj aleance [me Arabinë Saudite] shihet qartë”, tha senatori demokrat Chris Murphy.

Disa muaj pasi senati miratoi një rezolutë për t’i dhënë fund mbështetjes amerikane ndaj fushatës ajrore të udhëhequr nga Arabia Saudite në luftën e përgjakshme civile të Jemenit, senati mund të votojë kundër shitjes së armëve amerikane dhe mbështetjes ushtarake për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përpjekja e administratës së Presidentit Trump për të përshpejtuar miratimin e marrëveshjes për shitjen e armëve bazuar në një deklaratë të emergjencës ka acaruar ligjvënësit e të dyja partive.

“Jam i lumtur që nuk jam i vetmi në këtë organ që është i shqetësuar nga gatishmëria e Presidentit për të anashkaluar Kongresin dhe për t’i shitur këto armë pa marrë parasysh ngjarjet e fundit që kanë tensionuar marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite”, tha senatori demokrat Robert Mennedez.

Ndërsa besohet se mund të ekzistojnë votat për miratimin me shumicë të thjeshtë të një rezolute kundër shitjes së armëve, ka dyshime për arritjen e dy të tretave të nevojshme për t’iu kundërvënë vetos së Presidentit.

Javën e kaluar, Senati nuk pranoi të merrte në shqyrtim një përpjekje për të bllokuar shitjet e armëve për Bahreinin dhe Katarin. Debati në senattregoi se shitjet e armëve në Lindjen e Mesme mbeten të popullarizuara në mesin e një numri të konsiderueshëm të republikanëve, sidomos duke pasur parasysh një varg incidentesh shqetësuese në rajonin e Gjirit Persik.

“Ndërsa ekonomia e Iranit po vuan pasojat e sanksioneve të reja amerikane, ajatollahët po shprehin zemërimin dhe tërbimin e tyre kundër botës. Është thelbësore që ne të mbështesim partnerët tanë të Gjirit Persik gjatë kësaj periudhe të rrezikshme në mënyrë që ata të mund të mbrojnë veten nga agresioni iranian”, u shpreh senatori republikan Tom Cotton.

Republikanët e tjerë theksuan se ndalimi i shitjeve të armëve do t’i detyronte aleatët të blenin armë nga armiqtë e Amerikës./VOA

GettyImages-77389021.jpg
ent ela12:00 | 31/05/2019

Shtëpia e Beverly Hills ku jetuan Brad Pitt dhe Jennifer Aniston është në shitje për 44 milionë euro

Marrëdhënia mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ka përfunduar prej disa vitesh, por shtëpia që ndanë kur ishin bashkëshortë do të mbetet gjithmonë shtëpia e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston dhe sapo është kthyer në treg.

Vila në Beverly Hills, është në shitje në site të pasurive të patundshme amerikane për 44 milionë euro.

Dhe në fakt shifra është 7 milionë dollarë më pak se sa vlera e pasurisë.


Ja si është shtëpia dhe çfarë përfshihet në çmim?

Përveç mundësisë për të blerë një pjesë të historisë, sepse është shtëpia ku jetuan sëbashku Brad dhe Jennifer – prona është një perlë arkitekturore e projektuar nga një prej arkitektëve më të famshëm të Hollivudit, Wallace Neff.

Për më tepër, ajo është e pajisur me të gjitha llojet e rehatisë.

Pesë dhoma gjumi dhe dymbëdhjetë banjo, në tre katet e shtëpisë.

Një dollap i stërmadh dhe një palestër.

Një dhomë ngrënie që mund të mirëpresë 20 persona dhe një dhomë bar.

Është edhe një pishinë, një kopsht i madh, i kufizuar nga dy hyrje.

Ka edhe një fushë tenisi të rrethuar me një ngrehinë për mysafirët dhe gjithashtu një dhomë projeksioni ku mund të shikoni sukseset më të mëdha të dy aktorëve.

Dhe sigurisht që shtëpia është rinovuar tërësisht.

Zërat për një rikthim shkëndije mes Brad dhe Jennifer

Sa për blerësit potencialë, për fat të keq nuk ka gjasa që Brad Pitt dhe Jennifer Aniston do të vendosin të blejnë shtëpinë së bashku, pavarësisht shpresave të thashethemeve për një rikthim të mundshëm midis tyre.

Jennifer Aniston ka deklaruar kohët e fundit se nuk ka fare kohë për marrëdhënie të reja, duke shtuar:

“Fokusi im është tani puna, kështu që daljet romantike nuk janë një nga prioritetet e mia. Unë ende besoj në dashuri, por nuk e kërkoj atë me dëshpërim. Kur të vijë unë do ta mirëpres atë krahëhapur”.

Ndërkohë, fansat e Pitt dhe Aniston mund të rijetojnë ditët e lavdishme të marrëdhënies së tyre duke shfletuar fotot e shtëpisë që kanë ndarë, nëse nuk e blejnë atë. /abcnews.al

105914210_gettyimages-1133970604-594x594.jpg
ent ela19:30 | 06/03/2019

Bugati ka nxjerrë në treg makinën më të shtrenjtë. Makina e parë superluksoze u ble për 11 milionë dollarë.

Shitet makina e parë e modelit më të ri të Bugatit duke arritur shifrën prej 11 milionë dollarësh, ndërsa blerësi nuk ka dashur të identifikohet, por mendohet të jetë Ferdinand Piech.

Makina e parë është shitur 11 milionë dollarë, por ende nuk është bërë i ditur çmimi me të cilin do të dalë në treg kjo makinë.

Presidenti i Bugatti Stephan Winkelmann është shprehur për makinën e zezë se për të prodhuar këtë makinë është bërë një kombinim mes teknologjisë së jashtëzakonshme, estetikës dhe luksit ekstrem.

Makina ka një motor me 1500 kuaj fuqi. Nuk është thënë ende se sa do të arrijë shpejtësinë e saj kjo makinë, por tashme dihet që do të jetë në një shpejtësi rekord. /abcnews.al

TELEKOM-ALBANIA-NE-SHITJE.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
G. P.13:55 | 16/01/2019

Kompania e telefonisë së lëvizshme Telekom Albania është shitur tek kompania bullgare Albania Telecom Invest për shumën prej 50 milionë eurosh.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare thuhet se Albania Telecom Invest AD, drejtohet nga Spas Roussev, i cili zotëron shumicën e aksioneve të operatorit të telekomunikacionit Bullgar, Vivacom, dhe Elvin Guri, investitor Shqiptaro – Bullgar”.

Presidenti e drejtori ekzekutiv i OTE, Michael Tsamaz ka deklaruar se blerja e kompanisë nga një grup i fuqishëm investitorësh garanton rritjen e saj dhe krijon kushtet për fuqizimin e saj në tregun vendas./abcnews.al

ebay.png
G. P.17:06 | 04/01/2019

Të shesësh bashkëshortin për 18 euro në eBay. Është kjo ideja e një gruaje gjermane nga Hamburgu e cila në ofertën e saj bën të ditur se çmimi është i negociueshëm, ndërsa në momentin që e blejnë, askush nuk mund ta kthejë sërish.

Një grua 40-vjeçare nga Hamburg, në Gjermani, e lodhur nga bashkëshorti i saj, vendosi ta nxjerrë në shitje në eBay. Lajmi është konfirmuar nga “Berliner Morgenpost”. “Bashkëshort i përdorur”, ishte ky titulli i lajmërimit që më pas vazhdonte: “Kam kuptuar se nuk përputhemi dhe do e lija me kënaqësi. Dorëzimi është i mundshëm dhe sot, kështu që mund ta provoni menjëherë, por nuk mund ta ktheni. Çmimi? 18 euro, të negociueshëm”.

Për të përditshmen “Berliner Morgenpost”, gruaja tregoi se pas shtatë vitesh martesë, ajo nuk e dëshironte më dhe kishte vendosur ta shiste. Sipas saj lajmërimi kishte shkuar shumë mirë duke i sjellë shumë oferta. Por lajmërimi i saj u fshi nga eBay, ditën e nesërme pas publikimit./abcnews.al

OBAMA-LIBRI-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.32-1280x763.jpg
G. P.20:02 | 01/12/2018

“Becoming” libri i Mishel Obamës, ish zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të amerikës është ndër librat më të shitur në shumë vende të botës, vetëm 15 ditë pas publikimit të tij.

Libri i ish zonjës së parë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishel Obama, është një bestsellert vetëm 15 ditë pas publikimit të tij. Deri tani janë shitur 2 milionë kopje të tij. “Becoming” është një nga librat më të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada sipas të dhënave të NPD BookScan. Lajmi është konfirmuar dhe nga BBC online.

Shtëpia botuese Penguin Random House, e cila përditëson të dhënat e shitjeve të librit, theksoi ndër të tjera se “Becoming” e Mishel Obama është libri më i shitur në këtë periudhë dhe në shumë vende të tjera si Australi, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Gjermani, Kore e Jugut dhe Afrikë./abcnews.al

MAKINAT-PER-SHITJE-NE-PARKING.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
G. P.14:43 | 28/10/2018

Të gjesh një vend parkimi në kryeqytet, shpesh kthehet në një sfidë të madhe për përdoruesit e automjeteve. Duke mos mjaftuar me kaq edhe automjetet e destinuara për shitje zënë një pjesë të madhe të hapësirave të parkingut publik, ku një pjesë e tyre qëndrojnë me jave dhe muaj të tërë deri sa t’u dalë blerësi.

Trafiku i rënduar dhe shtimi i numrit të automjeteve gjithnjë e më tepër në kryeqytet, prej kohësh është kthyer në një sfidë për të gjithë ata që duan të gjejnë një vend parkimi për automjetin e tyre. Ajo ç’ka e rëndon më tepër këtë situatë është edhe fakti se në disa zona të kryeqytetit janë të parkuara prej kohësh ndoshta edhe muajsh të tërë automjete të cilat janë për shitje.
Kjo është panorama pranë rrugës ‘Hoxha Tahsim’ si dhe pranë ish-parkut të autobusave.

Qytetarët kanë ngritur zërin për automjetet të cilat kanë mbishkrim shitet, por pavarësisht kësaj dhe fushatave të ndërmarra nga bashkia për zhvendosjen e tyre, situata vijon të jetë e njëjtë. Jashtë kameras shumë qytetarë dhe drejtues automjetesh shprehen se instancat përkatëse duhet të marrin masa që ky fenomen i shitblerjeve të automjeteve në rrugë të marrë fund dhe hapësirat për parking t’u kthehen përdoruesve të automjeteve të cilët sorrollaten me minuta dhe ndoshta orë të tëra për të parkuar në kryeqytet./abcnews.al

KANADA-KANABISI_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.34-1280x723.jpg
G. P.13:10 | 17/10/2018

Nga sot ka filluar zbatimi i ligjit për përdorimin dhe posedimin e ligjshëm të marijuanës. Menjëherë në pikat e shitjeve janë regjistruar radhë të gjata.

Që prej datës 17 tetor, në Kanada është e ligjshme shitja dhe posedimi i marjuanës për përdorim rekreativ. Në orët e para të së mërkurës është regjistruar edhe blerja e parë në një qendër ku ishte formuar një radhë e gjatë me qindra persona. Kanadaja është vendi i dytë në botë, pas Uruguait, ku posedimi dhe përdorimi i kanabisit është i ligjshëm. Ligji për përdorimin e marihuanës rekreative u miratua në qershor.

Qëllimi i liberalizimit është goditja e biznesit të shitjes së drogave “të lehta” nga krimi i organizuar. “Ne – tha kryeministri Justin Trudeau, në prag të reformës – nuk legalizojmë marihuanën sepse mendojmë se është mirë për shëndetin tonë. E bëjmë sepse e dimë se nuk është mirë për fëmijët tanë. E dimë që duhet të bëjnë një punë më të mirë për të mbrojtur fëmijët tanë dhe për të eliminuar dhe për të zvogëluar masivisht fitimet e krimit të organizuar”.

Akti i Kanabisit ishte një premtim zgjedhor i bërë nga Trudeau në vitin 2015 dhe zbatimi i ligjit do të vlerësohet para zgjedhjeve të ardhshme të 2019, në mënyrë që të mund të verifikohet nëse ishte apo jo një sukses. Trudeau pranoi në vitin 2013 se ai kishte tymosur kanabis pesë ose gjashtë herë në jetën e tij: mes tyre, pas një darke në të cilën ai festoi zgjedhjen e tij në Parlament me miqtë. Megjithatë, kryeministri ka përjashtuar se ai dëshiron të përfitojë nga ligji i ri: zyra e tij ka deklaruar se kryeministri “nuk ka ndërmend të blejë ose të konsumojë kanabis pasi të legalizohet”./abcnews.al

974534c3-6c1a-470e-908d-6faf9424d239-1280x1280.jpg
G. P.21:50 | 09/10/2018

Pas denoncimit mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Stop” dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore arrestohen në flagrancë burrë dhe grua të cilët në një farmaci veterinare iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta medikament anestezik për kafshët.
Në pranga edhe një blerës 18 – vjeçar. Sekuestrohen në total 30 shishe me ketaminë.
Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Tiranë falë një pune të mirëroganizuar hetimore disa ditore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– Telha Kokunja, 52 vjeç, banues në Tiranë.

– Shpresa Kokunja, 49 vjeçe, banuese në Tiranë (burrë dhe grua).

Këta shtetas në farmacinë e tyre veterianare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta ketaminë (medikament anestezik për kafshët).
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e tyre u arrestua edhe shtetasi :
– Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim“, të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal./abcnews.al

KEPUCET-DUBAI.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.19:59 | 28/09/2018

Kushtojnë plot 17 milionë dollarë dhe janë këpucët më të shtrenjta në botë që kanë dalë në shitje në Dubai. Në ankand mund të merrnin pjesë vetëm ata që kishin mjaftueshëm para në llogarinë bankare.

Harrojeni këpucën e kristalit të Hirushes, këpuca më e shtrenjtë në botë prej ari dhe diamantësh kushton 17 milionë dollarë. Këpucët kanë dalë në shitje në Dubai dhe për ankandin është zgjedhur një hotel me shtatë yje. Aty morën pjesë 50 të ftuar të veçantë të cilët ishin përzgjedhur në bazë të llogarive të tyre bankare.

Bashkë krijuesja e këtij modeli u shpreh se objektivi ishte një palë këpucë vërtet unike. Britanikaj The Sun shkruan se deri tani rekordin për këpucët më të shtrenjta e mbante krijeusja Debi Uingam me këpucët e ralizuara për vajzën e një miliarderi të Lindjes së Mesme. Ato kushtonin vetëm 14 milionë dollarë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono