shish

SHKRESA-PER-SHISH-MBULIM.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela20:00 | 12/09/2019

Një grup deputetësh të kuvendit të Shqipërisë i kërkojnë kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror pjesëmarrjen në një seancë dëgjimore.

Kërkesa e 9 deputetëve drejtuar kreut të këtij institucioni Helidon Bendo, vjen pas deklaratës së presidentit të Republikës se kishte marrë informacione nga SHISH se më 8 qershor do të digjej parlamenti.

Këto informacione, sikurse është shprehur ditët e fundit presidenti, kanë çuar në vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Pikërisht për të mësuar më tepër rreth informacioneve që pretendon kreu i shtetit, deputetët kërkojnë seancë dëgjimore me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. /ABC News Albania 24/7

IMG_6457-1280x853.jpg
G. P.12:43 | 27/01/2019

Një ditë pas denoncimit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës, kriter ndalues ky për të qënë pjesë e organeve të drejtësisë radhën e ka një institucion i lartë i sigurisë kombëtare, Shërbimi Informativ i Shtetit.

“Partia Demokratike disponon të dhëna se nën drejtimin e njeriut të Edi Ramës në shërbimin sekret, Helidon Bendo, të paktën 9 ish oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit janë emëruar në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin e promovimit në detyrë të personave që figurojnë në dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit”, tha Alibeaj.

Më tej, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, denoncimin e vijoi nominalisht.

  • “Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.
  • Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë.
  • Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.
  • Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit. Emërohet Drejtor në SHISH Elbasan.
  • Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit
  • Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës.  Vëllai Afrim Tafa, ish Drejtor Policie , i implikuar në trafikun e drogës.
  • Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.
  • Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, Tiranë.
  • Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, Emërohet Drejtor në SHISH.

Alibeaj nënvizon se për dy emrat e parë, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjaftueshëm që i bën të papërshtatshëm për promovimin në detyrë.

“Ndërsa për 7 të të tjerët,  ka prova të qarta në dojet e tyre personale në SHISH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës”, tha Alibeaj.

Rendi, drejtësia dhe siguria nuk mund të garantohen nga njerëz që dikur kanë torturuar, masakruar dhe izoluar qytetarë, thekson Alibeaj, ndaj largimi i arkitektit të qeverisjes me sigurimin e shtetit, vijon ai, është shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë sot vendit./abcnews.al

shish.png
G. P.16:33 | 10/11/2018

Shërbimi Informativ Shtetëror njoftoi Policinë e Shtetit se do të kishte shfaqje antishqiptare nga ekstremistët grekë gjatë ceremonies së varrimit të Kostandinos Kaçifa. Për atë situatë, SHISH kishte evidentuar se kush ishin drejtuesit dhe se kush nga ata nuk duhet të hynte në territorin shqiptare mëngjesin e 8 Nëntorit. 

Policia Shqiptare kërkon ndihmën e homologëve të saj grekë, për të identifikuar disa ekstremistë të shtetit fqinj, të cilët ishin pjesmarrës në varrimin e Kostandinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës, duke bërë thirrje antishiptare. 52 grekët u shpallën të padëshirueshëm gjatë një komunikimi për mediat të enjtën nga zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, ndërsa pritet që kjo shifër të rritet edhe më shumë. Si provë materiale janë siguruar pamjet filmike të publikuara nga mediat, nga vetë agjentët e Antiterrorit si edhe nga punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Edhe pse më herët SHISH kishte skeduar disa nga anëtarët e “Agimit të Artë” si edhe të “Rinjtë e Vorio-Epirit” që do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kaçifas, përsëri policia shqiptare konkretisht ajo e kufirit nuk mundi t’i pengojë të hynin në territorin tonë. Të  shpallurit “non grata” erdhën në mënyrë të organizuar në Shqipëri nga Athina, Livadhjaja, Patra dhe Igumenica, por disa prej tyre arritën të kalojnë edhe nëpërmjet kufirit të gjelbër edhe pse urdhri ishte të mos lejoheshin të hynin në pikat e kalimit kufitar.

Ky është numri më i lartë i shtetasve të huaj të shpallur persona “non grata” në Republikën e Shqipërisë. 44 grekë nuk do të lejohen të hyjnë në vendin tonë për 10 vjet, ndësa 8 të tjerë për 15 vjet. Për 11 u regjistrua procedim penal dhe hetim në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm kufiri, nxitje të urrejtjes e grindjes dhe shpërndarje të parrullave që synojnë cënimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Babis Karathano dhe Anestis Kacis janë dy ekstremistët grekë ndër më kryesorët që organizuan ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifa, e më pas hodhën parrulla fyese kundër vendit tonë./abcnews.al

META-DITA-KUNDER-DHUNES-NDAJ-GAZETAREVE-3-1280x720.jpg
G. P.09:27 | 06/11/2018

Presidenti i Republikës dekreton Helidon Bendon, si kryetar i Shërbimit Informativ Shtetëror. Vendimi Kreut të Shtetit, u bë i ditur mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa propozimi i Kryeministrit për emrin e Bendos qëndronte prej fund tetorit 2017, në Institucionin e Presidencës.

Iu desh një vit Presidentit të Republikës të bindej për propozimin e kryeministrit për kreun e SHISH. Në 6 nëntor 2018 presidenti Ilir Meta vendos të dekretojë Helidon Bendon në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në 30 tetor 2017,  pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës që e mbajti detyrën e drejtorit të SHISH prejviti  2012, kryeminstri Edi Rama iu drejtua presidencës për të kërkuar firmosjen e propozimit të tij, Helidon Bendos që ishte zëvendës drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Por kryetari i shtetit kërkoi kohë dhe këtë e sqaron 5 muaj më pas.

Mars 2018, Meta: “Mbetet shumë për të bërë nga SHISH, në raport me institucionet e tjera ka qenë më aktiv gjatë kohës së drejtimit të zotit Visho Ajazi Likës, por mbetet ende për të vlerësuar vendosmërinë për të forcuar më tej këtë institucion dhe për të garantuar pavarësinë e tij në të ardhmen”.

Një ndër arsyet që e mbajti në sirtar propozimin e kryeministrit ishte pikëpyetja se sa në gjendje do të ishte Helidon Bendo të luftonte trafikun e drogës.

Meta: “Ju duket pak droga?”

Idetë e tij u qartësuan këtë 6 tetor duke i dhënë të drejtën që të ushtrojë detyrën e drejtorit ndonëse Helidon Bendo ka 12 muaj që e bën nën petkun e zëvend drejtorit por me kompetencat e drejtuesit kryesor dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Helidon Bendo ka eksperiencë 21-vjeçare në Shërbimin informative shtetëror  ku ka mbajtur detyra të ndryshme. Ai është trajnuar në fushën e sigurisë si brenda edhe jashtë vendit./abcnews.al

 

PALOKA-AKUZA-SHISH-1280x720.jpg
ent ela16:33 | 06/04/2018

Shërbimi Informativ Shtetëror sipas Partisë Demokratike po pengon punën e komisionit hetimor për çështjen “Tahiri”.  Nënkryetari i selisë blu Edi Paloka akuzoi kryetarin e komanduar te SHISH Helidon Bendo se ka ndikuar që anëtarët e komisionit hetimor “Tahiri” të mos pajisen me çertifikatë sigurie.

Partia Demokratike akuzoi kreun e komanduar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo se po pengon qëllimisht punën e Komisionit hetimor për çështjen “Tahiri”.

Nënkryetari i selisë blu deklaroi se Bendo ka ndikuar që anëtarët e komisionit të mos paijsen me çertifikatë sigurie.

“Shprehet personi që ka kthyer përgjigje që nuk mund të jepet çertifikata e nivelit tepër sekret në një kohë kaq të shkurtër. Në fakt ne nuk kemi kërkuar këtë çertifikatë, kemi kërkuar një çertifikatë që është dhënë gjithnjë, çertifikata e përkoheshme për rastet kur është kërkuar dhe është për këtë raste që jepet me urgjencë. Rezulton që për herë të parë kreu në detyrë i SHISH ka ndërhyrë direkt vetë për të kthyer këtë përgjigje.”

Sipas Palokës, edhe ndryshimet në kupolën drejtuese të këtij shërbimi kanë këtë qëllim.

Janë ndërruar të gjithë drejtuesit e kupolës së mëparshme dhe që jo rastësisht janë ata drejtues të SHISH që kanë hartuar të gjithë raportet që lidheshin me trafikun e drogës në Shqipëri dhe kryesisht me emrat e drejtuesve të policisë të implikuar në këtë trafik droge, duket se arrijmë në konkluzionin se Rama ia arriti ta marrë SHISH në duart e tij.”

Komisioni hetimor për çështjen “Tahiri” do të kontrollojë veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën prokuroria po heton ish-Ministrin e Brendshëm./abcnews.al

 

bahri-shaqiri.jpg
us er20:08 | 15/11/2017

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqirin.

Para emërimit të tij si Këshilltar i Presidentit të Republikës, Shaqiri ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës prej muajit Shkurt 2016; në periudhën 2014 – 2015 ka shërbyer si Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes; ndërsa prej vitit 2005 deri në vitin 2012 ka shërbyer si Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Sipas njoftimit të presidencës, Bahri Shaqiri u emërua Këshilltar i Presidentit Meta në muajin Tetor 2017.

Shaqiri ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit Juridik, Universiteti i Tiranës, prej nga është diplomuar me titullin Jurist në vitin 1992. Ai është lindur më 8 Qershor 1970, në Tiranë, është i ve dhe ka dy djem./tvklan.al

vlcsnap-error255-1-1280x720.jpg
us er17:34 | 13/11/2017

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Presidentit Ilir Meta emërimin e ish-drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, në postin e Ambasadorit të Shqipërisë në NATO. Ajazi dha pak ditë më parë dorëheqjen nga drejtimi i shërbimit informativ, duke ngritur një seri pikëpyetjesh mbi këtë veprim të papritur. Në lidhje me dorëheqjen e Ajazit nuk u bë publik asnjë motivacion, as nga ai vetë dhe as nga Kryeministria. Opozita foli për një vendim të detyruar nga presionet e mazhorancës, ndërkohë që propozimi i Ramës për ta dërguar në NATO ish-kreun e SHISH, duket se të paktën në aparencë, tregon për një dakortësi mes tyre./abcnews.al

vlcsnap-error839.jpg
us er14:17 | 01/11/2017

Ambasadorja e delegacionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka shkuar sot në mesditë në Presidencë, ku ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Lajmi është konfirmuar nga burime tëPresidencës. Zyrtarisht nuk ështeë bërë i ditur qëllimi i takimit, apo çështjet e diskutuara mes presidentit Meta dhe ambasadores Vlahutin. Por kjo vizitë ndodh ndërsa kreu i shtetit nuk ka dekretuar ende emrin e kreut të ri të SHISH të propozuar nga kryeministri Rama, Helidon Bendo. Presidenti është shprehur se do të mendohet para se të hedhë firmën mbi këteë dekret. Ndërkaq sot Presidenca publikoi zyrtarisht dekretin e kreut të shtetit për lirimin e Visho Ajazi Likës nga detyra e kreut të SHISH, pas dorëheqjes së tij.

 

Untitled-1.jpg
us er22:49 | 31/10/2017

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, por jo emërimin e pasardhësit të tij, të propozuar nga kryeministri, Helidon Bendo, që mban postin e numrit dy të shërbimit informativ.
Në një intervsitë për gazetarin Çim Peka, Presidenti tha se nuk shihte ndonjë emergjencë për dekretimin e Bendos. Kreu i shtetit tha se dorëheqja e kreut të SHISH, kishte qenë e papritur edhe për të, pasi një javë më herët i kishte konfirmuar mbështetjen e institucionit të presidentit për vazhdimin e detyrës, ndërsa vetë Visho Ajazi Lika, nuk i kishte lënë përshtypjen se do jepte dorëheqjen. Megjithatë presidenti tha se e respekton vullnetin e tij.
I pyetur për çështjen Tahiri, presidenti Meta tha se nuk mund të shprehet, pasi ka nisur tashmë një hetim. Madje ai tha, se as nuk i ka interesuar të informohet nga Prokurori Llalla, për çështjen Habilaj.
Në mënyrë të përsëritur, presidenti tha se nuk do përfshihej në debatet politike, të cilat i ka lënë pas me marrjen e detyrës, por është i hapur për bashkëpunim me të gjithë aktorët politikë në vend.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono