Shijakut

kanoni.jpg
ad min23:42 | 05/06/2019

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani është një nga zyrtarët që ka rënë në përgjimet e Prokurorisë për dosjen “339/1”. Në përgjimet që ka publikuar të mërkurën gazeta gjermane “Bild”, Ardian Kokomani del në një bisedë telefonike që ka bërë me Astrit Avdylajn, i cili i kërkon që të shkojë në një takim ku i pranishëm do të jetë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe persona të tjerë.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kokomani thotë se nuk ju bind Astrit Avdylit dhe nuk shkoi në takimin që ai i kërkoi. Ardian Kokomani mohoi në mënyrë të përsëritur që të ketë qenë prezent në këtë takim, duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori.

Blendi Fevziu: Ju ka telefonuar një person që njihet si Astrit Avdylaj dhe ju kërkon të bëhet takim mes jush dhe Vangjush Dakos. Duhet sikur jeni shumë i bindur ndaj tij.

Ardian Kokomani: Nuk ta pranoj atë që jam i bindur ndaj tij. Unë jam kryetari i Bashkisë. Zotëria më ka telefonuar mua, ato gjëra janë që dëgjohen. Ai takim s’është realizuar asnjëherë me mua të paktën prezent. Telefonat e zakonshme është me njerëz të zakonshëm. Ok i themi çdo njeriu. Ky është një qytetar i thjeshtë. Ai më ka thënë mua që është një takm, por unë s’kam shkuar në takim. Nëse janë takime zyrtare gjë tjetër, nëse janë takime shoqërie gjë tjetër. Më thotë ti duhet të jesh në takim, po unë s’jam. Me mua s’ka pirë kafe. Unë s’jam takuar asnjëherë dhe në asnjë takim që personi ka qenë prezent. Unë në memorien time nuk e mbaj mend këtë histori. Unë çdo ditë po të më telefononi, çdo njeriu i them që jam në takim. Në një moment, në një telefonatë, njeriu s’është i përgatitur ç’përgjigje do japi, e parë dhe e dyta, dhe kur është në lojë drejtuesi i qarkut mund të ketë thënë ai diçka. Si qytetar i Shijakut ka të drejtë të komunikojë me kryetarin e Bashkisë. Në mënyrë absolute nuk jam takuar në prezencë të këtij njeriu. Ai ka bërë ftesën e vetë.

Blendi Fevziu: Kush është Juli?

Ardian KokomaniNuk e di, janë njerëz të nderuar të zonës, janë kushërinjtë e deputetit.

Blendi Fevziu: Keni pasur kërcënime?

Ardian Kokomani: Unë s’kam marrë asnjë kërcënim në asnjë mënyrë. Nuk kam komunikime me zotërinë në fjalë. Nuk jam unë një nga ato njerëzit që ju mund të mendoni. Unë jam në fund të mandatit tim 4-vjeçar. Kur kam fituar atë bashki, njerëzit kanë qenë të privuar, kështu që nuk kanë lidhje me mua këta njerëz. Nuk kam lidhje me këto histori.

Fatos Hakorja: Në ç’rrethana e keni njohur Astrit Avdylajn?

Ardian Kokomani: Unë jam qytetar nga Shijaku, mund të njoh mbi 70% të popullsisë. E di që Astrit Avdyli ka qenë i dënuar për një hakmarrje. Nuk bëj takime, mund të hetoni, mund të vini të pyesni popullin e Shijakut, nëse Kokomani ka pirë një kafe me këto njerëz…. nuk jam takuar në këtë takim që bëhet fjalë për bisedën. Kam 4 vjet kryetar Bashkie, si s’jam takuar unë me qytetarët. /tvklan.al

hekuran-1280x626.jpg
ent ela16:45 | 19/01/2019

Prokuroria për Krimet e Rënda ka ngritur dyshime se Hekuran Hoxha, është porositës i heroinës që do të prodhohej në laboratorin e Hasit. 48-vjeçari u arrestua të premten si pjesë e grupit të “Avdulajve”, në vijim të operacionit “Vol vo 4”.

Hekuran Hoxha, 48-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e së premtes në kuadër të operacionit “Vol vo 4” dyshohet të jetë një emër i rëndësishëm në trafikun e narkotikëve. Prokuroria për Krimet e Rënda ka ngritur dyshime se ai është një eksponent kryesor i grupit të “Avdulajve” në Shijak, si edhe porositës i heroinës së gjetur në laboratorin e drogës në Brenog të Hasit, ku në tetor 2018 u gjetën dhe sekuestruan 182.5 kg morfinë.

Burime pranë Prokuroris për Krimet e Rënda bënë me dije se 48 vjeçari është lidhje e afërt familjare e biznesmenit Admir Hoxha, i dyshuar si personi që ngriti laboratorin e drogës në Has, aktualisht në kërkim nga policia.

Sipas hetuesve, Hekuran Hoxha, i njohur dhe me nofkën “Roni i Shijakut” ka mbajtur kontakte të vijueshme me Admir Hoxhën në lidhje me aktivitetin e paligjshëm që pritej të kryehej në laboratorin e Hasit.

Hoxha u arrestua në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë për të në 17 janar 2019 nga Krimet e Rënda, për akuzat e “prodhimit dhe shitje e narkotikëve”, “trafikim i narkotikëve”, “grup i strukturuar kriminal” dhe  “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”. Hoxha njihet për precedentë të mëpashëm penale. Në vitin 2009 ai u dënua me 9 vjet e 4 muaj burg është gjykuar nga Gjykata për Krimet e Rënda si pjesë e jë grupi që trafikoi një sasi prej 486 kilogramëve heroinë drejt Italisë. Dy vite më vonë ai u dyshua si i përfshirë në trafikun e heroinës në Turqi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono