Shijak

GRABITJE-NE-SHIJAK-MBULIM_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela08:41 | 14/02/2019

Një tjetër grabitje në një bankomat të një banke. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Shijak, ku është grabitur bankomati i një banke të nivelit të dytë. Autorët kanë thyer me sende të forta bankomatin dhe kanë marrë paratë. Ndërkohë ende nuk dihet sasia e lekëve të grabitura. /abcnews.al

rruga-shijak-durres.jpg
G. P.16:15 | 20/01/2019

Rruga që lidh Durrësin me Shijakun është kthyer në gjendje të pakalueshme. Përgjatë gjithë gjatësisë së saj ka gropa të mëdha që rrezikojnë çdokënd që udhëton përmes saj.

Në këto gropa përgjatë rrugës nacionale Shijak-Durrës qytetarët rrezikojnë të bien çdo ditë. Amortizimi i segmentit 5 kilometra të gjatë jo vetëm po dëmton automjetet, por po rrezikon këdo që shkel këtu.

Kalimi mbi rrugën ku asfalti thuajse është zhdukur është i mundimshëm. Investimi i fundit për rehabilitimin e saj është ai i gati dy dekadave më parë. Gjendja në të cilën ndodhet nxiti vazhdimisht protestat e banorëve.

Rruga nacionale konsiderohet ndër më të rëndësishme në rreth dhe kjo jo vetëm për shkak të numrit të madh të automjeteve që qarkullojnë mbi të. Në të dy anet e saj janë ngritur dhjetëra biznese të mëdha, duke u konsideruar ndër zonat me përqendrimin më të madh të zhvillimit ekonomik. Por krahas kësaj, askush nuk është kujdesur për mirëmbajtjen apo rehabilitimin e rrugës për vite me radhë./abcnews.al

PROTESTE-NE-XHAFZOTAJ_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
G. P.15:24 | 16/12/2018

Banorë në Xhafzotaj të Durrësit kanë protestuar për infrastrukturën. Në shenjë proteste ata kanë bllokuar për 15 minuta me kazanët e mbeturinave, rrugën nacionale Durrës-Shijak, duke i vënë zjarrin. Ata shprehen se protesta e tyre synon sensibilizimin e institucioneve përgjegjëse për rehabilitimin e rrugës, e cila është tejet e amortizuar. 

Banori 1: “Rruga është copë-copë, katastrofë. Nuk kalohët, jo me makinë por as më biçikletë nuk kalohet në Durrës.”

Banori 2: “Ka 20 vjet që banoj këtu dhe është copë-copë. Nuk është vënë dorë ansjëherë.”

Banori 3: “U lodhëm në këtë rrugë nga 20 vjet. Nuk mendon kush për ne a ka popull a nuk ka popull. Këtu jemi jug dhe veri bashkë. Ne na quajnë zero.”

Banori 4: “Kjo rrugë është premtuar në vitin 2013 dhe nuk është realizuar, u premtua në vitin 2017 dhe nuk u realizua. Tani jemi në vitin 2018, 10 kilometra rrugë janë.”

Banori 5: “Jemi shumë pak, por për zgjedhje këtu mos të afrohet asnjë kuti votimi, në qoftë se nuk rregullohen rrugët.”

Kjo nuk është e vetmja protestë që banorët bëjnë për këtë segment rrugor. Në mënyrë të vazhdueshme ata janë organizuar duke kërkuar rehabilitimin e rrugës, por pa gjetur një zgjidhje./abcnews.al

MBULIM-VJEDHJE-SHIJAK_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.20-1280x702.jpg
G. P.12:53 | 01/12/2018

Një grabitës serial është vënë në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit. 20 vjeçari, Frederik Shkambi, e ushtronte aktivitetin kriminal në qytetin e Shijakut. Sipas policisë i riu nga Shkodra vjedhjet i ka kryer në muajt tetor dhe nëntor të këtij viti.

Deri tani policia ka arritur të dokumentojë 12 vjedhje banesash nga ky grup kriminal. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet tip Alfa –Romeo, vlera monetare në Euro dhe Lekë dhe mjetet që përdorin për hapjen e bravave të banesave./abcnews.al

ediii-1280x719.jpg
G. P.15:49 | 28/10/2018

Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama vendosi të shkëputej nga zhvillimet politike në Tiranë duke mos u përgjigjur për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Xhafaj apo për akuzat ndaj kryetarit tëBashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai vendosi të ndajë me ndjekësit e tij në Facebook historinë e një qytetari nga Shijaku të cilit i rindërtoi shtëpinë.  

Kryeministri Edi Rama u rikthye në shtëpinë e Hysen Zhupanit në Shijak të cilit i kishte premtuar rindërtimin e banesës tre javë pasi ishte njohur me situatën ku ndodhej.

Këtë të dielë, kryeministri vendosi të shkëputej nga zhvillimet politike të ditëve të fundit dhe vendosi të ndajë këtë histori me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Shtëpia është rindërtuar nga e para. Familje të tjera bëri të ditur kryeministri do të përfitojnë të njëjtën ndihmë si familja Zhupani.

“Ne kemi bërë një listë të këtyre familjeve, disa që janë në process, do fillojmë të tjera, do t´i ndihmojmë, sepse ashtu, në atë gjendjen ekstreme, nuk janë shumë, për fat të mirë”.

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë familje me pesë anëtarë bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në muajin Shtator. Projekti, për ta rikthyer ndërtesën e rrënuar në një banesë me kushte bashkëkohore filloi të vihej në zbatim brenda një muaji./abcnews.al

24a500af-41e3-47a2-8dfd-d9fdb2aeab58-1280x720.jpg
ent ela10:33 | 02/10/2018

Dy persona u arrestuan nga policia në Shijak kurse një i tretë u procedua në gjendje të lirë për moskallzim krimi. Ata janë Domeniko Ceni 21 vjeç dhe  Isuf Drenova 19 vjeç, banues në Sukth. Të dy këta persona kanë kanosur për motive të dobëta me automatik një 17 vjeçar. Në ngjarje ka qenë edhe një 24 vjeçar i cili është proceduar nga policia, sepse nuk tregoi për krimin. Në lidhje me këtë ngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatik model 56. /abcnews.al

arme.jpg
G. P.15:30 | 30/08/2018

Një 52-vjeçar, banues në Shijak, është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë me armë zjarri. Artur Hushi ishte duke lëvizur në rrugën automobilistike Shijak-Maminas dhe u ndalua në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Ai kishte me vete një armë zjarri automatik PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./abcnews.al

policia-diber.jpg
G. P.10:56 | 30/07/2018

Policia e Shijakut arrestoi shtetasin Arben Haxhihyseni 48 vjeç, banues në Elbasan. Ai njihet si  pjesë e bandës së Emiljano Shullazit dhe ishte shpallur në kërkim prej vitit 2015.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 109/b të Kodit Penal, në mungesë.

Haxhihyseni dyshohet se mori pjesë në një ngjarje në vitin 2015, ku u dhunua një biznesmen kafeje./abcnews.al

shijak.jpg
G. P.10:27 | 19/04/2018

Amortizimi i rrugës nacionale Durrës-Shijak ka ngritur në protestë banorët e fshatrave përreth. Në shenjë revolte dhe dëshpërimi, banorët i janë bashkuar thirrjes të një emigranti për bllokuar rrugën për 30 minuta duke penguar qarkullimin e automjeteve. 

Nga Italia ku punon dhe jeton 33-vjeçari Orges Sinjoni u revoltua kur shkoi në shtëpinë e tij në Xhafzotaj të Durrësit.

Shkak u bë rruga me gropa.

Protestës së tij iu bashkuan edhe banorë të tjerë.

“Kjo është një protestë paqësore për të drejtën tonë, për rrugën. U bë 27 vjet që është copë-copë, është skandal. Këtu çdo ditë po vriten, po çhaen gomat, po prishen makinat”.

Bëhet fjalë për segmentin nacional, Durrës-Shijak.

Për 30 minuta, protestuesit e bllokuan atë dhe nuk lejuan asnjë mjet të kalojë.

Ata thonë se aty nuk investohet prej 20 vjetësh.

Tetë kilometra e gjatë, aksi Durrës-Shijak përshkon zonën industriale më të rëndësishme në vend. Por për dy dekada aty nuk është ndërhyrë. Banorët edhe më parë u janë drejtuar vendorëve për shqetësimin. Kësaj herë i shkuan nga pas djalit të fshatit të tyre./abcnews.al

ervin-cizmja.jpg
G. P.10:45 | 24/03/2018

Policia e Durrësit ka arrestuar një person për mbajtje pa leje të amëve. Në prangat e autoriteteve ka rënë, Ervin Çizmja, 31 vjeç, banues në Shijak.

Në bazët të informacioneve të marra në rrugë operative m policia kreu një konroll në banesën e tij, ku u sekuestruan një armë zjarri pistoletë TT model 54, kalibër 7.62 mm me krehër; një armë gjahu teke; 261 copë fishekë model 54 kalibri 7.62 mm; një silenciator armë zjarri me gjatësi të përgjithshme 23 cm; një gjerdan me fishekë arme gjahu me kalibër 12 mm me 28 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono