shi

vlcsnap-error340-1-1280x720.jpg
gra moz14:25 | 18/02/2018

Ditëve me diell po i vjen fundi.

Pasditen e të dielës reshjet pritet të rikthehen në të gjithë vendin.

Parashikimi vjen nga Instituti i Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Reshjet e shiut priten të kenë intensitet të dobët në secilin qark, ndërsa në zonat malore në veri-lindje priten reshje bore në 1 mijë metra mbi nivelin e detit.

Lumenjtë, sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nuk paraqesin rrezik, ndërkohë temperatuarat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 14 në vendet e ulëta: 7 / 13 në vendet malore: 1 / 10 °C./abcnews.al

vlcsnap-error717-1-1280x720.jpg
gra moz21:57 | 13/02/2018

Reshjet ishin prezente sot në gjithë territorin e vendit. Në veri, verilindje dhe juglindje disa akse rurale janë të bllokura, ndërsa disa rrugë të tjera qarkullohen me zinxhirë për shkak të borës. Shiu shkaktoi problem kryesisht në Vlorë. Shohim si është situata, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes në orët e mbrëmjes.

Gjatë ditës së martë, vendi është pushtuar nga reshjet e borës dhe të shiut. Në zonat malore në lartësitë mbi 400 metër ka pasur reshje dëbore që në disa rrugë e fshatra kanë shkaktuar edhe bllokime. Sipas informacionit të përcjellë në mbrëmje nga Ministria e Mbrojtjes në qarkun e Shkodrës janë të bllokuara nga bora, akset rrugore rurale Shkodër – Theth dhe Shkodër – Breg Lumi. Ndërsa akset e tjera rrugore rurale, janë të kalueshme me zinxhirë për shkak të trashësisë së dëborës deri në 30 centimetra.

Edhe akset rrugore nacionale janë të hapura, ndërsa mjetet e subjekteve kontraktore që mirëmbajnë këto akse po punojnë me intensitet. Në aksin rrugor nacional Pukë – Fushë Arrëz, si dhe anasjelltas, po hidhet kripë në vazhdimësi, pasi në disa pika ka rrezik rrëshqitje të automjeteve.

Në qarkun e Kukësit, akset rrugore nacionale janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve dhe dherave prej skarpateve.

Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht. Po punojnë 4 borëpastruese dhe 4 te tjera janë në gatishmëri. Ndërsa lartësia e borës në Tunel-Kalimash është 20 centimetra.
Sipas informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, në Kukës janë të bllokuar vetëm dy akse rrugore rurale, ai që lidh fshatin Lojme të njësisë administrative Zapod me bashkinë Kukës dhe rruga që lidh njësinë administrative Arrën me bashkinë Kukës.

Gjatë pasdites edhe qarku Dibër u përfshi nga reshjet e dëborës, por në të gjithë qarkun, rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

Probleme bllokimi ka pasur në segmentin e aksit rrugor nacional Qafë Bualli – Martanesh, Bashkia Bulqizë, ku po punohet nga subjekti kontraktor, për mbajtjen e kësaj rruge të hapur. Edhe segmenti rrugor nacional, Ura e Qytetit – Zerqan, Bashkia Bulqizë, është i bllokuar për shkak të borës deri në 30 centimetra. Gjithashtu, probleme ka edhe në rrugën nacionale Ura e Çerenecit – Steblevë, ku kalohet me vështirësi.

Në qarkun e Korçës, gjithashtu gjatë ditës, ka pasur reshje bore dhe bllokim të përkohshëm të aksit Pogradec – Qafë Thanë. Por situata u normalizua shpejt dhe aktualisht në këtë aks rrugor mjetet mund të qarkullojnë normalisht, por me zinxhirë. Edhe segmenti Librazhd- Qafë Thanë paraqiti vështirësi në qarkullim, por mjetet borë pastruese kanë punuar në vazhdimësi dhe në këtë aks rrugor automjetet mund të qarkullojnë vetëm me zinxhirë.
Rreshjet e shiut kanë shkaktuar problem dhe prezencë të madhe uji në disa rrugë në qytetin e Vlorës. Por situata u normalizua në një kohë të shkurtër dhe aktualisht rrugët janë të kalueshme pa problem. Ministria e Mbrojtjes thekson në informacionin e mbrëmjes se prurjet e lumit Vjosë kanë qenë të larta, por nën kufirin kritik./abcnews.al

vlcsnap-error375-1280x720.jpg
gra moz12:45 | 21/01/2018

Kjo e dielë ka ardhur me reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin.

Në Ultësirën Perëndimore, sipas shërbimit “Meteoalb”, situtata do të mbetet e tillë deri në mbrëmje, kur dhe parashikohet përmiresim i motit.

Ndërkohë që në të gjitha zonat malore dhe deri pranë zonës së ulët, reshjet e borës do të vijojnë të jenë të pranishme.

Kthjellim të motit në pjesën më të madhe të vendit, shërbimi “Meteoalb” parashikon vetëm pas mesnatës.

Reshje të pakta bore priten në kufirin lindor.

Ndërkohë, temperaturat parashikohet të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore, rënie që do të vijojë deri mëngjesin e së hënës.

Ndërsa era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor, duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono