shfaqen per here te pare

TAJLANDE-CUNAT-1280x720.jpg
ent ela21:53 | 11/07/2018

Një ditë nga operacioni i shpëtimit, 12 djemtë e vegjël tajlandezë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë dhe njëri prej tyre ka bërë shenjën e fitores me dy gishta.

12 futbollistët e vegjël tajlandezë, të cilët kaluan disa ditë të bllokuar në një shpellë nënujore, janë shfaqur të mërkurën në gjendje të mirë shëndetësore. Ata ndodhen në spital, ku po u nënshtrohen mjekimeve. Në videon që ka qarkulluar në mediat ndërkombëtare, ata janë shfaqur me maska në fytyrë dhe njëri prej tyre ka bërë shenjën e fitores me dy gishta. Ndërkohë, lidhur me operacionin e shpëtimit kanë dalë detaje të reja. Mësohet se zhytësit e marinës tajlandeze u dhanë atyre qetësues për të shmangur kapjen nga paniku gjatë operacionit të rrezikshëm. Kjo, pasi gjatë daljes nga shpella ata duhet të kalonin në shtigje nënujore të errëta e të ngushta dhe mund të trembeshin. “Disa prej tyre i zuri gjumi, ndërsa të tjerë lëviznin gishtat”, ka treguar një nga zhytësit që transferoi fëmijët në sipërfaqe. Djemtë e ekipit të futbollit “Derri i Egër” u bllokuan në shpellën nënujore fundmuajin e kaluar dhe gjatë gjithë kohës ishin në rrezik për shkak të rritjes së nivelit të ujërave. Operacioni i shpëtimit zgjati tre ditë dhe 4 djem dolën në sipërfaqe të dielën, 4 të tjerë të hënën dhe 4 shokët e mbetur plus trajneri ditën e martë. Ata kanë humbur dy kilogramë në peshë për shkak të qëndrimit për 9 ditë pa ujë të pijshëm dhe ushqime. Tani ata do të qëndrojnë në spital përreth një javë dhe më pas do ta vazhdojnë rekuperimin shëndetësor në shtëpi. Disa prej tyre janë vizituar nga familjarët. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono