sheshi skënderbej

TKOB-NE-SHESH.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela15:30 | 21/09/2019

TKOB çel sezonin me “Opera Opening- Countdown” në sheshin “Skënderbej”. Artistët sollën për  spektatorët pjesët më të njohura solistike, të operave dhe baleteve, por nuk  munguan edhe orkestralet dhe koralet.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit çel sezonin artistik në sheshin “Skëndërbej” nën moton: “Opera u përket të gjithëve, jo vetëm elitës”. Skena është improvizuar përpara shtëpisë së Operas, e cila pritet që të hapë dyert së shpejti për të gjithë spektatorët.

Gjithçka nis me arien e famshme “Habanera” nga opera “Carmen” e interpretuar nga mexosopranoja Vikena Kamenica dhe këngëtarja Kamela Islamaj. interpretim i cili rrëmbeu duartrokitjen e publikut.

Por  përgjatë mbrëmjes gala nuk munguan pjesët më të njohura solistike, orkestrale, dhe korale nga operat dhe baletet nga  premierat kryesore të dy viteve të fundit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit  “Nessun dorma”, një tjetër arie e njohur nga opera “Turandot” erdhi në duet mes tenorit Armaldo Kllogjeri dhe rrokerit Eugent Bueshpepa.

Trupa e baletit solli pjesë nga  baleti  “Arrëthyesit”  Fado , por nuk  munguan edhe vallet spanjolle, kineze, arabe dhe ruse.  /ABC News Albania 24/7

60009430_2269242289800204_2936741123374186496_n.jpg
ent ela11:30 | 08/05/2019

Tirana, kryeqyteti i larmishëm po mirëpret përherë e më shumë turistë të huaj të cilët zgjedhin të shijojnë bukuritë dhe atraksionet turistike tashmë jo duke qëndruar vetëm një ditë, por edhe më shumë. Transformimet që ka pësuar Tirana e kanë bërë atë të jetë në listën e destinacioneve europiane.

Turistët e huaj që gjenden në Tiranën gjatë këtyre ditëve janë nga vende të largëta si Skocia, Polonia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjë kjo e cila vërteton se tashmë kryeqyteti është një pikë kyçe e itenerareve turistike për këta turistë. Grupet e turistëve i gjen kryesisht tek sheshi “Skënderbej”, te “Kalaja e Tiranës” dhe te “Pazari i Ri” i cili tashmë është një vend mjaft i frekuentuar, pasi turistët e huaj aty mund të shijojnë dhe gatimet  tradicionale shqiptare.

Grupet e turistëve në Tiranë i sheh me aparate fotografike në duar ku fokusojnë detaje interesante nga kryeqyteti, duke filluar nga objektet e kultit dhe muzetë që tregojnë të kaluarën tonë.

Turistët nga Skocia, Polonia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara në përshtypjet e tyre veçojnë mikpritjen, si dhe vendet të cilat tregojnë historinë dhe vlerat e popullit tonë. Gjithashtu ata veçojnë dhe kuzhinën tonë tradicionale si mjaft të shijshme, natyrisht dhe ccmimet e favorshme.

Ata gjithashtu shprehen të bindur se do rikthehen sërish pasi Shqipëria ofron shumë gjëra për t’u eksploruar dhe shijuar nga ana e tyre. Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Transformimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.

VELIAJ-PER-FESTEN-1280x720.jpg
ent ela16:11 | 31/12/2018

Të gjithë shërbimet e Bashkisë së Tiranës do të jenë në gatishmëri. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të ditur nga Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi” ku tregoi dhe detaje për festën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skenderbej”.

Një mbrëmje magjike premton Bashkia e Tiranës me rastin e ndërrimit të viteve. Nis me një koncert me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare në sheshin “Skënderbej” dhe kulmon me shfaqjen e fishekzjarreve në 24:00

“Ne do të presim vitin e ri sot në shesh, me fishekzjarre, me koncert, me muzikë dhe do të kënaqen patjetër edhe gjithë fëmijët. Sot të gjithë shërbimet e bashkisë duke filluar nga Policia Bashkiake, nga pastrimi, nga ujësjellësi, sidomos zjarrfikësit do të jenë në gatishmëri të plotë. Unë vetë do ta kaloj darkën me punonjësit e pastrimit. Janë ata që sakrifikojnë çdo vit të ri”.

Ndërkohë sipas kryebashkiakut Erion Veliaj të gjitha shërbimet duke filluar nga policia bashkiake, zjarrfikëset e deri tek ujësjellësi do të jenë në gatishmëri të plotë.

“Të gjitha shërbimet tona do jenë në gatishmëri të plotë dhe shpresoj shumë që do kalojmë një natë të qetë, pa eksese, pa fishekzjarre që i hedhin njerëzit, por të organizuara dhe që të sigurohemi që askush nuk kalon keq ndërrimin e viteve, siç kemi pasur incidente në të kaluarën, por të sigurohemi që të zgjohemi për një vit të ri të mbarë e të shëndetshëm”.

Me rastin e natës së ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës shtroi drekë për njerëzit në nevojë në të gjitha Qendrat Sociale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bashke me Kreun e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë shërbyen drekën festive në Qendrën Sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Njësinë Administrative Nr. 4. /abcnews.al

 

 

NATA-E-BARDHE-NE-SHESHIN-SKENDERBEJ.mpg_snapshot_00.44-1280x720.jpg
G. P.09:15 | 30/11/2018

“Nata e Bardhë” tradita festive e 29 Nëntorit ka mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit shumë qytetarë, të ardhur edhe nga rrethet. ABC News ju sjell momente nga atmosfera festive e mbrëmjes së 29 nëntorit në Tiranë.

Prej disa vitesh më 29 nëntor në kryeqytet është kthyer në traditë të festohet Nata e Bardhë, aktivitet që organizohet nga Bashkia. Pjesa kulmore e festimeve ndodh në sheshin Skënderbej, aty ku qyetarët të shumtë mblidhen për të ndjekur performancat e artistëve të ndryshëm në koncertin festiv të kësaj dite.

Këtë vit koncerti pati si protagonistë emra të njohur për publikun nga Aurela Gaçe, Elhaida Dani, Vesa Luma e shumë të tjerë. Festimeve të Natës së Bardhë i bashkohen edhe qytetarë nga rrethe të tjera, për shkak të larmishmërisë së ofertave në shesh, lodra, kulinari e një ambient energjik për të sfiduar temperaturat e ulëta të kësaj nate fund nëntori.

Qytetari 1: “Dolëm dhe ne si të gjithë, të festojmë, të argëtohemi, të kënaqemi, të dëgjomë koncerti.”

Qytetari 2: “Të festojmë Natën e Bardhë me familjen e me krejt.”

Qytetari 3: “Kam dalë për qef me burrin dhe me vajzën. U kënaqëm.”

/abcnews.al

SINKRON-VELIAJ-CEREMONIA-TIRANE.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
G. P.13:24 | 28/11/2018

Në Tiranë, ceremonia e 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë u zhvillua në sheshin Skënderbej. Kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, vendosi kurorën me lule në monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku më pas u ngrit flamuri nën tingujt e himnit kombëtar, kënduar nga kori i fëmijëve. Pasi uroi shqiptarët për këtë ditë të shënuar, kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi këtë komunikim me shqiptarët për të përsëritur mesazhin drejtuar banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre./abcnews.al

 

LALI-ERI-PER-FESTAT-E-FUNDVITIT.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ent ela19:27 | 12/11/2018

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur vendosja e shtëpizave të “Fshatit të Festave”, një hapësirë ku qytetarët e Tiranës mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen në prang të festave të fundvitit.

Festat e fundvitit po afrojnë dhe Tirana po bëhet gati për të mikpritur ato në sheshin “Skëndërbej”. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se, fëmijët meritojnë ta kenë qendrën e qytetit të zbukuruar, ashtu si shumë kryeqytete të Europës.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Është e pabesueshme se sa vapë po bën këtë nëntor dhe ndihet më shumë si verë se sa si stinë festash të fundvitit. Megjithatë, ashtu siç po ndodh në të gjithë botën, qytetet po përgatiten për t’i filluar pak më herët festat. Berlini, Londra, Nju Jork-u kanë filluar të zbukurohen që në fund të tetorit. Me kërkesën e shumë fëmijëve në Tiranë, të cilët na kanë kërkuar që festat të zgjasin një çikë më shumë, në pamundësi që t’i zgjasim në janar, po i fillojmë pak më herët sepse besoj që fëmijët meritojnë ta kenë qendrën e qytetit të zbukuruar gjatë gjithë sezonit të festave tona kombëtare, por edhe ato të Vitit të Ri”.

Këtë fundjavë pohoi Veliaj, do të bëhet ndezja e pemës së Vitit të Ri, duke i dhënë kryeqytetit energji pozitive.

“Nëntor-dhjetori do të jetë i mbushur me aktivitete, me jetë, me gjallëri dhe me energji pozitive në qendër të Tiranës. Kemi filluar vendosjen e “Fshatit të festave” në Tiranë, do të kemi shumë artizanë, gatime tradicionale, por përfitojmë edhe nga fluksi i madh i turistëve që kanë ardhur në Tiranë. Këtë fundjavë do të ndezim pemën e Vitit të ri. Kemi përdorur një sistem zbukurimesh në qytet, si kurrë më parë, dhe besoj për të gjithë do të jetë një atmosferë fantastike në kryeqytet”, tha ai.

Në fund kreu i bashkisë më të madhe në vend ftoi shqiptarët nga trevat shqipfolëse dhe diaspora që pushimet e fundvitit t’i rezervojnë në Tiranë, ku do të gjejnë një atmosferë fantastike./abcnews.al

40051780_626302661100713_7487605263814361088_n-1280x810.jpg
ent ela10:37 | 26/08/2018

Nëse je turist apo një qytetar i Tiranës që ke vendosur të kalosh disa çaste pranë Pazarit të Ri, atëherë momentet e bukura mund t’i ndash në kohë reale me miqtë e tu në rrjetet sociale. Pas sheshit “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës me mbështetjen e operatorit “Telekom”, ka mundësuar Free WiFi edhe tek Pazari i Ri.

Në këtë mënyrë çdokush që viziton Pazarin e Ri mund të logojë falas në shërbimin e internetit që Bashkia e Tiranës ka vendosur edhe në këtë zonë atraktive të qytetit. Ashtu si edhe në sheshin “Skënderbej” edhe në Pazarin e Ri qytetarët pas regjistrimit herën e parë, do të lidhen automatikisht sa herë që kalojnë aty.

Nisma “Tirana Smart City” e Bashkisë së Tiranës për ofrimin e shërbimit “Free WiFi” ka filluar të funksionojë në sheshin “Skënderbej” dhe Pazarin e Ri, ndërsa së shpejti do të vijë edhe në disa nga hapësirat e tjera publike të qytetit si, “Qyteti Studenti” apo Parku i Liqenit. /abcnews.al

OK-FALJA-E-KURBAN-BAJRAMIT-MBULIM.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
ent ela08:32 | 21/08/2018

Sot besimtarët myslimanë në gjithë botën festojnë Kurban Bajramin, një ditë e shënuar në kalendarin islam.

Dita nisi me faljen e namazit, e cila u zhvillua në sheshin Skënderbej, për herë të parë që pas rikonstruksionit të këtij sheshi në qendër të Tiranës.

Besimtarët janë mbledhur në shesh rreth orës 05:30 duke nisur namazin e sabahut dhe më pas me leximin e Kuranit dhe fjalën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj deri në orën 07:00 kur është falur namazi i Bajramit.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj gjatë faljes së namazit ka bërë thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.

Simbolikë e kësaj dite është prerja e kurbanit, akti i flijimit, që sipas rregullit duhet ndarë me persona të tjerë në nevojë. Kurban Bajrami njihet si festa e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit, por edhe ndaj solidaritetit për të afërmit e personat më në nevojë. Dita vazhdon me vizita familjare e tek miqtë për të përcjellë urimet e kësaj dite, si dhe me dreka të bollshme festive.

Edhe në qytete të tjera të vendit, mijëra besimtarë myslimanë sot në mëngjes falën namazin e Kurban Bajramit.

Ceremontë janë kryer në sheshet kryesore të qyteteve dhe të fshatrave, ndërsa drejtues të myftinive, teologë e imamë kanë mbajtur fjalimet e rastit. Festa e Kurban Bajramit është një ngjarje e shënuar për fenë islame, dita që i afron besimtarët më pranë Allahut dhe që rrit paqen solidaritetin dhe harmoninë. Myftinitë  organizojnë pritje për autoritetet lokale dhe për drejtues të besimeve të tjera fetare në të gjithë vendin./abcnews.al

Edi-Paloka.jpg
G. P.13:16 | 24/06/2018

Pas kësaj ceremonie ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

“I vetmi çmim që mund të marrin dhe ta meritojnë plotësisht Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyresisë dhe hajdutërisë bashkë”, shkruan Edi Paloka në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Duke e ilustruar me një foto të zyrave të Bashkisë, ai shkruan se kryeministri dhe kryebashkiaku dalin e festojnë, vetëm dy ditë, pasi sheshi u kthye në llum dhe ambientet e bashkisë u përmbytën./abcnews.al

edi-rama-123-1.jpg
G. P.12:00 | 24/06/2018

Të dielën festohet në sheshin Skënderbej.

Çmimi i parë si hapësira më e mirë publike për vitin 2018 duhet të trumbetohet sipas kryeministri Edi Rama, pasi nuk fitoi vetëm ai pas një beteje 10-vjeçare, por e gjithë Shqipëria.

Edi Rama: “Mbi këtë projekt dhe mbi historinë e këtij projekti mund të bëhet një libër i tërë dhe do kisha shumë dëshirë nëse koha do të më lejonte, ta shkruaja këtë libër. Një nga frazat, që me siguri do të zinte vend libër, ‘projekti ishte një projekt kriminal’, ka qenë një lajm i rremë, siç është sot një lajm për kampin e madh të refugjatëve që do mbledhë refugjatët nga e gjithë bota këtu në Shqipëri”.

Ky model i rilindjes socialiste, duhet të kuptohet drejtë nga të gjitha nënvizoi kreu i qeverisë, duke i dhënë përgjigje të gjithë atyre që i kërkojnë bukë apo investime të tjera në infrastrukturë.

Edi Rama: “Është shumë më çarmatosëse në momentin e parë shprehja “njerëzit s’kanë bukë, ju bëni sheshe. Njerëzit s’kanë bukë, ju mbillni pemë”. Në fakt, ata që flasin për mungesën e bukës në Shqipëri nuk e kanë fare haberin se çdo të thotë një vend pa bukë, një vend me uri. Problemi i Shqipërisë nuk është buka dhe uria, por në jetën e përditshme janë shumë hallka të tjera për njerëzit që janë të munguara, ose të ndryshkura, ose që kërkojnë me patjetër të transformohen”.

Të tilla projekte ndryshojnë jo vetëm imazhin por edhe ekonominë e vendit tha Edi Rama

Edi Rama: “Nuk janë dhe nuk është një çështje zbukurimesh, por është një zhvillim i mirëfilltë ekonomik dhe social”.

Ai që zhvarroi projetin e ish-kryebashkiakut Rama është Erion Veliaj dhe ndjehet shumë krenar për këtë.

Erion Veliaj: “Ndryshe flas unë sot, që kam mbëshhtetjen e pakursyer të Edit dhe të qeverisë, ndryshe ishin ato vite, kur vinte policia për të varrosur projektin më të bukur, dhe për ta shpluhrosur pas 4 viteve. Ju falenderoj të gjithëve me zemër”.

Me synimin për ta shndërruar sheshin “Skënderbej” në hapësirën më të madhe publike në Ballkan, kryebashkiaku Erion Veliaj tenton t’i falenderojë të gjithë edhe pse në fund kupton që nuk mundet.

Erion Veliaj: “Edi të falenderoj me gjithë zemër, për gjithë këtë mbështetje, por e di që s’ke qenë vetëm. Më vjen mirë që një pjesë e madhe e skuadrës së bashkisë në vitet 2000–2011 sot vazhdon dhe drejton Shqipërinë në poste të ndryshe, por jam i bindur që një pjesë e tyre e kanë në copë të zemrës të Bashkia e Tiranës. Një gjë që unë dhe Edi kemi mësuar nga shoku Gramoz është që të mos fillojmë me këtë punën e emrave se gjithmonë do ngelë dikush pa falenderuar”.

Falenderime bëri edhe kryeministri Edi Rama, por jo vetëm me fjalë, por edhe me çmime, duke vlerësuar kështu të gjithë pjesëtarët e skuadrës së administratës së bashkisë Rama e Veliaj që bënë të mundur të vlerësohet me çmimin e fituar pak ditë më parë në Barcelonë të Spanjës për projektin e sheshit më të madh pedonal të Tiranës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono