sherri

ambulance-933x445.jpg
ent ela10:31 | 17/09/2019

Një 29 vjeçar humbi jetën në spital tri orë pasi u sulmua me levë në një lokal në Sllatinë të Dibrës. Nuk ka vonuar dhe policia për këtë ngjarje arrestoi tre persona, vëllain e viktimës Qazim Plaku, dhe dy vëllezërit Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa që dyshohet se vranë 29 vjeçarin Dukagjin Plaku.

Të gjithë personat kanë qenë duke pirë alkool në një lokal të fshatit. Në debat e sipër u përfshinë në sherr mes tyre. I pari që ka qëlluar  ka qenë vëllai i viktimës. Ai plagosi me thikë njërin nga dy vëllezërit kundërshtarë, 24 vjeçarin Myrteza Hysa. Në këtë moment ata janë kundërpërgjigjur duke goditur me leva dhe hunj 29 vjeçarin i cili nuk u mbijetoi dot plagëve. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

/ABC news Albania 24/7

 

 

policia-elbasan-1280x690.jpg
nev ila20:13 | 15/09/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Elbasan. Dy persona janë përleshur me thika e sende të forta e kanë përfunduar në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Syrja Dylgjeri”.

Sipas informacionit të policisë protagonistë kanë qenë 62 vjeçari Enver Xhezairi 62-vjeç dhe 61 vjecari Myslim Lecaj.

Një debat mes tyre për motive banale është shndërruar në përplasje fizike me thika.

Të dy kanë marrë plagë të ndryshme në trup dhe janë dërguar në spital.

Policia ka kryer veprimet procedurale dhe ka nisur hetimin./ABC News Albania 24/7

E-SAKTE-VLORE-KRIMI-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela20:26 | 11/09/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Vlorës. Sipas informacioneve të deritanishme një burrë ka goditur me sëpatë gruan dhe vajzën e xhaxhait. Më pas, autori Mariglen Çobani i ka telefonuar xhaxhait të tij dhe i ka treguar për atë që ka bërë.

Sipas policisë, të dyja gratë janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë plagë të lehta. Midis tyre ka patur një sherr të mbartur nga e kaluara. Autori është arrestuar dhe dërguar në komisariat./ABC News Albania 24/7

PLAGOSJE-NE-VLORE-MBULIM.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela14:48 | 01/09/2019

Një 44 vjeçar nga Vlora është sulmuar me kaçavidë nga kolegu i tij taksist. Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit në Vlorë.  I dëmtuari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia identifikoi autorin dhe bëri ndalimin e tij në komisariat. Dyshohet se sherri ka ndodhur për shkak të konkurencës. I plagosuri punonte si taksist i licensuar, kurse autori i sulmit me taksi të palicensuar. /ABC News Albania 24/7

thike-vrasje.jpg
ent ela10:47 | 09/03/2019

Dy persona janë arrestuar nga forcat e policisë pasi plagosën me thikë shtetasin E.M. 23 vjeç banues në qytetin e Laçit. Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç.

Këta të fundit janë konfliktuar me të riun pas një sherri mes tyre, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri është sjellë në spitalin e traumës në Tiranë ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin./abcnews.al

 

prokuroria-e-krimeve-te-renda.jpg
ent ela15:35 | 21/09/2018

Prokuroria për Krimet e Rënda ka caktuar grupin e prokurorëve që do ta përfaqësojnë në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të tij. Por urdhri i kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, për procedim disiplinor të 10 prokurorëve, që refuzuan shortin për çështjen dhe transferimin e tre prej tyre, ka shkaktuar një situatë të paprecedentë tensioni tek Krimet, ku është thirrur dhe ndihma e policisë.

Dosja “Shullazi” ka “ndezur” një situatë kaotike tek Krimet e Rënda, ku është nevojitur edhe ndihma e policisë. Tensioni ka kulmuar pasditen e së enjtes, pas dy urdhrave të njëpasnjëshëm të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, për nisjen e procedimit disiplinor për 10 prokurorë të Krimeve dhe transferimin në rrethe për tre prej tyre. Sipas burimeve, pas këtij urdhri disa nga prokurorët i janë drejtuar zyrës së titullares së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ku kanë kërkuar shpjegime.

Sipas burimeve, drejtuesja u ka kërkuar të lënë zyrën dhe duke hasur në kundështinë e tyre ka kërkuar ndihmën e policisë. Mësohet se për këtë shkak, përveç disa efektivëve në godinën e Krimeve të Rënda ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ndërkohë bëhet e ditur se është caktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë organin e akuzës në gjykimin ndaj Shullazit dhe miqve të tij. Sipas burimeve jozyrtare, grupi i prokurorëve do të kryesohet nga drejtueja e Krimeve, Donika Prela, ndësa në përbërje të tij do të jetë edhe prokurori Gentian Osmani. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e dy prokurorëve të tjerë.

Ndërkohë të premten u mësua edhe dorëheqja e prokurorit Sokol Stojani, nga drejtimi i Drejtorisë së Inspektimit dhe Ndihmës për Subjektet e Posaçme në Prokurorinë e Përgjithshme. U bë e ditur se urdhri i lirimit për të është firmosur nga Marku në 19 shtator, para se 10 kolegë të tij tek Krimet e Rënda të procedoheshin disiplinarisht.

Dosja “Shullazi” u kthye në “mollë sherri” tek Krimet, teksa prej disa seancash pritet të lexohet pretence dhe çështja mbeti pa prokurorë. Kjo situatë u krijua pas emërimit të prokurores së mëparshme, Elisabeta Imeraj në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe largimit jashtë vendi për arsye shëndetësore të prokurorit, Ened Nakuci.

Të mërkurën disa prokurorë braktisën shortin e organizuar për çështjen, duke e konsideruar të paligjshëm. Të enjten 10 prokurorët e “rebeluar” u proceduan disiplinarisht, ndërsa tre të tjerë u transferuan në rrethe. /abcnews.al

presidenca-sherri.jpg
ent ela12:02 | 08/05/2018

Katër të rinj të moshës 18-19 vjeç kanë mbetur të plagosur në një ngjarje të ndodhur rreth mesditës së sotme përballë institucionit të Presidencës. Të lënduar janë studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur pas ngacmimin që ishte berë një vajze një ditë më parë.

Katër të rinj e kishin lënë të sqaronin këtë të martë ngacmimin e një vajze që kishte ndodhur një ditë më parë fare pranë godinës së rektoratit të Universitetit Politeknik në Tiranë.

Por, situata doli jashtë kontrollit dhe përleshja me thika ndodhi përballë selisë së Presidencës.

Dy kushërinjtë, Jurgen dhe Feliks Lleshi, të dy 18 vjeç, qëlluan fillimisht me thikë Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku. Sipas policisë, të plagosur mbetën edhe vetë dy autorët, ku në spital u dërguan me plagë të katër personat e konflitkuar.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, teksa kanë marrë plagë në krahë, shpatull dhe në këmbë. Ata janë studentë të Universitetit Politeknik, dhe ndjekin studimet në vitin e parë, dhe dyshohet se vajza, e cila ka qenë edhe molla e sherrit është edhe afërmja e dy të rinjve me mbiemër Lleshi.

Këto janë pamjet pas grindjes. Dy prej tyre duken të gjakosur teksa mbahen të shtrirë në tokë nga efektivët e policisë. Uniformat blu kaë bërë të mundur ndalimin e tyre dha pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore do të nisë procesi i marrjes në pyetje.

Vetëm pak ditë më parë në kryeqytet ndodhi plagosja e një çifti, pasi tre persona qëlluan me thikë mbi ta. Sipas dëshmisë që dhanë pas arrestimit, tre autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, njëri prej tyre kishte qenë i fiksuar me 23-vjeçaren, e cila po jetonte një lidhje dashurie me djalin që e shoqëronte në momentin e plagosjes./abcnews.al

vlcsnap-error227-1280x720.jpg
ent ela14:23 | 23/01/2018

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, u detyrua të kërkonte falje pas sherrit me një tifoz kundërshtar në Angli. Gjermani u shpreh gjithashtu i pakënaqur me lojën e skuadrës së tij.

Mund të humbasësh, por jo në këtë mënyrë.

Liverpuli nuk ia mbushi aspak mendjen trajnerit të tij, Jurgen Klop, në përballjen e Premier Ligës në fushën e Suonsit.

Skuadra që pretendon kualifikimin për në Champions sërish sezonin e ardhshëm, dhe që pati një fitore të madhe ndaj kryesueses Mançester Siti, nuk ia doli në fushën e ekipit të vendit të fundit.

Largimi i Filip Kutinjos natyrisht ka prishur punë, por jo aq sa për t’i lejuar fitoren skuadrës më të dobët të ligës.

Liverpuli u duk i vetëkënaqur me triumfin ndaj formacionit të Guardiolës, dhe mendoi se suksesi do të vinte vetë, ndërsa rreziku është I madh për të dalë jashtë zonës Champions, duke qenë vetëm 2 pikë mbi Totenhemin e vendit të pestë.

Për më keq, Klop, pati një përplasje me një tifoz vendas, duke iu përgjigjur provokimeve të tij, ndërsa u desh ndërhyrja e punonjësve të sigurisë.

Klop: “Duhet të them se edhe unë jam qenie njerëzore. Askush nuk mund t’i duronte sharjet e atij tifozi, ndonëse unë u përpoqa të mos merresha me të. Unë reagova vetëm një herë, atëherë kur mendova se u mbush kupa, dhe u ndjeva mirë që reagova. Jam i sigurt se nuk jam trajneri i parë që kam problem me të. Përsa i përket ndeshjes, jam më shumë I mërzitur me lojën sesa me rezultatin. Ne e humbëm ndeshjen në pjesën e parë dhe nuk bëmë atë që duhej”.

Skuadra e Klopit nuk është se nuk pati raste, përkundrazi, ishte ajo që luajti pjesën më të madhe të ndeshjes.

Suonsi e zotëroi topin vetëm 28 për qind, por pati edhe zotësi për të ndaluar të kuqtë, por edhe fat që nuk pësoi gol.

Trajneri i uellsianëve, Karlos Karvahal, u shpreh pas takimit se Liverpuli është si një makinë e Formula 1, por taktika e tij e ngadalësoi sikur të ndodhej në trafikun ë Londrës./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono