sherr

incidenti.jpg
G. P.10:07 | 04/02/2019

Një sherr mes dy shqiptarëve për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi në Itali.

Kjo pasi një 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pas konfliktit mori makinën dhe e përplasi me derën e një lokali. Nga përplasja mbeti i plagosur vetë drejtuesi shqiptar i mjetit dhe një shqiptar tjetër brenda ambientit të barit. Për këtë të fundit nuk jepen shumë detaje në mediat italiane.

Ngjarja ndodhi pasditen e të dielës në Ponticelli. Të dy shqiptarët janë dërguar në spital për të marrë mjekimet e nevojshme. Policia po heton për të zbuluar shkaqet e sherrit mes dy shqiptarëve. Sipas tyre, 44-vjeçari ka marrë makinën e tij “Hyundai” tip fuoristradë dhe ka goditur hyrjen e barit duke përplasur fort një prej klientëve shqiptar./abcnews.al

fight-1280x720.jpg
G. P.21:37 | 26/11/2018

Dy emra të mëdhenj të futbollit u përfshinë në një sherr masiv në ligën japoneze. Andres Iniesta e Lukas Podolski ishin shumë të dëshpëruar që pësuan gol pas 14 minutash shtesë.

Çfarë mund të ndodhë kur shtesa e lojës shkon 14 minuta, dhe pëson gol?

Asgjë më shumë sesa një sherr masiv, në të cilin mund të përfshihen edhe lojtarët më shembullorë dhe më të edukuar të botës. Këtë fat patën dy yje europianë që luajnë në Japoni, Andres Iniesta dhe Lukas Podolski, pasi ekipit të tyre Visel Kobe i shpëtoi fitorja nga duart në minutën e 104-ët. Ndeshja e kampionatit japonez përfundoi 3-3 ndaj Shimizu S-Pulses, dhe dëshpërimi ishte edhe më i madh sepse ky rezultat u vulos nga portieri kundërshtar, Juxhi Rokutan.

Skenat që pasuan barazimin ishin të shëmtuara, dhe në konflikt u përfshi edhe ish-ylli i Spanjës dhe i Barcelonës, Iniesta, si dhe ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe i Bajernit, Podolski. Në të vërtetë, Iniesta u përpoq ta shuante sherrin, por Podolski bëri të kundërtën. Gjermani u filmua duke shtyrë trajnerët kundërshtarë, përpara sesa ta merrnin dhe ta largonin nga vendi i dhunës. Një fatkeqësi e vërtetë, pasi Visel Kobe po kryesonte 3-1, ndërsa vendasit përfituan nga kartonët e kuq të dy lojtarëve miq. Ishte pikërisht përjashtimi i sulmuesit brazilian, De Souza që solli vonesa të lojës, dhe shtyrjen me 14 minuta./abcnews.al

policia-greke.jpg
G. P.08:21 | 29/10/2018

Përplasja e dhunshme fizike mes dy grupeve të armatosura shqiptare dhe greke në periferi të Athinës, ka nisur fillimisht mes dy shqiptarëve për disa problem financiare. Lajmi është bërë i ditur nga policia greke. Në këtë përleshje janë përdorur armë zjarri dhe thika, ku tre shtetas grekë dhe tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të natës.

Gjashtë të plagosurit ndodhen në spital ku njëri prej shtetasve shqiptarë është në gjendje kritike për jetën. Policia greke theksoi se incidenti nuk ka aspak të bëjë me vrasjen e minoritarit grek në Bularat nga policia shqiptare. Të gjashtë personat janë shpallur në gjendje arresti ndërsa hetimet vazhdojnë./abcnews.al

vrasjaaa.png
G. P.19:43 | 18/10/2018

Vrasësi i 16-vjeçarit në Fier është dorëzuar pas negociatave me policinë. Uniformat blu bënë të ditur më herët se autori i ngjarjes së rëndë është 17-vjeçari F.G.

Ai e goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij pas një konflikti për motive të dobëta. Viktima u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.  /abcnews.al

shqiptaret-1280x641.jpg
G. P.20:36 | 15/10/2018

Një sherr mes një grupi nigerianësh dhe shqiptarësh ka përfunduar më njërin prej këtyre të fundit në spital. Ngjarja ka ndodhur në një nga parqet më të mëdha të Firenzes në Itali.

Sipas mediave, gjithçka ka nisur kur tre prej djemve nigerianë sulmuan një të ri shqiptar duke e akuzuar se kishte vjedhur një biçikletë të tyre. Në ndihmë të këtij të fundit erdhën 5 bashkëatdhetarë të tjerë.

Por ngjarja përshkallëzoi rreth orës tre të së dielës dhe grupi i shqiptarëve u sulmua me shkopinj e gurë nga rreth 30 nigerianë të tjerë. Këta të fundit vazhdonin e i ndiqnin ndërsa të rinjtë përpiqeshin të largoheshin.

Për pasojë, një prej shqiptarëve, 21 vjeç, u plagos pasi u qëllua në kokë me shkop dhe gurë. Ai është në spital jashtë prej rrezikut për jetën. Mediat italiane shkruajnë se 6 të rinjtë shqiptarë ishin të moshës nga 18 deri në 21 vjeç, por nuk i japin identitetet e tyre.

Ndërkohë gjithë ngjarja ka shkaktuar reagim në shoqëri, pasi skenat e dhunës ndodhën në një vend ku frekuentohet nga familjarët dhe fëmijët./abcnews.al

vloraa.png
G. P.10:48 | 12/10/2018

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti që mund të kishte pasoja tragjike.

Kjo pasi një sherr verbal që nisi mëngjesin e kësaj të premteje mes dy të rinjve pranë një lokali në Vlorë përfundoi në konflikt fizik.

Për pasojë mbeti i plagosur me thikë 18-vjeçari I.S. Pas hetimeve të menjëhershme të policisë u bë e mundur kapja e autorit. Ai është Xh.A, bashkëmoshatar me të plagosurin.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta midis disa të rinjve.

Ndërkohë mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

cardi-b-left-injured-after-fight-with-nicki-minaj-at-new-york-fashion-week-party.jpg
G. P.12:33 | 08/09/2018

Dy reperet më të famshme të industrisë muzikore Cardi B dhe Nicki Minaj, janë përfshirë në një sherr masiv mbrëmjën e së premtes.
Ngjarja ndodhi në New York Fashion Week, ku ato ishin të ftuara nga Harper Bazaar për mbrëmjën madhështore të këtij eventi.

Sipas burimeve të TMZ, Cardi i është afruar tavolinës së Minaj për të vënë në vend gënjeshtrat që ajo po shpërndante në emër të saj.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen pjesë nga sherri i dy artisteve. Burimet thanë gjithashtu se trupat e sigurisë së Nickit kishin një plan paraprak nëse Cardi do tentonte ti afrohej asaj, madje njëri prej tyre e goditi me bërryl në fytyrë duke i shkaktuar dhe lëndime këngëtares.

Në video duket gjithashtu dhe momenti kur Cardi e godet rivalen e saj me këpucë. Nicki ndërkohë ka qëndruar larg në çdo moment.
Disa orë pas ngjarjes Cardi B shpjegoi në rrjetet sociale se arsyeja përse e kishte sulmuar këngëtaren nga Barbadosi ishte për shkak se ajo kishte kritikuar aftësitë e saj si nënë. Gjithashtu ajo kishte ndaluar artistë të tjerë në industri që të pnonin me të.
Ndërkohë Nicki postoi një video ku tregonte se nuk kishte shenja apo gërvishtje nga sherri i bërë./abcnews.al

sherrii.jpg
G. P.14:44 | 20/07/2018

Një sherr masiv ka ndodhur para një lokali në qytetin e Vlorës. Disa të rinj fillimisht u përplasen verbalisht, por më pas u përdorën dhe thika. Për pasojë dy nga personat në konflikt morën plagë të rënda dhe u dërguan në spital. Kurse disa të tjerë u shoqëruan në ambientet e policisë së këtij qyteti. Nuk dihen shkaqet që çuan në këtë perleshje të rinjsh, por nga dëshmitë e para bëhet fjalë për dy grupe në konflikt me njëri-tjetrin./abcnews.al

shqiptare.jpg
G. P.19:50 | 03/07/2018

Nëntë shqiptarë në Itali, të moshave nga 18 në 51 vjeç dhe me lidhje gjaku mes tyre, janë denoncuar në polici pasi janë përfshirë në një sherr të dhunshëm mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në një fraksion të qytetit Pavia dhe sipas policisë, sherri ka lindur për shkak të momsarrëveshjeve të mëhershme.

Pasi kanë vendosur qetësinë, agjentët kanë gjetur jo larg vendit të ngjarjes dy thika kuzhine të hedhura mes ferrave dhe një levë hekuri të gjatë 2 metra. Disa nga shtetasit shqiptarë kanë shkuar për të marrë mjekim në ambulancë për shkak të disa lëndimeve, që sipas mediave italiane nuk përbëjnë rrezik për jetën.

Të 9 personat janë denoncuar për veprat penale të “përleshjes” dhe “posedimit të armëve të ftohta”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono