shërbimet

qeveria-amerikane-933x445.jpg
ent ela11:05 | 20/01/2018

Tramp mbyll vitin e tij të parë të Presidencës me “shutdoun”, pra bllokimin e aktivitetit adminitrativ federal, duke filluar që nga shërbimet më pak thelbësore. Aktualisht janë bllokuar dhe pagat e ushtarëve.

Senati amerikan nuk ka miratuar buxhetin dhe në orët e para të 20 janarit qeveria federale zyrtarisht ka mbetur pa fonde. Bëhet fjalë për atë që njihet dhe si shutdoun e që do të pezullojë pagat për mijëra nëpunës publikë, si dhe një sërë shërbimesh jo  vetëm burokratike. Duke nisur që nga aktiviteti i ministrive dhe deri te menaxhimi i parqeve kombëtare apo muzeve. Por nga ana tjetër nuk janë prekur shërbimet thelbësore si funksionet ushtarake dhe të sigurisë, kontrolli trafikut ajror dhe ruajtja e kufijve. Por ushtarët nuk do të paguhen dhe nëse janë me mission në zona konlikti.

Buxheti duhej të miratohej nga një mazhorancë në senatin amerikan të paktën 60 vota nga 100. Republikanët kanë 52 vota.

Menjëherë pas votimit presidenti amerikan Tramp akuzoi demokratët se po dëmtojnë vendin duke mbështetur emigracionin e paligjshëm në vend të sigurisë së kufijve. Por lideri i minorancës demokrate në senat Cak Samr nga ana e tij akuzoi presidentin se kishte refuzuar marrëveshjet e arritura mes dy partive, të paktën dy herë.

Demokratët kërkojnë një fond për programin «Dreamers», fëmijët e emigrantëve të paligjshëm që rrezikojnë dënimin nga vendi, duke qenë se norma që I mbron skadon në katër mars.

Hera e fundit që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhi një shutdoun ishte në vitin 2013 kur republikanët nuk votuan buxhetin e propozuar nag atëherë presidenti Obama. Situata zgjati për 16 ditë.

Mediat amerikane raportojnë se nuk ëshët e qartë nëse do të ketë sërish negociata mes republikanëve dhe demokratëve për të arritur një marrëveshje. Zëdhënësja e shtëpisë së bardhë deklaroi se nuk dotë ketë më bisedime dderi në momentin që demokratët të votojnë ç’bllokimin e fondve për qeverinë federale./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono