sherbim

STOP-PROSTITUTAT-MBULIM_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x830.jpg
Autor E17:19 | 23/10/2019

Zogë dhe Iva janë dy 21-vjeçare që së bashku me dy djem të moshës së tyre do të gjykohen nga gjykata e kryeqytetit për akuzën e prostitucionit. Porositë kryheshin me telefon dhe pasi dërgoheshin fotot në WhatsApp, vajzat liheshin poshtë hotelit. Në njërin nga rastet e akuzuara për prostitucion me emrin Zogë, por që te klientët prezantohej me emrin Elsa nga Kosova, ankohet te tutori B. B,gaz pasi klientët e kishin mbajtur më tepër se një orë.

Siç rezulton nga dosja e dorëzuar në gjykatë, tutori telefonon Ivën dhe Zogën, duke i njoftuar se ju kishte mbyllur takimin me italianët. “Takimi” do të zhvillohej në një hotel luksoz të hapur së fundmi në qendër të Tiranës.

Në orën 23.45 prostituta Zogë M. telefonon tutorin dhe ky i fundit i kërkon që të njoftojë edhe shoqen Ivën dhe “të kërkojë sa më shumë se nuk i ka folur për çmimin”.

Në orën 23.50 vajza hyn në hotel dhe pyet të akuzuarin tjetër për numrin e dhomës.

Ai i përgjigjet “1003”.

Në orën një të natës, prostituta tjetër shkruan dhe pyet “sa është bërë pazari se po rrimë shumë, po rrime tri orë”.

E njëjta vajzë më pas qahet duke shkruar dhe duke u ankuar edhe për “punën” e shoqes “kjo ndenji me dy dhe unë me dy (meshkuj). Çfarë është ky muhabet 10 euro ora? Thuaji 200 euro !”

Gjetja e vajzave për prostitucion

Në dosjen që prokuroria dorëzoi në gjykatë pak minuta më vonë, tutori telefonon vajzat dhe i pyet:

B.B: Ju kanë dhënë dy euro për orë ata?

Iva: Po, njëri, se ndenjëm 1 orë e 45 minuta. Sa dolëm nga ai dhe tani po shkojmë te tjetri.

B.B: Por, fiks janë dy euro për person.

Iva: Po, pra kemi ndenj me të dy, pra një gocë me dy veta.

B. B: Domethënë është plus, pse nuk ia more plusin?

Iva: Po kujt t’ia marr, ai tha jam rregulluar me atë, merr edhe dy, një ti dhe një ne.

Prokuroria shton se pas komunikimit të irrituar të vajzave “të cilat mendojnë se ua kanë hedhur”, bashkëpunëtori i tyre përgjigjet.

B. B: Po ju pres poshtë (hotelit)

Në hetime prokuroria i thotë gjykatës se ka kontrolluar listën e klientëve italianë në hotelin në fjalë gjatë datave 10 tetor 2018 deri më 14 tetor, nga ku rezulton se në atë hotel ishin akomoduar 7 shtetas italianë. Dhomat janë paguar nga shtetasi Giussepe C., mes të cilave edhe dhoma me numër 1003.

Më pas evidentohet klienti (në akuzë tashmë) me inicialet K. H.

Tutori: Ku të ta sjell dhuratën?

Klienti: Në orën 14.30 tek Ushtaraku, sille afër punës time tek “White Mouse”, nëse nuk bëhet për këtë orë, lëre fare.

Fiks në orar shpjegon policia në hotel futet i akuzuari e më pas edhe “dhurata” e porositur. Në orën 15.00 vajza del nga hoteli, ku pritet nga B. B dhe më pas në orën 15.10 minuta del edhe klienti.

Kur ata ndahen, vajza i thotë tutorit, vetëm 50 euro munda dhe 20 ia mora për karburant.

Ndërkohë që edhe klienti i shkruan: “S’kisha të thyera, i dhashë 20 edhe për ty, jam akoma te 201”. Procedimi penal nr. 67 i hetuar nga prokurorja Eriselda Bala, vërteton llojin e prostitucionit të përfolur shpesh në kryeqytet si “femrat me telefon”./ Gazeta Si

ogerta-manastirliu-1280x709.jpg
nev ila16:03 | 01/10/2019

Në Ditën Botërore të Moshuarve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka prezantuar Planin Kombëtar të Moshimit.

Për herë të parë sipas ministres Ogerta Manastirliu do të ofrohen shërbime në familje për të moshuarit.

Ato do te financohen nga fondi special qe ministria ka vendosur ne dispozicion te bashkive.

Plani i Veprimit 2020-2025 parashikon qe  mbrojtja dhe përfshirja sociale për çdo të moshuar në nevojë të fillojë me garantimine e ofrimit të shërbimeve të integruara social – shëndetësore, nga i cili pritet të përfitojnë 100.000 të moshuar.

Plani parashikon gjithashtu ngritjen e 10 qendrave ditore komunitare në të gjithë vendin si dhe ngritjen e një qendre të re rezidenciale për 100 të moshuar./ABC News Albania 24/7

protesta-6-1280x687.jpg
ad min12:50 | 23/04/2019

Prej tre muajsh ambulanca e zonës së Patos Fshat nuk funksionon. Për këtë arsye banoret janë ngritur në protestë. Sipas tyre ambulanca e tyre nuk plotëson kushtet më minimale duke filluar që nga pajisjet mobiluare deri tek ato higjienike. Lagështira ka mbuluar totalisht godinën me çati pothuajse të amortizuar. Në këto kushte infermieret, sipas banorëve, i kryejnë shërbimet ambulatore në shtëpitë e tyre. Kjo i ka detyruar që prej tre muajsh të marrin rrugën drejt një tjetër ambulance 12 km larg. Kurse në raste emergjente detyrohen të shkojnë në spitalin e Fierit./abcnews.al

klosi-2.jpg
ad min15:10 | 17/04/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, iu la detyra të qarta me afate të përcaktuara kryetarëve të bashkive të zonave bregdetare, e kjo për të garantuar një sezon të mbarë turistik.

“Vendimmarrja për bashkitë tani në muajin Prill të ndahet se kush janë operatorët që do të administrojnë plazhin. Brenda muajit Prill, maksimalisht në fillim të muajit Maj do duhet të administrojmë siç duhet hartat e vendosjes së zhurmave”, tha ai.

Siguria e jetës së pushuesve, pastërtia e mjedisit dhe cilësia e shërbimit duhet të jenë në fokus të institucioneve, porositi ministri Klosi.

“Instituti i Higjienës, AKU dhe Inspektoriati i Mjedisit të bëjnë që sot një verifikim në terren të gjithë këtyre subjekteve që ne kemi evidentuar nga tr operatorët që të jenë subjekte që do presin sërish turistë të huaj. Të paktën për gjëra që ne i kemi në dorë, të jemi korrekt dhe të kontrolluar. Edhe eliminimi i gropave septike, apo mekanizmave që iu ka ikur koha për të kryer këtë funksion janë evidentuar nga Inspektoriati i Mjedisit dhe të gjitha këto, Inspektoriati do të ketë një forcë më të madhe për të kontrolluar dhe vendosur deporatorët e standardeve të lejuara për deporimin e ujërave të zeza gjatë sezonit turistik”, tha Klosi.

Synimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit u shpreh ministri Klosi është kthimi i Shqipërisë në një destinacion të qëndrueshëm turistik dhe zgjatja e sezonit turistik përtej periudhës klasike nga Qershori në Shtator. /abcnews.al

edi-rama-4.jpg
ad min15:28 | 04/04/2019

Shërbimi në administratën publike është përmirësuar. Janë këto përfundimet e një anketimi të kryer nga qeveria që u bë publik nga kryeministri Edi Rama në takimin me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes.

Dhënia fund e sorollatjes është qëllimi i takimit të përjavshëm të kryeministrit Edi Rama. Si një shtet brenda shtetit është shndërruar platforma e bashkëqeverisjes që ndreq gabimet e administratës.

Disa kanë pak muaj që ankohen se nuk marrin pensionin që u takon apo nuk saktësojnë mbiemrin që kanë. Të tjerë sjellin shembuj se prej më shumë se 10 vjetësh nuk marrin dot certifikatën e pronës apo dokumente të tjerë. Kur arrijnë në pikën e fundit të problemit të pazgjidhur kryeministri Rama sugjeron t’i drejtohen adresës shqiperiaqeduam.al.

“Në momentin që afati i marrjes së përgjigjes skadon dhe ju nuk e keni marrë përgjigjen, mos prisni, mos u sorollatni, mos kërkoni rrugë të tjera, mos lejoni t’ju shikojnë nga xhepi, mos kërkoni deputetin, kushëririn, krushkun e me radhë. Thjeshtë një klik shqiperiaqeduam.al dhe menjëherë keni qeverinë në krahun tuaj”, tha Rama.

Pranon që ka ende probleme me institucionet shtetërore. Burokracitë nuk janë shmangur ende nga zyrat e institutit të sigurimeve shoqërore, zyrat e gjendjes civile, por dhe shumë hallkave të tjera, megjithatë krahasuar me një vit më parë është më optimist.

“Kemi bërë një anketim ditët e fundit kombëtar lidhur me perceptimin e publikut për shërbimet. Dhe me kënaqësi kemi konstatuar se ka një përmirësim në këtë perceptim”, tha kryeministri.

E siç ndodh rëndom në një ditë të tillë, falenderimet janë pa kursim.

Qytetari: Me thënë të drejtën zoti Kryeministër kështu nga larg ju jeni shumë i ashpër, por gjysmën e emocionit ma keni hequr se dukeni tamam pa komplimenta si një shok i vjetër.

Edi Rama: Më vjen keq që dukem nga larg shumë i ashpër, por edhe kaq i butë sa t’u duka ty nuk jam.

Qytetarja: Dua të falënderoj drejtoreshën zonjën Eridana Çano. Nga ju në kaq pak kohë kam mësuar shumë dhe jam e sigurt se do mësoj dhe shumë më shumë.

Edi Rama: Me falenderimin që bëre tani të rregullojnë shtrigat e tjera. Në fakt shaka është, por gjysma e së vërtetës./abcnews.al

ogerta-manastirliu.jpg
ent ela16:45 | 06/03/2019

Përgjatë muajit Mars mamografitë nëpër spitalet e vendit do të ofrohen falas për të gjithë gratë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi inspektoi punimet e kryera në Qendrën Shëndetësore të Pezës.

Qendra Shëndetësore e Pezës tashmë ofron kushte të përmirësuara për 5600 banorët e zonës. Punimet e kryera u inspektuan nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Rehabilitimi i kësaj qendre është pjesë e programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin. Por ky nuk është vetëm një program që siguron kushte më të mira të infrastrukturës, por edhe shërbime të integruara, me programet parandaluese dhe shërbimet bazë të kujdesit parësor, pa burokraci, me përdorimin e recetës elektronike dhe referimit elektronik, që kanë shkurtuar me 3 herë, kohën e pritjes për shërbimet e specializuara për qytetarët”.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal dhe tek programet parandaluese e ju drejtoi një ftesë të gjitha grave.

“Jemi në muajin Mars, në muajin e grave, ndaj gjej rastin të bëj një lutje për çdo grua, të gjejë pak kohë për t’u kujdesur për shëndetin e saj. Të kryejë kontrollin mjekësor bazë, testin falas për depistimin e kancerit të qafës së mitrës dhe mamografinë falas”.

Përgjatë muajit Mars, mamografitë do të ofrohen falas jo vetëm në spitale, por edhe përmes mamografëve të lëvizshëm kryesisht në zonat rurale. Vetëm vitin e shkuar kryen mamografinë rreth 17 mijë gra./abcnews.al

ogerta-manastirliu.jpg
ad min13:38 | 24/02/2019

Ministria e Shëndetësisë po e sheh mundësinë e ofrimit të shërbimit të dializës edhe në Gjirokastër. Gjatë një takimi me grupet e interesit, ministrja Ogerta Manastirliu bëri të ditur gjithashtu se spitalit të qytetit i shtohen 13 mjekë, me qëllim që pacientët t’i marrin shërbimet e specializuara afër vendbanimit.

43 pacientë nga Gjirokastra, Përmeti, Tepelena dhe Saranda marrin shërbimin e dializës në spitalin e Gjirokastrës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nisi nga qyteti i gurtë, serinë e takimeve me grupet e interesit, për përmirësimin e shërbimit shëndetësor pikërisht me pacientët dializantë.

“Fokusi ynë është pikërisht forcimi i spitaleve, forcimi nëpërmjet stafeve të përgatitura, stafeve profesionale ndaj edhe mjekët që do të atashohen për të punuar pas përfundimit të specializimeve në spitalet tona rajonale do të përmirësojnë padyshim cilësinë e shërbimit dhe do bëjnë që qytetarët të marrin një shërbim më të shpejtë dhe afër vendbanimit”, tha ajo.

Ministrja Manastirliu dha lajmin e mirë se 13 mjekë specialistë, duke filluar nga mjekë të urgjencës, onkologë, kirurgë të përgjithshëm dhe  reanimator i shtohen spitalit rajonal të Gjirokastrës, duke mundësuar shërbimet e specializuar afër vendbanimit.

“Spitali rajonal i Gjirokastrës do të mirëpresë 13 mjekë specialistë, të cilët përfundojnë ciklin e specializimeve duke filluar nga mjekë të specialiteteve kirurgji, anestezi ranimacion, gjithashtu do të kemi mjekë ORL okulistë që do vijë gjithashtu anotom patolog, imazheri, mjekë të urgjencës që do atashohen pranë shërbimeve të spitalit rajonal të Gjirokastrës, por për qarkun e Gjirokastrës do jenë po ashtu pesë mjekë specialistë që do atashohen në spitalin e Tepelenës dhe në spitalin e Përmetit duke ofruar kështu një cikël të shërbimit shumë të rëndësishëm për pacientët dhe duke plotësuar nevojat që kemi në spitalet e rretheve”, tha ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë pa nga afër edhe zbatimin e rregullit të ri në spitale, që disiplinon vizitorët në pavione, reanimacion dhe urgjenca./abcnews.al

MOTI-JAVEN-E-ARDHSHME.mpg_snapshot_00.29-1280x720.jpg
ad min18:21 | 13/10/2018

Tetorit po i vjen fundi, por termometri vijon të shënojë vlera të ngjashme me ato të stinës së pranverës. E njëjta situatë do të vijojë, ndërsa meterologët e shërbimit “Meteoalb” parashikojnë se vjeshta do mbyllet me temperatura me të larta se normalja.

Mot pranveror pritet të përjetojmë edhe javën që vjen. Ndonëse shërbimi “Meteoalb” parashikon një rënie të lehtë të temperaturave duke filluar nga dita e diele, meterologia Lajda Porja thotë se vlerat e termometrit do të vijojnë të mbeten të larta.

Lajda Porja, shërbimi “Meteoalb”: “Sjell një rënie 1-2 gradë dhe në zona të veçanta 3 gradë. Kjo rënie do jetë më e thkesuar në fakt në vlerat maksimale. Nga maksimalja që është shënuar 2-9-30, pritet që të zbresim në vlerën 25-26 gradë.”

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë territorin e vendit tonë ndryshe nga sa pritet të ndodhë në vendet fqinje.

“Në fakt pritet që nga dita e hënë të kemi zhvillimin e një minstuhie tropikale në Siçili, pra duke përfshirë të gjithë jugun e Italisë, e cila do të sjellë erë të fuqishme hërë pas here dhe rebeshe apo shira të konsiderueshëm, por sërish Shqipëria mbetet në periferi të saj. Nuk është se do të kemi një ndikim shumë të madh. Ditët e fundit të tetorit pritet që të na dsjellin edhe reshje ne territor.”

Vjeshta, parashikon meterologia Lajda Porja, do të mbyllet me temperatuara më të larta se normalja./abcnews.al

etilda-gjonaj.jpg
ad min15:35 | 07/07/2018

Një kontroll 2-mujor i njësisë Task Forcë Antikorrupsion të qeverisë ka shkaktuar një rrebesh masash disiplinore, largimesh nga detyra dhe kallëzimesh penale të zyrtarëve të 35 institucioneve në vend. Detajet u bënë publike nga Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

172 masa disiplinore, 28 të shkarkuar nga detyra dhe tre kallëzime penale për gjashtë drejtues të niveleve të ndryshme të administratës. Ky është bilanci i një kontrolli 2-mujor të zhvilluar nga njësia Task Forcë Antikorrupsion në 35 institucione qëndrore, ku ofrohet shërbim ndaj qytetarëve me qëllim evidentimin e praktikave abusive, korruptive dhe arbitrare. Detajet u bënë me dije nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njëkohësisht koordinatore kombëtare Antikorrupsion.

“Kallëzim  penal për Regjistruesin e ZVRPP Krujë, për shkelje ligjore të rënda që plotësojnë elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Nga kontrollet janë konstatuar vonesa pa asnjë justifikim të praktikave të qytetarëve, veprime të dyshuara për korrupsion lidhur me certifikatat e pronësisë, mungesë transparence për menaxhimin e aplikimeve të qytetarëve, etj. Është depozituar kallëzim  penal për drejtorin e ALUIZNI-t Sarandë dhe për tre përgjegjës të po kësaj drejtorie, të sektorit të legalizimit dhe planifikimit urban  dhe të sektorit të kalimit të pronësisë, të cilët dyshohen të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke legalizuar sipërfaqe në letra më të mëdha se ato në realitet si dhe për mos respektim të afateve dhe procedurave për raste të legalizimeve”.

Kallëzimi i tretë penal i përkiste përgjegjësit të sektorit të asistencës ndaj shërbiumit tatimpaguesve në Drejtorinë e Tatimeve Vlorë, për dyshime mbi veprime që lidhen me “shpërdorimin e detyrës”. Sipas Gjonajt, bazuar në shkeljet e evidentuara vetëm për periudhën Maj – Qershor 2018, Task Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsion ka rekomanduar Ministrave dhe drejtuesve të përgjithshëm 172 masa disiplinore, prej të cilave 28 largime nga detyra.

“Largimet nga detyra përfshijnë një numër të lartë punonjësish dhe një sërë drejtuesish të zyrave rajonale të hipotekës, ALUIZNIT, Tatimeve,  AKU-së, inspektorateve, Drejtorive Bujqësore, etj.  Konkretisht janë larguar nga detyra 4 drejtues drejtorish, 5 përgjegjës sektorësh dhe 19 specialistë”.

Me qëllim thellimin e luftës kundër korrupsionit, Gjonaj kërkoi mbështetjen e institucioneve të hetimit dhe të gjykimit si edhe inkurajimin e qytetarëve për t’iu bashkuar kësaj lufte. /abcnews.al

ogerta-manastirlia-1280x660.jpg
ad min16:17 | 24/03/2018

Një ekzaminim i ri do të kryhet falas në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Bëhet fjalë për shintigrafinë, që shërben për diagnostikimin e sëmundjeve që prekin mushkërinë, kockat, veshkat, tiroidet etj.

Pacientët me sëmundje të veshkave, mushkërive, zemrës, tiroides, ekzaminimin e shintigrafisë do të mund ta kryejnë falas edhe në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ky është një ekzaminim i kushtueshëm që kryhet me lëndë radioaktive vetëm në spitalet terciare.

Tek “Shefqet Ndroqi” parashikohet të realizohen 1300 deri në 1500 raste në vit dhe së bashku me pacientët që trajtohen në QSUT, ministrja e Shëndetësisë thotë se strukturat publike plotësojnë nevojat për këtë ekzaminim.

Ogerta Manastirliu: “Me këtë shërbim, që pas QSUT ofrohet edhe në këtë spital, pacientët nuk kanë më nevojë ti drejtohen strukturave jopublike, pasi radhët e pritjes nga 45 ditë për ta kryer këtë ekzaminim, sot janë zero”.

Në ditën Botërore të Tuberkulozit, Ministrja Manastirliu deklaroi se gjate viteve te fundit situata po shkon drejt përmirësimit.

Ogerta Manastirliu: “Eleminimi i tuberkulozit është sfidë mbarëbotërore dhe ne kemi angazhimin maksimal në luftën ndaj kësaj sëmundje. Shqipëria ka siguruar mbështetjen e Fondit Global dhe gjate vitit 2018 në spitalin universitar Shefqet Ndroqi do të ndërtohet klinika e specializuar e trajtimit te pacientëve tuberkularë rezistentë ndaj antibiotikëve”.

Gjatë vitit të shkuar në vendin tonë janë raportuar 500 raste me tuberkuloz, 95 % e të cilave ishin pacientë të rinj dhe vetëm 5% të ritrajtuar. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria konsiderohet me incidence dhe mortalitet të ulët./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono