shëndetësore

manastirliu-1280x706.jpg
Sej rie16:30 | 17/08/2019

Qendra shëndetësore në Voskopojë është gati për 2200 banorët e zonës dhe për pushuesit që vizitojnë fshatin turistik. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Mnastirliu gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve u shpreh se ndërkohë ka nisur puna për rehabilitimin e 100 qendrave të tjera shëndetësore që përfundojnë brenda vitit.

Është një ndër 300 qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë që iu nënshtruan rehabilitimit.

Tashmë e përfunduar dhe funksionale për banorët e zonës dhe turistët që e vizitojnë Voskopojën gjatë gjithë vitit.

“Po ndërhyjmë me investime rrënjësore me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në gjithë vendit, ku zonat turistike janë pjesë e këtij programi. Qendra shëndetësore e Voskopojës është transformuar për të ofruar shërbim cilësor banorëve të kësaj zone por edhe shumë turistëve që e frekuentojnë Voskopojën gjatë gjithë vitit”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se ka nisur puna për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore në vend.

 “80 qendrat e para përfunduan, tani ka nisur puna për 100 qendra të tjera shëndetësore që do të rehabilitohen këtë vit”, tha Manastirliu.

Qendra shëndetësore e Voskopojës ofron shërbim 7 ditë të javës, duke i shërbyer banorëve dhe turistëve gjatë gjithë vitit.

Voskopoja ka sot një qendër model të kujdesit parësor, investim i qeverise shqiptare me vlerë  2.9 milion lek. E rehabilituar me standarde bashkëkohore, kjo qendër i shërben rreth 2200 banorëve të kësaj zone./ABC News Albania 24/7

skela-2-1280x688.jpg
Sej rie14:46 | 17/08/2019

3 punëtorët që u plagosën nga shembja e skelës ditën e djeshme nga pallati 13 katësh janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Njëri prej tyre që mundi të fliste për ABC News u shpreh se kanë qenë në momentet e fundit të punës, dhe as nuk e kujton se si ka ndodhur shembja. Genti Bardhi punonjësi i kompanisë së ndërtimit “Xhimi” tha se është një mrekulli që ishte gjallë, pasi ai ishte në katin e katërt në momentin që skela ka rënë, dhe për një moment ai ka qenë i varur nga bluza në skele dhe më pas ka rënë në tokë. Kolegu i tij që fatkeqësisht ndërroi jetë ishte në katin e 6. Ndërsa dy punonjësit e skelës që kanë shpëtuar janë hedhë nga skela. Përsa i përket viktimës tjetër Genti u shpreh se nuk e kujton pasi nuk e ka parë, ai shprehet se e ka marrë vesh nga polica që ata kanë vdekur./ABC News Albania 24/7

 

77-1-1280x700.jpg
Sej rie14:46 | 08/08/2019

Qendrat shëndetësore në kryeqytet brenda këtij viti do të ofrojnë dhe shërbime sociale për personat në aftësi të kufizuar. 6 ekipe me mjeke dhe punonjës social do të shpërndahen në qarkun e Tiranës në shërbim të komuniteteve.

Aktualisht sipas zëvendësministres për Mbrojtjen Sociale Bardhylka Kospiri po përgatitën stafet që fillimisht do të merren me vlerësimin e ri sipas sistemit biopsikosocial të personave me aftësi të kufizuar.

Pas vlerësimit për këtë kategori sociale qendrat shëndetësore do të ofrojnë dhe shërbime rehabilitimi, si fizioterapi apo terapi për shëndetin mendor. Gradualisht kjo iniciative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  do të shpërndahet dhe në qytete të tjera. Synimi është që deri në  vitin 2024 të jetë shtrire në të gjithë vendin./ABC News Albania 24/7

ogerta-1280x712.jpg
Sej rie14:00 | 13/06/2019

Pas rehabilitimit te 80 qendrave shëndetësore, brenda muajve të verës pritet të nisë puna edhe për 100 të tjera në të gjithë vendin. Njëra prej tyre është edhe qendra shëndetësore e Poliçanit, në qarkun e Beratit.

Qendra shëndetësore e Poliçanit pritet të ofrojë për banorët shërbime me standarde të arta, pas rehabilitimit të plotë të saj. Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha gjatë inspektimit të punimeve, se pas përfundimit të rehabilitimit të 80 qendrave të para, brenda verës do të nisë puna për 100 qendra të tjera, nga Veriu në Jug.

“Jam e kënaqur që kjo qendër shëndetësore së bashku me Njësinë e Urgjencës 24 orë do t’i nënshtrohen rehabilitimit të plotë, si pjese e programit kombëtar të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu, gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Poliçanit. “Pas përfundimit të rehabilitimit me standardin më të lartë të 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, jemi gati për fazën e dytë të rehabilitimit të 100 qendrave të tjera, si pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Godina 2-katëshe në qendër të Poliçanit, ku marrin shërbim shëndetësor rreth 6,800 banorë do të ketë edhe pajisje të reja mjekësore. Në qarkun e Beratit këtë vit  pritet të rehabilitohen edhe katër qendra të tjera shëndetësore./ABC News Albania 24/7

manastirliu-1.jpg
nev ila15:38 | 30/04/2019

Qendra shëndetësore e Velipojës ka ndryshuar pamje. Gjatë inspektimit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri të ditur edhe planin e masave për sezonin veror.

26 qendra shëndetësore në zonat më të frekuentuara nga turistët të vendit ku do të shërbejnë 60 mjekë dhe 80 infermierë do të jenë të hapura në 24 orë përgjatë shtatë ditëve të javës.

Ndërkohë 17 autoambulancat do të qendrojnë në gatishmëri për çdo rast në vendqëndrime të ndryshme.

Këto janë vetëm dy nga pikat e planit të masave që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përgatitur për të garantuar shërbim në kohë gjatë sezonit veror.

“Çdo qendër shëndetësore do të jetë e pajisur me barnat dhe materiale mjekësore të nevojshme për çdo emergjencë”

Plani i masave për sezonin veror përfshin edhe kontrollet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor para dhe gjatë sezonit.

“Inspektorati shëndetësor po intensifikon kontrollet përgjatë gjithë zonës turistike, në bare, restorante apo subjekte akomoduese, duke lënë detyrat për përmirësimin e standardeve, për ti paraprirë sigurisë që këto subjekte duhet të ofrojnë për qytetarët”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu e bëri të ditur gjatë inspektimit të punimeve të kryera në qendrën shëndetësore të Velipojës./ABC News Albania 24/7

ogerta-manastirliu-1.jpg
nev ila15:38 | 16/04/2019

Njësitë Administrative 3 dhe 4 në kryeqytet tashmë do të kenë një qendër shëndetësore të kujdesit parësor të rehabilituar me fondet e buxhetit të shtetit, duke ofruar shërbim për 39 mijë banorë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa inspektoi qendrën shëndetësore deklaroi se investimet sa më afër komunitetit do të vazhdojnë edhe në zona të tjera.

Investojmë në zemër të komunitetit, për të garantuar akses në shërbime aty ku qytetarët jetojnë, afër vendbanimit. Ambulanca 10/1 në këtë zonë periferike, ku nuk investohej prej 20 vitesh, sot siguron jo vetëm kushte më të mira infrastrukture por edhe shërbime të reja si ofrimi falas i testit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës si dhe Kontrollin Mjekësor Bazë”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Ministrja Manastirliu deklaroi se do të ketë për herë të parë edhe një ndërthurje të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.

Strategjia e re e kujdesit parësor që prezantojmë së shpejti, do të mundësojë ofrimin edhe të shërbimeve sociale, brenda qendrave shëndetësore, në shërbim të komuniteteve më vulnerabël”, tha Manastirliu.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2018 u rehabilituan dhe u mobiluan me pajisje të reja mjekësore 15 qendra shëndetësore vetëm në Tiranë. Për 2019 do të kryhen investime edhe për 100 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin./abcnews.al

8-1280x714.jpg
ent ela12:50 | 09/03/2019

Të gjithë banorët e Patosit tashmë do të kenë mundësinë të marrin shërbim shëndetësor cilësor dhe me ambiente moderne me rehabilitimin e qendrës shëndetësore. Gjatë inspektimit kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu deklaruan se kjo qendër do shërbejë si model edhe për 300 qendra të tjera shëndetësore.

 Edhe pse është pritur me protesta, kryeministri Rama ka vijuar edhe gjatës së shtunës turin e tij në qarkun e Fierit. Rama i shoqëruar ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu inspektuan qendrën e re shëndetësore në Patos.

Ministrja Manastirliu tha se qendra e re e cila u shërben 45 mijë banorëve, ofron standarde moderne për komunitetin e kësaj zone. Kryeministri Rama kësaj radhë nuk mbajti fjalime, por si gjithmonë nuk i la mënjanë batutat e tij me qytetarët

Shërbim në qendrën e re shëndetësore të Patosit, marrin edhe nxënësit e shkollave, për të cilët ofrohet shërbimi i stomatologjisë falas.

Sipas Ramës dhe Manastirliut, kjo qendër është modeli që do të ndiqet për vijimin e punës me rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore deri në vitin 2021, me të njëjtat standarde, si për fshatin edhe për qytetin./abcnews.al

rama-6-933x445.jpg
ent ela10:30 | 09/03/2019

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të shtunë, Qendrën e re Shëndetësore të Patosit e cila u shërben 45 mijë banorëve. Ai ishte i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Gjatë inspektimit kreu i qeverisë takoi dhe qytetarët të cilët kishin shkuar për të marrë shërbimin.

Pacientja: Më ç’ka qënë është si nata me ditën dhe them që shëqyr zotin që i është gjetur këtij vendi njeriu i duhur.

Rama: Nuk ka lidhje me njeriu ka lidhe me gruan e duhur!

Pacientja: Ku je o flori.

Rama: Si jeni ju?

Qytetarja: Pasqyrë është në të tëra anët. Bravo iu qoftë!

Rama-pacientit: Si je çfarë ke, ke ndonjë problem?

Pacienti: Jam kam pak tension dhe do marr ilaçet. Keni bërë një punë të madhe më këtë. Rrofsh!

Rama: Ti e ke parë më parë, ke qënë këtu?

Pacienti: Kam qenë se jam rritur këtu në Patos. Lyhej vetëm nga jashtë me bojë blu…/abcnews.al

53283316_637544723368248_4901177993977659392_o-1280x853.jpg
ent ela11:07 | 26/02/2019

Pas punësimit të 54 mjekëve të përgjithshëm, ekipit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave në vend i shtohen dhe 12 mjekë të rinj. Ata u pritën nga Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e cila inkurajoi që të vendosin një raport të ri mjekë- pacientë. Për këtë çështje  Manastirliu deklaroi se pjesë e edukimit në vazhdim të mjekëve do të jetë dhe komunikimi dhe etika në punë. Ndërkohë ministjra e Shëndetësisë iu tha bluzave të bardha se duke filluar nga muaji prill do të nis rritja e pagave prej 7% për rreth 18 mije e 400  punonjës të shëndetësisë, mes të cilëve 4,650 mjekë dhe 13 mijë e 700 infermierë.

balla-1280x708.jpg
ent ela14:44 | 02/02/2019

Rikonstruktohet qendra shëndetësore në Tregan të Elbasanit. Në inspektim ishte kreu i grupit paralemntar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

“Vetëm në qarkun e Elbasanit janë tetë qendra të reja shëndetësore, një prej të cilave detyrimisht ishte Tregani. Jo vetëm për numrin e madh të banorëve por edhe sepse Tregani, për të gjithë ata që nuk e dinë, është një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike për shkak të turizmit balnear që ofron kjo zonë. Vijojmë që në 2019-ën të kemi edhe një paketë tjetër rikonstruksioni qendrash shëndetësore në qarkun e Elbasanit ku synimi është që në të gjitha njësitë administrative të qarkut ne të kemi një shërbim shëndetësor parësor të standardeve më të mira”.

Balla në këtë vizitë shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe Prefekti i Qarkut Gledian Llatja./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono