shendetesia
Lojtarët e Laçit duke i uruar ditëlindjen djalit të qendërmbrojtësit

auto_bardh_spahia1574344911.jpeg
nev ila15:18 | 21/11/2019

“Nuk ka rritje reale për buxhetin e shëndetësisë. Pjesa dërrmuese e tij do të shkojnë për të paguar 4 koncesione dhe 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës”. Ky është konkluzioni i opozitës bërë publik nga ish deputeti Bardh Spahia, gjatë një konference shtypi në selinë e kësaj partie.

“Edi Rama dhe oligarkët e tij mendojnë vetëm për të grabitur me koncesione dhe PPP korruptive, ndonëse Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e  saj te fundit, vlerëson se këto janë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurrencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare”, tha ish deputeti.

Ja deklarata e plotë Bardh Spahia:

“Buxheti për shëndetësinë, njësoj si pjesa tjetër e buxhetit 2020, nuk ka prioritet një shërbim më të mirë për qytetarët, por pasurim të padrejtë me koncesione për klientët dhe miqtë e Edi Ramës.

Buxheti 2020 nuk ka rritje reale për sistemin shëndetësor, nuk rrit pagesën për ndihmën sociale, nuk rrit pagat e mjekëve dhe infermierëve. Pjesa dërrmuese e rritjes së buxhetit për Ministrinë e shëndetësisë për vitin e ardhshëm do të shkojë për të paguar 4 koncesione.

Vitin e ardhshëm, me taksat e shqiptarëve do të paguhen rreth 37 milionë euro për te mbajtur në këmbë korrupsionin e qeverisë se Edi Ramës me koncesionet, që gllabërojnë djersën e shqiptarëve.

Me 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës, mund të ishin bërë disa punë të mira në sistemin shëndetësor.

Mund te ishte siguruar blerja e medikamenteve elementare, mund të ishin rritur pagat e mjekëve apo infermierëve, mund te ishte bërë një investim i vlefshëm për shqiptarët dhe jo të mbusheshin xhepat e miqve të kryeministrit.

Edi Rama dhe oligarkët e tij mendojnë vetëm për të grabitur me koncesione dhe PPP korruptive, ndonëse Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e  saj te fundit, vlerëson se këto janë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurrencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.

Vjedhja e taksave të shqiptarëve me koncesione duhet të marrë fund!

Qeveria e Partisë Demokratike, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka një plan për të nxjerrë nga kolapsi shëndetësinë.

Ne do të anulojmë koncesionet korruptive në shëndetësi dhe kudo! Paratë e dhëna për koncesione të paligjshme do të kthehen në investime në shërbim dhe rritje pagash për mjekët e infermierët.

Në planin e Partisë Demokratike  rroga minimale për mjekët do të jetë 1200 euro dhe 700 euro në muaj për infermierët, duke i bërë kështu një shërbim të madh vendit me dhënien fund të eksodit të tyre.

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptareve te ndershëm që e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, ne vendin e tyre.”/abcnews.al

ogerta-manastirliu.jpeg
nev ila15:33 | 18/11/2019

Rreth 77 miliardë e 735 milionë  nga buxheti i shtetit do të shkojnë për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale vitin që vjen.

Ministrja Ogerta Manastirliu tregoi para deputetëve të komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ndryshimin me buxhetin e vitit 2019.

“Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 ka një rritje me 4% krahasuar me 2019. Vetëm për sektorin e shëndetësisë rritja e buxhetit krahasuar me buxhetin e vitit 2013 është 48% më shumë. Gjatë vitit 2020 financojmë 26 milion dollarë vetëm për investimet në shëndetësi”

Ky buxhet do të ketë në fokus.

“Për herë të parë financojmë me buxhetin e ri transplantin e palcës ë kockës, hapim shërbimin e ri të kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe nisim për herë të parë programin kombëtar të kancerit të gjirit me vendosjen e mamografisë së deryrueshme”

Ndërkohë parashikohet rehabilitimi i 120 qendra shëndetësore. Zgjerimi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”,  ndërtimi i spitalit të sëmundjeve të brendshme dhe pediatrisë së re brenda Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Rreth 2 miliardë lekë do të lëvrohen  për bonusin e bebes, në fokus do të jetë dhe financimi i pagesave për aftësinë e kufizuar bazuar në reformën e ndërmarrë së fundi. /abcnews.al

 

 

KRONIKE-EUROSTAT-JEP-ALARMIN_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela20:15 | 09/09/2019

Shqipëria zë vendin e fundit në Evropë për financimin në sektorin e shëndetësisë. Të dhënat janë publikuar në raportin më të fundit të Zyrës Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Përballja me shifrat e rendit Shqpërinë të fundit në Kontinentin Evropian për financimin e shëndetësisë.

Raporti i Eurosta tregon se në bazë të GDP se Buxhetit për financimin e shëndetësisë vendi ynë renditet 3,5 herë më poshtë se mesatarja e Bashkimit Evropian, dy herë ndaj asaj të Rajonit, dhe tre herë më poshtë krahasuar me Bosnjeën.

Ndërsa në vlera absolute të financimit prej Buxhetit për frymë popullsie, kjo diferencë ndaj mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian rritet në afro 10 herë.

Kritikët e qeverisë kanë përsëritur se Financimet nga Buxheti jane fryre artificialisht duke i llogaritur ato 2,8%, të GDP, ndërsa në të vërtetë janë vetëm 2%, pa përmendur këtu çështjen e Qendrës së Traumës.

Kjo sepse 0,8 % të GDP të llogaritur vijnë nga të ardhurat e Kontributeve Direkte, pra nga sektori sigurativ, që mund të jetë publik autonom, privat ose të dyja bashkë e ku kontribuohet drejtpërsëdrejti nga qytetarët, pra këto nuk duhet të llogariten si pjesë e financimit të Buxhetit të Shtetit, por vetëm si pjesë e shpenzimeve.

Problem tjetër janë shpenzimet (jo financimet) për Shëndetësinë, që janë “kokëposhte” (anti sociale), sepse pagesat direkte nga publiku (direkt nga xhepi), zënë mbi 50% të shpenzimeve me tendencë rritje galopante, parametër ky shumë larg nivelit minimal social europian. /ABC News Albania 24/7

 

ogerta.jpg
ent ela18:53 | 19/03/2019

“Pakti për Universitetin” sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nuk ka mbetur në letër pasi studentët ekselentë kanë nisur të punësohen në administratë. Manastirliu priti në një takim 23 të punësuar në strukturat e ministrisë që ajo drejton, përmes platformës “Pune të Mbarë”.

“Më të mirët janë ata që sjellin dhe ndryshime”, u tha ministrja e Shëndetësisë të punësuarve të rinj prej të cilëve kërkoi gjithashtu të kontribuojnë për të përmirësuar sektorin shëndetësor. 23 studentë ekselentë kanë një kontratë 1-vjeçare me institucionin që kanë përzgjedhur. Pas një viti mund të konkurrojnë për t’u bërë pjesë e shërbimit civil sipas rregullave që përcakton ligji për shërbimin civil./abcnews.al

ogerta-manastirliu.jpg
ad min13:30 | 15/01/2019

Teksa inspektoi disa qendra të rehabilituara në fshatrat e Shkodrës, Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu bëri të ditur se investimet moderne do vijojnë në çdo qendër të vendit. Gjithashtu theksoi se qendrat shëndetësore që ndodhen në zonat e izoluara nga dëbora mund të përballojnë çdo emergjencë.

Në kuadër të programit të 80 qendrave shëndetësore, Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu inspektoi disa nga qendrat shëndetësore të qarkut të Shhkodrës. Manastirliu u ndal për të parë nga afër qendrën shëndetësore në Bërdicë dhe ambulancën në Rranxë të Bushatit. Në fjalën e saj ministrja Manastirliu tha se janë krijuar standarde të reja në shërbimin shëndetësor parësor.

Ogerta Manastirliu: Jemi në qendrën shëndetësore të Bërdicës së Madhe  shohim nga afër se si një qendër e cila ka qenë totalisht në gjendje të degraduar tashmë është një qendër me standarde bashkëkohore. Qendra i ofron shërbim rreth 4 mijë banorëve të kësaj njësie administrative. Programi ynë i 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave do të rehabilitohen me buxhetin e shtetit të vitit 2019.

Ministrja e Shëndetësisë gjatë vizitës në Bërdicë tha se qendrat dimërore që bllokohen nga dëbora kanë furnizimi të mjaftueshëm për të përballuar rastet emergjente. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në qarkun e Shkodrës janë rikonstruktuar dhe pajisur sipas standardeve disa qendra shëndetësore, përkatësisht qendra shëndetësore Bërdicë, Velipojë, ambulance në Rranxë dhe qendra shëndetësore në Malësinë e Madhe./abcnews.al

infermiere.jpg
ad min15:53 | 08/06/2018

Thuajse të gjitha qendrat shëndetësore paraqesin probleme në infrastrukturë. Në këtë përfundim ka dalë shoqëria civile, e cila ka monitoruar situatën në 268 qendra në vend. Ndërsa, sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, situtata ka filluar të ndryshojë.

Një mjek u shërben rreth 2500 pacientëve, ndërsa në një qendër shëndetësore marrin shërbim 8 deri në 10 mijë persona. Në Tiranë numri mund të shkojë deri në 40 mijë. Lëviz Albania që ka monitoruar situatën ka konstatuar probleme në infrastrukturë thuajse në të gjitha qendrat e kujdesit shëndetësor parësor.

Fotot e marra nga terreni tërhoqën vëmendjen e zëvendësministres së Shëndeësisë, sipas së cilës situata nuk është e tillë kudo.

Monitorimi është kryer në 268 qendra shëndetësore për një periudhë gati një-vjeçare, ndërkohë që nuk ndalet në furnizimin e tyre me barna apo kualifikimin e personelit shëndetësor./abcnews.al

vlcsnap-error617-1-1280x720.jpg
ad min15:07 | 10/11/2017

Projekt- buxheti për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale ka përfshirë në debate mazhorancën dhe opozitën në komisionin parlamentar për çështjet sociale dhe shëndetësinë. Ministrja Ogerta Manastirliu ishte për të prezantuar prioritetet për vitin që vjen, ku deklaroi se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten deri në 5%, ndërkohë që bonusi për specialistët do të shkojë deri në 250 mijë lekë në muaj.

Rreth 73 miliardë e 79 milionë lekë parashikohet të shkojnë për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale vitin që vjen, përfshirë këtu 11 miliardë e 900 milionë lekë që vijnë nga kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe financimet për spitalin e Traumës dhe Njësinë e Helikopterëve.

Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi projekt- buxhetin në komision parlamentar për punën çështjet sociale dhe shëndetësinë ku u shpreh për dyfishim të bonusit për mjekët specialistë që do të punojne larg vendbanimit dhe rritje pagash deri në 5% .

Opozita deklaroi se këtij buxheti i mungon vizioni për të nxjerrë shëndetësinë nga varfëria. Financimi sipas demokratit Tritan Shehu është 20 herë më i ulët se mesatarja evropiane, ndërkohë që nuk munguan as deklaratat politike.

Buxheti i vitit që vjen sipas ministres së Shëndetësisë financon rikonstruksioni tërësor dhe pajisjen e rreth 80 qendrave shëndetësore, ambulancave në vend. Projektin për modernizimin e QSUT dhe ndërtimin e një spitali për sëmundjet e brendshme si dhe financimet për parteneritet- publik privat.

PËR SHËNDETËSINË

49 miliardë e 294 milionë lekë ose 2.9% PBB

PËR MBROJTJEN SOCIALE

23 miliardë 785 milionë e 750 mijë lekë ose  1.4  % PBB./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono