shen petersburg

KRONIKE-KLOSI-OBT_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela19:33 | 12/09/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ndodhet në Shën Pertërsburg, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit (UNTWO). Minister Klosi gjatë fjalës së tij vendosi theksi tek problematikat që shqetësojnë turizmin europian, rajonal dhe turizmin në Shqipëri.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNTËO), që po mbahet në Shën Petersburg.  Ministi i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi mban postin e zv.Presidentit të Asamblesë së përgjithshme për Evropën. Klosi shprehet se në asamble janë diskutuar problematika që shqetësojnë turizmin europian, rajonal dhe turizmin në Shqipëri.

“Po ashtu është shumë e rëndësishme për të theksuar që Shqipëria tashmë konsiderohet një destinacion i ri turistik, një destinacion me shumë të ardhme, por që ka nevojë të diskutojë për disa problematika. Dhe në këtë asamble u diskutuan problematika që shqetësojnë turizmin europian, rajonal dhe Shqipërinë po ashtu, problematika që kanë të bëjnë me etikën e turizmit, me politikat që ndiqen për turizmin, por në radhë të parë me politikat që kanë të bëjnë me rëndësinë që ka turizmi për punësimin e më shumë njerëzve”.

Ndër të tjera Klosi vuri theksin tek diskutimet për shkëmbim përvojash dhe projektesh të përbashkëta me vendet e rajonit.

“Është shumë e rëndësishme për të kuptuar që turizmi tashmë është bërë një biznes dhe si biznes ka edhe kërkesat e tij të konkurrimit të vazhdueshëm dhe prandaj ne duhet të përgatitemi për të qenë në të njëjtin hap me vendet më të zhvilluara europiane të konkurrencës turistike e pse jo për t’u shndërruar në një destinacion konkurrues edhe me vendet e rajonit që padyshim edhe në konference evidentohen si sukseset më të mëdha të turizmit botëror”.

Në podiumin drejtues të Asamblesë së organizatës me 148 shtete anëtare, Ministri Klosi drejton disa nga panelet e punimeve të organit më të lartë drejtues të Organizatës. Si heqja e regjimit të vizave si shtysë për rritjen e turizmit, zhvillimi i tregjeve turistike, turizmi i natyrës, turizmi dhe edukimi profesional. /ABC News Albania 24/7

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono