shembje

vlcsnap-2018-09-25-17h35m16s879-1280x720.png
ad min17:55 | 25/09/2018

Paratë për ndërhyrjen në pallatin e shembur në Shtuf të Gjirokastrës janë akorduar po projekti nuk është gati. Disa banorë i kërkuan bashkisë zgjidhje pasi janë në prag të dimrit dhe nuk dinë ku do të jetojnë.

Pamja e pallatit është po ajo e disa muajve më parë. Çarje muresh, dhera që po e dëmtojnë më tepër deri në rrëzim të plotë. Për këtë arsye 25 familjet iu drejtuan bashkisë për t’u informuar se cili do të jetë fati i banesave të tyre. Fondi prej 85 milionë lekësh është akorduar por nuk është tërhequr në mungesë të një projekti nga ana e emergjencave civile. Banorët janë të trembur pasi stina e dimrit po afron dhe aty në Shtuf nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje.

Banori 1: “Ne na ka humbur durimi. Erdhi tetori shirat do të fillojnë dhe me shirat e para aty nuk do të mund të ndërhysh më. Vetë specialistët na e kanë konfirmuar këtë gjë.”

Disa nga familjet janë larguar dhe janë vendosur me qera në ambiente të tilla. Por kjo për ta është e papërballueshme. Ata thonë se nëse nuk do të ndërhyhet në kohë do të hyjnë në grevë urie.

Banori 2: “Do të shkojmë atje tek shtëpia i gjithë pallati dhe do të rrijmë atje brenda do të bëjmë grevë.”

Në muajin Shkurt, 25 familjet e këtij pallati tetëkatësh u gjetën të papërgatitur nga zemërimi i motit dhe u përballën me masiv dheu që zbarkoi sipër shtëpive të tyre.
Prej asaj kohe kanë kaluar 8 muaj dhe ata janë detyruar ose të jetojnë në gërmadha ose në ndonjë ambient tjetër ku duhet të paguajnë çdo muaj./abcnews.al

IMG_1383-933x445.jpg
ent ela22:13 | 20/09/2018

Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri në vend të tij.

Sipas tij, godina e Teatrit Kombëtar është “një godinë që ka marrë fund dhe s’ka asgjë për të ruajtur, zero” dhe si pasojë “do të shembet”.

Deklarata e Ramës vjen pak orë pasi Parlamenti pranoi dekretin e Presidentit që kthente për rishqyrtim ligjin për Teatrin e ri dhe amendoi ligjin në fjalë duke rihapur garën për ndërtimin e godinës së re të këtij institucioni, në përputhje me kërkesën e institucioneve europiane.

Opozita e cilësoi antikushtetuese këtë hap dhe përmes një letre, kërkoi që mos të amendohej ligji sa kohë që pranimi i dekretit e bënte nul atë.

Skena e këtij teatri është 8 metra e gjerë. 8 metra e gjerë është skenë për vatër kulture, jo për godinë teatri bashkiak në një vend normal dhe lërë më për skenë të një Teatri Kombëtar. 24 metra e gjerë është skena e Turbinës. E para kjo… E dyta, ka funksionuar nën logon e Teatrit Kombëtar, por ka qenë jashtë të gjitha standardeve të imagjinueshme për një teatër normal. Është një godinë ku t’i nuk fton dot një trupë të huaj, sepse nuk të ngjitet një trupë e huaj në atë skenë. Është një godinë ku të gjithë ata që kanë dhënë jetën atje kanë sakrifikuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe është një godinë të cilës i ka ardhur fundi.

Sipas kreut të qeverisë, godina e Teatrit Kombëtar “nuk ka asnjë lloj vlere nga pikëpamja e një trashëgimie kulturore, e cila të mund të justifikojë qëndrimin e saj atje si një varr i hapur. Ajo s’mund të jetë teatër, ajo s’mund të jetë muze, ajo s’mund të jetë destinacion, s’mund të jetë asgjë./tvklan.al

gianluca-ardini.jpg
ad min21:17 | 09/09/2018

“Orë të stërgjata, plot me dhimbje dhe mezi pret momentin që dikush të të shpëtojë”.

Kështu e ka nisur rrëfimin e tij për Newsmediaset, Gianluca Ardini. 28-vjeçari arriti t’i mbijetojë tragjedisë së Xhenovas, ditën kur ura Morandi u shkatërrua. Ai qëndroi për katër orë i varur me rripin e sigurimit në furgon derisa forcat e kërkim-shpëtimit arritën ta nxirrnin.

Në ato momente të tmerrshme Gianluca mendonte vetëm për një gjë… djalin që do lindte për disa ditë.

“Në një situatë të tillë mendon për familjen, fëmijën që do të lindë dhe si ia dola të shpëtoj.  Mund të shkonte edhe më keq”, tha ai.

Gianluca tregoi edhe momentet e para të tragjedisë. Atë se si filloi gjithçka.

“Më kujtohet që po binin disa shtylla dhe pastaj si në një film, asfalti u shkatërrua dhe u shembëm poshtë. Vazhdoj dhe pyes veten si është e mundur që furgoni u shkatërrua dhe unë jam akoma gjallë. Në ato momente mendova më të keqen, mund edhe të mbetesha i paralizuar, por gjithçka shkoi mirë”, tregon 28-vjeçari.

Atë ditë, Gianluca nuk ishte vetëm në furgon. Sëbashku me të ishte edhe kolegu i tij, Luigi, por nuk mundi t’i shpëtojë tragjedisë. Pavarësisht gjithçkaje në fund, i mbijetuari i Xhenovas falenderoi edhe personin që e nxorri nga furgoni.

“Ai është ëngjëlli im. Ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm”, përfundoi Gianluca Ardini.

Tragjedia në Xhenova, mori jetën e 41 personave, mes tyre dhe të dy të rinjve shqiptare./abcnews.al

ura.jpg
ad min16:21 | 04/09/2018

Një urë që lidh një nga arteriet rrugore me më shumë trafik të qytetit të Kalkutës është shembur.

Mediat indiane raportojnë se deri tani konfirmohen 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Por ende nuk dihet numri i personave që kanë mbetur të blokuar nën gërmadha dhe në automjetet e tyre.

Mes automjeteve është dhe një autobus i transportit publik.

Autoritetet vendore thanë për mediat se është shembur pikërisht struktura qendrore e urës, ndërsa pritet që bilanci i viktimave të jetë më tragjik./abcnews.al

SHEMBJE-NE-VLORE-1280x720.jpg
ent ela14:17 | 28/08/2018

Kanë rinisur shembjet e objekteve pranë qendres historike të Vlorës. Objektet preken nga projekti i rikualifikimit të kësaj qendre. Punimet nisën në muajin tetor të vitit 2017 dhe pritet që gjithçka të përfundojë në nisje të sezonit të ardhshëm turistik. Godinat e prekura kanë funksionuar kryesisht si subjekte tregtare dhe objekte banimi, të cilat tashmë janë shembur për të vijuar me punimet për projektin. Investimi për rikonstruksionin e qendrës historike të Vlorës është në rreth 322 milionë lekë të reja, ndërsa parashikon rikonstruklsionin e të gjitha godinave në zonën e vjetër të Vlorës. /abcnews.al

genova-1280x852.jpg
ad min17:08 | 20/08/2018

Guardia di Finanza ka publikuar pamjet tragjike të kamerave të sigurisë, në të cilat shfaqen momentet e rrëzimit të urës Morandi. Ndërkohë, autoritetet kanë mbyllur zonën përreth nga frika e ndonjë shembje tjetër.

Janë publikuar pamje të reja të rrëzimit të urës Morandi në Xhenovë të Italisë që shkaktoi një tragjedi të rëndë. Momenti i shembjes së mbikalimit rrugor është kapur nga disa telekamera sigurie të vendosura poshtë urës.

Pamjet filmike janë shpërndarë të hënën nga Guardia di Finanza.

Në video shikohet fillimisht teksa bie një masiv i madh betoni. Gjithashtu vërehet pjesërisht edhe dalja e ishullit ekologjik nën urë ku ndodhet edhe kapanoni i fabrikës të riciklimit, e cila preket shumë pak nga shembja. Tashmë e gjithë zona përreth urës është mbyllur në një perimetër sigurie, pasi ekziston frika për shëmbje të tjera të pjesëve të betonit.

Ndërkohë, në Itali vijon debati lidhur me kalimin ose jo të kompanisë “Autostrada për Italinë” nën menaxhimin e shtetit. Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini dhe disa pjesëtarë të qeverisë janë shprehur pro këtij propozimi. Por ka nga ata që mendojnë se kjo do të thellonte dhe më tej krizën në infrastrukturë.

Ura Morandi e ndërtuar mbi 50 vite më parë, u shemb të martën e kaluar me 14 Gusht dhe u mori jetën 43 persona, mes të cilëve dhe dy shqiptarë./abcnews.al

102967389_mediaitem102967386.jpg
ad min11:40 | 15/08/2018

Ditë zie qytetare në Genova, pas tragjedisë të së martës ku si pasojë e rrëzimit të urës humbën jetën 39 persona, mes tyre dhe dy të rinj shqiptarë. Por autoritetet italiane paralajmërojnë se bilanci tragjik mund të rritet ende.

Janë dhe dy të rinj shqiptarë mes 39 viktimave si pasojë e rrëzimit të urës në Genova të Italisë mesditën e të martës. Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, ndodheshin në furgonin “Qubo” të EuroPulizia. Duhej të shkonin në punë në një kompani në Rapallo. Të rinjtë u nxorën nga rrënojat para prindërve dhe grave të tyre, shkruajnë mediat italiane. Edhe ambasada e Shqipërisë në Itali ka konfirmuar vdekjen e dy shqiptarëve në tragjedinë e Genovas. Marjus Djerri është 22 vjeç nga Shijaku, ndërsa Edi Bokrina mendohet se është nga Shkodra.

Ndërkohë, në Genova është shpallur ditë zie një ditë pas shembjes së urës Morandi në autostradën A10. Mes viktimave, në një bilanc që konsiderohet ende i përkohshëm ka dhe tre të mitur, një 8 vjeçar dhe dy adoleshentë 12 dhe 13 vjeç. Në vendin e tragjedisë vijojnë kërkimet për personat e spallur të zhdukur. Sipas të dhënave zyrtare, mes të plagosurve nuk ka persona në rrezik për jetën, por ka ende vende që nuk janë arritur nga zjarrfikësit e ndaj mendohet se mund të ketë viktima të tjera.

Kryeministri Italian Xhuzepe Konte është takuar me familjarët e viktimave por dhe më të plagosurit në spital. Ai ka cilësuar ditën e martë si më të gjatën dhe më të vështirën që kur ka marë postin e kreut të ekzekutivit Italian. Gjatë ditës ai do të mbajë një takim në prefekturën e qytetit me zëvendës kryeministrat Salvini dhe Di Maio si dhe ministrin e Transportit Danilo Tonineli. Di Maio bëri përgjegëjs për tragjedinë “Autostradat për Italinë” duke thënë se kjo kompani private europiane kishte premtuar se çdo strukturë ishte në gjendje të mirë./abcnews.al

102965252_italy_bridge_collapse.jpg
ad min12:53 | 14/08/2018

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Itali. Një pjesë ure është shembur në Xhenova, duke shkaktuar një katastrofë për mjetet, që po kalonin mbi të si dhe për zonën poshtë saj. Bilanci i deritanishëm flet për të paktën 35 viktima, mes të cilëve një fëmijë 10 vjeçar, 14 të plagosur rëndë dhe disa persona që figurojnë ende të zhdukur.

Ndërkohë zjarrfikësit në Itali konfirmojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa automjete janë shtypur nga blloqet e betonit të urës që u rrëzua. Deri tani autoritetet kanë njoftuar se katër persona janë nxjerrë gjallë nga gërmadhat.

Zjarrfikësit që po punojnë në terren e krahasojnë situatën e krijuar me një ferr të vërtetë.

Mediat italiane raportojnë se nën gërmadha ka persona të bllokuar, ndërsa kreu i zjarrfikësve deklaroi se kërkimet për të mbijetuar do të vijojnë pa ndërprerje.

Pjesa e shembur e urës, me nje gjatesi rreth 100 metra,  ndodhet në autostradën A10, mbi shtratin e lumit Polcevera, pikërisht mbi një zonë shumë të populluar të qytetit me banesa dhe magazina.

Mesohet se rreth 440 persona kane mbetur pa strehe nga demtimi i objekteve poshte ures.

Kryeministri Xhuzepe Konte, zv/kryeministri Luixhi Di Maio, ministri i Brendshëm Mateo Salvini dhe ministri i infrastrukturës Tanilo ndodhen në Xhenova pas kësaj tragjedie dhe po ndjekin situatën nga afër.

Komuna e Xhenovas ka shpallur dy ditë lutjesh, të mërkurën dhe të enjten. Flamuri do të ulet në gjysmështizë.

Ura e njohur me emrin ura “Morandi” është projektuar nga inxhineri Rikardo Morandi dhe është ndërtuar në periudhën 1963 – 1967./abcnews.al

maxresdefault-2-1280x720.jpg
ad min12:56 | 13/08/2018

Shembja e një ure druri në Spanjë ka shkaktuar plagosjen e më shumë se 250 spektatorëve që po ndiqnin një koncert muzikor. Mediat spanjolle raportojnë se pesë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Më shumë se 250 persona kanë mbetur të plagosur në Spanjë, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas rënies së një platforme natën mes së dielës dhe të hënës në një festival muzikor në Vigo, në veriperëndim të vendit. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare vendore. Sipas po të njëjtave burime, rreth 266 pacientë janë trajtuar më ndihmë mjekësore, shumica të plagosur lehtë, por janë edhe pesë persona të tjerë të shtruar në spital kryesisht me fraktura ose dëmtime në kokë.

Platforma prej druri me gjatësi prej 30 metrash dhe një gjerësi prej 10 metrash, të vendosura përballë detit, ishte e mbushur me spektatorë që ndiqnin një koncert rap në një festival muzikor, kur ajo papritmas u shemb pak para mesnatës. Shkaqet e këtij aksidenti mbeten për tu përcaktuar. Dëshmitarët thanë për mediat spanjolle se kishin vështirësi të dilnin nga platforma e shembur./abcnews.al

shtepi.jpg
ad min17:01 | 30/06/2018

Njëra nga shtëpitë muze në lagjen “Kala” të Elbasanit është shembur. Për fat nuk pati viktima. Në këtë gjendje janë dhe shtëpitë e tjera të kësaj lagjeje.

Po ndodh ajo që pritej në lagjen “Kala” në Elbasan. Banesat e vjetra po shemben. Rasti i fundit ndodhi pas mesnatës së kaluar. Çatia bashkë me gjysmën tjetër të ndërtesës dy-katëshe në pronësi të Dashamira Dokles u rrëzua. 57-vjeçarja ishte me fat dhe shpëtoi. Ajo ndodhej në gjumë.

“Isha në gjumë dhe dola jashtë. Dëgjova zhurmën e madhe. U trishtova, u tremba shumë nga frika e madhe”.

Shtëpia e saj është shpallur muze, ndaj gruaja nuk ka patur të drejtën të ndërhyjë dhe pse godina ishte amortizuar. Por dhe pse jeton në lagjen muze, Dashamira Dokle për të mbijetuar ka mbledhur dhe shishe plastike në koshat e plehrave.

“Kam hyrë në makina plehrash. Kam marrë shishe plastike dhe i kam shitur”.

Në lagjen “Kala” në Elbasan ndodhen shumë  banesa që kanë nevojë për rikonstruksion, por ligjërisht asnjë nga banorët nuk mund të ndërhyjë. Lagja “Kala” është shpallur lagje muze, por ajo është gati në rrafshim dhe muret mund t’i zënë njerëzit brenda nga momenti në moment./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono