shembja

rama-pergigja-1280x684.jpg
ent ela18:25 | 12/03/2019

Në një reagim sot për këtë konflikt, kryeministri Rama tha se e njeh shqetësimin e këtyre banorëve, por qeveria, sipas tij, nuk mund të zhbëjë vendimet e gjykatave. Rama u shpreh se sjellja e uniformave përballe banorëve të kësaj shtëpie nuk ishte dinjitoze. Policia, sipas tij, duhet të jetë me mendje dhe zemër.

Edhe kryeministri e pranoi se Policia e Shtetit nuk ishte dinjitoze në reagimin përballë disa familjarëve gjatë ekzekutimit të një vendimi gjyqësor për lirimin e banesës së tyre përballë shkollës Petro Nini.

Me ligj vendimet ekzekutohen nga përmbarimi, kur kërkon mbështetjen e policisë, policia është e detyruar që ta mbështesë. Duke shkuar në mbështetje të përmbarimit policia zbatoi ligjin, por edhe pse prania ishte kërkesë e ligjit, sjellja e saj nuk ishte dinjitoze, trupa ishte nisur pa përgatitje, ku u krijuan vetëm skena të panevojshme, me njerëzit që shtriheshin në rrugë dhe policia nuk dinte se cfarë bënte.

Lidhur me ngjarjen e djeshme te Petro Nini, u provokua qëllimisht irritimi i njerëzve pa u dhënë informacion faktik. unë do të them cfarë di unë, pasi jam informuar në detaje, që edhe për mua dje ishte irrituese”.

 Në rubrikën “Përgjigja ime”, përveç kritikës pati edhe një mesazh për policët.

Policia duhet të jetë me mendje dhe zemër. Lirimi i drejtuesit të Tiranës ishte mesazh se të jesh në rregull me ligjin nuk mjafton, pasi duhet dicka më shumë. Por ana e errët që ka të bëjë me kanalet dhe portalet e kthyen përmbys të vërtetën. Aty nuk është dhënë leje për pallat dhe IKMT nuk ishte aty”.

Kreu i qeverisë thotë se e njeh rastin konkret për shkak të ankesës së familjarëve. Por është i bindur se ekzekutivi nuk mund të zhbëjë vendimet e gjykatave.

Jam kontaktuar nga banorët kohë më parë dhe e kam marrë informacionin se janë në konflikt me palën tjetër që ka fituar me gjyq. Të zotët aktuale e kanë humbur me vendim gjykate të formës së prerë, ndërsa trashëgimtarët kanë fituar.

A është i drejtë vendimi i gjykatës? Na pëlqejnë nuk na pëlqejnë, në sistemin që kemi zgjedhur nuk ka qeveri që i zhbën. Reforma mund ta reformojë sistemin dhe ta clirojë nga korrupsioni dhe ta bëjë të denjë. Ky clirim nuk është fjalë goje, kërkon mund, durim, kohë, por ajo që qeveria nuk mund të bëjë, është që të bëjë gjykatësin. I drejtë apo i padrejtë këtë nuk e dimë dhe vendosim në diskutim”.

 Kryeministri garanton  se në atë vend  nuk është dhënë leje ndërtimi për pallat dhe nuk ka asnjë plan rregullues. Ndërsa për banorët që preken nga ky vendim gjyqësor përsërit zgjidhjen e ofruar nga Bashkia.

Bashkia u ka ofruar banesë sociale familjes, e cila ka ndërtuar një shtesë pa leje, që kërkon legalizim. Kjo për të kujtuar se cfarë kanë bërë me pronat ata që na kanë qeverisur. Qeveria nuk është e përsosur, por ka një virtyt, ka sytë dhe veshët katër për të parë dhe dëgjuar”.

 I bindur se po bën jo vetëm gjënë e duhur, por edhe ndryshe nga tjerët në atë post, e mbyll përgjigjen e tij me një batutë pikante.

“Kur të mos më keni do më kujtoni, por deri atëherë ka kohë. Rëndësi ka të na bashkojë qëllimi i mirë”. /abcnews.al

Turkey_Building_Collapse_89855_71918669_ver1.0_640_360.jpg
ent ela18:31 | 10/02/2019

Është ngjitur në 21 bilanci i viktimave të ndërtesës 8-katëshe që u shemb pak ditë më parë në Stamboll të Turqisë. Ka qenë ministri i Brendshëm Sulejman Sojlu që ka bërë të ditur të dhënat, duke shtuar se 14 persona llogariten ndërkohë të plagosurit. Godina e banuar në lagjen Kartal, në pjesën aziatike të qytetit, u shemb ditën e mërkurë për shkaqe ende të panjohura. Në ndërtesë numëroheshin 14 apartamente të banuara, por tre katet e fundit të saj sipas autoriteteve ishin ndërtuar pa leje. Gjithashtu, pa leje funksiononin edhe disa subjekte private të hapura në katet e para të saj. Ministri i Brendshëm Sojlu ka shtuar se operacionet e kërkim shpëtimit do të vazhdojnë./abcnews.al

 

house_ar2-933x445.jpg
ent ela10:26 | 10/02/2019

Një ndërtesë e braktisur dhe e rrënuar është shembur duke zënë poshtë dy makina. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lagje të Athinës në Greqi.

Nga shembja e ndërtesës nuk ka persona të lënduar, por të paktën dy makina janë shkatërruar. Qytetarët thonë se fillimisht u frikësuan pasi menduan se kishte ndodhur ndonjë shpërthim.

“Ishte zhurmë e madhe. U larguam për të shpëtuar sepse menduam se ishte bombë”, tha një dëshmitar.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikësja. /tvklan.al

GXAAD6RB6II6TJ2ZFOCUDO56EA-1280x853.jpg
ent ela10:32 | 28/01/2019

58 viktima dhe 305 të zhdukur është bilanci i viktimave të shkaktuara nga shembja e digës disa ditë më parë në Brazil. Koordinatori i mbrojtjes civile locale, tha për mediat se ekipet e sh[ëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga balta 192 persona. Tashmë përpjekjet janë përqendruar në nxjerrjen e një autobusi të mbetur nën ujë dhe nën baltë, ndërsa nuk dihet saktësishtt se sa persona mund të ketë në bord./abcnews.al

105078153_afghankohistan9760119.jpg
ent ela16:16 | 06/01/2019

Shembja e një miniere ari në Afganistan u ka marrë jetën 30 personave, shumica e të cilëve fshatarë që punonin ilegalisht nën tokë. Por ngjarja nuk i ka trembur banorët e zonës, që kanë vijuar kërkimet për metalin me vlerë pavarësisht thirrjeve të shtetit afgan.

Të paktën 30 persona kanë mbetur të vrarë në Afganistan si pasojë e shembjes në një minierë ari, në veri-lindje të vendit. Viktimat janë fshatarë të zonës, në rajonin e Kohistanit, të cilët kishin gërmuar deri në 60 metra thellësi për të nxjerrë metalin me vlerë. Dyshohet që shembja të jetë shkaktuar nga lagështira që vjen nga prania e shtratit të një lumi.

Afganistani ka burime të shumta minerare, por kushtet e punës në miniera janë shumë të rënda dhe shpesh herë bëhen shkas për incidente. Sipas mediave ndërkombëtare, banorët e zonës po përdornin një ekskavator në momentin e shembjes, që la gjithashtu edhe 7 të plagosur.

Një zyrtar vendas deklaroi për agjencinë e lajmeve “AFP” se fshatarët e ushtronin aktivitetin e tyre prej dekadash, të pakontrolluar nga shteti. “Kemi dërguar një ekip shpëtimi, por ata kanë filluar t’i heqin trupat vetë”, tha zyrtari.

Pasuritë e shumta natyrore të Afganistanit kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të konfliktit me talebanët. Përplasja në fjalë ka çuar në rritjen e aktiviteteve ilegale të fshatarëve dhe vetë guerrilasve, që përmes të ardhurave financojnë aktivitetet e tyre. /abcnews.al

 

MBULIM-BASHKIA-PRISHJET-TE-UNAZA.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
G. P.21:49 | 09/12/2018

Kanë vijuar edhe gjatë se dielës prishjet vullnetare të objekteve pa leje që janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe në zonën e Astirit. Siç njofton Bashkia e Tiranës, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka prishur disa objekte që gjendeshin në lotin 2 dhe 3, dhe që shërbenin si lavazhe, dyqane për materiale elektrike. Edhe gjatë aksionit të së dielës IMT-ja dhe ndërmarrjet bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesve të këtyre objekteve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë zhvendosjen e materialeve dhe boshatisjen e ndërtesave për t’i hapur rrugë ndërhyrjes së makinerive të rënda.

Deri më tani numri i ndërtesave pa leje të prishura përgjatë këtij segmenti rrugor ka shkuar në mbi 30 të tilla, ndërsa puna do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të bërë të mundur krijimin e hapësirës së duhur për realizimin e projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe./abcnews.al

EUROPE-QEVERITE-INFRASTRUKTURA.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
G. P.12:26 | 17/08/2018

Shembja e urës Morandi në Gjenova ka shkaktuar reagime të forta dhe ka ngjallur frikë në të gjithë Europën. Ekzistojnë disa vende në të cilat mediat janë përpjekur të hartojnë një pamje të strukturave brenda kufijve të tyre. Në Bullgari, qeveria ka nisur një plan të menjëhershëm të mirëmbajtjes; shqetësime edhe në Francë, Spanjë dhe Gjermani.

Menjëherë pas ngjarjes tragjike që tronditi jo vetëm Italinë, shumë vende të Bashkimit Europian kanë nisur një plan studimi për infrastrukturën e tyre rrugore. Përveç Le Monde dhe gazeta të tjera kanë marrë një raport të fundit të bërë nga dy kompani të specializuara, të ngarkuar me një studim nga Ministria e Transportit në Francë. Sipas dokumentit “nga mbi 12 mijë urat e rrjetit francez të menaxhuar nga shteti, një e treta e tyre ka nevojë për riparim”. Gjithashtu, sipas raportit 840 nga këto struktura paraqesnin dëmtime serioze, dhe në të ardhmen mund të paraqesin rrezikun e kolapsit; për këtë arsye do të ishte e nevojshme “mbyllja paraprake e urave në qarkullimin e automjeteve të tonazhit të rënd ose të të gjitha automjeteve”.

Për sa i përket Gjermanisë, Bild ka analizuar rrugët më të ngarkuara të vendit. Sipas qeverisë federale, “39,500 ura në autostrada dhe rrugë kryesore, vetëm një në tetë është në gjendje të mirë dhe një në tre duhet të rinovohet në kohën e duhur”. Nga të dhënat e observatorit të kontrollit të Ministrisë Gjermane të Infrastrukturës dhe Transportit, del se në periudhën 2014-2018 rreth 9 milionë metra katror ura u përkeqësuan.

Në Zvicër, Zyra federale e rrugëve, përmes zëdhënësi ka konfirmuar për mediat se çdo vit shteti investon nga 200 deri në 400 milionë franka zvicerane për mirëmbajtjen e urave të autostradave. “Personeli i qendrave të mirëmbajtjes së autostradës është çdo ditë në rrjetin rrugor kombëtar – shpjegoi Rohrbach – bën kontrolle vizuale dhe menjëherë raporton çdo dëm. Çdo urë inspektohet me kujdes çdo pesë vjet. Dhe në rast të një aksidenti ose zjarri pranë një ure, kjo e fundit ekzaminohet”.

Edhe gazetat iberike kanë hulumtuar lidhur me këtë temë. Në rrjetin kombëtar spanjoll janë prezente rreth 22500 vepra tranziti, mes të cilave ura, të gjithë të inspektuara gjatë 5 viteve të fundit. Disa media kanë denoncuar mungesën e transparencës në këto inspektime. Megjithatë qeveria ka përgënjeshtruar akuzat. Ndërkohë, të enjten Bullgaria ishte shteti i parë që reagoi lidhur me infrastrukturën rrugore. Qeveria e Bojko Borisov urdhëroi renovimin e të gjitha urave që gjenden në vend, shumica e të cilave kanë nga 35 deri në 40 vite që janë ndërtuar./abcnews.al

REVOLTA-FUNERALET-ITALI.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
G. P.10:48 | 17/08/2018

Familjet e 17 nga 38 viktimat që humbën jetën nga rrëzimi i urës në Gjenova të Italisë kanë kundërshtuar funeralet shtetërore. Ata kanë preferuar t’i zhvillojnë ceremonitë e lamtumirës së fundit në mënyrë private.

Është dita e funeraleve private të viktimave të shembjes së urës Morandi në Gjenova. Shumë familje, në fakt, kanë kundërshtuar funeralet shtetërore që do të zhvillohen të shtunën me prezencën e presidentit Serxho Matarela. Janë 17 nga 38 viktima, të cilëve do t’u jepet lamtumira e fundit në mënyrë private. 7 të tjerë nuk kanë vendosur ende. “Nuk duam një ceremoni farsë”, u shpreh i zemëruar babai i një prej viktimave të shumta të urës Morandi.

“Djali im nuk do të bëhet një numër në listën e vdekjeve të shkaktuara nga dështimet italiane, unë do të siguroj se ka drejtësi për të dhe për të tjerët: nuk duhet të harrojmë”. Kështu shkruan në Facebook një tjetër prind. “Ne nuk duam një funeral fals, por një ceremoni në shtëpi, në kishën tonë në Torre del Greco. Është një dhimbje private dhe ne nuk kemi nevojë për të dalë në rrugë”, përfundoi ai.

Ndërkohë, edhe familje të tjera të goditura nga tragjedia e rëndë i kanë thënë jo funeraleve shtetërore në Itali. “Gjërat publike nuk më pëlqejnë”, u shpreh e ëma e një viktime 34-vjeçare. Funerali i saj do të mbahet të shtunën, por në mënyrë private. Gjenova është duke u përgatitur që të organizojë funeralin shtetëror në një situatë dramatike. Të enjten u zhvillua një takim në Prefekturë për të koordinuar ardhjen e Presidentit të Republikës Sergio Mattarella dhe drejtuesve të tjerë të shtetit./abcnews.al

OK-KOMPANIA-URA-BURSA.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.15:55 | 16/08/2018

Prokuroria e Gjenovës njoftoi se 10 deri në 20 persona ende mund të jenë nën rrënojat e Urës Morandi, që u shemb të martën. Gjithashtu bëri me dije se po heton në disa pista lidhur me ngjarjen e tmerrshme në të cilën humbën jetën 39 persona, mes tyre dhe dy shqiptarë.

“Mund të ketë ende 10 deri në 20 persona të zhdukur”. Këtë e deklaroi kryeprokurori i Gjenovës Francesco Cozzi, i cili koordinon hetimin për rrëzimin e urës Morandi. “Të ballafaquar me një tragjedi të tillë, nuk dua të dëgjoj rreth limiteve apo normave të shpenzimeve”, shtoi Cozzi. Që prej së martës, kur ndodhi ngjarja tragjike, ekipet e shpëtimit nuk kanë ndalur kërkimet e tyre. Por tashmë shpresat për të gjetur të mbijetuar sa vijnë e shuhen pasi kanë kaluar mbi 70 orë.

Nga ana tjetër hetimet për këtë çështje vijojnë. Deri më tani janë ngritur hipoteza hetimi për krime lidhur me vrasje të shumëfishta nga neglizhenca dhe fatkeqësi të qëllimshme që rezultojnë nga shembja e urës si dhe për atentat të qëllimshëm ndaj sigurisë së transportit. Mes hipotezave për krim, të ngritura nga zyra e prokurorisë është edhe vrasja rrugore edhe pse është paraprake pasi gjithçka varet nga zbulimet e mëtejshme”, shpjegoi kryeprokurori Cozzi.

Ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte ka njoftuar që të shtunën, e shpallur ditë zie kombëtare, qeveria do të marrë pjesë në funeralet shtetërore të viktimave. Shtrirja e tragjedisë është e vështirë për të gjetur një përkufizim. Dramës së 39 të vdekurve deri më tani të konstatuar dhe dhjetra të zhdukurve ende nën rrënojat, i shtohen edhe 600 personat e mbetur të pastrehë për shkak të rrezikut të rrëzimit të pjesë së mbetur të urës, e cila qëndron sipër një zone të urbanizuar. Për këtë problem bashkia e Gjenovës ka premtuar se ata do të strehohen në banesa të reja./abcnews.al

EKSPERTET-RREZIKU-ITALI.mpg_snapshot_00.56-1280x623.jpg
G. P.10:53 | 16/08/2018

Pas tragjedisë në Gjenova, ekspertët japin alarmin se në të gjithë Italinë janë në rrezik të shemben rreth 60% e urave. Kjo situatë ka ardhur për shkak të shkurtimeve të fondeve për mirëmbajtjen.

Italia përshkohet nga mbikalime rrugore dhe ura si “Morandi”, që u shemb me 14 gusht në Gjenova duke shkaktuar viktima të shumta. Ura në të cilat çdo ditë kalojnë mijëra makina të tonazhit të rëndë. Dhe shumë shpesh bëhet fjalë për infrastruktura të vjetra, që kanë mbi 50 vite që janë ndërtuar. Ata janë ndërtuar kryesisht prej betonit të armuar, i cili bëhet shumë i rrezikshëm gjatë dekadave. Ajo në Gjenovë është shembja e katërt që nga viti 2017: një ngjarje e tillë ndodhi pranë Ankonës dhe tjetra në afërsi të Kuneos. Ndërsa shembja e parë u regjistruar në afërsi të Lekos.

“Në vitet ’60 nuk merrej parasysh që betoni i armuar degradohet”, shpjegon për Korriere Dela Sera, Diego Zoppi, anëtar i Këshillit kombëtar të Arkitektëve. “Tashmë rastet e shembjeve po marrin një karakter shumë shqetësues – shprehet Antonio Okiuci, nga Këshilli Kombëtar Italian i Kërkimeve, pasi dhjetra mijëra ura në Itali kanë tejkaluar jetëgjatësinë për të cilën janë projektuar. Ura Morandi është një rast studimi pasi nuk ka asgjë të përjetshme”.

Ekspertët japin alarmin se në rrezik gjendet një tjetër urë e projektuar nga Rikardo Morandi, në Siçili, e mbyllur në 2017-n për frikë shembjeje. Gjithashtu edhe në Firence dhe Katanzaro ka ura që mund të kenë një fat të tillë si ajo në Gjenova. Në total ekspertët japin alarmin se në të gjithë Italinë, 60% e urave apo mbikalimeve rrugore. Një shifër kjo shumë e frikshme, sipas tyre. Kjo gjendje ka ardhur për shkak se në 2014-n nuk kanë më fonde për mirëmbajtje dhe investime./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono