Shefqet Muçi

BYRO-DT-10.mpg_snapshot_16.08-1280x720.jpg
G. P.20:56 | 10/10/2018

Në puntatën e radhës të emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokaxhi u diskutua për ngjarjet më të rëndësishme politike në vend. Përpjekje për të hedhur dritë për ato personazhe që me dashje apo pa dashje janë bërë pjesë e realitetit politik në vend. Të ftuarit e sotëm ishin: Shefqet Muçi jurist, Jordan Daci jurist, Spartak Koka gazetar, Armand Bajrami gazetar.

Diskutim mbi dosjen “Babale” dhe audiopërgjimin e famshëm të kësaj çështjeje të lançuar që në maj të këtij viti. Fillimisht u bë një përmendje kronologjike e situatës. Ku u tregua se Alfred Alizoti ka pranuar se ishte ai që fliste ne audiopërgjim, kjo gjë e pasqyruar dhe në tabulatet telefonike. Alizoti në deklarimet para prokurorëve tha se i kishte premtuar një shumë prej 200.000 mijë eurosh dhe fakti që nuk kishte marrë këto para kishte bërë që të vetëdeklarohej.

Sipas Kokës, nga publikimi i videos mbrëmjen e kaluar situata ka marrë nje tjetër rrjedhë, prokuroria sqaroi se Alizoti është shoqëruar nga punonjës të policisë Fier më 1 qershor pas kërkesës së porkurorisë. Sipas të ftuarve, gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si person që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar duke bërë biseda për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audiopërgjimit.

Muçi shprehet se ajo që e ngatërron problemin është vetë politika. Kemi të bëjmë më ndërhyrjen në pushtetin gjyqësor. Duke u marrë me provat organet e shtetit deformojnë provat dhe disinformojnë publikut dhe çorjentojnë organet e drejtësisë. Sipas Dacit duhet të rezervohemi me daljen e konkluzioneve të prerave pasi mund të dalin surpriza nga ekspertiza. Përderisa nuk ka një provë të qartë nuk mund të shërbejnë.

Muçi: Me sistemin e drejtësisë në përballje të çështjeve Xhisiela-Babale çorientojne prokurorinë, nuk u interesojnë popullit por vetëm atyre që kërkojnë të shmangin vëmendjen e popullit nga hallet e përditshme.

Daci: “Gjykata e Krimeve të Rënda Gestapo moderne me zero pafajësi, njerëzit po masakrohen nga ky sistem dhe kjo lloj qasje, jo vetëm dëmton drejtësinë por edhe interesat e qytetarëve.”/abcnews.al

byro-politike.jpg
ent ela20:47 | 26/09/2018

“Platforma e PD për ligjin antimafia është platformë politike, serioze dhe duhet të përkthehet në ligj, për të shëruar ekonominë”. Kështu ka deklaruar në studion e Byro Politike juristi Çlirim Gjata gjatë diskutimeve për çlirimin e ekonomisë nga krimi dhe korrupsioni të parashtruar nga Partia Demokratike. Në këndvështrimin e tij Gjata thekson se në një kohë kur ekonomia është kapur nga një grup oligarkësh të pasur kjo platformë është e domsosdoshme të shndërrohet në ligj.

“Sot jemi në një gjendje katastrofale të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, 400 mijë shqiptarë sot me valixhe në dorë. Ke një grup oligarkësh të pasur dhe shtresë të varfër. Nuk ka shtresë të mesme dhe oligarkët e kanë çuar në këtë gjendje,  nuk kanë lënë ekonominë të zhvillohet. Kjo situatë realizohet me platforma të tilla që nëse përkthehet në ligje dhe mund ta shërojë”.

Nga ana e tij juristi Shefqet Muçi theksoi se ligji ekziston por nuk zbatohet.

“Ne ligjin e kemi, por nuk e zbatojmë. Është shtuar korrupsioni, por ne sa herë kemi probleme ia vëmë fajin ligjit. Ligji është, por nuk e zbaton njeri”.

Në të njëjtën linjë me juristin Gjata edhe deputeti demokrat Agron Shehaj theksoi se Partia Demokeratike e ndërmori këtë nismë me synimin që t’u merret oligarkëve gjithçka kanë vjedhur

“E ndërrmorën se në Shqipëri ka një grup njerëzish që ka në marrë gjithçka dhe kanë përdorur koncensionet. Ligji ka synimin që t’u marrë këtyre oligarkëve çfarë kanë vjedhur e do vjedhin e t’ua kthejmë qytetarëve. Ky është kuptimi i ligjit. Krijohen tendera si psh. rasti i “check up” që asnjë shtet nuk ka nevojë. Është bërë kastile që të merren 70 mijë euro nga ana e shtetit e t’i jepen një mbështetëse të PS-së. Ky ligj synon t’ia marrë këto para dhe t’ua kthejë në buxhetin e shtetit”.

Por deputeti socialist Ervin Bushati tha se Partia Demokratike do të bënte mirë që të vinte në parlament dhe të shpaloste këtë platformë, ndërsa përsëriti qëndrimin për taksën e kunatit të Bashës.

“Ndërmjet taksës së kunatit duke shantazhuar këto kompani dhe shtetëzimit që thuhet dhe kësaj takse që e ka çuar te kunati duke krijuar një kompani për një vit ka të ardhura prej 11 mln euro”./abcnews.al

 

juli.jpg
ent ela20:35 | 30/05/2018

Në një panel juristësh është diskutuar në studion e Byro Politike në ABC News reforma në drejtësi. Sipas Shefqet Muçit eliminohen njerëzit që dalin para vetingut dhe nuk zëvendësohen, duke paralizuar gjykatën kushtetuese dhe së shpejti edhe gjykatën e lartë. Ai thotë se jemi para një ngërçi dhe të merren masat për të dalë nga situata sa më shpejt.

Për Sokol Hazizajn reforma në drejtësi është nën trysninë e presionit nga të dy kahet politike, ndërsa për Çlirim Gjatën shkaku kryesor i korrupsionit në drejtësi është politika.

Shefqet Muçi: “Jemi para një ngërçi dhe duhet të merren masat për të dalë nga situata. Reforma në drejtësi do ketë problemet e veta për shkak të ligjeve dhe strukturën e  organeve të vetingut.

Gjykata Kushtetuese është e paralizuar dhe do paralizohet dhe Gjykata e lartë nga mënyra si po veprohet. Dalin para vetingut eliminohen njerëzit dhe nuk zëvendësohen. Pra duhej bërë vetingu në mënyrë të tillë që të ikte një dhe të vinte një tjetër, të zëvendësoheshin. Ky është një nga problemet dhe zëvendësimet duhet të bëhen sa më parë.

Ne në rrezik jemi, por si duhet ta shmangim rrezikun duhet t’i mëshojmë fort të vënë në plan të parë të gjithë ata kandidatë që janë në KLD dhe KLGJ”.

Sokol Azizaj:Ne duhet të pranojmë që reforma në drejtësi për shkak sesi erdhi është pjesë e skemës politike e vullnetit politik pra ristandardidizmi i drejtësisë sipas politikë s’do sillte rritjen e presionit të saj në rogabnet e drejtësisë. Vazhdon të mëshojë për zgjidhje nën presion të çështjeve gjyqësore. Të dy kahet e politikës ushtrojnë të njëjtin presion mbi drejtësisë dhe të dy kahet pretendojnë që drejtësia është e korruptuar dhe kur vjen puna te zgjidhja e çështjeve thonë që ne ia kemi lënë në dorë prokurorisë ne ia kemi lënë në dorë gjykatës

Sot politika e ka kryer fajin e saj, politika nuk promovon drejtësi, por drejtësi popullore, drejtësia është vendosur në shpotinë e qytetarëve. Ne nuk mund të themi që është sistemi i korruptuar. Këta duhet të thonë që të korruptuar janë një pakicë apo është mazhoranca. Në këtë problematikë korrupsioni a do të zgjidhë reforma në drejtësi problemin nën presion politik’.

Sajmir Vishaj:  “Unë e shoh në këndvështrim tjetër. Kemi 28 vite që me drejtësinë po bëhen shumë eksperimente. Si me kursin e plepave duke nxjerrë gjyqtarë 6 mujorë.

Vetingu ishte për veterinerët që në shekullin e 18-të ndalonin kuajt për të bërë gara sportive, kurse ky veting në vitin 2018 po bëhet për drejtësinë. Ne e prekim për ditë se si trysnia politike e legjislativit e prek, por është dhe media që është kundra që paragjykon çdo çështje. Askush nuk mund të deklarohet fajtor në masë prezumimi.

Kjo reformë do të dështojë”.

Çlirim Gjata: “Vetingu, reforma fillojnë nga drejtësia, duke bërë një kushtetutë të re. Një nga shkaqet kryesore të korrupsionit është mosbalancimi i pushteteve. Kërkuam të shërojmë sëmundje te pasoja, jo shkaku që është politika.

Duhet të fillonte për së mbari, kjo vjen kur  e fillon nga bishti jo nga koka. Është kjo drejtësi që kemi ardhur këtu ku jemi. Pra sa e interesuar është politika që të krijojë drejtësi të pavarur për të prerë degën ku është ulur vetë”. /abcnews.al

/abcnews.al

byro-1280x638-1-1280x638.jpg
us er22:43 | 06/12/2017

Të ftuarit e mbrëmjes në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, juristët më të njohur në vend: Shqefqet Muçi ish-ministër i Drejtësisë; Dhori Sollaku ish-Prokuror; Çlirim Gjata ish-kryetar i KQZ, Sokol Azizaj ish-zëvendës ministër i Drejtësisë.

Diskutimi në mbrëmjen e sotme u fokusua në ngërçin shumë të madh juridik në vend. Çështja që ka të bëjë me zgjedhjen apo jo të Prokurorit të ri të vendit, po e fut situatën politike në vend në një qorsokak apo ka një zgjidhje dhe çfarë do të bëhet me Prokurorin e përgjithshëm?!./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono