SHBA

balla-yuri.jpg
eri Ida11:42 | 12/02/2020

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar kete paradite nje takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ky është një talim që është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit, ndërsa nuk dihen ende temat që do të diskutohen.

Ambasadorja Yuri kim po zhvillon takime me shumicën e politikanëve në vend, pas marrjes zyrtarisht të detyrës, në fund të muajit janar./abcnews.al

aksidenti-shba.jpg
eri Ida07:52 | 12/02/2020

Një aksidenti i frikshëm është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin e aksidentit të një autobusi shkolle në SHBA.

Nga pamjet e videos shikohet momentin kur autobusi i shkollës goditet nga një automjet, e më pas përmbyset. Nga pamja shifen fëmijë që fluturojnë në ajër, ka shkaktuar tmerr tek prindërit e tyre.

Një autobus shkolle u përplas në një kryqëzim në Ohio me një Ford Mustang për të cilin policia tha që nuk arriti të ndalet semafor dhe më pas u rrëzua.

Pamjet e publikuara nga Ohio State Highëay Patrol tregojnë 25 studentë që fluturojnë në tavanin e autobusit. Në video, disa nga fëmijët dëgjohen duke qarë dhe ulëritur ndërsa autobusi përmbyset./abcnews.al

Screenshot_5-4.png
R D17:22 | 10/02/2020

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, njëherësh kreu i PR-së fill pas vizitës disaditore në SHBA ka folur në studion e Abc News për takimet që ka patur atje dhe qasjen e SHBA-ve ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

Fillimisht Mediu u pyet nga gazetari Endri Xhafo për rrjetin 5G kinez që SHBA e konsideron si një rrezik për sigurinë e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s dhe cënim të të drejtave të njeriut.

“Në forumin për “5G të sigurt”, të organizuar bashkë me Senatorin Jim Inhofe, pati pjesëmarrje të gjere, mes të cilëve edhe Gjenerali James Jones, Ish Komandanti i NATO-s. Diskutimi u perqendrimi rreth Kinës e cila duhet pranuar se ka investuar për rrjetin 5 G dhe është revolucion nga ana ekonomike, por nga ana tjetër ka pasiguri. Teknologjia kineze është më e lirë, por kontestimi ka të bëjë me faktin se 5G kontrollohet nga shteti kinez, që bie ndesh me interesat e SHBA dhe NATO-s. Kjo ka të bëjë me elemente të sigurisë, ndërveprimin e shteteve me një kundështar të NATO-s. Kina shihet si një sfidë për vendet e NATO-s. Së shpejti do të ketë një memorandum mes SHBA dhe Shqipërisë pikërisht për rrjetin 5G. Gjatë vizitës në SHBA takova edhe drejtues të Samsung, kompani e cila ka mundësi të sigurojë 5G të sigurt dhe me kosto të pranueshme”, tha Mediu.

Djali i Trump dhe takimi i Ramës me Pompeon

I pyetur për takimin me djalin e Presidentin e SHBA, Donald Trump, kreu i PR-së Fatmir Mediu tha se “e kam takuar edhe 2-3 herë të tjera”, pa pranuar të japë detaje për rrethanat e njohjes me të.

Sakaq, gazetari Xhafo e quajti Mediun si një politikan që ka njohje por edhe infuencë në senatin dhe kongresin amerikan. Ai e pranoi duke shpjeguar se nuk bëhet fjalë për influencë por për njohje të vjetra që kanë ardhur duke u forcuar përgjatë 30 viteve.

“Unë kam marrëdhënie të mira dhe të qendrueshme me politikanët në SHBA, njohje që i kanë shërbyer të dyja palëve sepse SHBA-të janë gjithnjë të interesuara për Shqipërinë dhe gjithë rajonin. Kur anëtarë të Kongresit apo Senatit kanë ardhur në Shqipëri u kam mundësuar takime të ndryshme me politikanë të të gjitha kaheve”.

I pyetur nëse SHBA e mbështet qeverinë dhe Kryeministrin Rama, Mediu u shpreh “ata mbështesin çdo lloj veprimi dhe çdo reformë që bëhet në raport me Kushtetutën. Ata nuk mbështesin individin por se çfarë ai përfaqëson. Në rastin konkret Pompeo e ka pritur Ramën si Kryeministër por edhe si Kryesues i radhës i OSBE-së. Si Rama ka qenë edhe Meta për darkë me Pompeon. Nuk mund të kënaqemi nga ky lloj takimi. Marrëdhëniet me Ramën janë institucionale. SHBA nuk mbështet një person të caktuar. Mund të mbështesin zgjidhjen më të mirë që një politikan jep për çështje të caktuara”, tha Mediu. /abcnews.al

klhfdslkfhfd.jpg
Autor E09:23 | 10/02/2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur prej disa ditësh në Shqipëri duke kryer një mori takimesh me liderët e vendit.

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një profil të shkurtër të ambasadores Yuri Kim duke theksuar se SHBA-të do të vijojnë të jenë aleatë besnikë të Shqipërisë.

Ajo shprehet se i shërben diplomacisë amerikane prej dy dekadash duke shërbyer në Pekin apo Bagdad, ndërsa thekson se është përpjekur të forcojë raportet e SHBA në botë.

“Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara“, thuhet ne video mesazhin e Kim.

“Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.

Së dyti, di vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE.

Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, thotë ndër të tjera ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Meet the New U.S. Ambassador to Albania, Yuri Kim

🇦🇱️ │ “Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.” Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.🇺🇸️ │“Just as the United States has supported Albania over the years, Albania has been a loyal friend and ally to the United States. I feel privileged to serve in your country.” Meet the new U.S. Ambassador to Albania, Yuri Kim. #AmbKim

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Montag, 10. Februar 2020

nena-femijet.jpg
ger ta14:40 | 09/02/2020

Një nënë me gjashtë fëmijët e saj, njëri prej tyre vetëm 1 vjeç, humbën jetën pasi zjarrri përfshiu shtëpinë e tYrë, në  Mississippi të SHBA-ve, thonë zyrtarët.

Babai ishte i vetmi që u ka mbijetuar flakëve që përfshinë shtëpinë prej druri në qytetin e Clintonit. Ai u dërgua në spital i asfiksuar dhe me djegie të shkallës së dytë.

Zyrtarët lokalë thanë për mediat vendase se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Shtëpia në Clinton , e cila është rreth 16 km nga kryeqyteti i shtetit, Xhekson,  ishte ndërtuar rreth vitit 1951.

Nëna, 33 vjeçe ishte mësuese e shkollës fillore dhe fëmijët, pesë djem dhe një vajzë, ishin  nga 1 një deri në 15 vjeç.

“Ata ishin vërtet njerëz të mirë … E gjithë lagjja është e tronditur për këtë  ngjarje,” tha një fqinj./abcnews.al

maxresdefault-2.jpg
eri Ida13:20 | 09/02/2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama se po i zhbën, copëton dhe ndryshon ligjet dhe bashkë me to po asgjëson realisht paketën e shtate ligjeve te Reformes ne Drejtesi. Vasili përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të mos rrinë duarkryq teksa reforma në drejtësi po shkatërrohet nga ana e qeverisë.

Sipas tij Reforma ne Drejtësi sot është kthyer në një copë letër të cilës Edi Rama i shkul nga një copë dite për dite sipas hallit të ditës.

Postimi i plotë:

Me insistimin e SHBA dhe BE ne vitin 2016 pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese u miratuan me rrëmbim shtate ligjet qe do te jetësonin reformën në drejtësi.

Shtate ligje te pergatitur nga Grupi i Eksperteve te nivelit te larte qe do te miratoheshin pa ndryshime ne Parlament siç u dakordesua nga SHBA dhe BE me Komisionin ad Hoc te Reformës ne Drejtësi.

Rama po i zhbën, copeton dhe ndryshon ligjet dhe bashke me to po asgjëson realisht paketën e shtate ligjeve te Reformes ne Drejtesi.

Duke sulmuar egërsisht:

-ligjin për statusin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve,

-duke i dhënë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë pushtet antiligjor,

-Duke miratuar paketën antishpifje

– duke miratuar KÇK

-duke shkatërruar ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe duke hequr edhe Betimin te Presidenti e duke çuar në postën e lagjes,

duke miratuar ligje qe dalin edhe mbi Kushtetutën në mënyrë flagrante është qarte, qe Edi Rama po rrëmben deri ne copën e fundit drejtësinë.

Ligjet e reformës shqepen e qepen përditë sipas hallit të ditës se Edi Ramës.

SHBA dhe BE nuk duhet dhe nuk mund te pranojnë me nje situate te tille kaq te rrezikshme me drejtësinë.

Ato ishin garantët e Reformës në Drejtësi.

SHBA dhe BE janë edhe ne Kushtetutën e Shqipërisë për rolin e tyre në Reformën në Drejtësi.

Reforma ne Drejtësi është kthyer sot ne një cope leter te ciles Edi Rama i shkul nga nje cope dite per dite sipas hallit te dites.

SHBA dhe BE kane detyre te vene gishtin ne plage, te shohin te vertetat ne sy.

Duartrokitjet pa fund te tyre janë përdorur nga Rama si alibi për kapjen e drejtësisë.

Shqiptaret janë te zhgënjyer nga ky zbatim i reformes ne drejtesi dhe kane humbur besimin te ajo.

SHBA dhe BE duhet te jene ne krah te shqiptareve dhe jo te qeverive qe vijne e ikin.

Drejtesia e pakapur dhe qe ndeshkon korrupsionin e tmerrshem dhe kriminalizimin e qeverise kjo eshte ajo qe shqiptaret presin dhe qe SHBA dhe BE jua premtuan atyre kur u miratua Reforma ne 21-22 korrik 2016.

Reforma ne Drejtesi eshte ne prag te gremines dhe askush nuk mund te mbylle më syte sepse kjo do te sillte nje kaos me pasoja te paparashikueshme.

Ndaj koha per te vepruar eshte tani.

Propaganda artificiale dhe lavderimet fiktive plot sheqer ne anglisht dhe shqip e kane helmuar reformen ne drejtesi./abcnews.al

Screenshot_10.png
R D23:06 | 08/02/2020

Halim Kosova, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe mjek i njohur obstetër-gjinekolog, thotë se partia ku ai bën pjesë po i kushton rëndësi etikës dhe pastërtisë së figurës të njerëzve të saj.

I pyetur nëse e kanë humbur njerëzit besimin tek PD-ja, Halim Kosova u shpreh se “besimi vjen nga njerëzit që e përfaqësojnë subjektin politik. Duke ditur mirë këtë hallkë, PD ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës. Nuk është sekret po ta them se Ambasada e SHBA-së më ka ndihmuar jashtë mase sepse s’kisha ide nga do e nisja punën, ata janë të gatshëm të ndihmojnë kur vjen puna për raste të tilla. Kemi bërë një pyetësor perfekt se si do të përzgjidhen njerëzit në PD që do jenë figura të qeverisjes  të së nesermes. Ne duam që çdo institucion të ketë njeriun perfekt për të bërë punën, me figurë të pastër dhe dije të shëndosha. Nuk ka askush mundësi ti shpëtojë dekriminalizimit në PD”.

Në intervistën për Zërin e Amerikës, Dr. Kosova flet për rëndësinë e ideve të reja që Partia Demokratike ka për të nesërmen dhe propozon zgjidhje për kujdesin shëndetësor në Shqipëri në kushtet kur shumë mjekë dhe infermierë vazhdojnë të largohen nga vendi.

Ai ishte në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e Mëngjesit të Lutjeve.

84867545_2793196600726595_4609478654345347072_o.jpg
R D18:36 | 08/02/2020

Presindeti i vendit, Ilir Meta gjatë vizitës disaditore që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka patur një takim me kongresmenin republikan, Michael McCaul i cili është dhe bashkëkryetar i Komisionit të Jashtëm.

Përmes një postimi në facebook, Meta thekson se ka biseduar me McCaul për bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe fokusimin tek lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Statusi i Metës

Kënaqësi të ritakohesha me Bashkëkryetarin Republikan të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael McCaul.
Mbështetja bipartizane në Kongres mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike.

Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut, ndërsa duhet shtuar bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon. /abcnews.al

Lexo edhe: Meta takim me Këshillin i Ambasadorëve: Shqipëria beson në angazhimin e SHBA-ve në Ballkan

metaaaaaaaaa.jpg
R D17:30 | 08/02/2020

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, në prag të misionit të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, priti në një takim në Uashington, Presidentin Ilir Meta.

Meta i njohu Ambasadorët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe në rajon, duke theksuar se vizita e tyre në vendin tonë do të jetë një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta vlerësoi rolin që luan Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë për forcimin e lidhjes sonë transatlantike.

Meta në facebook:

Një takim i frytshëm me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në prag të vizitës së tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vlerësoj rolin e tyre për forcimin e lidhjes sonë transatlantike, si një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë. 🇦🇱🤝

/abcnews.al

palmer-mediu.png
R D16:42 | 08/02/2020

I ngarkuari special për Ballkanin Perendimor në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer kërkoi bashkëpunim dhe partneritet në funksion të objektivit të Shqipërisë për tu integruar në Bashkimin Europian. Në një takim të zhvilluar pas mëngjesit të Lutjeve të organizuar nga kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu dhe Kongresmeni Robert Aderholt, Palmer theksoi se vendimi për të mos çelur negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk ishte një vendim i mirë.

“Është një kënaqësi e vërtetë të jesh në të njëjtën dhomë me disa prej miqve të vjetër. Dhe kjo është një nga arsyet se pse u mërzitëm më shumë kur Këshilli Europian vendosi të mos e hapë ende derën për Shqipërinë. Por në të njëjtën kohë është dhe një arsye e fortë se pse ne duhet të punojmë së bashku dhe të këmbëngulim për anëtarësimin e vendit në Bashkimit Europian. Duke shpresuar që shumë shpejt të hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin. Kemi të njëjtin vizion me ju për sa i përket Ballkanit Perendimor: Duam bashkëpunim dhe partneritet. E nëse më pyesni se kush drejton në këtë dhomë, më lejoni të them që jeni ju!”, u shpreh Palmer.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë fjalës tha se përplasjet e forta politike të zgjidhen përmes marrëveshjeve mes palëve.

“Fillimisht do të doja t’ju falenderoja për mbështetjen. Për faktin që na bëni të ndjehemi të shoqëruar dhe që i kemi dyert e hapura, dhe për bashkëpunimin e ngushtë. Dhe kjo është një vlerë e shtuar për faktin se të gjithë ne duhet të punojmë së bashku, në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe kudo. Sepse Zoti është për të gjithë dhe ne duhet të punojmë të gjithë së bashku. Nëse do i rikthehemi politikës mund të ketë situata ku gjërat dalin jashtë kontrollit, por ne kemi miqtë e duhur që na ndihmojnë dhe këshillojnë për gjetjen e një marrëveshjeje mes palëve”, u shpreh Mediu.

Në takim merrte pjesë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Ministri i Diasporës Pandeli Majko, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe ish deputeti Halim Kosova. Për kreun e shtetit në politikë ka vetëm një armik mes palëve.

“Është mirë kur jemi të gjithë së bashku, dhe armiku të shohë që ne nuk jemi vetëm. Për sa i përket armiqve politikë, do të doja të ishte një armik i vetëm dhe ai është përjashtimi”, tha Meta. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono