shahini

mesues-per-shqiperine.jpg
G. P.13:16 | 11/09/2019

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini i ka kërkuar përgjegjësve të zyrave arsimore në të gjithë vendin përgjegjshmëri maksimale për konsolidimin e reformës në mësuesi.

Shahini theksoi si një ndër objektivat madhore të institucionit që drejton punësimin e mësuesve më të mirë ndërkohë bëri të ditur se në portalin “Mësues për Shqipërinë” janë publikuar rezultatet provizore.

Rezultatet përfundimtare sipas ministres do të jenë gati më 16 Shtator. Në të gjithë sistemin 9-vjeçar nxënës dhe mësues këtë vit do të punojnë me kurrikula dhe tekste të reja shkollore. /ABC News Albania 24/7

shahini-1280x713.jpg
Sej rie15:40 | 27/06/2019

Presidenti Ilir Meta pas takimeve që pati sot me krerët e partive opozitare dhe ambasadorët e huaj në vendin tonë, doli dhe bëri një deklaratë për media ku caktoi 13 Tetorin si datë të re të zgjedhjeve lokale.

Në studion e ABC News përballë gazetares Bruna Çifligu, ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini është shprehur se ka mbetur e zhgënjyer nga Presidenti Meta.

“Unë jam e zhgënjyer nga Presidenti, i cili u është bashkangjitur atyre dhe ne nuk mund ta tolerojmë. Ne duhet të respektojmë institucionin e zgjedhjeve dhe të shkojnë më zgjedhje më 30 Qershor”.

Më tej ministrja u shpreh se ajo do jetë votuese për herë të parë në vendin tonë dhe nuk e fsheh emocionin.

“Në vazhdën e vendimeve që ka marrë Presidenti kohët e fundit nuk më habit as ky vendim dhe është i pavlefshëm, natyrisht. Unë si votuese për herë të parë e mirëpres datën 30 Qershor dhe do dal të votoj. Gjatë kësaj kohe kemi marrë pjesë edhe nëpër fushata për t’i sensibilizuar njerëzit që të dalin dhe të votojnë. Ne duhet t’i respektojmë institucionet tona. Nuk ka më mandat një kryetar bashkie përtej 30 Qershorit. Ideja se do të presim deri në Tetor , Nëntor ose Dhjetor, pra kurdo që të vendosin ish-deputetët e vetëpërjashtua nga Parlamenti të përjashtuar nga zgjedhjet lokale, kjo nuk ka kuptim dhe nuk mund të jemi peng i ideve të njerëzve që kanë vendosur të vetëpërjashtohen nga politika”./abcnews.al  

SAID-NAJDENI-PESHKOPI-1280x720.jpg
ent ela17:21 | 27/04/2019

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini gjatë një vizitë në  gjimnazin “Said Najdeni” në Dibër ka kritikuar vendimin e drejtueses së mëparshme të shkollës i cili ka detyruar zhvillimin e mësimit në dy godina të ndryshme.

Në një takim me mësuesit ministrja Shahini u shpreh për zgjidhje të problemit, ndërsa theksoi se vendimi ishte i paligjshëm dhe ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi tek nxënësit dhe mësuesit.

Gjithashtu ministrja Shahini u ndal dhe tek riorganizimi i zyrave e drejtorive rajonale arsimore ku sqaroi se nuk do të ketë largime nga puna, por një riorganizim të stafit. Ndërkohë theksoi se ata drejtues që nuk kanë zbatuar rregullat do të largohen nga puna. /abcnews.al

BESA-SHAHINI-1280x714.jpg
Sej rie17:20 | 19/04/2019

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë do të riorganizojë shpërndarjen e drejtorive dhe zyrave arsimore në terren. Shpesh ato sipas ministres Besa Shahini për shkak të largësisë nga zona që mbulojnë nuk kanë punuar me kapacitet të plotë. Nga 38 që janë aktualisht numri i tyre do të shkojë në 51. Reforma garantoi ministrja nuk do të prekë punonjësit por drejtuesit po. Synimi i reformës sipas ministres Shahini është të çoje shërbimin sa më afër nxënësve dhe mësuesve dhe rritje të cilësisë në arsim./abcnews.al

erion-veliaj.jpg
nev ila13:36 | 16/04/2019

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinise Besa Shahini dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantuan kartën e studentit dhe shërbimet që studentët mund të përfitojnë prej saj me kosto më të ulet.  Kryebashkiaku Veliaj shpreson se studentët do të pajisen me këtë kartë në muajin maj. Ndërsa ministrja Shahini apeloi që bashkitë e tjera të cilat kanë universitete në territorin e tyre të ndjekin shembullin e Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj ka theksuar se shërbimet e reduktuara nga Bashkia e Tiranës do të jenë 40, shërbime të cilat për momentin përfshijnë qendrat muzeale, qendrat turistike si dhe biletat e transportit në kryeqytet. Ndërsa theksoi se për shërbimet e kancelerisë, ushqimit, librarive etj. bashkia është ende në bashkëbisedime me subjekte të ndryshme që ofrojnë këto shërbime.

Kryebashkiaku shtoi se Karta e studentit ishte një detyrim i vetë universiteteve por kjo nuk u bë prej tyre çka detyroi bashkinë që ta merrte në dorë procesin.

Veliaj shprehu dhe problematikën që po has bashkia e tiranës për mencat e dikurshme të qytetit studenti ku deklaroi se:

Vëllezër presidentësh, deputetësh, ministrash dhe ish-ministrash, kanë zaptuar dhe kanë marrë shumë hapësira, sidomos mencat, por kjo është një problematikë më vete, që do të fillojë të zgjidhet në një moment të dytë. Gjithsesi ne kemi filluar të kemi bisedime, me disa prej qendrave që ofrojnë ushqim, për të patur akses në to, por për këtë do të kemi me pas një listë të tyre“.

Karta e studentit ka qenë një ndër kërkesat e studentëve, përgjatë protestave për reformimin e arsimit të lartë. Karta, e cila u shërben studentëve përgjatë kohës që janë në shkollë, do të ofrojë një sërë lehtësirash por që sipas kryebashkiakut pajisja me to nuk  mund të realizohet në mënyrë të menjëherëshme. Ai bëri me dije se do të jetë Universiteti i Arteve, ai që do të mund të pajiset me këto karta brenda muajit Maj./abcnews.al

besa-shahini-1.jpg
ent ela13:28 | 03/04/2019

Pas denoncimit në emisionin “Stop” në TV Klan Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka pezulluar nga detyra mësuesen Bedrie Kastrati në shkollën “Bajram Curri” në Kukës. Mësuesja e shkollës 9-vjeçare ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj nxënësve të saj.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinise Besa Shahini ka pezulluar nga detyra mësuesen e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, Bedrie Kastrati. Masa ndaj mësueses vjen pasi emisioni “Stop” në TV Klan denoncoi dhunën verbale dhe fizike që Kastrati ushtronte ndaj nxënësve të saj. Sjellje të tilla thotë Ministrja Shahini përmes një postimi në Facebook, janë të patolerueshme.

 E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dhunës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dhunë fizike, verbale apo psikologjike. 
Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dhuna e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.
Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa. Falenderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve”,
shkruan Shahini.

Në emisionin “Stop” në TV Klan u shfaqën pamje të mësueses e cila ofendonte nxënësit e klasës së katërt, ndërsa u shpjegonte lëndën e matematikës.

Mësuesja: Po, i mori mësuese Aida. Mori Redin, Asin edhe Anën. Ku di unë, për ça i duhen?

Nxënësi: Pse? Për prova?

Në këtë orë mësimi nuk mungonin as goditjet fizike. Emisioni “Stop” erdhi pas denoncimeve të shumta për sjelljen e mësueses.

Mësuesja: Çfarë është elektriciteti?

Elektriku i dorës punon, kur x e tij prodhojnë elektricitet.

(Bërtet)

Këtu me…

A do tashti me ta lëshuar kokën te muri unë ty?!

Pise!

/abcnews.al

 

 

SHAHINI-1280x680.jpg
ent ela12:40 | 19/03/2019

Pas procesit të aplikimeve për zëvendësimin e anëtarëve të rinj të bordeve të universiteteve, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini zhvilloi një takim me anëtarët e rinj. Sipas Shahinit procesi ka ecur mire dhe në të, janë reflektuar kërkesat e studentëve.

Universiteti i Vlorës dhe ai i Arteve në Tiranë kanë arritur të kryejnë një proces të rregullt zgjedhor për përzgjedhjen e përfaqësuesve nga studentët.  Pritet që ky proces të përfundojë edhe në universitetin e Tiranës, universitetin e Mjekësisë dhe atë të Gjirokastrës pasi aplikimet janë të hapura./abcnews.al

mjeket-1280x752.jpg
ent ela17:59 | 05/02/2019

Shërbimet spitalore në QSUT po drejtohen nga shefa të jashtëligjshëm. Atyre ju ka mbaruar mandati, por Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ajo e Arsimit Besa Shahini nuk po firmosin shefat e rinj ndonëse procesi është mbyllur para dy muajsh.

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit nuk po marrin seriozisht zyrtarizimin e 41 drejtuesve të  shërbimeve në spitalin më të madh në vend.

Procesi i përzgjedhjes së tyre ka përfunduar që në muajin Nëntor të vitit të shkuar dhe tashmë bluzat e bardha e kanë mësuar se cilin mjek do të kenë në krye të shërbimit spitalor ku punojnë, por firmat e ministres Ogerta Manastirliu dhe Besa Shahini po mbajnë peng emrat e tyre.

Nuk dihet ende pse një proces kaq i thjeshtë po zvarritet prej rreth dy muajsh. ABC news pyeti në Ministrinë e Shëndetesisë dhe atë të Arsimit, por nuk mori përgjigje.  Mjekët jashtë kamerave thonë se ministritë me zvarritjen e publikimit të emrave po tentojnë të manipulojnë fituesit.

Ata tregojnë edhe se një pjesë e shefave të rinj nuk janë përzgjedhur me konkurs ashtu siç u paralajmërua, por janë emëruar në atë post. Madje disa prej kandidatëve për shef shërbimi kanë ankimuar në gjykatë emrin e përfolur si fitues ndonëse ai nuk është shpallur zyrtarisht.

Ndonëse procesi për të përzgjedhur drejtuesit e rinj të shërbimeve spitalore u zhvillua rreth tre vite me vonesë ai po vijon ende të zvarritet.  Kjo pasi dy ministret Manastirliu dhe Shahini që duhet të miratojnë listën fituese vijojnë të heshtin./abcnews.al

besa.jpg
ent ela16:32 | 28/01/2019

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë informuese për mediat lidhur me pyetjet e ngritura nga studentët mbi mënyrën e funksionimit të shpërndarjes së bursave dhe aplikimit të përgjysmimit të tarifës, edhe pse një përgjigje për apelin e dekanit Hoxha nuk e kishte, një thirrje ia drejtoi universiteteve ku mësimi vijon i bllokuar.

“Dua edhe njëherë të konfirmoj se qeveria e ka ndarë buxhetin dhe e ka vënë në dispozicion të arsimit të lartë. Përgjysmimi i tarifës ka hyrë në fuqi menjëherë dhe studentët përfitues e kanë ndjerë efektin ngaqë nuk janë detyruar të paguajnë tarifën e plotë. Studentët të cilët kanë paguar tarifën e plotë janë në proces të rimbursimit. Gjithashtu kemi marrë informacion nga universitetet që do të shtyjnë afatin që është data 31 janar për pranimin e dokumentacionit të nevojshëm për bursat, në mënyrë që t’u lihet më shumë afat studentëve në nevojë për plotësimin e dokumentacionit.

Për notën mesatare 9 dhe 10 te studentët e vitit të dytë dhe të tretë merret parasysh mesatarja gjatë viteve të universitetit. Për studentët e vitit të parë e ciklit të parë merret parasysh mesatarja e arsimit të mesëm. Është bërë kalkulimi dhe i është dërguar universiteteve. Për kategoritë e veçanta deri vitin e kaluar bursa është ndarë në një bashkëpunim mes universitetit dhe bashkive, por nga ky vit duhet ta përmend se bursat do të jepen nga qeveria. Ju bëj apel të zëvendësoni orët e humbura sa më parë, të bëni angazhim të plotë për të zëvendësuar mësimin”./abcnews.al

RIORGANIZIM-TE-DREJTORIVE-ARSIMORE.mpg_snapshot_00.34-1280x720.jpg
ent ela15:21 | 24/01/2019

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e Zyrës Arsimore të Matit.  Vendimi vjen pas ankesave të qyetareve në portalin e bashkëqeverisjes me ta. Ndërkohë ministrja e Arsimit u shpreh dhe për riorganizim të zyrave arsimore.

Vëmendjen e mori protesta e studentëve, por dhjetorin që lamë pas ankesat nuk kanë munguar as për çështje që kanë të bëjnë me arsimin parauniversitar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Besa Shahini tregoi se punësimi i mësuesve pa respektuar portalin, transferimi i tyre apo punësimi i mësuesve ndihmës ishin shqetësimet kryesore që qyetarët kanë shprehur në “shqiperiaqeduam.al”. Rekord mban zyra arsimore e Matit.

“Ne e hapëm portalin për të parë sa ankesa ka pasur në zyrën arsimore në mat dhe kanë qenë 41 ankesa për vitin e kaluar. Për një zyrë të vogël që i shërben 30 shkollave dhe 600 mësuesve është shifër rekord ankesash”

Ministrja e Arsimit thotë se ka marrë masa.

“Dje është pezulluar drejtoresha e Zyrës Arsimore dhe ka filluar proces verifikimi i ankesave ndaj vendimeve të saj”.

Drejtoritë Arsimore Rajonale do të riorganziohen. Në rast shkeljesh drejtuesit e tyre do të zëvendësohen me të deleguar nga Tirana deri në emërimin e një tjetri.

Ndërkohë ministrja e Arsimit tregoi se po plotësohet udhëzimi për punësimin e mësuesve.

“Tri janë çështjet kryesore që po i adresojmë, e para ka të bëjë me emërimin e mësuesit ndihmës vetëm përmes portalit, prioritet kanë mësuesit që kanë arsimim te pedagogjia speciale dhe e dyta  te definimi i pikave të vlerësimit të dosjeve të kandidatëve për mësues. Do t’u japim përparësi kandidatëve që njohin gjuhë të huaj dhe kanë përparësi kandidatët që kanë dalë mirë në rezultatet e studimeve. E treta përfshirja e mësuesve të lëndëve të përgjithshme në shkollat profesionale”.

Ndërkohë Shahini tha se çdo vendim i marrë jashtë portalit “Mësues për Shqipërinë” do të konsiderohet i paligjshëm. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono