Shaban Sinani

shaban-sinansi-1280x720.jpg
nev ila10:47 | 11/10/2019

“Vendimi është degradues, pasi shkel ligjet evropiane të paqes“, kështu deklaroi Anëtari i Akdemisë së Shkencave të Shqipërisë, Shaban Sinani, në lidhje me çimimin Nobel që iu dha autorit austriak Peter Handke.

“Jemi të mendimit se një institucion për paqen të jap çmim që nxit urrejtje.Vendimi është degradues, pasi shkel ligjet evropiane të paqes. Nuk është e drejta jonë të kërkojmë shfuqizimin e çmimit, sepse nuk mund të ndodhë”, deklaroi Sinani.

Kritikët kanë reaguar në lidhje me këtë  vendim. Ata janë shprehur kundër vendimit për t’i dhënë Peter Handke një çmim Nobel për letërsinë.

Dramaturg, novelisti dhe poetit austriak iu dha çmimi Nobel të enjten.

Ai është një figurë shumë e diskutueshme pasi njihet si mbështetës i serbëve gjatë luftës jugosllave të viteve 1990.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, reagoi ditën e djeshme në lidhje me këtë vendim, ku u shpreh se çmimi ishte i turpshëm dhe i ishte dhënë një “mohuesi të genocidit”.

Edhe vetë autori austriak tha se, ishte i befasuar kur fitoi çmimin, duke shtuar se vendimi ishte “shumë i guximshëm nga Akademia Suedeze”. Cmimi i tij u vlerësua gjerësisht në Austri ndërsa kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiq, foli për “një shkrimtar të madh, humanist dhe një njeri që e do Serbinë”.

Akademia Suedeze e cila mbikëqyr çmimin prestigjioz tha në një deklaratë se, Handke ishte njohur për “një punë me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”./abcnews.al

akademia-e-shkencave.jpg
ad min18:30 | 15/04/2019

44 akademikët, të cilët kanë të drejtë kandidimi për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, për herë të parë do të kalojnë përmes procesit të dekriminalizimit. 24 Maji është data e zgjedhjeve e përcaktuar nga Asambleja e këtij institucioni.

Prej dy vitesh Akademia e Shkencave është pa kryetar dhe në proces reformimi. Data 24 Maj është zyrtare për zgjedhjet shpallur nga asambleja. Sekretari i Përgjithshëm në detyrë, Vaso Tole, thotë se për herë të parë do ketë një skaner të thellë të kandidatëve, të cilët kanë të drejte gare për kryetar të Akademisë, zëvendëskryetar të Akademisë, Sekretar Shkencor i Akademisë dhe kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike.

Për herë të parë do të ketë jo vetëm një platformë formale për dosje, por në ditën e zgjedhjes do të ketë një ballafaqim të tyre. Akademiku dhe anëtari i komisionit të zgjedhjeve Shaban Sinani thotë se pak ditë më parë është dorëzuar edhe projektligji për reformën në Akademinë se Shkencave të Shqipërisë nga 15 deputetë të Partisë Socialistë. Ç’ka nënkupton fillimin e diskutimit në komision me palët e interesit.

Megjithëse projektligji është një hartim i përbashkët nga anëtarët e Akademisë dhe një grup pune nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, së fundmi kjo e fundit ka qenë pak e tërhequr, pranon Sinani./abcnews.al

shaban-sinani.jpg
ad min16:28 | 19/11/2018

Shaban Sinani është një pjesmarrës aktiv në Panirin e Librit. Studiuesi prezantoi veprën e tij më të re “Antropologji e identitetit kulturor”. Nga ana tjetër, syrit të tij të mprehtë nuk i kanë shpëtuar disa fenomene që hasen në panir. Shabani na shpjegon anët pozitive dhe çfarë duhet përmirësuar në eventin më të rëndësishëm të librit në Shqipëri./abcnews.al

 

SHABAN-SINANI-PER-JERONIM-DE-RADEN-1280x720.jpg
ent ela15:37 | 08/04/2018

Shaban Sinani me anë të studimit “Hieronymi në Botën arbëreshe”, përpiqet të rintegrojë Jeronim De Radën në letërsine shqipe. Sinani në këtë studime thekson se De Rada është prijësi i Letërsisë Europiane në letrat shqipe. Studiuesi në një intervistë për ABC News rrëfen domosdoshmërinë e njohjes së veprës së De Radës  ashtu si ai e shkroi dhe jo përmes përshtatjes, ku shpesh ka firo nga varianti origjinal./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono