sfida

20181013_USP507-1280x720.jpg
ent ela13:21 | 25/11/2019

Kush është Michael Bloomberg, miliarderi që sfidon Donald Tramp. Fushata e tij elektorale do të vetëfinancohet, sepse ai nuk pranon të blihet. Deri tani ka shpenzuar 30 milionë dollarë për reklama.

“Një djalosh i klasës së mesme i cili është sjellë mirë.” Kështu përshkruhet Michael Bloomberg, një nga njerëzit më të pasur të planetit, në videon një minutë të gjatë që zyrtarizon hyrjen e tij në garën elektorale për zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-ës, në radhët e demokratëve.

Fushata e tij elektorale për të cilën ka shpenzuar 30 milion dollarë deri tani vetëm në reklama, do të jetë e vetëfinancuar, sepse ai nuk mund të blihet, thotë ekipi i tij elektoral. Michael Bloomberg i ishte afruar garës presidenciale dhe në 2016-ën, si kandidat i pavarur.

Një vit më parë u anëtarësua në partinë demokratike për të provuar terrenin në zgjedhjet paraprake, por hoqi dorë në muajin mars. Kjo dhe pse ai u shpreh i bindur se mund ta mundte Trump, por jo dhe aq I bindur se do të mund të fitonte mes aq shumë kandidatëve demokratë. 77 vjeçari është manjat i mediave, konservator i moderuar dhe shumë pranë Uoll Strit. Fakti që ndryshoi mendje sërish duke vendosur të kandidojë, ka të bëjë me atë se ai nuk beson se mes kandidatëve aktualë demokratë, ndodhet ai që mund të mundë Trump në nëntor të 2020-ës.

Blumberg ka ndërtuar pasurinë e tij me shoqërinë që mban mbiemrin e tij, një perandori informacioni dhe faktesh financiare që përdoret në të gjithë botën nga bankierë, analistë, dhe operatorë të bursës. Pas suksesit si sipërmarrës ai vendosi të merrej me politikë.

U kandidua për postin e kryebashkiakut të Nju Jork në vitin 2001, duke garuar si një republican në një qytet që njihej si bastion democrat. Jo vetëm që u zgjodh por ai u konfirmua dhe për dy mandate të tjera në drejtim të qytetit deri në vitn 2013. Gjatë mandatit të tij të dytë si kryebashkiak ai u largua nga partia republikane duke u bërë I pavarur. Me një pasuri që vlerësohet deri në 54.4 miliard dollarë, ai ndodhet në vendin e tetë në klasifikimin e miliarderëve të Forbes.

I lindur në Boston në 1942-shin me financën në ADN, ai ishte djali i një llogaritari. U diplomua në universitetin prestigjoz Xhons Hopkins, në vitin 1996 mbrojti masterin në Harvard. Fillimisht u punësua në Uoll Strit me Salomon Brothers, për t’u bërë më pas partner në vitin 1972. Në 1968-ën themeloi “Bloomberg” ku ka 85% të aksioneve. Konservator në frontin ekonomik, mbështet qëndrime liberale për tema sociale dhe ambientale. /abcnews.al

merkel.jpg
ad min09:33 | 12/09/2019

Mbrojta e klimës, digjitalizimi, siguria nacionale… janë vetëm disa nga sfidat, për të cilat foli Angela Merkel në Bundestag. Në veçanti ruajtja e klimës konsiderohet si sfidë e madhe.

Kancelarja Angela Merkel ka kërkuar në Bundestag miratimin e masave për ruajtjen e klimës. “Nëse duam një ruajtje më të mirë të mjedisit dhe të klimës, atëherë duhet të ndajmë më shumë para”, tha ajo në debatin e përgjithshëm në Bundestag për buxhetin vjetor. Injorimi i kësaj çështjeje do të kushtonte edhe më shumë para. “Heshtja nuk është alternativë”, tha ajo

Merkel theksoi se vendimi duhet të merret më 20 shtator. Ndërsa ruajtja e mjedisit duhet të mbështetet tek inovacionet dhe mekanizmat e ekonomisë së tregut. Merkeli tha se duhet të gjenden zgjidhjet e duhura për ruajtjen e klimës dhe zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit në ajër. Njëkohësisht duhen gjetur zgjidhje që e mbështesin zhvillimin ekonomik. Kjo mund të bëhet përmes energjisë së ripërtëritshme.

Gjermania duhet të investojë më shumë në inteligjencën artificiale, mendon kancelarja. Ndërsa Evropa duhet të forcojë disa segmente, ku SHBA dhe Azia janë në përparësi. Sa i përket digjitalizimit, Merkel mendon se Evropa duhet të angazhohet më shumë në këtë drejtim, sepse disa pjesë të tjera të botës janë në epërsi.

Bundestag | Haushaltsdebatte | Finanzminister Olaf Scholz mit Kanzlerin Merkel (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Merkel kërkon forcimin e rolit të Evropës

Merkel theksoi se në Gjermani duhet të ketë zhvillim të barabartë në të gjitha rajonet. Zhvillimet mes rajoneve rurale dhe urbane janë të ndryshme. “Këtu duhet të gjejmë përgjigjet përkatëse.” Këtu bën pjesë edhe përkujdesja mjekësore.

Kancelarja kundërshton me vendosmëri racizmin, duke kërkuar “zero tolerancë” ndaj urrejtjes, racizmit dhe përkufizimeve ndaj njerëzve të tjerë. Ajo ka denuar ashpër sulmet e fundit ndaj hebrenjve dhe të huajve.

Kancelarja gjermane kërkon një rol edhe më të fuqishëm të Evropës në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes në botë. Evropa duhet të zhvillohet më shpejt në “fushën e sovranitetit”. “Evropa duhet të luajë një rol më të rëndësishëm edhe në zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve.” Bashkimi Evrpopian do të dobësohet me daljen e Britanisë së Madhe. Por kjo do të thotë se BE duhet të zhvillojë forca të reja.

Bundestag - Generaldebatte | Alexander Gauland (Getty Images/AFP/J. MacDougall)

Gjermania duhet të përgatitet për ndarjen e një sasie më të madhe parash për mbrojtje. Nuk ka automatizma, si në kohën e Luftës së Ftohtë, kur SHBA kishte një rol mbrojtës për evropianët, tha Merkel. Ndaj është me rëndësi që Gjermania të mbajë premtimet e veta për ngritjen e përqindjes së fondeve që duhet të ndajë për nevojat e NATO-s.

Kritikat e AfD

Shefi i deputetëve të AfD në Bundestag, Alexander Gauland, ka kritikuar qeverinë federale për një politikë aksioniste në ruajtjen e klimës si dhe për qëndrimet e saj për politikën e mbrojtjes. “Në vitin 1945 ne kemi qenë djalli i botës, e tani duam të jemi shembull”, tha Gauland. Ndërkohë që, sipas tij, Gjermania nuk mund të jetë fuqi relevante për ruajtjen e klimës. Gaulandi kritikon qeverinë edhe për hapjen e dyerve për “ardhjen masive të të huajve nga mbarë bota”.

Ekologjistët dhe liberalët ofrojnë bashkëpunim

Bundestag - Generaldebatte | Katrin Göring-Eckardt (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Shefja e deputetëve ekologjistë në Bundestag Katrin Göring-Eckardt tha se kjo parti është e gatshme për negociata, kur bëhet fjalë për ruajtjen e klimës dhe mjedisit. “Duhet të pushoni me fjalime dhe të filloni punën”, tha Göring-Eckardt. Politika e “zeros së zezë”, që nënkupton mos futjen në borxhe të reja, ishte temë debati në fjalimin e  shefit të liberalëve Christian Lindner. Ministri i Financave Olaf Scholz është duke shpenzuar para më shumë sesa që ka në dispozicion, tha ai. “Nga zeroja e zezë ai ka bërë një zero të kuqe”, mendon Lindner. Por edhe ai kërkon konsensus në politikën ndaj klimës. Majtistët kritikuan qeverinë për një politikë jo sociale dhe për dallimet tepër të mëdha mes shtresave të ndryshme./DW

jens-stoltenberg-NATO-1280x727.jpg
ad min12:30 | 07/08/2019

Krahas Rusisë dhe ISIS, një tjetër sfidë komplekse po paraqitet për NATO-n. Rritja e influencës ekonomike dhe ushtarake të Kinës ka shqetësuar Organizatën e Atlantikut të Veriut, aq sa sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg po kërkon aleanca në Azinë e Paqësorit.

NATO duhet të kuptojë se fuqizimi i Kinës dhe shtrirja e influencës së saj nëpër botë mund të kthehet shumë shpejt në një sfidë për vendet anëtare të organizatës. Deklarata është bërë nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili ka theksuar se intensifikimi i rolit të Pekinit, sidomos në detin e Kinës së Jugut, ngre shqetësime mbi qëllimet reale të tij. “Kjo nuk do të thotë se ne duhet të zhvendosim forcat e NATO-s në Paqësor, por ka të bëjë me përgjigjen tonë ndaj faktit se Kina po afrohet tek ne”, ka thënë Stoltenberg në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Ai ka theksuar se, investimet e Kinës në Europë, rritja e pranisë së saj në Arktik dhe Afrikë, si dhe në hapësirën kibernetike përbën një shqetësim serioz. “Kjo situatë e bën të domosdoshme që NATO t’i përgjigjet rritjes së Kinës dhe në këtë aspekt duhet të bashkëpunojmë me partnerët tanë si Australia, Zelanda e Re, por edhe Japoninë e Korenë e Jugut”, ka thënë Stoltenberg, i intervistuar gjatë një vizite në Australi.

Pekini zyrtar ka deklaruar disa herë se zhvillimi i tij ekonomik dhe ushtarak nuk përbëjnë rrezik për vendet e tjera. Sidoqoftë, tensionet me Perëndimin janë ngritur, të ndikuara edhe nga lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara. Pak ditë më parë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper deklaroi se administrata amerikane po shqyrton vendosjen e raketave me rreze të mesme veprimi në rajonin e Azisë së Paqësorit./ABC News Albania 24/7

106296866_3647eda0-df11-49e3-aafd-2d0d2199ec79.jpg
ent ela13:45 | 09/04/2019

Izraeli është në zgjedhje të përgjithshme në një kohë që sondazhet flasin për një diferencë shumë të vogël votash mes kryeministrit në largim Benjamin Netaniau dhe rivalit të tij Beni Gantz.

Izraelitët votojnë në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme. Janë 6.3 milion personat, ndër të cilët 16 për qind arabë, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e tyre. Sondazhet e fundit flasin për një diferencë shumë  të vogël votash mes kryeministrit dhe liderit të Likud, Benjamin Netaniau dhe rivalit të tij kryesor Beni Gantz të qendrës me partinë “Bardhë e Blu”

Zgjedhjet aktuale përballin dy persona shumë të kualifikuar në fushën e sigurisë, duke vendosur në këtë mënyrë në plan të dytë çështjen e mbrojtjes të shtetit hebre, në krahasim me fushatat elektorale të kaluara. Por gjithsesi tema kryesore mbetet po ajo të paktën nga kryeministri në largim.

Partitë e vogla mund të jenë të rëndësishme në rast se do të jetë e domosdoshme krijimi I aleancave, por më parë duhet të kalojnë pragun e 3.25 për qindëshit. Pjesa më e madhe e sondazheve I jep më shumë vende në parlament liderit të qendrës, gjeneralit Gantz në krahasim me Likud, partisë së djathtë të Beniamin Netaniau. Por rezultatet e partive të tjera që mund të krijojnë aleancë me Likud, tregojnë se Netaniau do të kishte më shumë mundësi për të krijuar një koalicion qeverisës në krahasim me Beni Gantz./abcnews.al

byroja-politikeeee.jpg
ent ela20:39 | 23/01/2019

Në emisionin “Byro Politike”, Fatbardh Kadilli, Erli Murati, Albana Vokshi dhe  Julian Zyla kanë folur për ekipin e ri të PD-së. Ata kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me drejtuesit e rinj të PD ku së pari do testohen në protestat që pritet të organizohen nga opozita. Më pas ky ekip do të përballet me zgjedhjet vendore.

Kadilli: Kjo protestë ka për qëllim largimin e zotit Rama. Çdo masë dhe presion ndërkombëtarë dhe i brendshëm nuk ka bërë që qeveria të reflektojë.  Ai e përdor pushtetin për të ozurpuar vendin. Ne kemi për qëllim kthimin e ligjitimitetit të vendit. Ne nuk dua të zëvëndësojnë pushtetin e zotit Rama me pushtetin e PD apo opozitës së sotme. Ne duam të garantojmë zgjedhje. Zgjedhjet nuk bëhen nëse procesi i vettingut nuk zbatohet.  Ne përpiqemi që të luftojmë deri në fund për objetivin. Përvoja e dy vjetëve ka teguar se Saimir Tahiri i akuzuar për kanabizimin e vendit nuk është më. Ministri pasues që edhe atë e kemi akuzuar nuk është më.

Murati: Ne duhet të presim nisjen e fushatës elektoreale. Ekipi i ri i Bashësh nuk ka për qëllim protestën, por protesta është një mjet që synon pushtetin. Protesta është një mjet politik për të zgjuar ndërgjegjen popullore. Është një protetë shumë e vëshitrë për opozitën. Kjo është një sfidë e dyfishtë për opozitën duke parë humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e kaluara. Ekipi i ri i PD unë mendoj se i bën mirë çdo partie.

Vokshi: Së pari meqë më jepet rasti dua të uroj gjithë ekipin e ri të PD. PD vjen e riorganizuar në çdo qelizë dhe në çdo qytet të saj. Është një ekip që nuk mund të them që është i ri. Por është një ekip ku janë ndërthurur figura të reja dhe të vjetar. Ky ekip nuk do jetë vetëm në krye të protestave por është një ekip që është zgjedhur për 4 vitet që vijnë. Ky është një ekip që do të udhëheqë PD.  Testi i parë i këtij ekpi janë pikërisht protestat.

Zyla: Unë po të kisha prova do t’i dorëzoja në institucionet përkatëse. Ju duhet të zgjidhi raportin me të vertetën. Ne ndoqëm me vëmendja PD e re. Lajmi i parë që tha PD e re ishte ai i PD së vjetër. Ata dolën dhe lajmëruan për protesta. Problemi më i rëndësishëm i politikës në shqipëri është se nuk mërren me çështje por merren me figura. Një opozitë e sinqerët punon për të zgjidhur problemet. Njerëzit e kuptojnë kur t’i je i sinqertë dhe ju thua se po punojmë për këtë gjë. Atyre u thuhet se nga fillimi deri në fund do rrëzojmë Ramën. Ata njerëz kuptojnë se nuk po punohet për ta.

Kadilli: Ajo që është e rëndësishme proteta është një nga instrumentat më të rëndësishme që ka opozita. Politika ka mbetur instrumeti i vetëm për qytetarin dhe kur nuk gjen zgjidhje tek mazhoranca vjen tek opozita. Ne kemi bërë shumë protesta. Ne i kemi bërë protesta ku kemi thënë mazhorancës që të “mbajë premtimet”. Opozita është shumë e mirë kur proteston. Protestat tona nuk kanë kërkuar largimin e Ramës, por e kemi kërkuar largimin e tij kur kemi parë që nuk u zhvilluan më zgjedhje të lira dhe të ndershme./abcnews.al

ramush-haradinaj.jpg
ad min12:18 | 04/01/2019

Në një intervistë për median e shkruar në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se ky vit nuk do të jetë i lehtë për vendin, i cili pritet të përballet me Gjykatën Speciale dhe dialogun me Serbinë. Sa për këtë të fundit kreu i ekzekutivit ftoi dhe njëherë opozitën të bëhet pjesë e tij.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se viti 2019 nuk do të jetë aspak i lehtë për Kosovën për shkak të proceseve nëpër të cilat do të kalojë. Në një intervistë për median e shkruar në Kosovë ai foli dhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme duke theksuar se një gjë e tillë nuk është në interes të vendit.

Duke folur për “Epoka e Re”, Haradinaj i bëri dhe njëherë apel opozitës në vend, përkatësisht Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen, që të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë duke shtuar se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces.

Kryeministri foli dhe për marrëdhëniet raportet që qeveria ka krijuar me Partinë Social-Demokrate, të krijuar nga të larguarit nga Vetëvendosja. Ai tha se do të kishte dëshirë të përfshinte këtë subjekt politik në qeveri por, sipas tij, zyrtarët e PSD-së ia kanë bërë të qartë se në këtë mandat nuk do të përfshihen në qeveri./abcnews.al

VAJZA-RUSE-2-1280x829.jpg
ent ela11:16 | 18/11/2018

Dëshironte të sfidonte natyrën pa i bërë mirë llogaritjet me liqenin e ngrirë. Një eksperiencë e shëmtuar ajo e një vajze të re ruse, e cila pasi u zhvesh u përpoq të hidhej në sipërfaqen e ngrirë të ujit duke shpresuar se për shkak të temperaturave jo dhe aq të ulëta, akulli do të thyhej. Pamjet janë filmuar nga një mik i saj, dhe rrëzimi ka bërë xhiron e botës në shumë pak minuta. E reja ka shpëtuar vetëm me një frakturë në kavilie dhe një mësim të mirë: mos sfido natyrën. /abcnews.al

gs.png
ad min23:51 | 17/10/2018

Golden Stejti e nisi me fitore sezonin e ri në basketbollin amerikan. Kampionët në fuqi, gjithsesi, e patën tepër të vështirë ndaj Oklahomës.

Fillimi duhej të ishte i tillë. Sporti nuk i pëlqen shumë ceremonitë, por kampionët e kishin të pashmangshe mbrëmjen e celebrimit të titullit.
Në Arenën e shkëlqyer të Oklendit, nuk mund të mos ndihej krenaria dhe vetëkënaqësia për arritjen e qëllimit, ndërsa u rreshtuan titujt dhe kampionët ndër vite, si dhe u shtua një tjetër flamur fitimtar.

Ky shpërqëndrim tepër i këndshëm i vëmendjes do ta jepte menjëherë pasojën negative, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të NBA-së. Edhe pse Oklahoma kundërshtare u paraqit pa lojtarin e saj më të mirë, Rasëll Uestbrukun e dëmtuar, sërish e pati më të lehtë përballë kampionëve ende të ngopur. U desh Stefën Kërri në versionin më të mirë që të kalohej me sukses një sfidë e rrezikshme, që u fitua 108-100. Ylli shtatshkurtër shënoi 32 pikë, dha 9 asiste dhe kapi 8 topa në tabela.

Ai pati në krah, ashtu siç duhet, lojtarin më të mirë të finaleve të vjetshme, Kevin Durantin, që shënoi 27 pikë, kapi 8 topa në tabela dhe shërbeu 6 pasime për kosh. Kërri dhe Duranti bënë që të tejkalohej forma jo aq e mirë e kapitenit Klej Tompson, dhe mungesa e qendrës së afruar gjatë verës, DeMarkus Kouzins, që është i dëmtuar. Oklahoma i vuri kampionët në vështirësi, dhe Pol Xhorxh ishte më i miri për ta me 27 pikë. Sfida e parë, pra, u kalua me sukses, ndërsa trajneri Stiv Kërr thotë se yjet e tij kanë nevojë edhe për dy javë kohë për të qenë në formën e tyre normale./abcnews.al

PRAG-IZRAEL-SHQIPERI.mpg_snapshot_01.10-1280x720.jpg
ent ela15:41 | 14/10/2018

Kombëtarja luan sot në Izrael, një ndeshje tepër të rëndësishme për Ligën e Kombeve. Trajneri Panuçi e kapiteni Mavraj kanë besim, ndërsa skuadra është e plotë.

Kualifikimi nuk sigurohet sot, por sërish jemi në moment vendimtar.

Kombëtarja shqiptare luan në fushën e Izraelit, në 20:45, sfidën e tretë në Ligën e Kombeve, dhe një rezultat pozitiv do të ndihmonte shumë për arritjen e objektivit, kalimit për në gjysmëfinale.

Kuqezinjtë pritet të mos kenë probleme për formacionin kur të dalin në fushën e stadiumit në Haifa, ndërsa ekziston shpresa se mund të përfitohet nga lodhja e Izraelit që luajti të enjten ndaj Skocisë.

“Jam optimist jo sepse kundërshtari mund të jetë i lodhur, por sepse pashë skuadrën sesi punoi në stërvitje. Djemtë punuan me shumë profesionalizëm, ndoshta ka qenë java më e bukur që kur kam ardhur në Shqipëri. Nuk di nëse Izraeli është i lodhur. Luajti 3 ditë më parë, por varet gjithçka nga ne. E kam vendosur formacionin dhe skemën me të cilën do të luajmë, por do ta shihni në fushë se kush do të jetë njëmbëdhjetëshja”.

Trajneri ynë ka një mendim të lartë për kundërshtarin.

“Izraeli bëri një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Skocisë. Ishte një skuadër krejtësisht e ndryshme nga ajo që luajti ndaj nesh. I vënë presion Skocisë duke mos e lënë të dilte në sulm. Izraeli është një skuadër me cilësi të madhe, me lojtarë shumë të zotë. Për ne, do të jetë një ndeshje e vështirë”.

Nuk mund të mos bëhej krahasimi me fitoren 3-0 të arritur në Izrael nga skuadra e De Biazit.

“Çdo ndeshje ka historinë e saj. Do të doja të ishte e njëjta histori si një vit e gjysmë më parë. Shpresojmë të luajmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë edhe këtë herë”.

Mavraj ndihet mirë për të luajtur, ndërsa ka këtë gjykim.

Besoj se mund të fitojmë, nuk ka rëndësi skema në mbrojtje, por loja në grup

Lajmet nga kombëtarja janë që Eros Grezda është I rikuperuar dhe pritet të jetë në formacion.

Për fat të keq, Balliu nuk do të jetë për shkak dëmtimi, ndërsa pritej të zëvendësonte Veselin e dëmtuar.

Shqipëria ka 3 pikë në grup, po aq sa Izraeli dhe Skocia.

MACRON-MONOPOLET.mpg_snapshot_00.02-1280x706.jpg
ad min22:41 | 09/10/2018

Në përpjekje për të sfiduar dominimin amerikano-kinez, Emanuel Makron ka deklaruar se do të lobojë për ligje më të forta kundër monopoleve. Duke shpallur prioritetet e fushatës për zgjedhjet euro-parlamentare, presidenti francez ka nënvizuar se Europa nuk duhet të mbetet skllave e gjigantëve të teknologjisë.

Teksa zgjedhjet për Parlamentin Europian po afrojnë, presidenti francez Emanuel Macron ka deklaruar se do të lobojë për përforcimin e ligjeve të konkurrencës. Duke folur në një takim me përfaqësues të bizneseve që ofrojnë shërbime teknologjike, Macron ka nënvizuar se Europa duhet të marrë masa për t’u mbrojtur nga dominimi i gjigantëve. “Na duhet një arsenal ligjesh më i fortë dhe puna për këtë ka nisur. Duhet ta vazhdojmë, ndaj gjatë fushatës do të bëj propozime shumë të forta”, ka deklaruar Macron.

Ai ka nënvizuar se avancimi në këtë fushë është e vetmja rrugë që Europa të ecë me këmbët e saj në të ardhmen. “Në të kundërt, e vetmja zgjidhje që do të na mbetet do të jetë të zgjedhim mes amerikanëve dhe kinezëve”, ka thënë Macron. Në këtë aspekt, shefi i pallatit Elize ka vlerësuar punën e bërë nga komisionerja e BE për konkurrencën, Margreth Feshtager, e cila ka gjobitur kompanitë më prestigjoze amerikane si Google. “Ajo është një grua shumë e guximshme dhe ka menaxhuar çështje të profilit të lartë për të luftuar abuzimet”, ka thënë Macron. Muaj më parë, Feshtager irritoi presidentin amerikan Donald Trump për qasjen e saj ndaj kompanive ikonë të Shteteve të Bashkuara, si Apple. Në samitin e vendeve të G7-s, Trump e akuzoi zyrtaren europiane se urren Amerikën./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono