sezon

berisha-1280x710.jpg
Sej rie23:45 | 01/08/2019

Portieri i kombëtares Etrit Berisha është optimist për aventurën tek skuadra e Spal. Gardiani kuq e zi thekson se ndihet mjaft mirë dhe beson tek një sezon pozitiv.

Portieri i kombëtares Etrit Berisha duke filluar nga sezoni i ardhshëm do te luaje në radhët e skuadrës së Spal pas largimit nga Atalanta ku qëndroi për tre sezone. Gardiani kuq e zi shprehet optimist për aventurën e re ndërkohë që thekson se eksperienca tek Atalanta e ka rritur shumë si futbollist.

“Është muaji im i parë tek Spal dhe çdo gjë po shkon mirë. Ndihem shumë mirë në këtë skuadër dhe jam optimist për të ardhmen. Futbollistet janë mësuar të ndërrojnë ambient dhe kjo nuk ka ndikuar aspak tek unë. Eksperienca tek Atalanta me ka ndihmuar shumë dhe gjërat më të mira do t’i sjell tek Spal. Do te jap maksimumin tek skuadra ime e re. Këtu ka shumë dëshirë për të punuar dhe shpresojmë të bëjmë një kampionat të mirë”.

Aventura e re për Berishën rrit shanset që shtatlarti të startojë sërish si titullar me kombëtaren./ABC News Albania 24/7

rain.jpg
G. P.13:39 | 14/07/2019

Sezoni i shirave si çdo vit ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke në mbarë Azinë Jugore. Më të prekurat rezultojnë India dhe Nepali, ku janë regjistruar edhe disa dhjetëra viktima.

Persona të shumtë kanë humbur jetën teksa përmbytjet e shkaktuara nga sezoni i shirave vërshuan në Nepal dhe veri-lindje të Indisë. Sipas mediave ndërkombëtare, të paktën 43 persona mbetën të vrarë vetëm në Nepal si pasojë e shirave të dendura, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, ndërkohë që mbi 20 të tjerë konsiderohen të humbur.

Në tërësi, shirat dhe rritja e nivelit të ujërave kanë prekur mbi 1 milion persona dhe meteorologët parashikojnë që reshje më të dendura të ketë në ditët në vijim, si pasojë e sezonit. Në mbarë Nepalin policia ka shpëtuar mbi 1 mijë e 100 persona.

Mes viktimave është edhe një familje prej 3 anëtarësh, që humbën jetën kur një pjesë e shtëpisë së tyre u shemb në kryeqytetin Katmandu. Ndërkohë, lumi Brahmaputra, që përshkon Indinë, Bangladeshin dhe Kinën ka dalë nga shtrati duke përmbytur mbi 1.800 fshatra në shtetin Asam, në verilindje të Indisë.

“10 persona kanë humbur jetën në incidente të ndryshme në tre ditët e fundit dhe mbi 1 milion të tjerë janë prekur nga përmbytjet”, thuhet në një buletin të qeverisë, të cilit i referohet agjencia “Reuters”.

Sipas autoriteteve, situata mbetet jashtëzakonisht kritike. Sezoni i shirave verifikohet çdo vit nga Qershori në Shtator dhe shkakton katastrofa në mbarë Azinë Jugore. Vitin e kaluar mbi 1 mijë e 200 persona humbën jetën në rajon si pasojë e stuhive dhe rrëshqitjeve të tokës./ABC News Albania 24/7

griezmann-a-1280x956.jpg
nev ila21:12 | 13/06/2019

Manchester United hyn në garë për Griezman dhe i ofron francezit 26 mln euro në sezon. De Ligt pranë transferimit të Paris Saint Germain.

Antoine Griezman është një hap larg skuadrës së Barcelonës, por në Angli zërat flasin për një interes të skuadrës së Manchester United. Sipas mediave britanike, djajtë e kuq janë të gatshëm të ofrojnë mbi 100 mln euro për shërbimet e francezit dhe një pagë prej 26 mln euro në sezon. Shifrat të çmendura për xhevahirin francez, i cili shihet si përforcimi i Barcelonës, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga zërat brenda klubit spanjoll.

Mbrojtësi i Ajaksit, De Ligt është gjithnjë e më larg skuadrës së Barcelonës. Sipas së përditshmes holandeze De Telegraf, nëna dhe e dashura e futbollistit kanë vizituar disa rezidenca në Paris ku mund të vendosen në rast se 19 vjeçari do të luaj për PSG sezonin e ardhshëm. Pak ditë më parë De Ligt theksoi se nuk është ende gati për një aventurë te Barcelona, zëra këta që e dërgojnë tek kampionët në fuqi francezët.

Sezoni i kaluar me fanellën e Milanit mund të konsiderohet si pozitiv për Bakajoko kartonin e të cilit e zotëron skuadra e Chelsea. Milani nuk e ushtroi të drejtën e blerjes përfundimtare ndërkohë që kërkesat në drejtim të futbollistit të bluve të Londrës nuk mungojnë. Skuadra e Paris Saint Germain pritet të jetë destinacioni i ri për Bakajoko i cili kërkon të bashkohet me Leonardon, i cili u rikthye tek kampionet në fuqi të Francës.

“Do të doja të luaja me PSG, i jam mirënjohës Leonardos pasi është ai i cili më dha mundësinë të rikthehem në nivele të larta”, tha lojtari i Chelseat për Lequipe.

E ardhmja e talentit të kaljarit Nikolo Barela është në pikëpyetje. Klubi që militon në Serinë A ka pasur një akord me skuadrën e Interit për shifrën e 35 mln euro ndërkohë që lojtari do të nënshkruante kontratën 5 vjeçare me dy mln euro në sezon por në skenë ka dale skuadra e Milanit.

Presidenti i Cagliari thekson se oferta e zi-kaltërve nuk i kënaq kërkesat e skuadrës dhe është në pritje të ofertave të tjera. Kaljari kërkon rreth 50 mln euro për kartonin e barelës ndërkohë që Milani është i gatshëm të shpenzojë një shumë të tillë për një ndër talentet e futbollit Italian./ ABC News Albania 24/7

laguna-e-kunes.jpg
G. P.15:36 | 08/06/2019

Ashtu sikurse në sezonin e kaluar turistik edhe këtë vit Laguna e Kunes është ndotur. Vendorët janë në alarm për situatën dhe kërkojnë të ndërhyhet sa më shpejt.

Algat kanë pushtuar bregdetin e Kunes në Shëngjin. Ndotje, aromë e rëndë nga ngordhja e gjallesave të detit. Laguna vazhdon të depërtojë në plazhin e Kunes duke rritur sipërfaqen e ndotur, e cila është bërë e pashfrytëzueshme.

Bashkë me sezonin veror në Shëngjin kanë nisur edhe problemet. Një situatë e ngjashme ishte krijuar edhe në Korrikun e vitit të shkuar.

Administratori i Shëngjinit thotë se hidrovorët janë shkaktarët e ndotjes në Kune. Duhet një ndërhyrje urgjente, por fillimisht laguna duhet lidhur me lumin Drin për të shmangur komunikimin me detin.

Inspektoriati Mjedisor dhe Ministria e Bujqësisë ende nuk kanë reaguar për situatën e krijuar. Vendorët paralajmërojnë rritje të sipërfaqes së ndotur duke rrezikuar të përfshihet i gjithë bregdeti i Shëngjinit. /ABC News Albania 24/7

turizmi.jpg
G. P.14:57 | 08/02/2019

Standardet për një turizëm cilësor duhet të vendosen pa nisur sezoni veror. Më këtë argument, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe ai i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilluan një takim me prefektët. Përmes tyre mesazhe i dërguan dhe kryetarëve të bashkive.

Plazh privat apo publik. Kufiri mes tyre duhet të jetë i qartë pa nisur sezoni veror. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i bëri thirrje kryetarëve të bashkive të zonave bregdetare të bëjnë kujdes kur japin lejet për shfrytezimin e rërës.

“Fillimi i muajit Mars të realizohet i gjithë procesi dhe në fillim të muajit prill ta kemi të shënuar zonën se ku do të lundrohet. Është e pafalshme për një vend që pretendon që të jetë destinacion turistik ajo që na ndodhi vjet në Velipojë, ku falë ndërhyrjes së forcave të rendit u sistemua një lloj problematike që kishte të bënte me ndarjen dhe shfrytëzimin e rërës në vendet tona”, tha Klosi.

Ndërkohë plazhet nuk do të lejohet të funksionojnë pa plotësuar të gjitha kushtet e sigurisë. Ministri i Brendshëm, Sandsr Lleshaj, u shpreh se toleranca në këtë aspekt do të jetë zero.

“Monitorimi do të jetë i tillë që të garantojë që asnjë segment plazhi nuk fillon funksionin pa patur të krijuar të gjithë infrastrukturën e sigurisë sipas ligjit. Këtu nuk ka nevojë as për negociata, as për lënie kohe në dispozicion. Kohën e kanë, ata e dinë. Staf sigurie, duhen kulla sigurie”, tha Lleshaj.

Problematikat e sezonit turistik, ministrat Klosi dhe Lleshaj i diskutuan në një takim me prefektët, të cilëve iu kërkuan të nxisin kryetarët e bashkive të plotësojnë detyrimet e tyre ndër të cilat renditen dhe kushtet higjeno-sanitare e  ndarjen e zonave ku do të lejohet muzika e lartë./abcnews.al

fshf-1.jpg
G. P.14:20 | 17/05/2018

Përcaktohen afatet e vitit të ardhshëm të futbollit shqiptar. Federata merr vendimet për Superligën, Kategorinë e Parë dhe Superkupën.

Në pritje të kalendarit, dihen datat e sezonit të ri.

Klubet e Superligës, Kategorisë së Parë dhe ata që do të diskutojnë Superkupën, morën vesh se kur do të nisin e kur do të përfundojnë aktivitetet e vitit të ardhshëm të futbollit.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës, në mbledhjen e radhës, vendosi që Superliga të nisë në 19 gusht dhe të përfundojë në 19 Maj 2019, gjithnjë nëse nuk do të ketë zhvendosje të datave për shkak të kombëtares apo nga kërkesat e mundshme të klubeve.

Rifillimi i kampionatit pas pushimit dimëror është parashikuar në 26 Janar 2019.

Po ashtu, Kategoria e Parë do ta ketë nisjen në 9 Shtator dhe përfundimin në 11 Maj.

Pretendentët për Superkupën, Skënderbeu e Laçi, do ta luajnë ndeshjen mes tyre në 12 Gusht të këtij viti.

Edicioni në vazhdim i Superligës ka ende dy javë deri në përfundim dhe pritet të mbyllet mesjavën e ardhshme, ndërsa Kategoria e Parë i dha fund konkurrimit me finalen në “Elbasan Arena” fituar nga Tirana ndaj Kastriotit me shifrat 2-0./abcnews.al

allegri.jpg
G. P.15:40 | 14/05/2018

Sezoni i Juventusit ishte legjendar dhe lojtarët meritojnë lavdërime të mëdha. Kështu u shpreh trajneri Allegri pas fitores së titullit, por nga Napoli erdhën sërish akuzat e përhershme

Festa ishte e madhe, edhe pse sikur është bërë e mërzitshme.

Nuk i duket kështu lojtarëve të Juventusit, edhe pse fituan titullin e 7-të radhazi, si askush më parë në Itali.

Ata nuk u kursyen aspak, as në fushën e stadiumit “Olimpiko”, pas barazimit me Romën, dhe as në dhomën e zhveshjes.

Ishte fundi i një edicioni të gjatë dhe fantastik, në të cilin u pronësua edhe Kupa e Italisë, dhe ku për fare pak nuk u eleminua Reali i plotfuqishëm në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Allegri, njeriu që ka fituar 4 tituj radhazi, po ashtu 4 kupa të Italisë, radhazi, nuk mund të thotë tjetër përveçse fjalë të mëdha për lojtarët e tij, në një garë të vështirë me Napolin deri në javët e fundit.

Massimiliano Allegri: “Duhet t’i bëjmë komplimente të mëdha Napolit për sezonin që zhvilloi, por duhet t’i bëjmë komplimente edhe më të mëdha Juventusit sepse mbylli një edicion legjendar. U arrit titulli i 7 radhazi, ndërsa në 4 vitet e fundit, u fituan 4 tituj, 4 Kupa të Italisë dhe u arritën 2 finale të Championsit. Thjesht, në respekt të djemve tanë, duhet të marrim vlerësime. Në fund të fundit, gjithë ato gjëra që kam dëgjuar këtë vit, do t’i marrë era”.

Gjithsesi, pavarësisht se duket se askush nuk mund të ketë vërejtje, nga Napoli, erdhën akuzat e zakonshme.

Trajneri napolitan, Maurizio Sarri, që arriti rekordin e pikëve në histori me 88 të tilla pas fitores ndaj Sampdorias, nuk u kursye as këtë herë.

Maurizio Sarri: Keqardhja e vetme që kemi është që e humbëm titullin në hotel, dhe jo në fushë. Tek ne ndikoi për keq ndeshja Inter-Juventus për mënyrën sesi përfundoi. Më pyesni nëse titullin e fitoi skuadra më e fortë, dhe unë iu them se e fitoi skuadra me më shumë fuqi, në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Për fat të keq, duhet të jemi më të fortë psikologjikisht, por edhe liga e futbollit duhet të përmirësohet pasi në 16 ndeshjet e fundit kemi luajtur 14 herë pas Juventusit”.

Kur duhet edhe një javë deri në mbyllje të Serisë A, tek Juventusi është konfirmuar vazhdimësia e Alegrit në stol, po ashtu e yjeve si Dibala apo Higuain, ndërsa premtohet kthimi i Pjaca-s, por refuzohet Donaruma.

Nuk dihet nëse Juventusi do të ketë sërish rival sezonin e ardhshëm këtë Napoli, pasi e ardhmja e Maurizio Sarrit mbetet ende e paqartë.

voskopoja.jpg
G. P.14:15 | 14/05/2018

Në Voskopojë, turistët nuk mungojnë në asnjë stinë, por këtë vit sezoni turistik i verës ka nisur më herët. Administratori Luan Fidani thotë se në këtë vend problemi i ujit të pijshëm dhe i energjisë elektrike janë zgjidhur përfundimisht.

Më besnikët jo vetëm fundjavavë, por edhe në ditë të zakonshme shijojnë në ajrin e pishave këtu në Voskopojë.

Problemi i ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike është zgjidhur në mënyrë përfundimtare, çfare pritet të ndikojë në kohën e qëndrimit të turistëve.

Sezoni i verës ka nisur për Voskopojën dhe banorët e saj.  Shumica e tyre janë fermerë, por turizmi ju garanton punësim familjar dhe më shumë të ardhura se ekonomitë bujqësore dhe blegtorale, të cilat gjithashtu janë në funksion të këtij biznesi.

Gjatë muajve të fundit, Voskopojës i janë shtuar mbi 20 njësi akomoduese, të cilat ju bashkohen rreth 300 të tillave ekzistuese.

Frekuentimi i pandërprerë nga turistët dhe vizitorët, të cilët nuk  mungojnë në asnjë stinë, ka rritur trendin, që banorët t’i kthejnë shtëpitë në hotele dhe bujtina. Nga investimi, deri tek menaxhimi, gjithçka bëhet nga vetë voskopojarët.

Sezoni i ri turistik e gjen Voskopojën të ndryshuar, sidomos në qendër. Një minikullë dhe një portë prej betoni, kontrastojnë thekshëm me gjithçka që mbeti e paprekur ndër shekuj. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono